{"id":28976,"date":"2022-11-17T14:41:28","date_gmt":"2022-11-17T14:41:28","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=28976"},"modified":"2022-11-17T14:41:28","modified_gmt":"2022-11-17T14:41:28","slug":"xhevat-mustafa-edi-rama-mos-harro-emigracioni-eshte-fenomen-boteror-por-edhe-deshtim-i-sistemit-dhe-qeverisjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/17\/xhevat-mustafa-edi-rama-mos-harro-emigracioni-eshte-fenomen-boteror-por-edhe-deshtim-i-sistemit-dhe-qeverisjeve\/","title":{"rendered":"Xhevat MUSTAFA\/ Edi Rama, mos \u201charro\u201d, emigracioni \u00ebsht\u00eb fenomen bot\u00ebror, por edhe d\u00ebshtim i sistemit dhe qeverisjeve!"},"content":{"rendered":"<p>Prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, m\u00eb fresk\u00ebt n\u00eb takimin paraelektoral t\u00eb dat\u00ebs 8 n\u00ebntor 2022 n\u00eb Kam\u00ebz si dhe dje, m\u00eb 15 n\u00ebntor, kryeministri Edi Rama, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb kot\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar \u201cushtrin\u00eb\u201d rreth 720.000 vet\u00ebshe t\u00eb emigrant\u00ebve, kryesisht n\u00eb mosha t\u00eb reja, gjat\u00eb mbi 9 viteve t\u00eb kryeminist\u00ebrll\u00ebkut t\u00eb tij, rip\u00ebrs\u00ebriti kushedi p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb se &#8220;emigracioni \u00ebsht\u00eb fenomen bot\u00ebror&#8221;! Ky deklarim i  tij, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje prej \u201cpatrioti t\u00eb madh\u201d ndaj deklarat\u00ebs gabimisht dhe padrejt\u00ebsisht p\u00ebrgjith\u00ebsuese p\u00ebr emigracionin shqiptar n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe t\u00eb Sekretares s\u00eb Brendshme, Suela Braverman, \u00ebsht\u00eb edhe i pasakt\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr nga logjika dhe analiza e p\u00ebrshpejtuar, por edhe p\u00ebr nga harta e shtrirjes dhe veprimit.V\u00ebrtet\u00eb ky term p\u00ebrdoret p\u00ebr veprimtari sportive, Kampionate dhe Olimpida Bot\u00ebrore, por edhe n\u00eb ato marrin pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar ekipesh, 16, 24, 32, 36&#8230;Pra, kryeministri yn\u00eb mbi 9 vje\u00e7ar Edi Rama do t\u00eb ishte m\u00eb i sakt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrdorte p\u00ebr emigracionin termin \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrligj edhe fakti apo ndarja gjeografike dhe demografike se ka vende dhe popuj \u201cprodhues dhe eksportues emigracioni\u201d dhe vende e popuj prit\u00ebs e konsumator\u00eb emigracioni&#8230;N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cfjalim historik apo programatik\u201d t\u00eb rradh\u00ebs,  Edi Rama b\u00ebri q\u00ebllimsh\u00ebm apo me llogari e paramendim edhe deklarat\u00ebn tjet\u00ebr se \u201cp\u00ebr emigracionin nuk e ka fajin politika\u201d dhe se \u201casnj\u00eb politikan, i asnj\u00eb krahu apo force politike, nuk mund t\u2019ua mbyll\u00eb kufinjt\u00eb emigrant\u00ebve nga Shqip\u00ebria&#8230;\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse politika dhe qeverisjet do t\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb, vullnet, strategji, programe, projekte&#8230;p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar sa m\u00eb shum\u00eb e sa m\u00eb mir\u00eb pasurit\u00eb dhe resurset e shumta n\u00ebn dhe mbitok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bregdetin dhe 270 dit\u00ebt me diell&#8230;, ishte plot\u00ebsisht e mundur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb  b\u00ebhej jo vend eksportues emigrant\u00ebsh, n\u00eb mbi 1.5 milion\u00eb frym\u00eb, por prit\u00ebs t\u00eb po kaq emigrant\u00ebve&#8230;M\u00eb kujtohet