{"id":29427,"date":"2022-11-20T09:27:32","date_gmt":"2022-11-20T09:27:32","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=29427"},"modified":"2022-11-20T09:27:32","modified_gmt":"2022-11-20T09:27:32","slug":"turizmi-ne-udhekryq-shkelqimi-i-sezonit-qe-lame-pas-dhe-zbehja-e-vitit-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/20\/turizmi-ne-udhekryq-shkelqimi-i-sezonit-qe-lame-pas-dhe-zbehja-e-vitit-2023\/","title":{"rendered":"Turizmi n\u00eb udh\u00ebkryq; Shk\u00eblqimi i sezonit q\u00eb lam\u00eb pas dhe zbehja e vitit 2023"},"content":{"rendered":"<p>Sezoni veror 2022, pavar\u00ebsisht disa problemeve t\u00eb shfaqura, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri historik i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb num\u00ebr vizitor\u00ebsh. Fitimi i bizneseve, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb rrudhur p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostove. Me mbylljen e k\u00ebtij \u201crevanshi\u201d sezonal, syt\u00eb hidhen nga viti i ardhsh\u00ebm dhe lajmet nuk jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mira. Agjencit\u00eb e huaja kan\u00eb konfirmuar pranin\u00eb e polak\u00ebve dhe \u00e7ek\u00ebve me kontrata garancie n\u00eb rritje, si dhe hyrjen me grupe t\u00eb organizuara nga tregu spanjoll. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto zbehen nga lajmi se tashm\u00eb nordik\u00ebt jan\u00eb t\u00ebrhequr nga kontratat me garanci, nj\u00eb goditje e madhe p\u00ebr turizmin ton\u00eb ende t\u00eb brisht\u00eb. Arsyeja e k\u00ebtij hapi pas, duket se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi i nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb dob\u00ebt. Tur-operator\u00ebt shqiptar\u00eb, ende mes diskutimesh p\u00ebr t\u00eb rikthyer k\u00ebt\u00eb grup me kushtet e m\u00ebparshme, k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn e saj, duke investuar si\u00e7 duhet n\u00eb destinacionet turistike. Viti 2023 pritet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr sektorin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ku paralajm\u00ebrohet se mungesa e stafit do t\u00eb jet\u00eb \u201cpandemia\u201d e re.<\/p>\n<p>Tur-operator\u00ebt shqiptar\u00eb i ka gjetur fundi i sezonit veror dhe vjeshta n\u00eb diskutime intensive me agjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb konsoliduar marr\u00ebveshjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, apo edhe p\u00ebrtej 2023.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb grupeve, kontratat me garanci jan\u00eb mbyllur prej koh\u00ebsh, por nuk ka ndodhur k\u00ebshtu me nj\u00eb grup t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si nordik\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb rikthyer pas dy vitesh munges\u00eb n\u00eb bregdetin shqiptar, p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve nga COVID-19, kan\u00eb vendosur q\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e ardhshme t\u00eb mos lidhin kontrata t\u00eb parapaguara, por t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb form\u00ebn allotment (paguaj aq sa sjell). P\u00ebr turizmin e organizuar n\u00eb vend, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kthim pas, i cili me hyrjen e nordik\u00ebve, kaloi n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lig\u00eb.<\/p>\n<p>Ky grup, parap\u00eblqen kryesisht standardin e lart\u00eb dhe zgjedhja e tyre e p\u00ebrfshiu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e nj\u00eb turizmi m\u00eb elitar. Por di\u00e7ka ka \u00e7aluar k\u00ebt\u00eb sezon, q\u00eb ka ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje aspak pozitive p\u00ebr sektorin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr vendin q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb\u00a0 nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar gabimet e b\u00ebra n\u00eb nj\u00eb sezon dinamik si\u00e7 ishte vera 2022 e duke fituar terrenin e humbur. Pavar\u00ebsisht t\u00ebrheqjes s\u00eb nordik\u00ebve nga kontratat me garanci, jo t\u00eb gjitha lajmet jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, \u00a0disa grupe turistike t\u00eb konsoliduar n\u00eb vite jan\u00eb n\u00eb rritje dhe po k\u00ebshtu ka edhe tregje t\u00eb reja, q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar me charter.