{"id":30706,"date":"2022-11-28T09:22:38","date_gmt":"2022-11-28T09:22:38","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=30706"},"modified":"2022-11-28T09:22:38","modified_gmt":"2022-11-28T09:22:38","slug":"jane-arrestuar-128-shtetas-sekuestruar-9-arme-zjarri-536-leje-drejtimi-te-pezulluara-policia-e-shtetit-ne-nje-jave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/28\/jane-arrestuar-128-shtetas-sekuestruar-9-arme-zjarri-536-leje-drejtimi-te-pezulluara-policia-e-shtetit-ne-nje-jave\/","title":{"rendered":"Jan\u00eb arrestuar 128 shtetas, sekuestruar 9 arm\u00eb zjarri, 536 leje drejtimi t\u00eb pezulluara\/ Policia e Shtetit n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Njoftimi:<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb!<\/p>\n<p>\u2705  Pun\u00eb profesionale policore, 24\/7, n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb parandaluar, evidentuar dhe goditur fenomenet kriminale.<\/p>\n<p>\u2705  Angazhim maksimal, me t\u00eb gjitha kapacitetet njer\u00ebzore dhe logjistike, n\u00eb operacionet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit, p\u00ebr t\u2019iu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve, si dhe p\u00ebr monitorimin e akseve rrugore, gjat\u00eb situatave t\u00eb krijuara si pasoj\u00eb e reshjeve t\u00eb shumta, n\u00eb disa qarqe t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u2705  21 operacione policore dhe 1 megaoperacion, t\u00eb finalizuara nga strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr goditjen e veprimtarive t\u00eb ndryshme kriminale q\u00eb bien ndesh me ligjin dhe q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>\u2705  Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave, jan\u00eb sekuestruar qindra kilogram\u00eb kokain\u00eb, sasi kanabisi e heroine, 9 arm\u00eb zjarri, 2 arm\u00eb gjahu, tritol, kapsolla detonatore, rreth 100 000 euro, pasuri e sende t\u00eb tjera me vler\u00eb, t\u00eb dyshuara me burime kriminale.<\/p>\n<p>\u2705  Gjithashtu, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga 128 autor\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale.<\/p>\n<p>\u2705  Jan\u00eb lokalizuar dhe kapur 27 persona n\u00eb k\u00ebrkim, nga t\u00eb cil\u00ebt 24 n\u00eb k\u00ebrkim komb\u00ebtar dhe 3 n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale. <\/p>\n<p>\u2705  Operacionet \u201cVendndodhja\u201d dhe \u201cMember\u201d, n\u00eb Kruj\u00eb dhe n\u00eb Vlor\u00eb, u finalizuan me arrestimin e 2 shtetasve t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, p\u00ebr veprimtari kriminale n\u00eb fush\u00ebn e vjedhjeve dhe narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2705 Megaoperacioni policor antidrog\u00eb \u201cKonsistenca\u201d, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me SPAK, Policin\u00eb malazeze dhe agjencit\u00eb e tjera ligjzbatuese, u finalizua fal\u00eb nj\u00eb konspiracioni t\u00eb plot\u00eb dhe angazhimit profesional t\u00eb efektiv\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Qindra kg kokain\u00eb, arm\u00eb zjarri dhe para nga burime kriminale, u gjet\u00ebn e u sekuestruan, si dhe 10 shtetas u vun\u00eb n\u00eb pranga. <\/p>\n<p>\u2705  Si rezultat i operacionit \u201cKatrori\u201d, pjes\u00eb e hetimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb megaoperacionit antidrog\u00eb \u201cKonsistenca\u201d, u parandalua nj\u00eb ngjarje e mundshme kriminale. <\/p>\n<p>\u2705  Nd\u00ebrhyrja e menj\u00ebhershme dhe profesionale e Policis\u00eb, parandaloi nj\u00eb ngjarje t\u00eb mundshme kriminale, n\u00eb familje, n\u00eb Puk\u00eb. U vu n\u00eb pranga nj\u00eb 34-vje\u00e7ar i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt, i cili mbante n\u00eb banes\u00eb, pa leje, nj\u00eb arm\u00eb zjarri pushk\u00eb me fishek\u00eb n\u00eb fole, gati p\u00ebr qitje.<\/p>\n<p>\u2705  Operacionet \u201cDelikti\u201d dhe \u201cNext\u201d, n\u00eb Manz\u00eb dhe n\u00eb Elbasan, vun\u00eb n\u00eb pranga 2 shtetas dhe sekuestruan 2 arm\u00eb zjarri e municion luftarak.<\/p>\n<p>\u2705  Operacioni \u201cNd\u00ebshkimi\u201d, n\u00eb Lezh\u00eb, u finalizua me v\u00ebnien n\u00eb pranga t\u00eb 3 shtetasve, t\u00eb cil\u00ebve iu gjet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb, dhjet\u00ebra doza kokaine, t\u00eb gatshme p\u00ebr shitje, l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse dhe sende t\u00eb tjera t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>\u2705  Operacioni \u201cP\u00ebrs\u00ebrit\u00ebsi\u201d b\u00ebri t\u00eb mundur zbardhjen e disa vjedhjeve me dhun\u00eb dhe me arm\u00eb, t\u00eb ndodhura gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit, n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs. U arrestua nj\u00eb 39-vje\u00e7ar me precedent t\u00eb theksuar kriminal brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u2705  Po n\u00eb fush\u00ebn e vjedhjeve, operacionet \u201cProperty\u201d dhe \u201cSerial\u201d, n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb Lezh\u00eb, b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur zbardhjen e dhjet\u00ebra rasteve t\u00eb vjedhjeve n\u00eb ambiente t\u00eb ndryshme, si dhe arrestimin e 4 shtetasve, p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij krimi.<\/p>\n<p>\u2705  Operacioni \u201cBridge\u201d, n\u00eb Kruj\u00eb, u finalizua me sekuestrimin e rreth 3 kg kanabis, dhe me arrestimin n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb 23-vje\u00e7arit q\u00eb qarkullonte me k\u00ebt\u00eb sasi l\u00ebnde narkotike n\u00eb automjet.<\/p>\n<p>\u2705  Operacioni \u201cVakumi\u201d, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, rezultoi me v\u00ebnien n\u00eb pranga t\u00eb nj\u00eb 29-vje\u00e7ari q\u00eb shp\u00ebrndante doza kanabisi dhe heroine.