{"id":30715,"date":"2022-11-28T09:38:03","date_gmt":"2022-11-28T09:38:03","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=30715"},"modified":"2022-11-28T09:38:03","modified_gmt":"2022-11-28T09:38:03","slug":"nga-albano-zhapaj-republike-e-shqiperise-apo-demokraci-e-rreshqitur-pertej-kufijve-te-oligarkise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/28\/nga-albano-zhapaj-republike-e-shqiperise-apo-demokraci-e-rreshqitur-pertej-kufijve-te-oligarkise\/","title":{"rendered":"Nga Albano Zhapaj\/ Republik\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, apo Demokraci e rr\u00ebshqitur p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Oligarkis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Shum\u00eb shpesh fjal\u00ebt \u201cRepublik\u00eb\u201d dhe \u201cDemokraci\u201d i p\u00ebrdorim pothuajse si sinonim i t\u00eb nj\u00ebjtit koncept, edhe pse jemi d\u00ebshmitar\u00eb se si n\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb, mbushur me shembuj konkret\u00eb e t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, k\u00ebto dy realitete egzistojn\u00eb dhe jetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kjo ndryshueshm\u00ebri n\u00eb fakt nuk limitohet tek fakti q\u00eb konceptualisht e para, Republika, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb qeveris\u00ebse, nd\u00ebrsa e dyta, Democracia, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem idesh dhe konceptesh. <\/p>\n<p>Ndryshimi vjen m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr faktin se njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, pushtete t\u00eb caktuara, diktator\u00eb apo oligark\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, n\u00eb kah\u00eb t\u00eb ndryshme, kan\u00eb keqp\u00ebrdorur pushtetin dhe besimin q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb sovrani, duke e sh\u00ebnd\u00ebrruar qytetarin n\u00eb njeri t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb n\u00ebnshtruar, pa alternativa dhe t\u00eb detyruar t`i n\u00ebnshtrohet vullnetit t\u00eb pushtetit. <\/p>\n<p>Republika, fjal\u00eb e cila vjen nga latinishtja \u201cres publica\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cnj\u00eb di\u00e7ka publike\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb qeverisjeje e nj\u00eb shteti, dhe b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb format e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese, ku pushteti i takon pak a shum\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb popullit dhe q\u00eb ushtrohet n\u00eb kufij dhe m\u00ebnyra t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb apo Oligarkia e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Republikat, n\u00eb fakt, nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht demokratike, edhe pse vet\u00ebquhen t\u00eb tilla, dhe si shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne mund t\u00eb marrim ish \u201cRepublik\u00ebn Popullore e Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d apo edhe republika t\u00eb tjera ku pushteti ekzekutiv zgjidhet nga populli, por pa alternativa t\u00eb dyta politike, pra votohet nj\u00eb forc\u00eb politike e vetme, si\u00e7 ndodh aktualisht n\u00eb Koren\u00eb e Veriut, ose si\u00e7 do t\u00eb votohej n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 18 qershorin e 2019 me zgjedhjet q\u00eb arriti t\u00eb b\u00ebnte Rilindja Socialiste pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Republika n\u00eb vetvete edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem qeveris\u00ebs q\u00eb parashikon shp\u00ebrndarjen e pushteteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb pushteti gjyq\u00ebsor, legjislativ dhe ekzekutiv, n\u00eb vendin ton\u00eb nuk ja ka dal\u00eb dot t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb, pasi ky i fundit, ekzekutivi,  ka pasur gjithmon\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb kontrolloj\u00eb gjith\u00e7ka, duke sulmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo indirekte, ta hapur apo t\u00eb fshehur, dy pushtetet e tjer\u00eb, pavar\u00ebsia dhe mir\u00ebfunksionimi i t\u00eb cil\u00ebve garantojn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb normale.<\/p>\n<p>Me zhvillimin e teknologjive dhe asaj t\u00eb informacionit n\u00eb ve\u00e7anti, nd\u00ebrsa n\u00eb republikat per\u00ebndimore mediat e shkruara dhe vizive krijuan pushtetin e kat\u00ebrt, n\u00eb vendin ton\u00eb ajo nuk u b\u00eb thuajse kurr\u00eb realitet i till\u00eb, por u krijua dhe mbeti si nj\u00eb shtojc\u00eb e pushtetit ekzekutiv, duke e fuqizuar at\u00eb n\u00eb krijimin e oligarkis\u00eb.