{"id":31905,"date":"2022-12-06T08:39:39","date_gmt":"2022-12-06T08:39:39","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=31905"},"modified":"2022-12-06T08:39:39","modified_gmt":"2022-12-06T08:39:39","slug":"xhevat-mustafa-deri-kur-prishtines-presione-e-beogradit-perkedheli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/06\/xhevat-mustafa-deri-kur-prishtines-presione-e-beogradit-perkedheli\/","title":{"rendered":"Xhevat MUSTAFA\/ Deri kur Prishtin\u00ebs presione e Beogradit \u201cp\u00ebrk\u00ebdheli\u201d???!!!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d n\u00eb edicionin serbisht, m\u00eb 1 dhjetor 2022, i d\u00ebrguari i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cinstitucionet e Kosov\u00ebs qytetar\u00ebve serbe duhet t\u2019u ofrojn\u00eb mbrojtje dhe t\u2019u lejojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore, ekonomike dhe politike t\u00eb Serbis\u00eb&#8230;\u201d, thua se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni se ata deri m\u00eb sot po g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta e liri, edhe me doza privilegjimi t\u00eb tepruar e jo ligj\u00ebrisht t\u00eb past\u00ebr, edhe m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb vijim ai kalon n\u00eb form\u00eb dhe ton urdh\u00ebrues duke iu drejtuar Albin Kurtit dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij: \u201cDuhet t\u00eb zbatohet dhe do t\u00eb zbatohet\u2026 N\u00ebse nuk merremi me \u00e7\u00ebshtjen e ASK-s\u00eb, 70.000 banor\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb jen\u00eb sfid\u00eb. Ata jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tensioneve, konflikteve, konfrontimeve dhe ne duhet t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr ta. Institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u2019u ofrojn\u00eb mbrojtje, por duhet t\u2019u lejohet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore, ekonomike dhe politike t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00ebse nuk e zgjidhim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb jemi n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb vazhdueshme&#8230;!                                                                                                                                               Nuk mund ta marr me mend apo ta paragjykoj t\u00eb d\u00ebrguarin e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb Escobar se nga e ka gjetur shifr\u00ebn e 70.000  serb\u00ebve n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs, kur kaq me shum\u00eb gjasa nuk jan\u00eb aktualisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. Por, mendja t\u00eb shtyn se ia ka sjell\u00eb era e Lindjes, vet\u00eb goja e Vu\u00e7i\u00e7it&#8230; ose ndonj\u00eb burim i lobit serb n\u00eb Uashington. P\u00ebr t\u00eb gjetur shifr\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb ndihmonte verifikimi i tyre kudo ku jetojn\u00eb.Nd\u00ebrsa shifrat sipas rregjistrave t\u00eb gjendjes civile, t\u00eb listave zgjedhore jan\u00eb t\u00eb tejfryra me emra fiktiv\u00eb, q\u00eb ose nuk jetojn\u00eb n\u00eb adresat p\u00ebrkat\u00ebse, ose jan\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb Serbis\u00eb e vijn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb votuar&#8230;Edhe n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut ka me shumic\u00eb banor\u00eb jo vendas t\u00eb hersh\u00ebm, por q\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb pas qershorit 1999 e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, p\u00ebr t\u00eb krijuar imazhin e nj\u00eb zone me shumic\u00eb d\u00ebrrmuese apo t\u00ebr\u00ebsisht serbe. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb i sakt\u00eb e p\u00ebr t\u00eb shmangur v\u00ebnien e vetes n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb sikletshme, me shifra t\u00eb tejfryra, do t\u00eb ishte e k\u00ebshillueshme q\u00eb zoti Escobar t\u00eb informohej nga statistikat m\u00eb t\u00eb sakta. Me siguri do t\u00eb ndiehej ngusht\u00eb apo ligsht kur t\u2019i dilte se nuk jan\u00eb 70 mij\u00eb serb\u00eb e serbianka n\u00eb veri, por as gjysma! Kan\u00eb mbetur m\u00eb shum\u00eb pleq, sepse t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb ikur n\u00eb Serbi, Itali, Austri, Gjermani, Franc\u00eb, Zvic\u00ebr,  Kanada, SHBA, deri n\u00eb Australi&#8230;! Nga ana tjet\u00ebr, nga burime t\u00eb mirinformuara ka dal\u00eb se para rreth nj\u00eb jave me regjistrimin e