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i dob\u00ebt, nordik\u00ebt t\u00ebrhiqen nga kontratat me garanci<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i nj\u00eb cil\u00ebsie m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb disa nga strukturat q\u00eb kan\u00eb akomoduar nordik\u00ebt gjat\u00eb ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkak p\u00ebr vler\u00ebsim t\u00eb ul\u00ebt nga klient\u00ebt.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn nivelin 6, gj\u00eb q\u00eb ka detyruar agjencin\u00eb \u201cApollo\u201d q\u00eb sjell charterat, t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb rezervime t\u00eb form\u00ebs \u201callotment\u201d, pra sa turist\u00eb sjell, aq paguan. Por sh\u00ebrbimi nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb \u00e7alon dhe tur-operator\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se rol luan dhe infrastruktura e dob\u00ebt dhe trafiku.<\/p>\n<p>\u201cNga ajo q\u00eb ne shohim ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb review (p\u00ebrshtypjeve) q\u00eb ka ardhur nga mungesa e sh\u00ebrbimit apo r\u00ebnia e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb strukturat akomoduese. Nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb ka ndikuar mendoj se \u00ebsht\u00eb infrastruktura.<\/p>\n<p>Prej disa vitesh, ne i g\u00ebnjejm\u00eb p\u00ebr trafikun, duke u premtuar zgjidhje si\u00e7 na premtohet nga institucionet, por kjo nuk po zgjidhet. Rruga dyt\u00ebsore n\u00eb Golem, sidomos, \u00ebsht\u00eb problem i madh. Duhet menduar p\u00ebr nj\u00eb sistemim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Golemit, sepse \u00ebsht\u00eb plot me inerte, lavazhe, karburante.<\/p>\n<p>Nuk t\u00eb jep iden\u00eb e nj\u00eb destinacioni turistik. Pjesa e hoteleve para \u00ebsht\u00eb mir\u00eb n\u00eb aspektin estetik, por edhe aty ka zhurma, nd\u00ebrtime e kantiere t\u00eb hapur n\u00eb sezon. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto elemente kan\u00eb sjell\u00eb q\u00eb vler\u00ebsimi i destinacionit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb ishte posht\u00eb nivelit 6 nga pushuesit nordik\u00eb\u201d, \u2013 pohon Rrahman Kasa, Kryetar i Unioni Turistik Shqiptar.<\/p>\n<p>Arben \u00c7ipa, nga \u201cSIPA Tours\u201d, shprehet se ndoshta l\u00ebvizja e nordik\u00ebve lidhet edhe me faktin se tashm\u00eb e kan\u00eb njohur tregun shqiptar dhe jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb mund t\u00eb sigurojn\u00eb kapacitet edhe pa hyr\u00eb n\u00eb kontrata garancie.<\/p>\n<p>\u201cAgjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb menaxhojn\u00eb tregun e tyre jan\u00eb t\u00eb vjetra dhe me nuhatje. E monitorojn\u00eb terrenin dhe mendoj se e kan\u00eb kuptuar q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi, qoft\u00eb me kontrata me garanci, apo edhe me form\u00ebn \u2018paguaj sa sjell\u2019, t\u00eb sigurojn\u00eb kapacitet\u201d shprehet \u00c7ipa.<\/p>\n<p>Fatos \u00c7erenishti nga \u201cFAFA Group\u201d, shprehet se kjo t\u00ebrheqje e nordik\u00ebve duhet t\u00eb shihet me v\u00ebmendje, pasi ka ndikim p\u00ebrtej shifrave t\u00eb tyre tek imazhi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur kemi parasysh sh\u00ebrbimin e dob\u00ebt, nuk flasim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb hotelet, por ndikimi \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb, pasi Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet si destinacion n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe jo p\u00ebr \u00e7do struktur\u00eb akomoduese.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb nj\u00eb kategori turisti q\u00eb ka k\u00ebrkesa t\u00eb larta dhe duhet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje nga ana jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur cil\u00ebsis\u00eb q\u00eb duan. Duhet t\u2019i mbajm\u00eb e t\u2019i kemi si grup turizmi edhe p\u00ebr imazh, pasi sjellin ndikim pozitiv n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm si treg.<\/p>\n<p>Kan\u00eb standard t\u00eb lart\u00eb, por edhe shpenzojn\u00eb, dhe fakti q\u00eb zgjedhin Shqip\u00ebrin\u00eb na shton pik\u00eb n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb turizmit\u201d n\u00ebnvizon ai.