<\/p>\n<p>Ekzekutivi i mb\u00ebshtetur nga oligarkia e medias b\u00ebri t\u00eb mundur n\u00eb k\u00ebto n\u00ebnt\u00eb vitet e fundit q\u00eb  pushteti t\u00eb p\u00ebrqendrohej n\u00eb duart e nj\u00eb pakice njer\u00ebzish, pakic\u00eb e cila vendosi p\u00ebr ligjet dhe \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore q\u00eb tejkalon disa her\u00eb periudh\u00ebn kohore t\u00eb mandatit q\u00eb sovrani i dha me vot\u00ebn e tij. <\/p>\n<p>U pa se kjo pakic\u00eb oligark\u00ebsh u nda duksh\u00ebm edhe nga votuesit e tyre, pasi vendosi ashtu si\u00e7 donte dhe i`a thoshte interesi apo mendja, shpesh n\u00eb kund\u00ebrshtim me d\u00ebshirat dhe synimet e qytetar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe atyre q\u00eb i pat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb besimin me vot\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb mos harrojm\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment se Republika jon\u00eb aktuale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb demokracie e cila fsheh shum\u00eb kurthe, i pari fillon me t\u00eb drejt\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb kan\u00eb forcat politike t\u00eb p\u00ebrzgjedhin kandidat\u00ebt q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb popullin n\u00eb legjislativ, i dyti me ndikimin q\u00eb kan\u00eb oligark\u00ebt tek forcat politike n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e k\u00ebtyre kandidat\u00ebve,  dhe i treti inkurajimi q\u00eb b\u00ebhet nga oligarkia dhe krimi, klasave apo grupeve t\u00eb caktuara p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb pranojm\u00eb se \u201cde facto\u201d jemi n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb ku demokracia ka rr\u00ebshqitur p\u00ebrtej kufijve t\u00eb  oligarikis\u00eb, pasi kompanit\u00eb e m\u00ebdha, oligark\u00ebt, si dhe njer\u00ebz t\u00eb pasuruar nga aktivitete kriminale, financojn\u00eb forcat politike apo kandidat\u00eb t\u00eb caktuar brenda k\u00ebtyre forcave politike, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb fjala demokraci t\u00eb ekzistoj\u00eb vet\u00ebm si koncept.<\/p>\n<p>Demokraci etimologjikisht do t\u00eb thot\u00eb \u201cQeveri e popullit\u201d (nga greqishtja d\u00e9mos q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb popull, dhe Kratos q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb pushtet), \u00e7ka n\u00ebnkupton se n\u00eb sistemin e qeverisjes pushteti ushtrohet,  direkt ose indirekt,  nga t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. <\/p>\n<p>Koncepti i demokracis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kristalizuar n\u00eb nj\u00eb version ose n\u00eb nj\u00eb interpretim konkret t\u00eb vet\u00ebm, por ka gjetur konceptin e tij historik n\u00eb forma dhe aplikime t\u00eb ndryshme, t\u00eb gjitha t\u00eb karakterizuara nga k\u00ebrkimi i nj\u00eb m\u00ebnyre sa m\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t`i dh\u00ebn\u00eb, diku qytetar\u00ebve e diku pushteteve, fuqin\u00eb m\u00eb efektive t\u00eb qeverisjes. <\/p>\n<p>Edhe pse koncepti ose ideja e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur zakonisht me nj\u00eb form\u00eb t\u00eb shtetit, nj\u00eb republik\u00eb nuk mund t\u00eb quhet demokratike n\u00eb qoft\u00eb se demokracia e v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb prezente n\u00eb \u00e7do bashk\u00ebsi t\u00eb njer\u00ebzve, qofshin k\u00ebto komunitete, pakica komb\u00ebtare, apo edhe shoqata,  dhe akoma m\u00eb tep\u00ebr nuk mund t\u00eb quhet demokratike kur vendimet i merr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe jo nga brenda tyre.<\/p>\n<p>Le t\u00eb reflektojm\u00eb sot n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb se kush jemi, ku jemi, dhe \u00e7far\u00eb duam!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb shpesh fjal\u00ebt \u201cRepublik\u00eb\u201d dhe \u201cDemokraci\u201d i p\u00ebrdorim pothuajse si sinonim i t\u00eb nj\u00ebjtit koncept, edhe pse jemi d\u00ebshmitar\u00eb se si n\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb, mbushur me shembuj konkret\u00eb e t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, k\u00ebto dy realitete egzistojn\u00eb dhe jetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb ndryshme. Kjo ndryshueshm\u00ebri n\u00eb fakt nuk limitohet tek fakti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":30716,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30715","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30715"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30715\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30717,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30715\/revisions\/30717"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}