ri ne Serbi, rezultojn\u00eb si banor\u00eb me jetes\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme rreth 100.000 shqiptar\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Bujanovcit, Medvegj\u00ebs&#8230;At\u00ebher\u00eb, senior apo mister Escobarit \u201cpo i kujtojm\u00eb\u201d, se si \u201cmik  i shqiptar\u00ebve\u201d, si\u00e7 e reklamon shpesh veten, le t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb edhe Vu\u00e7i\u00e7it dhe Brnabi\u00e7it reciprocitet, duke lejuar asociacionin e komunave shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb..! Pik\u00ebrisht, kjo duhet k\u00ebrkuar nga Presheva e mb\u00ebshtetur nga Prishtina dhe Tirana&#8230;, duke ua adresuar jo vet\u00ebm  autoriteteve serbe n\u00eb Beograd, por edhe atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Bruksel dhe Uashington, si nj\u00eb alternativ\u00eb e drejt\u00eb bisedimesh t\u00eb sinqerta e me barazi t\u00eb dy pal\u00ebve. P\u00ebrndryshe ka vet\u00ebm reciprocitet dhe sinqeritet vet\u00ebm me fjal\u00eb n\u00ebqoft\u00ebse vazhdohet si deri m\u00eb sot. Dometh\u00ebn\u00eb me presione dhe k\u00ebrkesa ndaj qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs dhe me p\u00ebrk\u00ebdheli dhe l\u00ebshime ndaj shtetit dhe qeverive t\u00eb Serbis\u00eb. Kjo tradit\u00eb apo praktik\u00eb nj\u00ebanashm\u00ebrie apo mungese reciprociteti ka shum\u00eb vite q\u00eb vazhdon, fatkeq\u00ebsisht duke gjetur jo rrall\u00ebher\u00eb edhe sy e veshmbyllje nga institucione dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb diplomatik\u00eb dhe qeveritar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe t\u00eb SHBA-ve. \u00cbsht\u00eb e pritshme q\u00eb kjo ta b\u00ebj\u00eb Vu\u00e7i\u00e7in edhe m\u00eb trim, k\u00ebrkues, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, arrogant&#8230; n\u00eb pretendimet e tij kapri\u00e7ioze e p\u00ebrralleske, me synimin dhe llogarin\u00eb e leht\u00ebkuptueshme p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb. Nj\u00ebherazi, edhe duke i shtyr\u00eb me vite, p\u00ebr n\u00eb Kalendat greke, bisedimet p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb reja me qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs e p\u00ebr t\u00eb mos i zbatuar marr\u00ebveshjet e m\u00ebhershme, t\u00eb mbetura n\u00eb sirtar\u00ebt apo mbi tavolinat e pun\u00ebs t\u00eb tij, t\u00eb Brnabi\u00e7it, Da\u00e7i\u00e7it dhe t\u00eb i\u00e7-ave t\u00eb tjer\u00eb. Ky q\u00ebndrim i tij autoritarist dhe mosp\u00ebrfill\u00ebs edhe me t\u00eb ngarkuar diplomatik\u00eb t\u00eb Brukselit dhe t\u00eb Uashingtonit, p\u00ebrve\u00e7 se me moszbatimin e marr\u00ebveshjeve me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shprehur me mb\u00ebshtetjen e Serbis\u00eb ndaj Rusis\u00eb e mos bashkimin me SHBA e BE p\u00ebr sanksionet ndaj Rusis\u00eb si nd\u00ebshkim p\u00ebr agresionin ndaj Ukrain\u00ebs. Rastin m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt t\u00eb kapadaill\u00ebkut apo kund\u00ebrv\u00ebnies ndaj Perendimit t\u00eb Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq e kemi me bojkotin prej tij t\u00eb Samitit t\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe Ballkanit Perendimor, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 6 dhjetor 2022. Ky bojkot evidenton edhe m\u00eb shum\u00eb orientimin e Serbis\u00eb nga pik\u00ebpamja gjeopolitike e gjeostrategjike drejt Rusis\u00eb. Se k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim e ka vendosur me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb e me logjik\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, ai ka kurajon publike t\u00eb deklaroj\u00eb m\u00eb 2 dhjetor 2022 se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb as i \u00e7mendur dhe as i dehur\u201d!!!??? Nd\u00ebrsa Vu\u00e7i\u00e7 guxon t\u2019i thot\u00eb JO BE-s\u00eb, bile edhe ta fyej,  paradoksalisht dhe \u00e7udit\u00ebrisht nuk reshtin n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij lutjet dhe p\u00ebrk\u00ebdhelit\u00eb nga disa qarqe diplomatike e misionar\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb Bruksel dhe Uashington, p\u00ebr ta t\u00ebrhequr sado pak nga ana e tyre. Po k\u00ebshtu, do t\u00eb ishte n\u00eb dobi t\u00eb vet\u00eb zotit Escobar si dhe t\u00eb koleg\u00ebve apo bashkmisionar\u00ebve t\u00eb tij nga Brukseli q\u00eb t\u00eb interesohen me thell\u00ebsi dhe v\u00ebmendje, n\u00eb terrenet konkrete, s\u00eb pari n\u00eb pikat kufitare