<\/p>\n<p>Polak\u00ebt dhe \u00e7ek\u00ebt konfirmojn\u00eb rikthimin me shifra n\u00eb rritje<\/p>\n<p>Grupi m\u00eb i konsoliduar n\u00eb turizmin e organizuar mbeten polak\u00ebt dhe pas tyre \u00e7ek\u00ebt. P\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, k\u00ebto grupe kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata me garanci, duke dh\u00ebn\u00eb sigurin\u00eb e rikthimit, madje n\u00eb shifra m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb raport me ver\u00ebn q\u00eb lam\u00eb pas.<\/p>\n<p>\u201cTregu polak dhe ai \u00e7ek ka rritje edhe n\u00eb vitin 2022, n\u00eb raport me vitet m\u00eb par\u00eb, por edhe n\u00eb parashikimet p\u00ebr vitin tjet\u00ebr. Kontratat me garanci jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb volum. K\u00ebto tregje jan\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm te ne\u201d, \u2013 pohon z. Kasa.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri, tur-operator\u00ebt shqiptar\u00eb mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb qeveria t\u00eb investohet n\u00eb aspektin diplomatik e politik, p\u00ebr t\u00eb forcuar m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>\u201cVitin tjet\u00ebr mendoj se qeveria duhet t\u00eb gjej\u00eb formul\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin me tregun polak, ose p\u00ebrmes kanaleve diplomatike, ose p\u00ebrmes investimit n\u00eb nivel politik. Duhet t\u00eb kemi\u00a0 angazhim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb nj\u00eb zyrtarizmi t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie, pasi tregu polak na ka shp\u00ebtuar n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb mira.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe me \u00a0rritje 30-40%. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb tregu m\u00eb pak problematik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb na shkon m\u00eb p\u00ebr shtat p\u00ebr stadin ku jemi sa i takon sh\u00ebrbimit. Ka numrin maksimal t\u00eb turist\u00ebve nd\u00ebr grupet e organizuara dhe po k\u00ebshtu t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb operimit\u201d, \u2013 shprehet z. \u00c7ipa.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb thot\u00eb edhe z. \u00c7erenishti duke theksuar se duke qen\u00eb se grupi i turist\u00ebve polak\u00eb dhe \u00e7ek\u00eb menaxhohet m\u00eb leht\u00eb nga strukturat duhet t\u2019i jepet m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi rritjes s\u00eb numrit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cPolak\u00ebt dhe \u00e7ek\u00ebt jan\u00eb turist\u00eb q\u00eb menaxhohen m\u00eb leht\u00eb nga strukturat tona. Na p\u00ebrshtaten n\u00eb mentalitet dhe ushqim. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku duhet t\u00eb kapemi fort p\u00ebr ta rritur\u201d, \u2013 shprehet ai.<\/p>\n<p>Spanja hyn me kontrata garancie n\u00eb Gjirin e Lal\u00ebzit, tentativa p\u00ebr tregun francez<\/p>\n<p>Interesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi gjat\u00eb ver\u00ebs q\u00eb lam\u00eb pas ishte i duksh\u00ebm nga vendet e Europ\u00ebs, por dhe m\u00eb gjer\u00eb. Tur-operator\u00ebt raportuan p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb disa grupeve si spanjoll\u00ebt, italian\u00ebt, francez\u00ebt q\u00eb mund t\u2019i hasje kudo gjat\u00eb bregdetit.<\/p>\n<p>Prurjet turistike n\u00eb rritje nga k\u00ebto vende kan\u00eb nxitur edhe agjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb studiojn\u00eb m\u00eb n\u00eb detaj mund\u00ebsit\u00eb e kalimit n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faz\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht negociatave aktive me pal\u00eb t\u00eb ndryshme, deri m\u00eb tani i konfirmuar si nj\u00eb grup i ri n\u00eb turizmin e organizuar \u00ebsht\u00eb tregu i spanjoll\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vijn\u00eb si pjes\u00eb e \u2018Melia\u2019 n\u00eb Gjirin e Lal\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u201cPo p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb sjellim t\u00eb organizuar dhe me kontrata garancie tregun francez. Ai spanjoll vjen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ver\u00ebn tjet\u00ebr me \u2018Melia\u2019-n q\u00eb ndodhet n\u00eb Gjirin e Lal\u00ebzit. Do t\u00eb jen\u00eb si fillim tre charter nga Spanja dhe dy nga Portugalia \u2013 pes\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb total\u201d, \u2013 shprehet Rrahman Kasa nga Unioni Turistik Shqiptar.