shum\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vitet 1991-1997, edhe n\u00eb mjedise t\u00eb larta zyrtare, ka qarkulluar nj\u00eb projekt-studim apo projekt-plan afatgjat\u00eb me dekada, p\u00ebr zhvillimin shum\u00ebplan\u00ebsh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tij,llogaritej se Shqip\u00ebria mund t\u00eb pun\u00ebsonte nga fuqia e vet pun\u00ebtore dhe nga vende t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb turiz\u00ebm, n\u00eb fermat bujq\u00ebsore e blegtorale e t\u00eb perimeve dhe frutikultur\u00ebs, n\u00eb industrin\u00eb ushqimore n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb turizmit, rreth 1 milion vet\u00eb. Nj\u00eb \u201cushtri\u201d tjer\u00ebr, af\u00ebrsisht sa ajo n\u00eb turiz\u00ebm, mund t\u00eb pun\u00ebsohej n\u00eb industrin\u00eb nxjerr\u00ebse dhe p\u00ebrpunuese minerare e t\u00eb naft\u00ebs. Por, fatkeq\u00ebsisht dhe jo rast\u00ebsisht, \u201cgabimisht\u201d, p\u00ebr \u201cpaaft\u00ebsi\u201d, p\u00ebr \u201cmos gjetje partner\u00ebsh dhe miliardash\u201d&#8230;ky projekt-studim \u201cnuk dihet se ku p\u00ebrfundoi\u201d&#8230;!!!??? Si rrjedhim, Shqip\u00ebria mbeti apo u b\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e jo Zvic\u00ebr. Analiza dhe p\u00ebrgjigja e pyetjes se p\u00ebrse ndodhi k\u00ebshtu na shtyn ta k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb Beograd, Athin\u00eb, Mosk\u00eb&#8230;, armiq historik\u00eb e shekullor\u00eb q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshiruar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb marr\u00ebzisht e t\u00eb mos kursehen p\u00ebr miliona dhe spiun\u00eb t\u00eb tyre, deri n\u00eb maj\u00eb t\u00eb piramid\u00ebs pushtetore dhe qeveris\u00ebse, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mos ket\u00eb SHTET, DEMOKRACI, ZHVILLIM MODERN, FUQI T\u00cb NDJESHME EKONOMIKE DHE USHTARAKE, MIR\u00cbQENIE&#8230;Shkurt dhe shqip, q\u00eb Shqip\u00ebria pafund\u00ebsisht t\u00eb luftonte e hante vetveten apo t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb kafshat\u00eb leht\u00ebsisht e kap\u00ebrdijshme p\u00ebr ata. N\u00eb vijim t\u00eb fjalimit t\u00eb tij, bajat si t\u00eb tjer\u00ebt e shumt\u00eb,  Edi Rama &#8220;harroi&#8221; se n\u00eb Shqip\u00ebri emigracioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb masiv apo hemoragji komb\u00ebtare e pandalshme, sidomos gjat\u00eb 9 viteve t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, p\u00ebr shkaqe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs me paga dhe kushte mbi minimale, me destinacione kryesore Gjermanin\u00eb, Britanin\u00eb e Madhe, Franc\u00ebn, Holand\u00ebn, Belgjik\u00ebn, Suedin\u00eb&#8230;, SHBA, Kanadan\u00eb. Kryeministri Rama &#8220;harroi&#8221; gjithashtu se nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb ushtris\u00eb rreth 700 mij\u00eb emigrant\u00eb nga Shqip\u00ebria, n\u00eb k\u00ebta mbi 9 vjet, krahas paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverisjes s\u00eb tij p\u00ebr t&#8217;i mbajtur n\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb korrupsioni me shtrirje n\u00eb gj\u00ebr\u00ebsi e ngjitje deri n\u00eb maj\u00ebn e piramid\u00ebs qeveritare. Gjithashtu &#8220;harroi&#8221; ato, q\u00eb ia kan\u00eb kujtuar autoritetet qeveritare dhe mediat britanike gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb n\u00ebntorit 2022, se Shqip\u00ebria e k\u00ebtyre 10 viteve \u00ebsht\u00eb &#8220;shtet i d\u00ebshtuar&#8221;, me plotpushtetshm\u00ebri t\u00eb korrupsionit, mafias, krimit t\u00eb organizuar dhe ordiner, t\u00eb kultivimit dhe trafikimit t\u00eb drograve dhe lavatri\u00e7e e pastrimit t\u00eb miliardave t\u00eb pista e t\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb rrug\u00eb e forma  t\u00eb paligjshme prej tyre&#8230;!                                                                                                                                              