{"id":32316,"date":"2022-12-08T18:29:29","date_gmt":"2022-12-08T18:29:29","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=32316"},"modified":"2022-12-08T18:29:29","modified_gmt":"2022-12-08T18:29:29","slug":"8-dhjetori-dita-e-rinise-kellici-pershendet-kuvendin-e-te-rinjve-demokrat-por-edhe-gjithe-te-rinjte-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/08\/8-dhjetori-dita-e-rinise-kellici-pershendet-kuvendin-e-te-rinjve-demokrat-por-edhe-gjithe-te-rinjte-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"8 Dhjetori-Dita e Rinis\u00eb\/ K\u00eblli\u00e7i p\u00ebrsh\u00ebndet Kuvendin e t\u00eb rinjve demokrat, por edhe gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb."},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Rinis\u00eb, FRPD ka thirrur edhe Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb saj ku t\u00eb ftuar kan\u00eb qen\u00eb kreu i PD -s\u00eb dhe lideri historik Sali Berisha, por edhe protagonist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vite si Arben Imami, Jozefina Topalli, drejtues t\u00eb forumit rinor n\u00eb vite.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij Belind K\u00eblli\u00e7i ish kryetar i t\u00eb rinjve demokrat deri para pak koh\u00ebsh ka kujtuar Azem Hajdarin, Sokol Olldashin, Bujar Nishanin etj.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrsh\u00ebndetur t\u00eb rinjt\u00eb demokrat dhe gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e tij:<\/p>\n<p>Dit\u00eb shum\u00eb emocionuese kjo, me fjal\u00eb t\u00eb ndjera!<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Dua ta nis me nj\u00eb urim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb: G\u00ebzuar Dit\u00ebn e Rinis\u00eb!<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb, si kjo dit\u00eb, dy vite m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb njeri humbi jet\u00ebn. I riu Klodian Rasha. P\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs policore. P\u00ebr shkak t\u00eb terrorit t\u00eb uniformave s\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit. P\u00ebr shkak t\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb infiltruar, dhe p\u00ebr shkak t\u00eb atyre bandit\u00ebve q\u00eb sot kan\u00eb penetruar edhe n\u00eb policin\u00eb e shtetit, t\u00eb cil\u00ebt para dy dit\u00ebsh ngrit\u00ebn dor\u00eb edhe mbi PD.<\/p>\n<p>Nuk ngrit\u00ebn dor\u00eb mbi Sali Berish\u00ebn, ngrit\u00ebn dor\u00eb mbi PD. Mbi ju, mbi mua, mbi \u00e7do t\u00eb ri, \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb PD dhe \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>Titulli i k\u00ebtij aktiviteti \u00ebsht\u00eb \u2018Rock the dictator\u2019. K\u00ebtu k\u00ebndoi nj\u00eb artist shum\u00eb i mir\u00eb, Renis Gjoka, por kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb rockstar-i i v\u00ebrtet\u00eb sot ishte Sali Berisha. Ishte Prof.Dr. Sali Berisha, i cili s\u00ebrish n\u00eb 2022 \u00ebsht\u00eb burim frym\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Dua ta nis me nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit, themelues t\u00eb PD, t\u00eb l\u00ebvizjes studentore t\u00eb viteve \u201990, Z.Bislim Ahmetaj, Z.Arben Imami, Mimoza Hajdarmatajn. Drejtues t\u00eb forumit rinor, Genti Strazimiri, shoku im i ngusht\u00eb, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, Grigels Mu\u00e7ollari. Z. Flamur Noka, ish Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i FRPD, Keltis Kruja, ish Sekretar i Pergjithsh\u00ebm i FRPD, drejtues n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje e ve\u00e7ant\u00eb shkon padiskutim p\u00ebr Rudina Hajdarin, t\u00eb bij\u00ebn e Azem Hajdarit. P\u00ebr Fjona Nishanin, t\u00eb bij\u00ebn e Presidentit Bujar Nishani dhe p\u00ebr Glauk Olldashin, djali i Sokol Olldashit.<\/p>\n<p>Tre emblema k\u00ebto, q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn PD dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb n\u00eb vite.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb aktivitete q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, edhe sot p\u00ebr mua sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb tashm\u00eb pas 7 vitesh tashm\u00eb flas si nj\u00eb ish. Vij k\u00ebtu, edhe kam edhe koh\u00ebn e limituar, nuk jam un\u00eb m\u00eb moderator. <\/p>\n<p>Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri p\u00ebrsh\u00ebndetja m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty. T\u00eb falenderoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn e shk\u00eblqyer q\u00eb po b\u00ebn dhe duket q\u00eb FRPD duket se e ka nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb garantuar dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>Znj. Jozefina Topalli, emblem\u00eb e PD, ikon\u00eb. N\u00ebnkryetari i PD, Z.Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa deputete, Enno Bozdo e t\u00eb gjith\u00eb me rradh\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua n\u00eb fakt, se vij si nj\u00eb ish- drejtues q\u00eb p\u00ebr 7 vite bashk\u00eb mund t\u00eb kemi organizuar me qindra aktivitete e protesta, kemi b\u00ebr\u00eb akademin\u00eb politike. Kemi b\u00ebr\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb rresht t\u00eb par\u00eb t\u00eb PD n\u00eb \u00e7do aksion opozitar, por akti p\u00ebr t\u00eb cilin jam m\u00eb shum\u00eb krenar, s\u00eb bashku me ju, padyshim, \u00ebsht\u00eb foltorja e rinis\u00eb q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, s\u00eb bashku me ju. Sepse ashtu sikurse e tha edhe Z. Sali Berisha, lideri historik dhe kryetar i PD, ju n\u00eb fakt treguat q\u00eb ishit fib\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb e PD. Fibra e v\u00ebrtet\u00eb politike e PD dhe sh\u00ebnjuat historin\u00eb e PD. I dhat\u00eb pesh\u00eb k\u00ebsaj organizate m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb 32 vite, dhe garantuat nj\u00eb PD t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Sot jemi nj\u00eb vit m\u00eb pas, ka zhvilluar gjith\u00eb ato procese zgjedhore, ku n\u00eb themel ka vendosur, kemi b\u00ebr\u00eb zgjedhje p\u00ebr kryetar\u00ebt e partis\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb referendume, kemi b\u00ebr\u00eb Primare, kemi b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka duke e bazuar te vota e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk dua t\u00eb zgjatem shum\u00eb, por dua t\u00eb mbetem vet\u00ebm tek modeli i t\u00eb rinjve sot, dhe tek fakti se duke qen\u00eb se vij sot p\u00ebrpara jush edhe vot\u00ebbesimit tuaj si kandidati zyrtar i opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar i PD p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>Dua q\u00eb dy fjal\u00eb t\u2019ua them p\u00ebr modelin q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb. Modelin e t\u00eb riut q\u00eb na kan\u00eb vendosur p\u00ebrball\u00eb, p\u00ebr zdromsin e Tiran\u00ebs, p\u00ebr Erion Veliajn. Vet\u00ebm dit\u00ebn e djeshme e keni par\u00eb, se na ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sihariq. E shpalli Tiran\u00ebn Kryeqytetin Europian t\u00eb Sportit. Me nj\u00eb mashtrim t\u00eb radh\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Erion Veliajn, q\u00eb t\u2019ua b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 7 n\u00ebntor u b\u00eb publike p\u00ebr mediat, por dit\u00ebn e djeshme Erion Veliaj mori titullin zyrtarisht, dhe sot ka arhdur dhe i flet t\u00eb rinjve q\u00eb Tirana vitin e ardhsh\u00ebm q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm Tirana do t\u00eb jet\u00eb kryeqyeti europian i sportit. Mashtrim tipik i Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Tani, t\u2019ju them un\u00eb juve se me k\u00eb rreshtohet Tirana vitin tjet\u00ebr si qytet i sportit, jo si kryeqytet i sportit. P\u00ebrve\u00e7 Tiran\u00ebs jan\u00eb dhe 16 qytete tjera n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7mim. Kriteret kan\u00eb qen\u00eb q\u00eb qytetet q\u00eb aplikonin duhet t\u00eb kishin nga 25 mij\u00eb deri n\u00eb 500 mij\u00eb banor\u00eb, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT-it. Tirana vitin e kaluar rregjistron mbi 900 mij\u00eb banor\u00eb. Pra, Tirana duhet t\u00eb garonte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryeqyteti i sportit dhe jo qytet i sportit, por sot jan\u00eb edhe 16 qytete tjera, krhasa Tiran\u00ebs Bursto Arsizio n\u00eb Itali, Eibari n\u00eb Spanj\u00eb, Popradi n\u00eb Sllovaki, Fondi n\u00eb Itali, Montana n\u00eb Bullgari, Velika Gorica n\u00eb Kroaci, Renda n\u00eb Itali, Trescantos n\u00eb Spanj\u00eb, Sakarya n\u00eb Turqi, dhe Viana de Castello n\u00eb Portugali.<\/p>\n<p>Tani k\u00ebtu, Erion Veliaj na ka shtuar krah k\u00ebtyre qytezave, apo qyteteve t\u00eb vogla t\u00eb nderuara dhe vjen e na e shet si nj\u00eb arritje t\u00eb madhe. Sigurisht, nuk mud t\u00eb pres\u00ebsh asgj\u00eb tjet\u00ebr prej dikujt q\u00eb ka patur para nj\u00eb muaji t\u00eb g\u00ebnjente Pap\u00ebn n\u00eb Vatikan, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai kryebashkiaku q\u00eb e organizoi vizit\u00ebn. Un\u00eb un\u00eb gjykoj q\u00eb model i till\u00eb i g\u00ebnjesht\u00ebrt, politik\u00eb shqiptare nuk duhet t\u2019i vij\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja n\u00eb 14 maj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebri\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Tiran\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot, dhe ka shum\u00eb student\u00eb n\u00eb sall\u00eb. Pak m\u00eb par\u00eb po diskutonim bashk\u00eb, dhe aplikonin p\u00ebr kart\u00eb studenti, dhe i vetmi p\u00ebrfitim q\u00eb mund t\u00eb merrnin ishte p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ndonj\u00eb bluz\u00eb me discount n\u00eb dyqan rrobash, apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ushqim me discount 10-20% n\u00eb nj\u00eb nga Fast Food-et. Askush nuk flet as p\u00ebr libra, as p\u00ebr akses n\u00eb biblioteka, as p\u00ebr transportin urban, asnj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr student\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse flasim p\u00ebr qendra rinore, t\u00eb vetmen Qend\u00ebr Rinore q\u00eb ka patur Tirana, para pak muajsh, Erion Veliaj e dha p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi dhe tashm\u00eb po nd\u00ebrtohet nj\u00eb kull\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00ebse flasim p\u00ebr nd\u00ebrtimin, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare n\u00eb 18 muajt e fundit, n\u00eb 2021-shin dhe gjysm\u00ebn e 2022-shit, Erion Veliaj ka dh\u00ebn\u00eb 2,8 milion\u00eb metra katror\u00eb leje nd\u00ebrtimi beton n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Meq\u00eb flet p\u00ebr shpopullimin e t\u00eb rinjve, dhe meq\u00eb e ka shqet\u00ebsim, mjaftonte q\u00eb me 3% e banesave sociale. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 84 mij\u00eb metra katror\u00eb, Erion Veliaj t\u00eb kishte 840 apartamente me nga 100 met\u00ebr katror\u00eb, dhe k\u00ebto t\u2019ja shp\u00ebrndante t\u00eb rinjve apo njerzve n\u00eb nevoj\u00eb, dhe n\u00eb Tiran\u00eb s\u2019do kishte nevoj\u00eb q\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes t\u00eb mbusheshin autobuz\u00ebt p\u00ebr t\u2019u larguar me t\u00eb rinj profesionist\u00eb, t\u00eb zot\u00eb, zanat\u00e7ij q\u00eb ikin \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb ardhmen n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr larg vendit tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb personalisht e kam patur fatin e madh n\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj nj\u00eb burs\u00eb dhe t\u00eb studioj jasht\u00eb n\u00eb SHBA. Por n\u00eb vitin 2009 un\u00eb e mora vendimin p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu pran\u00eb familjes sime, dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb betej\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj q\u00eb ikja e t\u00eb rinjve sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb proteste ndaj keqqeverisjes, ndaj korrupsionit, ndaj nj\u00eb qeverie q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb nuk mendon. Ju ftoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00eb e k\u00ebsaj beteje. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj beteje t\u00eb 14 majit, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u00e7rrenjosur m\u00eb t\u00eb keq t\u00eb nj\u00eb t\u00eb riu n\u00eb politik\u00eb. Modelin e nj\u00eb t\u00eb riu i cili \u00e7do dit\u00eb q\u00eb flet tregon ndonj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. I cili ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb premtim, i cili at\u00eb premtim vet\u00ebm n\u00eb gjykimin tim duhet t\u00eb ishte p\u00ebrjashtuar p\u00ebrjet\u00ebsisht nga jeta publike. Q\u00eb do donte q\u00eb t\u00eb mbahej mend si kryetari bashkis\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtoi m\u00eb shum\u00eb parqe e lulishte, sesa pallate. Dhe sot ka dh\u00ebn\u00eb leje p\u00ebr 8.2 milion\u00eb met\u00ebr katror\u00eb beton n\u00eb Tiran\u00eb. Do doja q\u00eb bashk\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi n\u00eb betej\u00ebn e 14 majit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar kull\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb keqqeverisjes, ajo e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dhe m\u00eb pas si ortek ta \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e t\u2019ja kthejm\u00eb bashkit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. <\/p>\n<p>Dua ta mbyll fjal\u00ebn me nj\u00eb falenderim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebruan n\u00eb udh\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs sime politike, n\u00eb udh\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb drejtimin e FRPD nga viti 2015 e k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb ju k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb t\u00eb mir\u00eb do t\u00eb vazhdoni ta mbani gjall\u00eb n\u00eb vitet n\u00eb vijim dhe jam i bindur q\u00eb FRPD do t\u00eb vijoj\u00eb zemra dhe motorri i PD.<\/p>\n<p>Faleminderit! Ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebrjet\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr kontributin q\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr at\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb b\u00ebt\u00eb vitin e kaluar duke iu bashkuar rithemelimit dhe duke shp\u00ebtuar PD.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje p\u00ebrjet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb FRPD. Ju Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Rinis\u00eb, FRPD ka thirrur edhe Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb saj ku t\u00eb ftuar kan\u00eb qen\u00eb kreu i PD -s\u00eb dhe lideri historik Sali Berisha, por edhe protagonist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vite si Arben Imami, Jozefina Topalli, drejtues t\u00eb forumit rinor n\u00eb vite. N\u00eb fjal\u00ebn e tij Belind K\u00eblli\u00e7i ish kryetar i t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":32317,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32316","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32316"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32316\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32318,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32316\/revisions\/32318"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}