{"id":29639,"date":"2022-11-21T08:49:40","date_gmt":"2022-11-21T08:49:40","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=29639"},"modified":"2022-11-21T08:49:40","modified_gmt":"2022-11-21T08:49:40","slug":"nga-shpetim-axhami-si-sot-para-79-vitesh-krijohet-levizja-e-legalitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/21\/nga-shpetim-axhami-si-sot-para-79-vitesh-krijohet-levizja-e-legalitetit\/","title":{"rendered":"Nga Shp\u00ebtim Axhami*\/ Si sot, para 79-vitesh-Krijohet L\u00ebvizja e Legalitetit"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb krijohet formacion politik me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kuvendi Komb\u00ebtar, krijohet Organizata Komb\u00ebtare Levizja e Legalitetit.<\/p>\n<p>Kuvendi i mbajtur m\u00eb 21 n\u00ebntor 1943 n\u00eb Zall-Herr, pran\u00eb Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb  data historike e formimit t\u00eb OKLL, sot PLL, si formacion politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje konsiderohet gjithashtu nj\u00eb gur themeli n\u00eb historin\u00eb e formacioneve politike n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi nj\u00eb Kuvend q\u00eb shpall krijimin e nj\u00eb organizate politike.<\/p>\n<p>P\u00cbRSE LINDI SI DOMOSDOSHM\u00cbRI MBATJA E K\u00cbTIJ Kuvendi?<\/p>\n<p>Legaliteti e ka filles\u00ebn e vet politike q\u00eb nga \u201cTriumfi i Legalitetit\u201d, m\u00eb 24 dhjetor 1924, vit n\u00eb t\u00eb cilin u rikthye legjitimiteti i zgjedhjeve t\u00eb dhjetorit 1923, t\u00eb fituara nga Ahmet Zogu.<br \/>\nKy moment shenjon gjithashtu, ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb krijmin e shtetit t\u00eb par\u00eb, modern shqiptar.<\/p>\n<p>Me fillimin e Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore zogist\u00ebt u pozicionuan drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti kundra pushtuesit. Q\u00ebllimi i tyre ishte ; bashkimi n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve politiko-ushtarak\u00eb, n\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr pushtuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb Konferenc\u00ebn e Pez\u00ebs m\u00eb 16 shtator 1942, Abaz Kupi deklaroi se: \u201cJam bashkuar me ju, me punue p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb e me luftue \u00e7do okupator. Por n\u00eb rast se do t\u00eb formohen partira, un\u00eb jam mbrojt\u00ebsi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 1939. Jam me Mbretin Zog\u201d. <\/p>\n<p>Konferenca e Mukjes, ku Abaz Kupi pati rol kryesor n\u00eb mbatjen e saj, ( 1-2 gusht 1943), arriti q\u00eb t\u00eb bashkoj\u00eb  \u00e7do formacion n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt; n\u00eb luft\u00eb ndaj pushtuesit.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrhyrjen e t\u00eb deleguarve t\u00eb PKJ-s\u00eb, Dushan Mugosha dhe Miladin Popove\u00e7i etj, kryesisht p\u00ebr t\u00eb penguar bashkimin e trojeve etnike shqiptare si edhe planinifikohej prej tyre, urdh\u00ebruan Enver Hoxh\u00ebn q\u00eb ta prish k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Me 4 shtator 1943 u mblodh Konferenca e Labinotit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u prish zyrtarisht Marr\u00ebveshja e Mukjes, duke i shpallur luft\u00eb t\u00eb armatosur \u00e7do rryme tjet\u00ebr politike.<\/p>\n<p>Kjo thik\u00eb pas shpine ndaj interesit komb\u00ebtar krijoi nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb madh tek zogist\u00ebt. Ata kuptuan qartazi drejtimin dhe q\u00ebllimin q\u00eb po merrte lufta partizane e PKSH-re. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb rr\u00ebzikshme p\u00ebr kombin duhej vepruar&#8230;<\/p>\n<p>Zogist\u00ebt, n\u00eb kordinim me Mbretin Zog I, k\u00ebrkuan nj\u00eb shpjegim p\u00ebr prishjen e MM-es, p\u00ebrmes traktit t\u00eb dat\u00ebs 19 n\u00ebntor 1943, por nuk mor\u00ebn p\u00ebrgjigje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00eb 20 n\u00ebntor 1943 n\u00eb Herraj t\u00eb Tiran\u00ebs, u thirr nj\u00eb Kuvend Komb\u00ebtar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb l\u00ebvizje politike. Kjo ngjarje lidhet ngusht me figur\u00ebn e heroit t\u00eb 7 prillit 1939, majorit Abaz Kupi, i cili luajti rolin kryesor n\u00eb organizmin e saj. <\/p>\n<p> Krijimi i: Organizata Komb\u00ebtare L\u00ebvizja e Legalitetit sot:  Partia L\u00ebvizja e Legalitetit.