{"id":29444,"date":"2022-11-20T09:58:41","date_gmt":"2022-11-20T09:58:41","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=29444"},"modified":"2022-11-20T09:58:41","modified_gmt":"2022-11-20T09:58:41","slug":"faruk-myrtaj-mu-hiq-sysh-ti-bejlurcina-im-tregim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/20\/faruk-myrtaj-mu-hiq-sysh-ti-bejlurcina-im-tregim\/","title":{"rendered":"Faruk Myrtaj\/ \u201cMU HIQ SYSH TI, BEJLUR\u00c7INA IM&#8230;!\u201d tregim"},"content":{"rendered":"<p>Mbaruam tharjen e k\u00ebnet\u00ebs, si rrall\u00eb m\u00eb par\u00eb po g\u00ebzohesha p\u00ebr pun\u00eb fizike q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb, por e ndjeva lag\u00ebshtir\u00ebn e uj\u00ebrave thell\u00eb n\u00eb eshtrat. Nuk po ecja dot lirsh\u00ebm por, edhe kjo  p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, sikur po m\u00eb g\u00ebzonte pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ecur. Pik\u00ebrisht pas k\u00ebsaj ndodhi di\u00e7ka q\u00eb kurr\u00eb s\u2019do ta harroja.<br \/>\nM\u00eb nxor\u00ebn nga spitali i t\u00eb burgosurve me nj\u00eb karroc\u00eb t\u00eb fisme, si\u00e7 isha p\u00ebrpjekur t\u00eb mbahesha edhe vet\u00eb, deri aty nga fundi i Luft\u00ebs. M\u00eb kthyen n\u00eb nj\u00eb qeli tjet\u00ebr, q\u00eb s\u2019po guxoja dot ta quaja qeli. N\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb sado t\u00eb vog\u00ebl kishin vendosur nj\u00eb radio dhe nj\u00eb raft librash, ku binin n\u00eb sy disa fjalor\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb huaj p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs isha d\u00ebnuar. Mund t\u00eb v\u00ebshtrohej si qel\u00eb murgu e shumta, por kurr\u00eb si ajo skuta e err\u00ebt e m\u00ebparshme, plot\u00eb lag\u00ebshtir\u00eb, nga ku m\u00eb kishin marr\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur n\u00eb spital. Mbase v\u00ebrtet e kisha marr\u00eb veten fizikisht, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb po ndjehesha si qenie fat-kthyer. Edhe pse ai, Gjeta, gardiani, ishte atje, te porta&#8230;<\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb, m\u00eb kishin ndaluar dikur pas mesnate, teksa prisja nj\u00eb bukuroshe q\u00eb s\u2019do m\u00eb shfaqej kurr\u00eb m\u00eb. mbase<br \/>\nP\u00ebr disa dit\u00eb m\u00eb pat\u00ebn mbyllur n\u00eb bodrumin e nj\u00eb k\u00ebshtjelle n\u00eb Jug, ku d\u00ebgjoheshin dallg\u00ebt e detit, teksa rrihnin muret q\u00eb zbrisnin deri atje posht\u00eb. M\u00eb pas, m\u00eb nis\u00ebn mes qindra t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr tharjen e k\u00ebnet\u00ebs s\u00eb madhe. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs, mokrat e mendjes rrekeshin p\u00ebr t\u00eb kuptuar at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur, at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mos ndodhte n\u00ebse do kisha d\u00ebgjuar at\u00eb-bot\u00eb ca miq t\u00eb s\u00ebr\u00ebs sime q\u00eb m\u00eb kishin paralajm\u00ebruar se ca si shum\u00eb shoq\u00ebrohesha me t\u00eb huajt. \u2018Por, si mund t\u00eb b\u00ebja p\u00ebrkthyesin, pa qen\u00eb me t\u00eb huaj?!