<\/p>\n<p>Edhe Arben \u00c7ipa e sheh tregun spanjoll dhe at\u00eb italian potencial p\u00ebr rritje, qoft\u00eb n\u00eb turizmin e organizuar, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb individual dhe n\u00ebnvizon se vera q\u00eb lam\u00eb pas ishte testi, pasi k\u00ebto tregje zgjodh\u00ebn masivisht bregdetin shqiptar, sidomos n\u00eb Sarand\u00eb ku vinin p\u00ebrmes Korfuzit.<\/p>\n<p>\u00a0<br \/>\nTurizmi patriotik, n\u00eb ndjekje t\u00eb ofertave t\u00eb lira, bien shifrat e turist\u00ebve<\/p>\n<p>Turizmi patriotik, grupi kryesor ku u mb\u00ebshtet Shqip\u00ebria gjat\u00eb pandemis\u00eb p\u00ebsoi r\u00ebnie gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2022. Shkak sipas tur-operator\u00ebve u b\u00ebn\u00eb \u00e7mimet e rritura n\u00eb bregdetin shqiptar, ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb ofruara nga fqinj\u00ebt, si dhe kriza e p\u00ebrgjithshme e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve dhe kostos s\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb vit ka pasur\u00a0 r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr shkak t\u00eb hapjes s\u00eb destinacioneve t\u00eb tjera. Nj\u00eb pjes\u00eb i jan\u00eb drejtuar Ulqinit, p\u00ebr shkak t\u00eb ofertave me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Ndikim n\u00eb tkurrjen e numrave ka dh\u00ebn\u00eb edhe rritja e \u00e7mimeve t\u00eb hoteleve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr rezervimet e minut\u00ebs s\u00eb fundit, q\u00eb jan\u00eb tipike nga ai grup q\u00eb njihet si turiz\u00ebm patriotik\u201d, \u2013 n\u00ebnvizon z. Kasa.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e ver\u00ebs, vende si Mali i Zi, Greqia apo Turqia paraqit\u00ebn oferta agresive p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr turist\u00ebt, duke u b\u00ebr\u00eb destinacione kryesore p\u00ebr pushime ekonomike.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb strukturave akomoduese, kryesisht n\u00eb zon\u00ebn e Golemit, v\u00ebmendja ndaj turizmit patriotik \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, sepse jan\u00eb frekuentues t\u00eb bregdetit gjat\u00eb gjith\u00eb vitit.<\/p>\n<p>\u201cTurizmi patriotik duhet par\u00eb gjithmon\u00eb me v\u00ebmendje, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se kan\u00eb nostalgji p\u00ebr Durr\u00ebsin dhe vijn\u00eb gjat\u00eb sezonit, jan\u00eb frekuentues gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. N\u00eb vitin 2022 nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shifra t\u00eb larta edhe p\u00ebr faktin se Durr\u00ebsi ishte i gjithi i rezervuar nga grupet e organizuara, por edhe rritjes s\u00eb \u00e7mimeve\u201d, n\u00ebnvizon z. \u00c7erenishti.<\/p>\n<p>\u00a0<br \/>\nMasat e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar ecuri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm<\/p>\n<p>N\u00eb deklarata publike, zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb kan\u00eb n\u00ebnvizuar se, teksa sezoni veror 2022 sapo \u00ebsht\u00eb mbyllur, \u00ebsht\u00eb momenti t\u00eb nisin p\u00ebrgatitjet p\u00ebr sezonin 2023.<\/p>\n<p>Operator\u00ebt turistik\u00eb vendas e gjykojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nism\u00eb pozitive, qoft\u00eb sa i takon ndarjes s\u00eb plazheve, ashtu edhe ngritjes s\u00eb vendeve t\u00eb akostimit, por angazhimi i qeveris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb serioz n\u00eb destinacionet turistike, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar infrastruktur\u00ebn dhe pamjen e tyre n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e di dhe e pranon q\u00eb turizmi ka rritje dhe kontribut t\u00eb madh n\u00eb ekonomi, ndaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb angazhohet me seriozisht q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr ato destinacione t\u00eb konsoliduara, q\u00eb sjellin t\u00eb ardhura t\u00eb sigurta, t\u00eb b\u00ebj\u00eb sistemimet e nevojshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr Golemin, si nj\u00eb zon\u00eb me rritje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr turizmin e organizuar, t\u00eb alokohen fonde, q\u00eb sistemojn\u00eb pamjen e par\u00eb t\u00eb zon\u00ebs. Le t\u00eb themi t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb \u2018make up\u2019. T\u00eb heq\u00eb inertet, varrezat e makinave, t\u00eb krijoj\u00eb gjelb\u00ebrimin e hap\u00ebsirave aty ku ka mund\u00ebsi. Duhen pak fonde dhe m\u00eb shum\u00eb vullnet q\u00eb t\u00eb rritet vlera\u201d, \u2013 shprehet kreu i Unionit.