<\/p>\n<p> Rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si drejtues, organizues dhe delegat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kuvendi ishin: Abaz Kupi, komandanti i rezistenc\u00ebs antifashiste n\u00eb Durr\u00ebs, m\u00eb 7 prillit 1939, dhe, protagonist i konferencave t\u00eb Pez\u00ebs dhe Mukjes. Atdhetari Ndoc \u00c7oba, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs dhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Pez\u00ebs.  Pat\u00ebr Lek\u00eb Luli, diplomati Rauf Fico, m\u00ebsuesi Gaqo Goga e Osman Myderrizi, avokat Selim Damani, Xhemal Naipi, Mul\u00eb Delia, Hysen Me\u00e7a, Xhemal Herri, etj. <\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb Rinis\u00eb Legaliste ka qen\u00eb avokat Ibrahim Sokoli, i cili udh\u00ebhoqi p\u00ebrs\u00ebri legalist\u00ebt m\u00eb 1990, pas rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit komunist. <\/p>\n<p>Platforma programore e  Kongresit ku u krijua OKLL ishte shum\u00eb e qart\u00eb:<br \/>\n-fuqizimi i organizimit ushtarak dhe luft\u00eb pa kompromis kund\u00ebr okupatorit, deri n\u00eb \u00e7lirimin e gjith\u00eb trojeve etnike shqiptare.<br \/>\n-kthimi n\u00eb pushtet i Mbretit Zog, larguar me luft\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo legjitime, ku vet\u00ebm ai e g\u00ebzonte k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\n-krijimi i nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, etnike dhe demokratike;<br \/>\n-vendosja e shtetit ligjor, duke siguruar me ligj t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut etj.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 21 n\u00ebntor 1943, si sot para 79 vitesh, zogist\u00ebt deklaruan formimin e Organizat\u00ebn Komb\u00ebtare \u201cL\u00ebvizja e Legalitetit\u201d (OKLL), sot, Partia L\u00ebvizja e Legalitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb luft\u00ebs funksionoi shtypi propaganistik i OKLL, gazeta \u201cAtdheu\u201d, me tirazh t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesit e OKLL n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb platform\u00ebs s\u00eb themelimit, mbajt\u00ebn komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Mbretin Zog, duke e informuar deri n\u00eb detaje mbi situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n<p>Pozicionimi i forcave zogiste kundra bllokut nazi-fashist ishte i nd\u00ebrkombtarizuar, aty ku duhej dhe ashtu si duhej.<\/p>\n<p>Gjithashtu, me fakte historike  dihet se pran\u00eb forcave t\u00eb Abaz Kupit ishte atashuar Misioni Anglez. Ky mision udh\u00ebhiqej nga diplomat\u00eb e ushtarak\u00eb t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb si; Bill Maclean, David Smiley dhe Julian Amery. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj peridhe, n\u00ebn drejtimin e  Komandant t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Legalitetit, Major Abaz Kupi, forcat luftarake zogiste ishn rreth 10.000 luft\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb dispozicion t\u00eb tyre ishin regjistruar rreth 25.000 t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto forca e afirmuan veten n\u00eb beteja t\u00eb suksesshme kund\u00ebr okupatorit, ( beteja t\u00eb dokumentuara).<\/p>\n<p>OKLL u shtri pothuajse n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, si n\u00eb veri, po edhe n\u00eb jug.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto formacione merrnin pjes\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb shkolluar n\u00eb akademit\u00eb per\u00ebndimore, t\u00eb cil\u00ebt kishin dh\u00ebn\u00eb prova t\u00eb talentit t\u00eb tyre n\u00eb artin luftarak, gjat\u00eb betejave me repartet e ushtris\u00eb italiane.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kryesor politik i L\u00ebvizjes s\u00eb Legalitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte; rikthimi i Mbretit Zog n\u00eb krye t\u00eb shtetit shqiptar. <\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, Legaliteti k\u00ebrkonte bashkimin n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb t\u00eb gjitha trojeve shqiptare.<br \/>\nMadje, Abaz Kupi e konsideronte \u201cdetyr\u00eb t\u00eb \u00e7do shqiptari q\u00eb Kosov\u00ebn e \u00c7am\u00ebrin\u00eb jo vet\u00ebm t\u2019i pretendoj\u00eb, por t\u00eb luftojn\u00eb e t\u00eb shkrihet deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit t\u00eb gjakut, derisa k\u00ebto t\u00eb bashkohen me Nan\u00ebn Shqipni!