\u2019, pyesja, deri dit\u00ebn kur m\u00eb ndaluan zyrtarisht t\u00eb p\u00ebrktheja. Kjo m\u00eb trishtoi shum\u00eb, por s\u00eb paku kishte logjik\u00eb, b\u00ebnte kuptim. Duke ma ndaluar p\u00ebrkthimin, s\u2019kisha pse i takoja t\u00eb huajt. Si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtuar nga m\u00ebkati, apo p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtuar nga bashk\u00ebpunimi me ta, vet t\u00eb huajt nuk u pan\u00eb m\u00eb n\u00eb qytet. Megjithat\u00eb, vazhdoja t\u00eb dilja s\u00ebrish n\u00eb rrug\u00eb, vet\u00ebm, p\u00ebr qejfin tim. M\u00eb kishin ngelur ydh\u00ebr nga rinia or\u00ebt e vona, por as kjo nuk vazhdoi gjat\u00eb: m\u00eb ndaluan, s\u00ebrish p\u00ebr shkak t\u00eb po asaj gjuhe t\u00eb huaj, q\u00eb edhe m\u00eb tej ishte gjuh\u00eb e atyre q\u00eb ik\u00ebn, d.m.th. e armiqve&#8230;<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr kronik\u00eb, nuk kisha kryer as t\u00eb tret\u00ebn e d\u00ebnimit, nuk po m\u00eb nxirrnin, nuk m\u00eb shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm, asnj\u00eb dekret faljeje nuk m\u00eb p\u00ebrfshiu. Mbase thjesht se s\u2019kishte ministri drejt\u00ebsie, avokat\u00ebt s\u2019ishin banor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, s\u2019erdhi ndonj\u00eb prokuror t\u00eb m\u00eb kumtonte fakte a prova t\u00eb reja, q\u00eb mund ta rihapnin k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb time. Asgj\u00eb nga k\u00ebto. Edhe gardiani, e vetmja fytyr\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb shihja, ai q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte tri her\u00eb n\u00eb dit\u00eb deri n\u00eb banj\u00eb dhe kthim, ai q\u00eb m\u00eb sillte ushqimin si gjith\u00eb armiqve t\u00eb tjer\u00eb, Gjeta pra, q\u00eb m\u00eb betohej n\u00eb sy se \u201cpo t\u2019ia linin atij n\u00eb dor\u00eb, do t\u2019i mbyste t\u00ebr\u00eb armiqt\u00eb e k\u00ebtij populli t\u00eb vuajtur e fukara, t\u00eb parin mua q\u00eb kisha m\u00ebsuar gjuh\u00eb t\u00eb huaja armike, ky Gjet\u00eb, hapi port\u00ebn prej shufrash hekuri ndryshkur nga lag\u00ebshtia dhe, si t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb par\u00ebn e t\u00eb fundit shaka me mua, filloi t\u00eb m\u00eb b\u00ebrtiste e t\u00eb m\u00eb klithte:<br \/>\n\u201cAkoma s\u2019ke dal\u00eb, ti maskara?! Dil t\u00eb them, dhe lutu Zotit t\u00ebnd, q\u00eb Ata Lart s\u2019t\u00eb lan\u00eb k\u00ebtu, deri sa ta harroje deri n\u00eb germ\u00ebn e fundit t\u00eb asaj gjuhe t\u00eb huaj q\u00eb thon\u00eb se e ditke aq mir\u00eb sa&#8230;Dil t\u00eb thash\u00eb! N\u00eb shkresat e qeveris\u00eb s\u2019figuron q\u00eb je k\u00ebtu, s\u2019ka dosje t\u00eb d\u00ebnuari p\u00ebr ty. Ik, dhe mos i thuaj kujt se ke qen\u00eb n\u00eb burg, more vesh?\u201d<\/p>\n<p>Kisha mbetur pa goj\u00eb. M\u00eb shkoi nd\u00ebrmend ta p\u00ebrqafoja Gjet\u00ebn, por ia pash\u00eb syt\u00eb t\u00eb rrept\u00eb, dhe thjesht hodha ca hapa n\u00eb drejtimin q\u00eb ai sh\u00ebnjoi me duart si panxha arushe t\u00eb eg\u00ebr. Atje jasht\u00eb, p\u00ebrtej  port\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb burgut, mu pren\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Ktheva edhe nj\u00eb her\u00eb kryet pas, Gjeta s\u2019ishte m\u00eb. Nisa t\u00eb besoj se pati th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se s\u2019kishte pun\u00eb me mua.  