<\/p>\n<p>\u2705  Gjat\u00eb operacionit \u201cFraud\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb, u mund\u00ebsua evidentimi dhe goditja e nj\u00eb rasti tjet\u00ebr t\u00eb veprimtarive kriminale n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb call center-i. U arrestuan 6 shtetas, nj\u00ebri prej tyre administratori i call center-it dhe u sekuestruan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pajisjesh kompjuterike q\u00eb i sh\u00ebrbenin k\u00ebtij aktiviteti.<\/p>\n<p>\u2705  Operacionet \u201cPerimetri 201\u201d, \u201cRoad Guard 50\u201d dhe \u201cDrini i Zi\u201d, u finalizuan nga dvkm-t\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Gjirokast\u00ebr dhe Kuk\u00ebs, dhe \u00e7uan n\u00eb pranga 3 shtetas, p\u00ebr transportim t\u00eb emigrant\u00ebve, kundrejt fitimit, p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>\u2705 Operacioni \u201cMidnight\u201d, nga DVP Kor\u00e7\u00eb, rezultoi me arrestimin e 3 shtetasve t\u00eb implikuar n\u00eb transportimin e 13 emigrant\u00ebve, kundrejt pages\u00ebs, p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>\u2705  Dhjet\u00ebra raste t\u00eb organizimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, t\u00eb goditura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarqet e vendit. 3 shtetas n\u00eb pranga dhe 10 t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn hetim, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb paligjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2705  N\u00eb vijim t\u00eb angazhimit nga strukturat e Policis\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me agjencit\u00eb e tjera shtet\u00ebrore, jan\u00eb goditur 13 raste t\u00eb krimeve mjedisore, 13 raste t\u00eb vjedhjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe jan\u00eb trajtuar ligj\u00ebrisht 26 raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p>\u2705  Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave jan\u00eb pezulluar n\u00eb total 536 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat: 460 p\u00ebr qarkullim me shpejt\u00ebsi mbi normat e lejuara, 51 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 25 p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera t\u00eb Kodit Rrugor. <\/p>\n<p>\u2705  Jan\u00eb arrestuar 34 drejtues mjetesh, nga k\u00ebta: 26 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 8 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi.<\/p>\n<p>\u2705  Angazhim dhe p\u00ebrkushtim nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Kufitare, n\u00eb t\u00eb gjitha pkk-t\u00eb e vendit dhe n\u00eb kufijt\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr e blu, p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe goditur paligjshm\u00ebrit\u00eb e krimet kufitare.<\/p>\n<p>\u2705  N\u00eb Rinas, u godit tentativa p\u00ebr t\u00eb kontrabanduar aksesor\u00eb floriri dhe 14 ora dore t\u00eb markave t\u00eb shtrenjta, t\u00eb dyshuara t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktivitete kriminale, si dhe mosdeklarimi n\u00eb kufi i 14 000 paund\u00ebve. N\u00eb pranga nj\u00eb 42-vje\u00e7ar, n\u00eb hetim nj\u00eb shtetase tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2705  Jan\u00eb sekuestruar rreth 32 000 euro t\u00eb tjera, t\u00eb padeklaruara, n\u00eb PKK Muriqan dhe n\u00eb Kapshtic\u00eb. 2 shtetas n\u00eb hetim, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e burimit t\u00eb shumave t\u00eb parave.<\/p>\n<p>\u2705  Jan\u00eb goditur 12 raste t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit dhe t\u00eb dh\u00ebnies ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit. <\/p>\n<p>\u2705 Gjithashtu, n\u00eb t\u00eb gjitha pkk-t\u00eb e vendit, jan\u00eb goditur: 2 raste t\u00eb \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, 2 raste t\u00eb \u201cMosdeklarimi n\u00eb kufi i t\u00eb hollave dhe i sendeve me vler\u00eb\u201d, 1 rast i \u201cKontraband\u00ebs me mallra t\u00eb licencuara\u201d, 1 rast i \u201cVjedhja\u201d dhe 4 raste t\u00eb \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d. <\/p>\n<p>Angazhim maksimal nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu ofruar qytetar\u00ebve nj\u00eb sh\u00ebrbim sa m\u00eb cil\u00ebsor, si dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me oficer\u00ebt e siguris\u00eb dhe stafet pedagogjike, vijimin e procesit m\u00ebsimor sa m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>Ftojm\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, \u00e7do rast t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb, duke iu garantuar anonimat t\u00eb plot\u00eb, reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoftimi: Policia e Shtetit, n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb! \u2705 Pun\u00eb profesionale policore, 24\/7, n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb parandaluar, evidentuar dhe goditur fenomenet kriminale. \u2705 Angazhim maksimal, me t\u00eb gjitha kapacitetet njer\u00ebzore dhe logjistike, n\u00eb operacionet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit, p\u00ebr t\u2019iu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve, si dhe p\u00ebr monitorimin e akseve rrugore, gjat\u00eb situatave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":30707,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[117,118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30706","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30706"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30706\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30708,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30706\/revisions\/30708"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30707"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}