{"id":32032,"date":"2022-12-06T17:18:47","date_gmt":"2022-12-06T17:18:47","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=32032"},"modified":"2022-12-06T17:18:47","modified_gmt":"2022-12-06T17:18:47","slug":"samiti-i-be-ne-tirane-njihuni-me-33-ceshtjet-e-trajtuara-ne-deklaraten-perfundimtare-te-punimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/06\/samiti-i-be-ne-tirane-njihuni-me-33-ceshtjet-e-trajtuara-ne-deklaraten-perfundimtare-te-punimeve\/","title":{"rendered":"Samiti i BE n\u00eb Tiran\u00eb\/ Njihuni me 33 \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara n\u00eb Deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb punimeve&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Lider\u00ebt e Bashkimit Europian, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Samitin e Tiran\u00ebs, bashk\u00ebpunim me lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe n\u00eb prani t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura p\u00ebrfundimet e samitit.<\/p>\n<p>N\u00eb Deklarat\u00ebn e Tiran\u00ebs b\u00ebhet e ditur se lider\u00ebt e Bashkimit Europian dhe ata t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor d\u00ebnojn\u00eb agresionin e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb v\u00eb n\u00eb rrezik paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb bllok dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Theksohet r\u00ebnd\u00ebsia e partneritetit strategjik mes BE-s\u00eb dhe rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>B E, n\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb samitit, angazhohet ndaj \u201cperspektiv\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian.\u201d<\/p>\n<p>BE  e gjen pozitive<br \/>\nmbajtjen e Konferencave t\u00eb para Nd\u00ebrqeveritare me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor Deklarata e Tiran\u00ebs, 6 dhjetor 2022<\/p>\n<p>Ne, udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Evropian (BE) dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb tij An\u00ebtare, n\u00eb konsultim me udh\u00ebheq\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe n\u00eb prani t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sot mbajt\u00ebm k\u00ebt\u00eb Samit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe dol\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundimet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>1- P\u00ebrshkall\u00ebzimi i luft\u00ebs s\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs po v\u00eb n\u00eb rrezik paqen dhe sigurin\u00eb evropiane dhe globale dhe n\u00ebnvizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e partneritetit strategjik midis BE-s\u00eb dhe rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>2- BE-ja ripohon angazhimin e saj t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb ndaj perspektiv\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian dhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, duke u bazuar te reformat e besueshme t\u00eb Partner\u00ebve, te kusht\u00ebzimet e drejta dhe t\u00eb rrepta dhe te parimi i merit\u00ebs s\u00eb secilit, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. BE-ja p\u00ebrsh\u00ebndet progresin e b\u00ebr\u00eb nga partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb rrug\u00ebtimin p\u00ebrkat\u00ebs drejt BE-s\u00eb q\u00eb nga Samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb Brdo, n\u00eb tetor 2021. N\u00eb ve\u00e7anti, BE-ja p\u00ebrsh\u00ebndet mbajtjen e Konferencave t\u00eb para Nd\u00ebrqeveritare me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>3- BE-ja p\u00ebrsh\u00ebndet vendosm\u00ebrin\u00eb e partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vlerat dhe parimet thelb\u00ebsore evropiane, n\u00eb pajtim me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. BE-ja p\u00ebrsh\u00ebndet gjithashtu angazhimin e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave dhe vlerave themelore dhe sundimit t\u00eb ligjit, duke p\u00ebrfshir\u00eb ndarjen e pushteteve. Bashkimi Evropian n\u00ebnvizon nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebr rritjen e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr qeverisjen e mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, barazin\u00eb gjinore dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e personave q\u00eb u p\u00ebrkasin pakicave. Besueshm\u00ebria e k\u00ebtyre angazhimeve varet nga zbatimi kuptimplot\u00eb i reformave t\u00eb nevojshme dhe nga nd\u00ebrtimi i nj\u00eb historiku t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm i mb\u00ebshtetur n\u00eb komunikimin publik t\u00eb qart\u00eb dhe konsekuent n\u00eb interes t\u00eb popullit t\u00eb tyre. Nj\u00eb shoq\u00ebri civile e fuqizuar dhe mediet e pavarura dhe pluraliste, n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, jan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit vendimtar\u00eb t\u00eb \u00e7do sistemi demokratik dhe ne p\u00ebrsh\u00ebndetim dhe mb\u00ebshtetim rolin q\u00eb ato luajn\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>4- Q\u00ebndrimi s\u00eb bashku me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb e orientimit strategjik t\u00eb partner\u00ebve, tani m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, teksa Rusia p\u00ebrshkall\u00ebzon luft\u00ebn e saj t\u00eb agresionit kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Nj\u00eb vizion i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen p\u00ebrfshin p\u00ebrgjegj\u00ebsi reciproke dhe vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Nd\u00ebrsa thellojm\u00eb bashk\u00ebpunimin ton\u00eb me Partner\u00ebt, ne i nxitim ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb progres t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm drejt p\u00ebrafrimit t\u00eb plot\u00eb me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb (PPJS) dhe t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe me masat kufizuese t\u00eb BE-s\u00eb. Ne p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb ata Partner\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb po e tregojn\u00eb tashm\u00eb angazhimin e tyre strategjik n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duke u p\u00ebrafruar plot\u00ebsisht me PPJS-n\u00eb e BE-s\u00eb dhe inkurajojm\u00eb ata q\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende t\u00eb ndjekin shembullin e tyre.<\/p>\n<p>5- BE-ja mbetet partneri m\u00eb i af\u00ebrt, investitori kryesor si dhe partneri tregtar dhe donatori par\u00ebsor i rajonit. Shkalla dhe diapazoni i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje duhet t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb dukshme dhe t\u00eb pasqyrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinamike nga Partner\u00ebt n\u00eb debatin dhe komunikimin e tyre publik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb munden t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrfitimet konkrete t\u00eb partneritetit me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>6- Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb metodologjin\u00eb e rishikuar, K\u00ebshilli Evropian ka ftuar Komisionin, P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Lart\u00eb dhe K\u00ebshillin t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara integrimin gradual t\u00eb rajonit tashm\u00eb gjat\u00eb vet\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kthyeshme dhe t\u00eb bazuar te meritat.<\/p>\n<p>7- BE-ja rikujton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vazhdimit t\u00eb reformave, si p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve ashtu edhe si baz\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb BE-s\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit, dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb atyre reformave q\u00eb lidhen me pavar\u00ebsin\u00eb dhe funksionimin e gjyq\u00ebsorit dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>8- BE-ja vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb plot\u00ebsisht angazhimin e partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr bashk\u00ebpunimin rajonal p\u00ebrfshir\u00ebs dhe forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb edhe me Shtetet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Vazhdon t\u00eb jet\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm zbatimi n\u00eb mir\u00ebbesim dhe me rezultate t\u00eb prekshme i marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe, ku p\u00ebrfshihen Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs me Greqin\u00eb dhe Traktati p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet e Fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mir\u00eb me Bullgarin\u00eb. K\u00ebrkohen ende p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme vendimtare p\u00ebr t\u00eb nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal si dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe zbatuar zgjidhje p\u00ebrfundimtare, p\u00ebrfshir\u00ebse dhe detyruese p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet dypal\u00ebshe dhe rajonale midis partner\u00ebve dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe parimet e vendosura, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Marr\u00ebveshjen p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Trash\u00ebgimis\u00eb dhe rastet e mbetura t\u00eb personave t\u00eb zhdukur dhe \u00e7\u00ebshtjet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs. BE-ja u b\u00ebn gjithashtu thirrje partner\u00ebve t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb personave q\u00eb u p\u00ebrkasin pakicave.