U ula diku n\u00eb nj\u00eb gur t\u00eb ngritur. Nuk e dija se ajo ambulanca atje m\u00eb tej m\u00eb priste mua. As q\u00eb do m\u00eb d\u00ebrgonin n\u00eb nj\u00eb spital\u2026<\/p>\n<p>Si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb rikthyer kujtes\u00ebn e dashurive n\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb, fjalor\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs ma rr\u00ebmbyen syrin aty, te rafti i qel\u00ebs ku m\u00eb transferuan pasi m\u00eb nxor\u00ebn prej spitalit. Edhe m\u00eb tej me pranga, por s\u2019mund t\u00eb mos I g\u00ebzohesha faktit q\u00eb k\u00ebto ishin pakrahasimisht t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Pasi u rehatova mir\u00eb, n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, ende pa besuar se do vazhdoja t\u00eb mbetesha aty m\u00eb gjat\u00eb se n\u00eb qelit\u00eb a qelat e tjera t\u00eb deri-at\u00ebhershme, m\u00eb komunikuan edhe m\u00eb tej si urdh\u00ebrim, se do p\u00ebrktheja. Do p\u00ebrktheja ata libra q\u00eb u gjend\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb qelin\u00eb time t\u00eb re. Kur mbeta vet\u00ebm kuptova se do duhej t\u00eb p\u00ebrktheja librat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb asaj kohe. <\/p>\n<p>Mu b\u00eb menj\u00ebher\u00eb leht\u00ebsisht e qart\u00eb: edhe n\u00ebse nuk i p\u00eblqeja k\u00ebto libra, edhe n\u00ebse s\u2019bija n\u00eb nj\u00eb mendje me \u00e7\u2019shkruhej n\u00eb to, edhe n\u00eb s\u2019ishin librat q\u00eb do p\u00eblqeja t\u2019i p\u00ebrktheja, t\u2019i sillja n\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs m\u00eb avitej si bekim e her\u00eb si mallkim thjesht pse kishte ndodhur ta m\u00ebsoja si gjuh\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie dhe hovesh djaloshare, vinte hera q\u00eb t\u2019i zgjidhja si bindje.<\/p>\n<p>Nuk mu dha, por as mu desh koh\u00eb ta mendoj\u00eb ofert\u00ebn. Ata duket e dinin, q\u00eb s\u2019kisha alternativ\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u00eb thosha \u2018po\u2019. Madje t\u00eb filloja menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn. Nuk isha aq i marr\u00eb sa ta refuzoja k\u00ebt\u00eb \u201cliri me kusht\u201d, kondicionel, k\u00ebmbimin e vetmis\u00eb s\u00eb burgut me mbylljen e duhur t\u00eb p\u00ebrkthyesit. Menj\u00ebher\u00eb ta harroja \u00e7\u2019kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb gjuhe t\u00eb huaj, p\u00ebrderisa k\u00ebsisojsh\u00ebm mund t\u2019i kthehesha dhe g\u00ebzohesha s\u00ebrish po k\u00ebsaj gjuhe. <\/p>\n<p>Po, u thash\u00eb, d.m.th librat q\u00eb u dashkan p\u00ebrkthyer m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb, gjithnj\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer. <\/p>\n<p>Mbase v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb besuan \u00e7\u2019u thash\u00eb, sikur menj\u00ebher\u00eb ta merrnin me mend k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e porosit\u00ebsve se si do ting\u00ebllonin, si do lexoheshin shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn e huaj, p\u00ebrmes nd\u00ebrmjet\u00ebsis\u00eb sime. Ata aty, p\u00ebrtej der\u00ebs s\u00eb qelis\u00eb sime komode, q\u00eb po ata gardian\u00eb ishin, t\u00eb qelive t\u00eb m\u00ebparshme, mbase i besuan etjes sime p\u00ebr t\u2019ju g\u00ebzuar liris\u00eb, liris\u00eb me \u00e7do kusht. Pa e menduar, si shefat e tyre, se e t\u00ebra vinte prej asaj gjuhe.<\/p>\n<p>Nuk n\u00ebnshkruam kontrat\u00eb. Ata nuk e zun\u00eb n\u2019goje. Un\u00eb, thjesht e shkova nd\u00ebrmend si memorie mbetur t\u00eb ca realiteteve q\u00eb duheshin fshir\u00eb sa m\u00eb par\u00eb nga kujtesa.<br \/>\n\u201c\u00c7\u2019kontrat\u00eb o njeri, i thash\u00eb vetes. Me shkresa, ti je ende brenda. P\u00ebr ty, mjaft q\u00eb s\u2019je n\u00eb qeli\u2026!