doganore dhe n\u00ebp\u00ebr institucione dhe zyra t\u00eb tyre, sidomos n\u00eb Serbi, p\u00ebr fatin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara deri tani mes qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe disa qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs. Kam bindjen se do t\u00eb p\u00ebrjetonin befasi, por,  nuk jam i sigurt edhe p\u00ebr keqardhje dhe zem\u00ebrim ndaj bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb tyre serb\u00eb, me Vu\u00e7i\u00e7in n\u00eb krye, kur t\u2019u rezultonte se edhe \u201cn\u00ebn hund\u00ebn e tyre\u201d, autoritetet serbe nuk kan\u00eb zbatuar as minimalisht e formalisht shumic\u00ebn e marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb k\u00ebta rreth 10 vjet.                                                                                                                          Jan\u00eb shpreh\u00ebs dy fakte. Presidentja Vjosa Osmani, n\u00eb takimin me t\u00eb d\u00ebrguarin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Sir Stuart Peach, m\u00eb 10 shkurt 2022, ka p\u00ebrs\u00ebritur nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe 4 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 16 n\u00ebntor 2018, kur ishte me detyr\u00ebn e Kryetares s\u00eb komisionit parlamentar p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, se \u201c90 p\u00ebr qind e marr\u00ebveshjeve nuk jan\u00eb zbatuar nga ana e Serbis\u00eb, ose nuk ka marr\u00ebveshje t\u00eb cil\u00ebn ajo nuk e shkel s\u00eb paku pjes\u00ebrisht\u201d&#8230;!                                                                                                                                       K\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim dhe ankim e ka b\u00ebr\u00eb nga ana e vet shum\u00eb her\u00eb n\u00eb takime me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb edhe kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e jashtme e Kosov\u00ebs, znj.Donika G\u00ebrvalla.. Edhe asociacioni i komunave serbe (Sajednica) mund t\u00eb b\u00ebhet pa kund\u00ebrshtime as nga shumica e shqiptar\u00ebve, n\u00ebqoft\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb statusin e t\u00eb gjitha organizatave shoq\u00ebrore, t\u00eb veteran\u00ebve, t\u00eb profesionist\u00ebve, klubeve, federatave, ojq- ve, pa t\u00eb drejta administrative dhe vet\u00ebqeveris\u00ebse. Ashtu si\u00e7 e don Vu\u00e7i\u00e7i, me apo pa dashje, ai dhe qarqet nacional-shovioniste n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Kosov\u00eb, ndihmohen t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb shtetth serb brenda shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs!                                                                                                                                                            \u00cbsht\u00eb leht\u00ebsisht e kuptueshme loja apo skenari i BE, DASH, Beogradit, Mosk\u00ebs&#8230;Albin Kurti dhe qeveria e tij duhen detyruar me presione dhe nd\u00ebshkime, nj\u00ebra nga t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb shtyrja e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn m\u00eb 2024, q\u00eb pas t\u00ebrheqjes p\u00ebr targat, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb l\u00ebshimin apo t\u00ebrheqjen e rradh\u00ebs, at\u00eb p\u00ebr pranimin e zbatimit t\u00eb asociacionit t\u00eb komunave serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe k\u00ebt\u00eb vit BE nuk e miratoi liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u00eb shtuar presionin dhe nd\u00ebshkimet ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e jo p\u00ebr paaft\u00ebsi apo faj t\u00eb Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Donika G\u00ebrvall\u00ebs&#8230;.Edhe nga nj\u00eb analiz\u00eb e cek\u00ebt apo zbulim \u00e7ar\u00e7afi del lakuriq q\u00ebndrimi m\u00ebdysh\u00ebs i BE- s\u00eb, duke anuar k\u00ebto vitet e fundit duksh\u00ebm n\u00eb an\u00ebn e Mosk\u00ebs dhe t\u00eb Beogradit. Jo rast\u00ebsisht pro\u00e7esin e bisedimeve dhe t\u00eb marr\u00ebveshjeve Serbi- Kosov\u00eb e drejtojn\u00eb apo mbikqyrin dy p\u00ebrfaq\u00ebsues nga shtete q\u00eb nuk njohin shtetin e pavarur dhe sovran t\u00eb Kosov\u00ebs, si Borrelli dhe Laj\u00e7ak. Apo nga Amerika, nga DASH, p\u00ebrfaq\u00ebsues q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr q\u00ebndrime e deklarime favorizuese dhe afeksione shpirt\u00ebrore ndaj Beogradit. Edhe m\u00eb SHQIP: Kosova \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e pafajshme e konjunktur\u00ebs politike n\u00eb Bruksel dhe e mbizot\u00ebrimit n\u00eb t\u00eb t\u00eb grupimit prorus dhe proserb.                                                                                                   Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn e pal\u00ebs n\u00eb disavantazh apo n\u00ebn trysni nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, nga Brukseli, Uashingtoni, Prishtina, Tirana&#8230;, q\u00eb synojn\u00eb ta detyrojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u201crecetat\u201d q\u00eb i ofrojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u201d. Qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr qet\u00ebsim konjunkture apo p\u00ebr t\u00eb mos lejuar shp\u00ebrthimin e nj\u00eb krize t\u00eb re ushtarake me Serbin\u00eb e pas saj me Rusin\u00eb, po i sht\u00ebrgohet vazhdimisht e m\u00eb shum\u00eb laku n\u00eb fyt, q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb maksimumin e k\u00ebrkesave t\u00eb Beogradit dhe minimumin e t\u00eb drejtave t\u00eb Kosov\u00ebs si shtet i pavarur e sovran!!!??? Dhe e gjitha kjo \u201cvet\u00ebvrasje politike dhe shtet\u00ebrore\u201d e saj dhe e mbar\u00eb Kosov\u00ebs vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos sjellin ushtri e t\u00eb mos vring\u00ebllijn\u00eb arm\u00ebt pran\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut Vu\u00e7i\u00e7i, Brnabi\u00e7i, Shesheli dhe ultranacionalist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lloit e soit t\u00eb tij, Putini&#8230;Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, q\u00eb ta mbyllin dosjen e bisedimeve Serbi Kosov\u00eb, t\u00eb d\u00ebrguarit diplomatik\u00eb dhe shefat e tyre n\u00eb Bruksel dhe Uashington, me nj\u00eb \u201csukses t\u00eb ri diplomatik\u201d apo me nj\u00eb \u201cvat\u00ebr t\u00eb re lufte t\u00eb shuar paq\u00ebsisht\u201d, pa u shqet\u00ebsuar fort se viktima e vetme \u00ebsht\u00eb Kosova, pavar\u00ebsia dhe sovraniteti i saj t\u00eb cunguar pareshtur nga k\u00ebrkesat e pafundme t\u00eb Beogradit, t\u00eb shtyr\u00eb, frym\u00ebzuar apo trim\u00ebruar nga Putini dhe Lavrovi&#8230;!!!???                                                                                                                                       N\u00ebqoft\u00ebse qeveria e Albin Kurtit detyrohet, me presione nga jasht\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Tiran\u00ebn qeveritare e nga brenda, edhe nga partit\u00eb opozitare, q\u00eb p\u00ebr naivitet politik apo pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri mendojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pik\u00eb partiake dhe elektorale, t\u00eb pranoj\u00eb asociacionin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb variantin e par\u00eb, at\u00ebher\u00eb, me shum\u00eb gjasa, do t\u00eb mund\u00ebsohet ndarja dhe  bosnjizimi i Kosov\u00ebs. Kjo do t\u00eb ishte as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb, de facto e de jure, pa apo me dashje, zhb\u00ebrje apo d\u00ebmtim i ndjesh\u00ebm i kryeveprave t\u00eb Bill Klinton-Medlin Ollbrajt&#8230;, m\u00eb 12 Qershor 1999 dhe t\u00eb Xhorxh W.Bush-it m\u00eb 17 Shkurt 2008. Merret me mend se t\u00eb fituarit dhe t\u00eb lumturuarit e m\u00ebdhenj do t\u00eb ishin Vu\u00e7i\u00e7, Brnabi\u00e7, Da\u00e7i\u00e7&#8230; n\u00eb Beograd, Putin n\u00eb Mosk\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb armiq t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm e t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb mbar\u00eb Kombit shqiptar, sllav\u00eb apo me komb\u00ebsi e shtet\u00ebsi jo sllave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d n\u00eb edicionin serbisht, m\u00eb 1 dhjetor 2022, i d\u00ebrguari i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cinstitucionet e Kosov\u00ebs qytetar\u00ebve serbe duhet t\u2019u ofrojn\u00eb mbrojtje dhe t\u2019u lejojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore, ekonomike dhe politike t\u00eb Serbis\u00eb&#8230;\u201d, thua se nuk \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":31906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-31905","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31905"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31907,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31905\/revisions\/31907"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}