<\/p>\n<p>9- Ne vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetim plot\u00ebsisht p\u00ebrpjekjet e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit Special t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Dialogun nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe presim progres konkret nga t\u00eb dy Pal\u00ebt drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb plot\u00eb dhe ligj\u00ebrisht detyruese p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb kritike p\u00ebr stabilitetin dhe zhvillimin e t\u00eb gjith\u00eb rajonit dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar se Pal\u00ebt munden t\u00eb vazhdojn\u00eb rrug\u00ebtimet evropiane p\u00ebrkat\u00ebse. Ne p\u00ebrs\u00ebritim pritm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e m\u00ebparshme t\u00eb respektohen plot\u00ebsisht dhe t\u00eb zbatohen pa vones\u00eb. Ne i nxitim t\u00eb dy Pal\u00ebt t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive p\u00ebr t\u00eb zgjidhur t\u00eb gjitha mosmarr\u00ebveshjet dypal\u00ebshe dhe mos marrin veprime t\u00eb nj\u00ebanshme dhe\/ose provokuese q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb tensione dhe dhun\u00eb dhe retorik\u00eb q\u00eb nuk shpie drejt Dialogut. Ne u kujtojm\u00eb t\u00eb dy Pal\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb siguruar paqen dhe stabilitetin.<\/p>\n<p>10- Ne p\u00ebrsh\u00ebndetim takimin e par\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt m\u00eb 6 tetor 2022 n\u00eb Prag\u00eb. Takimi ofroi nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr koordinim politik dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr shk\u00ebmbime t\u00eb thelluara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje urgjente q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb kontinentin. Presim me padurim takimin tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Republik\u00ebn e Moldavis\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2023. Trajtimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i ndikimit negativ t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb themeli t\u00eb fort\u00eb ekonomik p\u00ebr t\u00eb ardhmen<\/p>\n<p>11- Rusia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsja e vetme p\u00ebr kriz\u00ebn aktuale energjetike dhe ekonomike. BE-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb trajtimin e pasojave negative n\u00eb ekonomit\u00eb dhe shoq\u00ebrit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>12- Paketa e re e BE-s\u00eb e Mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Energjin\u00eb, me nj\u00eb vler\u00eb prej 1 miliard\u00eb euro n\u00eb grante t\u00eb cilat mund t\u00eb sjellin 2,5 miliard\u00eb euro n\u00eb investime, do t\u00eb ndihmoj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb zbut\u00eb ndikimin e kriz\u00ebs energjetike dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb tranzicionin energjetik n\u00eb rajon. Paketa financohet n\u00ebp\u00ebrmjet Instrumentit t\u00eb Asistenc\u00ebs s\u00eb Para-An\u00ebtar\u00ebsimit (IPA) dhe p\u00ebrmban masa t\u00eb menj\u00ebhershme, afatshkurtra dhe afatmesme p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. 500 milion\u00eb euro n\u00eb form\u00eb grantesh do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e menj\u00ebhershme t\u00eb familjeve t\u00eb cenueshme dhe nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb mesme dhe t\u00eb vogla (SME). 500 milion\u00eb euro t\u00eb tjera n\u00eb grante do t\u2019i kushtohen investimeve n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tranzicionit energjetik dhe pavar\u00ebsis\u00eb energjetike, p\u00ebr t\u00eb financuar p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn e gazit dhe elektricitetit dhe n\u00eb interkonektor\u00ebt ku p\u00ebrfshihet GNL-ja, si dhe projektet e reja p\u00ebr energjin\u00eb e p\u00ebrt\u00ebritshme, masat p\u00ebr eficienc\u00ebn energjetike, p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb sistemet e transmetimit t\u00eb energjis\u00eb, ngrohjen qendrore urbane dhe skemat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar eficienc\u00ebn energjetike t\u00eb apartamenteve n\u00eb nd\u00ebrtesat e vjetra.<\/p>\n<p>13- Ne kujtojm\u00eb vendimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur blerjet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb gazit, GNL-s\u00eb dhe hidrogjenit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr v\u00ebnien e shpejt\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj platforme dhe inkurajojm\u00eb partner\u00ebt q\u00eb ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Plani REPo\u00eber i BE-s\u00eb do t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur var\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor nga gazi rus. N\u00ebp\u00ebrmjet Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, BE-ja po hap tregun e saj t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, edhe n\u00eb sektorin e energjive s\u00eb rinovueshme, duke iu n\u00ebnshtruar reformave rregullatore.