\u201d<\/p>\n<p>Tashm\u00eb edhe m\u00eb i pa sigurt n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb ajo bukuroshja q\u00eb m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb takim ishte e v\u00ebrtet\u00eb a qe shfaqur \u00ebnd\u00ebrr. E hajthme, si bukuroshet e salloneve dikur, n\u00eb rinin\u00eb e andejshme. Gjithnj\u00eb kisha fluturuar pas veshjeve t\u00eb tejdukshme, edhe vet\u00ebm t\u2019i kundroja, edhe  veshur verb\u00ebr. Njihesha si djaloshi q\u00eb bija n\u00eb dashuri me t\u00eb gjitha femrat\u2026<br \/>\nEdhe m\u00eb josh\u00ebse, e pa-refuzueshme, mu duk kjo qeli p\u00ebrmes ftes\u00eb-\u00ebndrr\u00ebs si p\u00ebrkthyes, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ishte shkruar fati im. Gjithnj\u00eb \u00ebnd\u00ebrrisht, qesha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, si n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, sikur sapo m\u00eb ishte premtuar jeta dikursh\u00ebm. Nisur me fjal\u00ebt e Gjet\u00ebs, gardianit&#8230;<br \/>\nPritej q\u00eb t\u00eb besoja v\u00ebrtet se engj\u00eblli ishte kthyer&#8230;<\/p>\n<p>Duke vazhduar t\u00eb b\u00ebja p\u00ebrkthyesin, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs aty mbyllur, ngrihesha hera her\u00ebs, dilja n\u00eb dritare, gjithnj\u00eb pas perdes, sa t\u00eb merrja frym\u00eb m\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb shpija shpin\u00ebn prej p\u00ebrkuljes s\u00eb gjat\u00eb mbi makin\u00ebn e shkrimit. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, q\u00eb vazhdonte deri von\u00eb fare, shlodhesha n\u00eb \u00e7ast kur kujtohesha q\u00eb s\u2019isha n\u00eb burg\u2026<\/p>\n<p>E lodhshme kjo, por ishte \u00e7far\u00eb kisha shkuar nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebja n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura. P\u00ebrktheja, tek e fundit, s\u2019b\u00ebja pun\u00eb krahu, s\u2019ishte tharje k\u00ebnete, d\u00e8. P\u00ebrkthimi ishte k\u00ebnaq\u00ebsi, lezet, eglendisje p\u00ebr mua. Nj\u00eblloj si hareja e vall\u00ebzimet n\u00eb sallonet, dikur, t\u00eb merresha me libra, t\u00eb flisja p\u00ebr libra, t\u00eb kisha t\u00eb b\u00ebja me njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebnduar, kjo kishte qen\u00eb \u00ebndrra&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrktheja \u00e7do dit\u00eb shtat\u00eb-tet\u00eb faqe nga libri \u201cTharja e K\u00ebnet\u00ebs\u201d, dhe kjo pun\u00eb m\u00eb p\u00eblqente. E l\u00ebshoja veten n\u00eb hap\u00ebsira q\u00eb dukej se i kisha harruar. Pa q\u00ebllim, pa e kuptuar, e kapa veten duke marr\u00eb me mend se si do pritej p\u00ebrkthimi im, si do lexohej n\u00eb at\u00eb gjuh\u00ebn e bekuar, q\u00eb g\u00ebzohej andej&#8230;ku kisha qen\u00eb dikur. Kisha ende miq, q\u00eb mbase do kujtoheshin, sa t\u00eb shikonin emrin tim si p\u00ebrkthyes. <\/p>\n<p>&#8220;Ku paske humbur, mir\u00eb q\u00eb u ktheve\u2026n\u00eb gjuh\u00eb!&#8221;, do m\u00eb thoshin. Ndokush prej tyre do kujtohej t\u00eb m\u00eb shkruante, ndonj\u00ebri do t\u00eb m\u00eb ftonte, do t\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkthe ti, b\u00ebj pun\u00ebn t\u00ebnde, thaj k\u00ebnet\u00ebn t\u00ebnde, at\u00eb b\u00ebj!\u201d, ia mbylla menj\u00ebher\u00eb goj\u00ebn vetes. \u201c\u00c7\u2019t\u00eb duhet ty \u00e7\u2019do ndodh me p\u00ebrkthimet?!