Po k\u00ebshtu, Edi Rama &#8220;harroi&#8221; me dashje, llogari apo paramendim se p\u00ebrgjith\u00ebsisht emigracioni tejet masiv shqiptar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka drejtimin nga vendet e Lindjes ish komunisto- socialiste drejt vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Perendimore, Kanadas\u00eb, SHBA-s\u00eb, Zeland\u00ebs s\u00eb Re, Malajzis\u00eb, Singaporit, Australis\u00eb, Japonis\u00eb, Taivanit, Kores\u00eb s\u00eb Jugut dhe jo, aspak rast\u00ebsisht e pa mesazhin e qart\u00eb apo t\u00eb n\u00ebnkuptuesh\u00ebm, n\u00eb kahun apo krahun e kund\u00ebrt, nga vende t\u00eb Perendimit Kapitalist drejt atyre t\u00eb Lindjes ish ose akoma komunisto-socialist.   Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mund t\u2019i kujtojm\u00eb Edi Ram\u00ebs se \u201cka harruar\u201d se emigracion masiv nuk ka as nga vendet m\u00eb t\u00eb pasura arabe, nga Katari, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe&#8230;si dhe Izraeli, Malta&#8230;N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, drejt k\u00ebtyre vendeve shkojn\u00eb miliona emigrant\u00eb nga Rusia, Kina, India, Filipinet, indonezia, Afganistani, Sri Lanka, Libani, Libia, Siria&#8230;! Miliona qytetar\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb Perendimit dhe t\u00eb Bot\u00ebs Arabe, q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, shkojn\u00eb vazhdimisht si turist\u00eb n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebto vende \u201ci p\u00ebrmbysin\u201d edhe vendet m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra, vet\u00ebm si turist\u00eb e me karvan\u00eb anijesh t\u00eb m\u00ebdha dhe avion\u00ebsh transporti mall\u00ebrash, me ndihma ekonomike, ushqimore, veshje, ila\u00e7e mjeksore, artikuj shkollor\u00eb&#8230;, natyrisht edhe me ndihma ushtarake. Ushtrit\u00eb miz\u00ebri t\u00eb emigrant\u00ebve, q\u00eb u vijn\u00eb nga Europa Lindore, Azia, Afrika, Amerika Latine&#8230; nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, leht\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrballueshme dhe t\u00eb durueshme. N\u00eb kund\u00ebrt, jan\u00eb me shqet\u00ebsime tejet t\u00eb r\u00ebnda nga kontigjentet problematike, t\u00eb krimit, trafiqeve, mafias, burgjeve&#8230;! Kapur tek ky kontigjent dhe shqet\u00ebsimet e tyre, disa qytetar\u00eb britanik\u00eb dhe europerendimor\u00eb, p\u00ebr nga trash\u00ebgimia apo predispozita familjare, alergjia individuale, nervat e dob\u00ebta apo t\u00eb shkat\u00ebrruara, kalojn\u00eb pa u vet\u00ebp\u00ebrmbajtur edhe n\u00eb raciz\u00ebm, ksenofobi, pa p\u00ebrjashtuar krahas t\u00eb tjer\u00ebve, edhe antishqiptarizmin&#8230;                                                                                                                     Edhe nga ky v\u00ebshtrim panoramik i korrupsionit n\u00eb shum\u00eb vende, shprehet qart\u00eb se emigracioni, si fenomen apo problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e d\u00ebshmi keqqeverisjesh, diktaturash, korrupsioni t\u00eb plotshtrirsh\u00ebm e t\u00eb plotpushtetsh\u00ebm, fal\u00eb gjetjes s\u00eb shteteve t\u00eb d\u00ebshtuar, pa qeveri t\u00eb afta, t\u00eb ndershme, demokratike&#8230;si dhe t\u00eb popujve t\u00eb n\u00ebnshtruar, q\u00eb nuk reflektojn\u00eb edhe kur e kuptojn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb mashtrohen, varf\u00ebrohen, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben, vidhen,q\u00eb  u nxihen jeta dhe atdheu&#8230;! Ose t\u00eb shteteve pa SHTET dhe t\u00eb popujve- milet,jo POPULL, por ngjash\u00ebm me  kopera, tuf\u00ebra&#8230;,q\u00eb nuk reflektojn\u00eb, kund\u00ebrshtojn\u00eb, protestojn\u00eb&#8230;! Apo m\u00eb r\u00ebnd\u00eb, \u201cfestojn\u00eb\u201d, kur n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben, varf\u00ebrohen, mashtrohen, vidhen, kur u nxihet jeta dhe atdheu, sa t\u2019u mbetet emigrimi si rrug\u00eb e vetme mbijetese!!!???                                                                                                                                       \u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb atyreve q\u00eb i d\u00ebgjojn\u00eb nga salla apo sheshe takimesh si dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendit dhe shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb q\u00eb t\u00eb mos g\u00ebnjehen nga deklaratat \u201cbomb\u00eb e flamur\u201d, me \u201cflak\u00eb e prush patriotizmi\u201d t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Taulant Ball\u00ebs, por t\u2019i  gjykojn\u00eb nga veprat dhe pun\u00ebt e k\u00ebtyre 9 vjet\u00ebve si dhe t\u00eb k\u00ebtyre muajve, jav\u00ebve, dit\u00ebve&#8230;! Sipas tradit\u00ebs 81 vje\u00e7are t\u00eb trash\u00ebguar dhe kthyer n\u00eb art mashtrimi nga Enver Hoxha, edhe n\u00eb dit\u00ebt e dy jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb n\u00ebntorit 2022, n\u00eb Berlin, Paris, Lond\u00ebr, Tiran\u00eb, Dib\u00ebr, Lushnje,  Kam\u00ebz, Shkup&#8230;, Rama me shok\u00eb e shoqe dhe \u201ckukullat\u201d e tyre t\u00eb dy sekseve aktruan me fjal\u00eb si patriot\u00eb t\u00eb flakt\u00eb, me q\u00ebllimin e leht\u00ebkuptuesh\u00ebm, q\u00eb t\u2019ua shp\u00ebrq\u00ebndrojn\u00eb v\u00ebmendjen dhe ankesat nga Tirana p\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr, Berlin, Bruksel, Paris&#8230;! Apo, popullor\u00e7e,t\u2019i mbulojn\u00eb me gjethe fiku p\u00ebr disa dit\u00eb lakuriq\u00ebsin\u00eb e skandaleve, d\u00ebshtimeve, dosjeve dhe projekteve korruptive t\u00eb tyre&#8230;! Por, edhe p\u00ebr t\u00eb fshehur edhe zhg\u00ebnjimet, hallet dhe ankesat e shqiptar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr nga boll\u00ebku apo fluksi i v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb reja p\u00ebr pun\u00ebsim, jetes\u00eb apo mbijetes\u00eb, p\u00ebr rritjet e \u00e7mendura t\u00eb gjitha \u00e7mimeve t\u00eb konsumit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm dhe jetik; pa shp\u00ebtuar as uji e as letrat higjenike&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, m\u00eb fresk\u00ebt n\u00eb takimin paraelektoral t\u00eb dat\u00ebs 8 n\u00ebntor 2022 n\u00eb Kam\u00ebz si dhe dje, m\u00eb 15 n\u00ebntor, kryeministri Edi Rama, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb kot\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar \u201cushtrin\u00eb\u201d rreth 720.000 vet\u00ebshe t\u00eb emigrant\u00ebve, kryesisht n\u00eb mosha t\u00eb reja, gjat\u00eb mbi 9 viteve t\u00eb kryeminist\u00ebrll\u00ebkut t\u00eb tij, rip\u00ebrs\u00ebriti kushedi p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":28977,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28976","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28976"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28976\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28978,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28976\/revisions\/28978"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28977"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}