<\/p>\n<p>14- Zbatimi i vazhduesh\u00ebm i Planit Ekonomik dhe t\u00eb Investimit (PEI) dhe i Agjendave t\u00eb Gjelbra dhe Digjitale p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb forcimin e ekonomis\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb rajonit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e m\u00ebtejshme p\u00ebr lidhshm\u00ebrin\u00eb, tranzicionin e energjis\u00eb dhe diversifikimin e furnizimeve me energji. PEI-ja parashikon nj\u00eb paket\u00eb ambicioze investimi, duke mobilizuar af\u00ebrsisht 30 miliard\u00eb euro p\u00ebr rajonin, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga 9 miliard\u00eb euro financim me grante nga IPA III dhe deri n\u00eb 20 miliard\u00eb euro n\u00eb investime, t\u00eb mobilizuara nga Instrumenti i ri i Garancis\u00eb s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. N\u00eb kuadrin e Planit, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2022 u miratua zbatimi i nj\u00eb totali prej 1,4 miliard\u00eb euro n\u00eb grante investimi n\u00ebn Kuadrin e Investimeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor (KIBP) p\u00ebr t\u00eb financuar 28 projekte par\u00ebsore investimi me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 4,5 miliard\u00eb euro. Sapo \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb paket\u00eb e re me 400 milion\u00eb euro n\u00eb grante nga BE-ja me vler\u00eb investimi prej 1,2 miliard\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb financuar 12 projekte investimesh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb projektet e miratuara po hyjn\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e zbatimit. Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, puna vazhdoi n\u00eb t\u00eb gjitha projektet e investimeve t\u00eb lidhshm\u00ebris\u00eb t\u00eb miratuara n\u00ebn agjend\u00ebn e lidhshm\u00ebris\u00eb, me disa projekte q\u00eb po i afrohen p\u00ebrfundimit, n\u00eb ve\u00e7anti korridori hekurudhor Orient-Lindje-Mesdhe, Korridori rrugor Vc dhe dy urat nd\u00ebrkufitare, Svilaj dhe Gradi\u0161ka. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet gjithashtu t\u00eb rritin sundimin e ligjit dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin me vendosm\u00ebri reformat ekonomike dhe shoq\u00ebrore, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb Programet e tyre t\u00eb Reformave Ekonomike dhe n\u00eb p\u00ebrfundimet e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr dialogun ekonomik dhe financiar.<\/p>\n<p>15- P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, BE-ja \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrmbushjen e angazhimit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht Agjend\u00ebn e Gjelb\u00ebr p\u00ebr rajonin, ku p\u00ebrfshihen angazhimet e tyre n\u00eb fush\u00ebn e klim\u00ebs n\u00eb kuadrin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Parisit, si nj\u00eb shtyt\u00ebs kryesor p\u00ebr tranzicionin drejt ekonomive moderne, neutrale ndaj klim\u00ebs dhe rezistente ndaj klim\u00ebs dhe me efikasitet t\u00eb burimeve, gj\u00eb q\u00eb synon t\u00eb \u00e7liroj\u00eb potencialin e ekonomis\u00eb qarkulluese, t\u00eb luftoj\u00eb ndotjen, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb menaxhimin e mbetjeve dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb tranzicionin drejt energjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb rajon. BE-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjithashtu t\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb rajonin n\u00eb zhvillimin e politik\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb karbonit n\u00eb kontekstin e Mekanizmit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Rregullimin e Kufirit t\u00eb Karbonit (CBAM), ku p\u00ebrfshihet asistenca teknike dhe financiare. Projekti \u201cEU 4 Green\u201d \u00ebsht\u00eb instrument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar partner\u00ebt n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre zbatuese.<\/p>\n<p>16- Q\u00eb nga fillimi, partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjithashtu n\u00eb Mekanizmin Evropian t\u00eb P\u00ebrgatitjes dhe Reagimit ndaj Krizave t\u00eb Siguris\u00eb Ushqimore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sigurin\u00eb ushqimore. BE-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb , p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb kuadrin e IPA III dhe t\u00eb Instrumentit t\u00eb Asistenc\u00ebs s\u00eb Para[1]An\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr Zhvillimin Rural (IPARD III). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti u miratua kontributi i BE-s\u00eb prej 560 milion\u00eb euro p\u00ebr periudh\u00ebn e ardhshme shtat\u00eb vje\u00e7are. Intensifikimi i angazhimit politik dhe t\u00eb politikave<\/p>\n<p>17- BE-ja dhe Ballkani Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb dhe thellojn\u00eb angazhimin ton\u00eb politik dhe t\u00eb politikave, duke p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera mbajtjen e Samiteve t\u00eb rregullta BE-Ballkani Per\u00ebndimor, pjes\u00ebmarrjen e Partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb veprimtarit\u00eb dhe takimet e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe dialog\u00ebt e rregullt n\u00eb kuadrin e PPJS-s\u00eb. Partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb ftuar tashm\u00eb t\u00eb japin mendime n\u00eb mbledhjet e K\u00ebshillit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe m\u00eb pas t\u00eb marrin nj\u00eb p\u00ebrmbledhje nga Sh\u00ebrbimi i Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm Evropian. Ky angazhim i rritur pasqyron p\u00ebrkushtimin e BE-s\u00eb p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>18- BE-ja do t\u00eb thelloj\u00eb m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrsektorial me Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb fusha me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt si drejt\u00ebsia dhe pun\u00ebt e brendshme, ekonomia dhe tregu i brendsh\u00ebm i BE-s\u00eb, energjia, transporti dhe politika digjitale, mbrojtja civile, sh\u00ebndet\u00ebsia, politikat sociale, arsimi dhe k\u00ebrkimi dhe inovacioni si dhe politika e jashtme, siguria dhe mbrojtja, duke p\u00ebrfshir\u00eb trajtimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve kibernetike dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e tjera hibride dhe kund\u00ebr-terrorizmin.<\/p>\n<p>19- BE-ja dhe Ballkani Per\u00ebndimor kujtojn\u00eb angazhimin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb shtimin e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb rritur integrimin e Ballkanit Per\u00ebndimor me Tregun e brendsh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb. Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal (TPR) i Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pik\u00ebmb\u00ebshtetjeje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb integrim. BE-ja p\u00ebrg\u00ebzon marr\u00ebveshjet e fundit t\u00eb partner\u00ebve p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb dhe njohjen e let\u00ebrnjoftimeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e rajonit si dhe p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale brenda rajonit. K\u00ebto marr\u00ebveshje jan\u00eb etapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb p\u00ebrmbushjen e angazhimit t\u00eb partner\u00ebve p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb Treg t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal. BE-ja inkurajon partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb ratifikojn\u00eb me shpejt\u00ebsi k\u00ebto marr\u00ebveshje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej tyre sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur. Nevojiten p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme vendimtare nga t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal t\u00eb b\u00ebhet realitet, sidomos sa i takon miratimit t\u00eb nj\u00eb numri vendimesh p\u00ebr nismat q\u00eb lidhen me tregtin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb nivel teknik n\u00eb kontekstin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore (CEFTA). Ky bashk\u00ebpunim rajonal p\u00ebrfshir\u00ebs i bazuar n\u00eb rregullat dhe standardet e BE-s\u00eb do t\u00eb stimulonte gjithashtu tregtin\u00eb nd\u00ebr-rajonale dhe do t\u00eb t\u00ebrhiqte investimet.<\/p>\n<p>20- BE-ja p\u00ebrsh\u00ebndet pun\u00ebn e t\u00eb gjitha ekonomive t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor drejt modernizimit t\u00eb sistemeve t\u00eb tyre t\u00eb pagesave p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb ata m\u00eb af\u00ebr standardeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe p\u00ebr plot\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr integrimin n\u00eb Zon\u00ebn e Vetme t\u00eb Pagesave n\u00eb Euro.<\/p>\n<p>21- BE-ja p\u00ebrsh\u00ebndet gjithashtu angazhimin e Partner\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn e tyre p\u00ebr zbatimin e agjend\u00ebs s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr inovacionin, k\u00ebrkimin, arsimin, kultur\u00ebn, rinin\u00eb dhe sportet dhe tashm\u00eb po i bashkon gradualisht Partner\u00ebt me programet e BE-s\u00eb si Erasmus+, Korpusi Evropian i Solidaritetit dhe Nisma e Universiteteve Evropiane me synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Nisma e Universiteteve Evropiane hap mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb aleanca ambicioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb bashk\u00ebpunim afatgjat\u00eb strukturor dhe strategjik. Garancia p\u00ebr Rinin\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb uljen e rrjedhjes s\u00eb trurit q\u00eb po p\u00ebrjeton rajoni.