\u201d <\/p>\n<p>Edhe thjesht t\u00eb menduarin p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, ishte mir\u00eb ta nd\u00ebrprisja. Ta heshtja, pa frym\u00eb ta lija, mendjen q\u00eb m\u00eb qasej n\u00eb shtigje t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse s\u2019t\u00eb ka marr\u00eb malli t\u00eb kthehesh s\u00ebrish n\u00eb balt\u00ebrat e k\u00ebnet\u00ebs ku at\u00eb tjetrin p\u00ebr pak e lan\u00eb t\u00eb zhytej, t\u00eb humbiste n\u00ebn llumin e zi t\u00eb k\u00ebnet\u00ebs. Mbylle, pra, ktheje vetmin\u00eb n\u00eb virtyt, g\u00ebzim, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mbetesh, i shp\u00ebrblyer, p\u00ebrkthyes i k\u00ebsaj vetmie t\u00eb madhe\u2019, i thash\u00eb vetes.<br \/>\nE \u00e7&#8217;do b\u00ebsh ti, n\u00ebse ata i botojn\u00eb librat pa em\u00ebr p\u00ebrkthyesi, \u00eb?! Do k\u00ebrkosh kontrat\u00ebn? Q\u00eb t\u00eb rikthehesh n\u00eb qelin\u00eb t\u00ebnde, m\u00eb thua dot?!<\/p>\n<p>Se mos ia hedh\u00eb fajin gjuh\u00ebs s\u00eb huaj, pastaj! Mund ta p\u00ebsosh prej vetes, jo prej liris\u00eb dikur. N\u00ebse at\u00eb t\u00eb shkuar do duhej ta mbaje larg, si\u00e7 si at\u00eb \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb t\u00eb shfaqet me pulpa k\u00ebmb\u00ebsh bukurosh\u00ebsh zbuluar. Edhe dashurin\u00eb q\u00eb eglendis, ta harrosh, n\u00eb nuanc\u00ebn m\u00eb shteruese t\u00eb sinonimeve dhe t\u00eb mos guxosh ta quash veten jo t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebrderisa je p\u00ebrkthyes\u2026<\/p>\n<p>E \u00e7far\u00eb pastaj se k\u00ebtu do b\u00ebhen aq shum\u00eb vite, sa t\u00eb ndjehesh se je shnd\u00ebrruar n\u00eb murg, dhe burgu t\u00eb duket manastir?! Prej motesh ti e di se asgj\u00eb s\u2019mbetet, n\u00ebse nuk vjen prej p\u00ebrvuajtjes s\u00eb thell\u00eb&#8230;<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb puna jote, or qyq, i thash\u00eb vetes. I d\u00ebnuar me kusht je&#8230;<\/p>\n<p>U kujtova se kisha p\u00ebrdorur ndaj vetes t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb, t\u00eb m\u00eb-n\u00eb-fundme t\u00eb gardianit Gjet\u00eb: \u201cM\u2019u hiq sysh, bejlur\u00e7ina im!\u201d<br \/>\n&#8220;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbaruam tharjen e k\u00ebnet\u00ebs, si rrall\u00eb m\u00eb par\u00eb po g\u00ebzohesha p\u00ebr pun\u00eb fizike q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb, por e ndjeva lag\u00ebshtir\u00ebn e uj\u00ebrave thell\u00eb n\u00eb eshtrat. Nuk po ecja dot lirsh\u00ebm por, edhe kjo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, sikur po m\u00eb g\u00ebzonte pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ecur. Pik\u00ebrisht pas k\u00ebsaj ndodhi di\u00e7ka q\u00eb kurr\u00eb s\u2019do ta harroja. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":29445,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[120],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29444","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-letersi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29444","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29444"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29444\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29446,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29444\/revisions\/29446"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29445"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}