\u201d <\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me aleancat, Legaliteti ka qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i politik\u00ebs s\u00eb fuqive p\u00ebr\u00ebndimore, i SHBA-s\u00eb dhe i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Programi i hartuar qartazi ne mb\u00ebshtetje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes  komb\u00ebtare nga ana e OKLL-s\u00eb, i shkaktonin panik udh\u00ebheqjes s\u00eb Partis\u00eb Komuniste.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebri q\u00eb t\u00eb nis nj\u00eb luft\u00eb e hapur kundra Legalitetit. Partia Komuniste  thirri Kongresin fam\u00ebkeq t\u00eb P\u00ebrmetit m\u00eb 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor,  absurd, antiligjor dhe antikushtetues i tij ishte, \u201c\u2026t\u2019i ndalohet Mbretit Zog kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb mos njihet asnj\u00eb qeveri q\u00eb mund t\u00eb formohej brenda ose jasht\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore legalist\u00ebt u gjend\u00ebn p\u00ebrball\u00eb alternativ\u00ebs s\u00eb nj\u00eb konfrontimi ushtarak me forcat komuniste, ose m\u00ebrgimit.<br \/>\nP\u00ebt t\u00eb eleminuar v\u00ebllavrasjen dhe p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, ata zgjodh\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqeshin dhe t\u00eb largoheshin jasht\u00eb vendit, duke vazhduar aktivitetin politik n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit aty ku ata u vendos\u00ebn.<\/p>\n<p>Legalist\u00ebt e mbetur n\u00eb Shqip\u00ebri, pas vitit 1945, jan\u00eb vrar\u00eb e persekutuar n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore prej regjimit komunist. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebp\u00ebr burgjet politike kishte nj\u00ebfar\u00eb organizimi t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb zogist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kishin si kod t\u00eb fsheht\u00eb numrin 209, i cili simbolizon deri diku fjal\u00ebn Zog.<\/p>\n<p>Sot pas 79-vitesh nga krijomi i OKLL, legalist\u00ebt ndihen krenar p\u00ebr \u00e7do kontribut t\u00eb tyre dh\u00ebne n\u00eb vite n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit komb\u00ebtar me k\u00ebrkesa t\u00eb qarta programore  p\u00ebr nj\u00eb  Bashkimit Komb\u00ebtar dhe vendosjen e form\u00ebs qeverisjes mbret\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cATDHEU MBI TE GJITHA\u201d\ud83c\udde6\ud83c\uddf1<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 21 11 2022.<br \/>\n* Autori \u00ebsht\u00eb kryetar i Partis\u00eb L\u00ebvizja e Legalitetit<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/D2BD4CAA-4AA6-462F-800B-51688AC1FCD9-300x219.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"219\" class=\"alignnone size-medium wp-image-29640\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/D2BD4CAA-4AA6-462F-800B-51688AC1FCD9-300x219.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/D2BD4CAA-4AA6-462F-800B-51688AC1FCD9.jpeg 621w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/55DA1C49-3D9C-4CCC-B5AE-2FC8ABA994CB-300x202.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"202\" class=\"alignnone size-medium wp-image-29641\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/55DA1C49-3D9C-4CCC-B5AE-2FC8ABA994CB-300x202.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/55DA1C49-3D9C-4CCC-B5AE-2FC8ABA994CB.jpeg 607w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb krijohet formacion politik me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kuvendi Komb\u00ebtar, krijohet Organizata Komb\u00ebtare Levizja e Legalitetit. Kuvendi i mbajtur m\u00eb 21 n\u00ebntor 1943 n\u00eb Zall-Herr, pran\u00eb Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb data historike e formimit t\u00eb OKLL, sot PLL, si formacion politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo ngjarje konsiderohet gjithashtu nj\u00eb gur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":29642,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29639","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29639"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29639\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29643,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29639\/revisions\/29643"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}