{"id":28538,"date":"2022-11-15T11:11:14","date_gmt":"2022-11-15T11:11:14","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=28538"},"modified":"2022-11-15T11:11:14","modified_gmt":"2022-11-15T11:11:14","slug":"kapiten-i-rangut-te-pare-l-artur-mecollari-ne-kerkim-te-shtetit-eksplorimi-i-hidrokarbureve-ne-detin-jon-nga-greqia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/15\/kapiten-i-rangut-te-pare-l-artur-mecollari-ne-kerkim-te-shtetit-eksplorimi-i-hidrokarbureve-ne-detin-jon-nga-greqia\/","title":{"rendered":"Kapiten i rangut t\u00eb par\u00eb (L) Artur Mecollari\/ N\u00cb K\u00cbRKIM T\u00cb SHTETIT ! (Eksplorimi i hidrokarbureve n\u00eb Detin Jon nga Greqia)"},"content":{"rendered":"<p>Si u bllokua tenderi i Qeveris\u00eb Greke p\u00ebr eksplorimin e hidrokarbureve n\u00eb Detin Jon (Bloku 1) nga MEPJ e drejtuar nga Ditmir Bushati n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb, dita e tet\u00eb, anijet studimore t\u00eb kontraktuara nga Qeveria e Greqis\u00eb po kryejn\u00eb studime p\u00ebr hidrokarbure n\u00eb Detin Jon (Blloku 1), duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe zon\u00ebn e pakufizuar (t\u00eb kontestuar) t\u00eb shelfit kontinental midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb.  Shteti bregdetar, sipas nenit 77 t\u00eb UNCLOS 1982, ka t\u00eb drejta sovrane mbi burimet natyrore n\u00eb shelfin e tij kontimental.  Por, Shqip\u00ebria dhe Greqia nuk kan\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr kufizimin e shelfit kontimental.  Hap\u00ebsira detare midis pikes fundore jugore (Pika 17) t\u00eb marr\u00ebveshjes Shqip\u00ebri \u2013 Itali e vitit 1992 dhe pik\u00ebs fundore veriore (Pika 1) t\u00eb marr\u00ebveshjes Greqi \u2013 Itali e vitit 1982 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e pakufizuar, si p\u00ebr shelfin kontinental edhe zon\u00ebn ekonomike ekskluzive midis dy shteteve.  Edhe n\u00ebse Shqip\u00ebria dhe Greqia do t\u00eb kishin t\u00eb kufizuara shelfet kontinentale respective, sipas nenit 142 t\u00eb UNCLOS 1982, shteti bregdetar njofton shtetin fqinj\u00eb kur b\u00ebn studime pran\u00eb k\u00ebsaj vije kufizuese.  Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb UNCLOS 1982 nga vitti 2003 dhe Greqia nga viti 1995.<\/p>\n<p>Greqia i ka shtrir\u00eb k\u00ebrkimet n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e pakufizuar (t\u00eb kontestuar) duke vendosur si kufij\u00eb verior\u00eb t\u00eb Blokut 1 kufizimin e hap\u00ebsirave detare sipas draft-marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2009, t\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 15 prill 2010.  Me k\u00ebt\u00eb veprim Greqia k\u00ebrkon t\u00eb japi mesazhin: n\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb vijoj\u00eb zvarritjen e \u00e7uarjes p\u00ebr zgjidhje n\u00eb Hag\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtive detare me Greqin\u00eb, Greqia do t\u00eb synoj\u00eb njohjen e kufij\u00ebve t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb draft-marr\u00ebveshjen e vitit 2009 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00eban\u00ebshme.  Por, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, se mbas dy vjet\u00ebsh dakord\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e kufij\u00ebve detare n\u00eb Hag\u00eb, Kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr s\u00eb fundmi \u201cp\u00ebr munges dakord\u00ebsie\u201d.  Kushtet e pranimit t\u00eb dakord\u00ebsuara n\u00eb shtator 2020 p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb Hag\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi dakord\u00ebsit\u00eb e negociatave t\u00eb vitit 2018, nuk mund t\u00eb trajtohen tashm\u00eb si mosdakord\u00ebsi.  Dhe Kryeministri Rama tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e moskufizimii t\u00eb shelfit kontinental dhe zon\u00ebs ekonomike ekskluzive, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pal\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb eksplorojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00eban\u00ebshme pran\u00eb zonave kufitare.  