<\/p>\n<p>Lidhur me sh\u00ebrbimin m\u00eb cil\u00ebsor, tur-operator\u00ebt mendojn\u00eb se ndoshta ka ardhur momenti q\u00eb qeveria t\u00eb aplikoj\u00eb formul\u00ebn e disa vendeve t\u00eb tjera q\u00eb turizmin e kan\u00eb prioritar. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb skem\u00eb mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr punonj\u00ebsit e sektorit jasht\u00eb muajve t\u00eb sezonit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ne duam t\u00eb jemi nj\u00eb destinacion turistik me sh\u00ebrbim cil\u00ebsor, duhet t\u00eb mbajm\u00eb dhe t\u00eb trajnojm\u00eb punonj\u00ebsit e sektorit. Duhet t\u00eb zbatojm\u00eb skemat e vendeve t\u00eb tjera p\u00ebr ta ruajtur k\u00ebt\u00eb staf nga largimi, duke e trajtuar si aset.<\/p>\n<p>Vende t\u00eb tjera, jasht\u00eb sezonit turistik, i ofrojn\u00eb k\u00ebtij stafi ndihm\u00eb ekonomike. Nj\u00eb pag\u00eb e cila e mb\u00ebshtet at\u00eb p\u00ebr nevojat q\u00eb ka jasht\u00eb muajve t\u00eb sezonit t\u00eb ver\u00ebs, kur nuk ka nj\u00eb pages\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb e gatshme, e cila ka treguar se funksionon dhe duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim i biznesit me qeverin\u00eb, q\u00eb ta ndajn\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kostos ekonomike, garanton turiz\u00ebm m\u00eb cil\u00ebsor nga nj\u00eb staf i kualifikuar\u201d, \u2013 propozon \u00c7ipa.<\/p>\n<p>\u00a0<br \/>\nBumi turistik i Shqip\u00ebris\u00eb, hyrjet e t\u00eb huajve u\u00a0rrit\u00ebn me 18% n\u00eb krahasim me para pandemin\u00eb<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton n\u00eb 2022 vitin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb historik deri tani p\u00ebr sa i p\u00ebrket hyrjes s\u00eb shtetasve t\u00eb huaj, q\u00eb si synim kryesor kan\u00eb turizmin.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, n\u00eb periudh\u00ebn janar-shtator n\u00eb vend hyn\u00eb gjithsej 6.4 milion\u00eb shtetas t\u00eb huaj. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb 32% m\u00eb e lart\u00eb se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e vitit t\u00eb kaluar dhe 18% m\u00eb shum\u00eb se janar-shtatori i 2019-s, q\u00eb mbante deri tani rekordin si viti m\u00eb i mir\u00eb turistik, q\u00eb m\u00eb pas u nd\u00ebrpre nga pandemia.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb shtator, n\u00eb vend hyn\u00eb 761 mij\u00eb shtetas, me rritje 54% n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe 29% n\u00eb raport me 9-mujorin e 2019-s.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, 94% e hyrjeve t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj kishin si q\u00ebllim vizit\u00eb personale tek t\u00eb af\u00ebrm, apo q\u00ebllime turistike.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2022, sipas INSTAT, nga vendet q\u00eb kan\u00eb hyrjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetasve n\u00eb Shqip\u00ebri, Spanja ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe me 3,8 her\u00eb dhe Maqedonia e Veriut, me 3,3 her\u00eb, krahasuar me shtator 2021.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 9-mujorit 2022, nga vendet me hyrjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetasve n\u00eb Shqip\u00ebri, Spanja ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe me 4,0 her\u00eb dhe Anglia me 2,0 her\u00eb, nd\u00ebrsa Zvicra ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt me 11,5%, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Rriten ndjesh\u00ebm udh\u00ebtimet p\u00ebrmes ajrit<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, n\u00eb 9-mujorin e vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb udh\u00ebtimit paraqiten:<\/p>\n<p>Numri i shtetasve q\u00eb hyn\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Nga pikat ajrore \u00ebsht\u00eb rritur me 83,9%, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 Nga pikat detare \u00ebsht\u00eb rritur me 