<\/p>\n<p>22- N\u00eb fush\u00ebn digjitale, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb zbatimin e suksessh\u00ebm t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Udh\u00ebrr\u00ebfyesit Rajonal \u201cRoam like at Home\u201d q\u00eb prej korrikut 2021, p\u00ebr eliminimin e kostove t\u00eb roaming-ut brenda rajonit, ne p\u00ebrsh\u00ebndetim deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb sotme t\u00eb operator\u00ebve t\u00eb telekomunikacionit t\u00eb BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor e cila q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur uljen e par\u00eb t\u00eb kostove t\u00eb roaming-ut midis BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb vitin 2023, me synimin p\u00ebr t\u2019i hequr ato plot\u00ebsisht m\u00eb pas. \u00cbsht\u00eb gjithashtu p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrg\u00ebzuar q\u00eb Partner\u00ebt kan\u00eb n\u00ebnshkruar Deklarat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb Ardhmen e Internetit dhe jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb asociuar me pun\u00ebn e Organit t\u00eb Rregullator\u00ebve Evropian\u00eb p\u00ebr Komunikimet Elektronike.<\/p>\n<p>23- Ne p\u00ebrsh\u00ebndesim gjithashtu progresin n\u00eb zbatimin e Korsive t\u00eb Gjelbra BE-Ballkani Per\u00ebndimor dhe b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr zbatimin e tyre n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb p\u00ebrkat\u00ebs, duke respektuar nd\u00ebrkaq acquis-n\u00eb dhe procedurat e BE-s\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ne p\u00ebrsh\u00ebndetim ngritjen e nism\u00ebs \u201cKorsit\u00eb Blu\u201d q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb lidhjet tregtare midis porteve t\u00eb Adriatikut. K\u00ebto nisma kontribuojn\u00eb n\u00eb menaxhimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kufijve, uljen e koh\u00ebs s\u00eb pritjes p\u00ebr pasagjer\u00ebt dhe mallrat dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mb\u00ebshtetin aktivitetin ekonomik. Ato jan\u00eb nj\u00eb demonstrim tejet publik se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb bashk\u00ebpunimi midis Ballkanit Per\u00ebndimor dhe BE-s\u00eb dhe Shteteve t\u00eb tij An\u00ebtare. P\u00ebrforcimi i siguris\u00eb dhe nd\u00ebrtimi i q\u00ebndres\u00ebs ndaj nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb huaja<\/p>\n<p>24- BE-ja dhe Ballkani Per\u00ebndimor kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta nj\u00eb num\u00ebr sfidash t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb veprime t\u00eb bashk\u00ebrenduara, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kontekstin e luft\u00ebs s\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. BE-ja dhe Ballkani Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb forcojn\u00eb m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes, edhe n\u00eb nivel operacional. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ne mir\u00ebpresim faktin q\u00eb Partner\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj Politik\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Siguris\u00eb dhe Mbrojtjes (PPSM), duke kontribuar n\u00eb misionet dhe operacionet e BE-s\u00eb p\u00ebr menaxhimin e krizave. BE-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb s\u00eb bashku me rajonin p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00eb tej aft\u00ebsit\u00eb dhe kapacitetet mbrojt\u00ebse t\u00eb tij, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet Instrumentit Evropian t\u00eb Paqes. BE-ja p\u00ebrsh\u00ebndet angazhimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb partner\u00ebve p\u00ebr zhvillimin e instrumenteve efektive p\u00ebr bashk\u00ebpunimin brenda Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe mbrojtjes. BE-ja do t\u00eb rrit\u00eb m\u00eb tej angazhimin e saj edhe n\u00eb fusha t\u00eb tilla si hap\u00ebsira dhe l\u00ebvizshm\u00ebria ushtarake.<\/p>\n<p>25- BE-ja dhe Ballkani Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb angazhuar t\u00eb luftojn\u00eb manipulimin dhe nd\u00ebrhyrjen e informacionit t\u00eb huaj, duke p\u00ebrfshir\u00eb dezinformimin si dhe k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tjera hibride q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe synojn\u00eb t\u00eb minojn\u00eb stabilitetin e rajonit, proceset demokratike dhe perspektiv\u00ebn e tij evropiane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, ne do t\u00eb forcojm\u00eb m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur q\u00ebndres\u00ebn, duke rritur gjithashtu profesionalizmin dhe edukimin e medieve dhe duke rritur ndikimin e komunikimit ton\u00eb strategjik rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve BE \u2013 Ballkani Per\u00ebndimor dhe procesit t\u00eb zgjerimit n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>26- Duke qen\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimet kibernetike nuk njohin kufij, ne do t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb rritur sigurin\u00eb ton\u00eb kolektive kibernetike. Sulmet e fundit kibernetike n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb tregojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr angazhim t\u00eb zgjeruar, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb programet ekzistuese dhe n\u00eb bashk\u00ebpunimin me Agjencin\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr Sigurin\u00eb Kibernetike (ENISA) dhe me Qendr\u00ebn Evropiane t\u00eb Kompetenc\u00ebs Kibernetike, t\u00eb kombinuara me nismat dypal\u00ebshe t\u00eb Shteteve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb kuadrin e projektit p\u00ebr Reagimin e Shpejt\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Siguris\u00eb Kibernetike, veprimi i BE-s\u00eb po p\u00ebrqendrohet n\u00eb rritjen e q\u00ebndres\u00ebs kibernetike dhe t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb ndaj incidenteve kibernetike t\u00eb partner\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb objektiv i sulmeve t\u00eb fundit, duke dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje kibernetike m\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb mbar\u00eb rajonin duke filluar nga viti 2023. BE-ja \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb rrit\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn ndaj sulmeve kibernetike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe t\u00eb intensifikoj\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb nivel rajonal dhe me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Migracioni i parregullt, lufta kund\u00ebr terrorizmit dhe krimit t\u00eb organizuar<\/p>\n<p>27- Rrug\u00ebt e migracionit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor kan\u00eb par\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme q\u00eb nga fillimi i vitit 2022. Menaxhimi i migracionit mbetet sfid\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebn BE-ja dhe Ballkani Per\u00ebndimor do ta trajtojn\u00eb s\u00eb bashku, n\u00eb partneritet t\u00eb ngusht\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, BE-ja ka rritur ndjesh\u00ebm mb\u00ebshtetjen e saj financiare p\u00ebr rajonin me m\u00eb shum\u00eb se 170 milion\u00eb euro asistenc\u00eb dypal\u00ebshe dhe rajonale t\u00eb ofruar tashm\u00eb n\u00eb kuadrin e IPA III.<\/p>\n<p>28- Teksa p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tyre dhe bashk\u00ebpunimin konstruktiv deri m\u00eb sot, k\u00ebrkohen p\u00ebrpjekje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb zgjeruara p\u00ebr t\u00eb trajtuar migracionin e parregullt n\u00eb rrug\u00ebn e Ballkanit Per\u00ebndimor, duke p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kontrabandimit dhe trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore. BE-ja mbetet e angazhuar t\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb rajonin, si politikisht ashtu edhe financiarisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ajo synon t\u00eb rris\u00eb ndjesh\u00ebm fondet p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr vitet e ardhshme n\u00eb kuadrin e IPA III. N\u00eb drit\u00ebn e trysnin\u00eb s\u00eb shtuar migratore n\u00eb rajon, mb\u00ebshtetja e fort\u00eb financiare e BE-s\u00eb p\u00ebrmes programeve t\u00eb posa\u00e7me do t\u2019u mund\u00ebsoj\u00eb partner\u00ebve t\u00eb forcojn\u00eb sistemet e azilit dhe t\u00eb pritjes, t\u00eb rritin mbrojtjen e kufirit, t\u00eb luftojn\u00eb rrjetet e kontraband\u00ebs dhe grupet e krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb shtojn\u00eb kthimet nga Ballkani Per\u00ebndimor drejt vendeve t\u00eb origjin\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb, BE-ja ka miratuar nj\u00eb program t\u00eb ri p\u00ebr forcimin e menaxhimit t\u00eb kufirit me vler\u00eb 40 milion\u00eb euro dhe po p\u00ebrgatit nj\u00eb program t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr rritjen e kapaciteteve p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr kontrabandimit t\u00eb migrant\u00ebve dhe trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, duke i dh\u00ebn\u00eb v\u00ebmendje hetimeve dhe p\u00ebrndjekjes penale, me vler\u00eb 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>29- P\u00ebrafrimi i shpejt\u00eb i partner\u00ebve me politik\u00ebn e vizave t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie urgjente dhe kritike p\u00ebr mir\u00ebfunksionimin dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb regjimeve pa viza midis Ballkanit Per\u00ebndimor dhe BE-s\u00eb. Partner\u00ebt duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rritin