K\u00ebrkimet n\u00eb Bllokun 1 nuk mund t\u00eb kryen, pasi askush nuk e di sot se kujt do ti p\u00ebrkasi kjo hap\u00ebsir\u00eb mbas kufizimit me marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe apo nj\u00eb vendim gjykate.  Por, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb zgjidhja.  Kufizimi i hap\u00ebsirave detare nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb nj\u00eb vij\u00eb me distance t\u00eb barabarta, si n\u00eb draft-marr\u00ebveshjen e vitit 2009.  Ajo do t\u00eb modifikohet p\u00ebr nj\u00eb ndarje t\u00eb drejt\u00eb, nj\u00eb parimi pranuar nga UNCLOS 1982, sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 15 prill 2010 dhe i pranuar tashm\u00eb edhe nga Greqia gjat\u00eb negociatatave t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2014 Qeveria Greke shpalli tenderin p\u00ebr studiume mbi hidrokarguret n\u00eb Dein Jon dhe Kret\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe Bllokun 1.  Ky tender nuk arriti t\u00eb p\u00ebrfundoj p\u00ebr shkak t\u00eb reagimit t\u00eb MEPJ drejtuar nga Ditmir Bushati. Greqia nuk arriti t\u00eb filloj studimet n\u00eb zone.  Nota verbale e MEPJ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e dat\u00ebs 4 maj 2015  p\u00ebr nxjerrjen n\u00eb tenderim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga ana e Greqis\u00eb t\u00eb nj\u00eb zone t\u00eb padefinuar (Bloku 1) solli nd\u00ebrprerjen e procedures p\u00ebr k\u00ebrkim p\u00ebr hidrokarbure n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb n\u00ebntor 2022, prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb anijet studimore t\u00eb kontraktuara nga Qeveria e Greqis\u00eb po kryejn\u00eb studime p\u00ebr hidrokarbure n\u00eb Detin Jon, por nuk ka asnj\u00eb pronocim nga Ministria e Ekonomis\u00eb, si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr menaxhimin e burimeve komb\u00ebtare, Ministria e Mbrojtjes, si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr monitorimin e hap\u00ebsir\u00ebs detare, Ministria e Jashtme, si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe p\u00ebr \u00e7udi as nga Kryeministri, si i vetmi ekspert detar n\u00eb k\u00ebto dy vitet e fundit.  Presidenti \u00ebsht\u00eb i justifikuar p\u00ebr munges\u00eb aft\u00ebsive n\u00eb komunikimin me publikun. <\/p>\n<p>Diplomacia \u00ebsht\u00eb arti i t\u00eb pamundur\u00ebs, por k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebshhm\u00ebri komb\u00ebtare, integritet dhe profesionaliz\u00ebm. Shqip\u00ebria p\u00ebr here t\u00eb tret\u00eb bllokon nj\u00eb marr\u00ebeshje t\u00eb mund\u00ebshme detare me Greqin\u00eb.  Kjo p\u00ebr gabimet e saj n\u00eb nivel teknik dhe politik (2009, 2018 dhe 2022).  Heshtja e tanishme e institucioneve shtet\u00ebrore mund t\u00eb interpretohet si nj\u00eb dakord\u00ebsi ose pafuqi p\u00ebr t\u00eb reaguar.  N\u00eb t\u00eb dy rastet duket se kemi r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e gabimeve tona dhe rrjedhimisht edhe e strategjis\u00eb detare greke.<\/p>\n<p>Greqia k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb duke aplikuar nj\u00eb standart t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb Detin Jon.  Po b\u00ebn pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshton ndaj Turqis\u00eb n\u00eb Mesdheun Lindor. Turqia \u00ebsht\u00eb duke kryer, sipas saj,  studime n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb shelfit kontinental t\u00eb padelimituar nga t\u00eb dy shtetet dhe q\u00eb i takon Greqis\u00eb\u201d.  Por, ve\u00e7oria q\u00ebndron tek fakti se Greqia n\u00eb Bllokun 1 nuk po i shoq\u00ebron anjet studimore me anije luftaraka.<\/p>\n<p>Por, si \u00ebsht\u00eb e mundur, e nj\u00ebjta qeveri me nj\u00eb minister tjet\u00ebr, e zgjidhi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kund\u00ebrshti n\u00eb rrug\u00eb diplomatike n\u00eb vitin 2015?  <\/p>\n<p>Kerkim p\u00ebr hidrokarbure ne Detin Jon i Grqis\u00eb ka nisur me shpalljen e nj\u00eb tenderi qysh n\u00eb tetor 2014 dhe q\u00eb pritej t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb prill 2015.  