47,3%, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 Nga pikat kufitare tok\u00ebsore \u00ebsht\u00eb rritur me 25,3%, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Numri i shtetasve q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb:<\/p>\n<p>\u00be Nga pikat ajrore \u00ebsht\u00eb rritur me 86,5%, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb;<\/p>\n<p>\u00be Nga pikat detare \u00ebsht\u00eb rritur me 57,0%, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb;<\/p>\n<p>\u00be Nga pikat kufitare tok\u00ebsore \u00ebsht\u00eb rritur me 28,8%, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/turizmi-ne-udhekryq-shkelqimi-i-sezonit-qe-lame-pas-dhe-zbehja-e-vitit-2023\/?utm_content=buffer634ce&#038;utm_medium=social&#038;utm_source=facebook.com&#038;utm_campaign=buffer\">Monitor.al<\/a><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2CAEC8AE-3A22-44B3-9E9A-5653C2660B80-300x175.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"175\" class=\"alignnone size-medium wp-image-29428\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2CAEC8AE-3A22-44B3-9E9A-5653C2660B80-300x175.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2CAEC8AE-3A22-44B3-9E9A-5653C2660B80-1024x597.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2CAEC8AE-3A22-44B3-9E9A-5653C2660B80-768x448.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2CAEC8AE-3A22-44B3-9E9A-5653C2660B80-860x502.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2CAEC8AE-3A22-44B3-9E9A-5653C2660B80.jpeg 1070w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/F0ABD228-5433-497D-9717-AEFF44387897-267x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"267\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-29429\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/F0ABD228-5433-497D-9717-AEFF44387897-267x300.jpeg 267w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/F0ABD228-5433-497D-9717-AEFF44387897-912x1024.jpeg 912w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/F0ABD228-5433-497D-9717-AEFF44387897-768x862.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/F0ABD228-5433-497D-9717-AEFF44387897-860x965.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/F0ABD228-5433-497D-9717-AEFF44387897.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 267px) 100vw, 267px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/0B3EF4ED-1777-441D-8597-61BB4A37E5CE-186x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"186\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-29430\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/0B3EF4ED-1777-441D-8597-61BB4A37E5CE-186x300.jpeg 186w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/0B3EF4ED-1777-441D-8597-61BB4A37E5CE-634x1024.jpeg 634w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/0B3EF4ED-1777-441D-8597-61BB4A37E5CE-768x1240.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/0B3EF4ED-1777-441D-8597-61BB4A37E5CE-951x1536.jpeg 951w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/0B3EF4ED-1777-441D-8597-61BB4A37E5CE-860x1388.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/0B3EF4ED-1777-441D-8597-61BB4A37E5CE.jpeg 991w\" sizes=\"auto, (max-width: 186px) 100vw, 186px\" \/><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sezoni veror 2022, pavar\u00ebsisht disa problemeve t\u00eb shfaqura, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri historik i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb num\u00ebr vizitor\u00ebsh. Fitimi i bizneseve, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb rrudhur p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostove. Me mbylljen e k\u00ebtij \u201crevanshi\u201d sezonal, syt\u00eb hidhen nga viti i ardhsh\u00ebm dhe lajmet nuk jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mira. Agjencit\u00eb e huaja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":29431,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29427","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomia"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29427"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29427\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29432,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29427\/revisions\/29432"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29431"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}