sistemet e tyre t\u00eb kthimeve, edhe duke n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje ripranimi me vendet kryesore t\u00eb origjin\u00ebs, dhe t\u00eb forcojn\u00eb bashk\u00ebpunimin me shoq\u00ebrit\u00eb ajrore p\u00ebrkat\u00ebse. Bashk\u00ebpunimi i nd\u00ebrsjell\u00eb p\u00ebr kthimet do t\u00eb thellohet, duke maksimizuar p\u00ebrdorimin e kornizave ekzistuese dhe t\u00eb kanaleve t\u00eb disponueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, BE-ja q\u00ebndron e gatshme ta mb\u00ebshtet\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb rritur kthimet vullnetare dhe jovullnetare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato drejtp\u00ebrdrejt nga rajoni drejt vendeve t\u00eb origjin\u00ebs. Duhet gjithashtu t\u00eb intensifikohet bashk\u00ebpunimi me Frontex-in, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet n\u00ebnshkrimit dhe zbatimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjeve Statusore t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, si dhe me Agjencin\u00eb e Bashkimit Evropian p\u00ebr Azilin dhe me Europol-in.<\/p>\n<p>30- Ne b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb forcohet m\u00eb tej bashk\u00ebpunimi p\u00ebr kund\u00ebr-terrorizmin dhe kund\u00ebr ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm, ku p\u00ebrfshihet parandalimi i radikalizimit dhe financimit t\u00eb terrorizmit, n\u00eb pajtim me Planin e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Veprimit p\u00ebr Kund\u00ebr-Terrorizmin p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Ne ritheksojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e marrjes s\u00eb veprimeve t\u00eb vendosura p\u00ebr t\u00eb trajtuar krimet e r\u00ebnda dhe krimin e organizuar, n\u00eb ve\u00e7anti pastrimin e paras\u00eb, korrupsionin n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, kultivimin dhe trafikimin e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>31- BE-ja \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e angazhuar t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr parandalimin e tregtis\u00eb s\u00eb paligjshme dhe t\u00eb trafikimit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb vogla dhe t\u00eb lehta dhe t\u00eb municioneve t\u00eb tyre, p\u00ebrg\u00ebzon udh\u00ebrr\u00ebfyesin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt dhe do t\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb m\u00eb tej Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Udh\u00ebrr\u00ebfyesi \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb shkall\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si shembull i praktikave t\u00eb mira n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit rajonal p\u00ebr t\u00eb rritur kontrollin e arm\u00ebve t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>32- BE-ja inkurajon Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb krijoj\u00eb dhe mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00ebpunimi me Zyr\u00ebn Evropiane t\u00eb Prokuror\u00ebve Publik\u00eb (EPPO) n\u00eb fush\u00ebn e asistenc\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb ligjore n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale. Mir\u00ebpresim marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs t\u00eb krijuara tashm\u00eb nd\u00ebrmjet EPPO-s\u00eb dhe disa partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe inkurajojm\u00eb partner\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngjash\u00ebm sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>33. Mir\u00ebpresim bashkimin e partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me pikat e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lider\u00ebt e Bashkimit Europian, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Samitin e Tiran\u00ebs, bashk\u00ebpunim me lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe n\u00eb prani t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura p\u00ebrfundimet e samitit. N\u00eb Deklarat\u00ebn e Tiran\u00ebs b\u00ebhet e ditur se lider\u00ebt e Bashkimit Europian dhe ata t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor d\u00ebnojn\u00eb agresionin e Rusis\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":32033,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32032","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32032","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32032"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32032\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32034,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32032\/revisions\/32034"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32032"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32032"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32032"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}