Gjar\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2015 pala shqiptare (MEPJ) i ka k\u00ebrkuar me 4 nota verbale pal\u00ebs greke (MPJ) informacion mbi koordinatat e k\u00ebrkimit n\u00eb det (Blloku 1), por nuk morri asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigje, edhe pse sipas nenit 77 dhe 142 t\u00eb UNCLOS 1982 pala greke e kishte detyrim ta b\u00ebnte pa k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas mosp\u00ebrgjigjes s\u00eb kat\u00ebr notave verbale, MEPJ siguroi nga Fletorija Zyrtare e Bashkimit Europian t\u00eb dh\u00ebnat mbi koordinatat e k\u00ebrkimit.  N\u00eb dat\u00ebn 4 maj 2015 MEPJ p\u00ebrgatiti nj\u00eb Not\u00eb Verbale p\u00ebr MPJ t\u00eb Greqis\u00eb, ku i k\u00ebrkonte informacion mbi k\u00ebrkimet e kryera nga pala greke p\u00ebr hidrokarbure (Bloku 1) dhe i sqaronte se ato koordinata binin n\u00eb zon\u00ebn detare t\u00eb pakufizuar t\u00eb shelfit kontinental midis dy shteteve dhe n\u00eb shelfin kontinental t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.  Nota Verbale iu d\u00ebrgua MPJ t\u00eb Greqis\u00eb m\u00eb 7 maj 2015.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eblim, n\u00eb dat\u00ebn 8 maj 2015, ishte planifikuar nj\u00eb takimin midis Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Greqis\u00eb Kotcias dhe Ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Athin\u00eb Dashnor Dervishi, me k\u00ebrkes t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.  Edhe pse takimi ishte dakord\u00ebsuar dhe planifikuar,  Kotzias anulloj at\u00eb n\u00eb momentin e fundit.  <\/p>\n<p>MPJ t\u00eb Greqia ui p\u00ebrgjigjigj Not\u00ebs Verbale t\u00eb dat\u00ebs 7 maj 2015 t\u00eb MEPJ m\u00eb 18 qershor 2015. N\u00eb Not\u00ebn Verbale pal\u00eba greke shprehej se do t\u00eb respektoj\u00eb detyrimet e saj ndaj konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por nuk  i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb na v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion informacionet e k\u00ebrkuara n\u00eb lidhje me koordinatat dhe hartat p\u00ebr Bllokun 1 t\u00eb k\u00ebrkimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb not\u00eb tjet\u00ebr verbale t\u00eb 25 majit 2015 t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr MEPJ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke iu referuar Not\u00ebs Verbale t\u00eb dat\u00ebs 4 maj 2015, ajo shtrehet se \u201cAmbasada e Greqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i ka referuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb v\u00ebmendjen e ministris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, por n\u00ebnvizon\u00eb se \u201cqart\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se kufijt\u00eb ekstrem t\u00eb bllokut jan\u00eb kufizuar n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjen dypal\u00ebshe t\u00eb fuqi (duke n\u00ebnkutuar 2009, sh\u00ebnimi im)&#8230; si nj\u00eb vij\u00eb me distanca t\u00eb barabarta\u201d.  Por m\u00eb pas, mbas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb MEPJ, p\u00ebr mosekzitenc\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebveshje midis pal\u00ebve p\u00ebr kufizimin e shelfit kontinental dhe kryerjes s\u00eb k\u00ebrkimit n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb detare t\u00eb kontestueshme dhe pa njoftim paraprak, Qeveria e Greqis\u00eb u t\u00ebrhoq nga k\u00ebrkim p\u00ebr hidrokarbure ne Detin Jon.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb vitin 2015 edhe n\u00eb vitin 2022 kufiri i Bllokut 1 t\u00eb k\u00ebrkimit p\u00ebr hidrokarbure \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar vija me distanca t\u00eb barabarta, sipas draft-marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2009.  Nj\u00eb p\u00ebecaktim i till\u00eb hedh posht mund\u00ebsin\u00eb e uljes s\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb ishujve grek p\u00ebr nj\u00eb ndarje t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mund\u00ebshme, parim i mish\u00ebruar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe i pranuar nga Greqia gjat\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2018.  <\/p>\n<p>Duket qart\u00eb se Greqia ka hequr dor\u00eb nga parimi i nj\u00eb ndarje t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb delimitimin e hap\u00ebsirave detare dhe synon t\u00eb rikthej parimet e p\u00ebrdorura gjat\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2009, p\u00ebr nj\u00eb vij\u00eb kufitare me distanca t\u00eb barabarta.  Draft-marr\u00ebveshja e d\u00ebrguar nga pala greke MEPJ n\u00eb dhjetor 2020, p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjkes n\u00eb Hag\u00eb, provon se Greqia synon njohjen si mosdakord\u00ebsi t\u00eb dakord\u00ebsive gjat\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2018 dhe kryerja e studimeve n\u00eb hap\u00ebsirr\u00ebn e padilimituar, synimin e Greqis\u00eb p\u00ebr rikthimin tek draft-marr\u00ebveshja s\u00eb vitit 2009 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00eban\u00ebshme.<\/p>\n<p>N\u00eb 15-vjet negociata p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet detare me Grqin\u00eb, Shqip\u00ebria ka demostruar munges\u00ebn e nj\u00eb qart\u00ebsie strategjike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave komb\u00ebtare dhe e ka trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr kredibilitet dhe luft\u00eb t\u00eb brensh\u00ebme politike.  Shteti, pavar\u00ebsisht fuqis\u00eb s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb entitet i domosdosh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do qytetar, p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk kemi vendosur ende ta braktisim at\u00eb.  Ai, ende besojm\u00eb, se na sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb individuale individuale, por edhe interesat dhe t\u00eb drejtat e p\u00ebrbashk\u00ebta.  Heshtja e MEPJ dhe institucioneve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore,  natyrisht q\u00eb ka nj\u00eb kutim: pafuqin\u00eb e mbrojtjes s\u00eb k\u00ebtyre interesave.  Kur partner\u00ebt shohin amulli strategjike dhe diplomaci jo t\u00eb besueshme, ta v\u00ebn\u00eb festen sipas kok\u00ebs.  <\/p>\n<p>Sot,  Greqia i jep vetes t\u00eb drejt\u00ebn ta zgjidhi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00eban\u00ebshme dhe sipas interesave t\u00eb saj.  Precedenti ekziston, por shteti shqiptar vazhdon t\u00eb heshti.  P\u00cbRSE?<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/850E461A-53E3-4426-ACDB-4D5F1143E6AD-300x211.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"211\" class=\"alignnone size-medium wp-image-28539\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/850E461A-53E3-4426-ACDB-4D5F1143E6AD-300x211.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/850E461A-53E3-4426-ACDB-4D5F1143E6AD-1024x719.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/850E461A-53E3-4426-ACDB-4D5F1143E6AD-768x539.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/850E461A-53E3-4426-ACDB-4D5F1143E6AD-860x604.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/850E461A-53E3-4426-ACDB-4D5F1143E6AD.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si u bllokua tenderi i Qeveris\u00eb Greke p\u00ebr eksplorimin e hidrokarbureve n\u00eb Detin Jon (Bloku 1) nga MEPJ e drejtuar nga Ditmir Bushati n\u00eb vitin 2015. Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb, dita e tet\u00eb, anijet studimore t\u00eb kontraktuara nga Qeveria e Greqis\u00eb po kryejn\u00eb studime p\u00ebr hidrokarbure n\u00eb Detin Jon (Blloku 1), duke p\u00ebrfshir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":28540,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28538","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28538"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28538\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28541,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28538\/revisions\/28541"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}