{"id":27092,"date":"2022-11-06T18:04:23","date_gmt":"2022-11-06T18:04:23","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=27092"},"modified":"2022-11-06T18:04:23","modified_gmt":"2022-11-06T18:04:23","slug":"ilir-levonja-te-fala-nga-vellai-qe-lane-pjata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/06\/ilir-levonja-te-fala-nga-vellai-qe-lane-pjata\/","title":{"rendered":"Ilir Levonja\/ T\u00eb fala nga v\u00ebllai q\u00eb lan\u00eb pjata"},"content":{"rendered":"<p>1) A laj pjata? Po v\u00eblla, pjata laj sa bretku m\u00eb bie. Kam korrur edhe bar e pastruar gjerdhishte. Halet\u00eb kam pastruar. Dhe nuk m\u00eb ka ardhur turp. Nuk kam par\u00eb as majtas e as djathtas, n\u00ebse po m\u00eb shikon ti a kush tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb njeh e m\u00eb tall n\u00ebp\u00ebr tavolina. Por kam kuptuar se sa shum\u00eb e dashka pun\u00ebn njeriu edhe kur lan\u00eb halet\u00eb. Hamall kam punuar. Bojaxhi krahu se nuk i blija dot tak\u00ebmet menj\u00ebher\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb tyre kam p\u00ebrdorur thonjt\u00eb. Me turne kam punuar e punoj. N\u00eb fund t\u00eb fundit inxhinjer\u00ebt, arkitekt\u00ebt a shefat e zyrave ishin k\u00ebtu para se t\u00eb vija un\u00eb. Por dyert nuk m&#8217;i kan\u00eb mbyllur. M\u00eb kan\u00eb ofruar edhe shefll\u00ebkun ve\u00e7 me pun\u00eb, me standartet sociale t\u00eb karrier\u00ebs, jo me skuthll\u00ebkun e mikut shqiptar. Me tarif\u00ebn n\u00eb dor\u00eb etj. Jam me fat q\u00eb jam pjatalar\u00ebs k\u00ebtu, se sa kontigjent i atyre q\u00eb han\u00eb fara luledielli rrug\u00ebve t\u00eb vendlindjes dhe mendojn\u00eb se kur do ikin, ku do ven\u00eb, kush do i presi etj. A laj pjata? Po v\u00eblla, por jam rob i Zotit, i liris\u00eb time. Madje m\u00eb i fort\u00eb se Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara.<br \/>\n2) Kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar kaq gjat\u00eb, mbi zgjedhjet Amerikane se k\u00ebsaj here. Ka dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00eb studiot jan\u00eb plot. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr d\u00ebrrmuese p\u00ebr faktin se nj\u00eb vend i ndar\u00eb juridikisht n\u00eb pes\u00eb ngjyra, nga inatet personale t\u00eb unit otoman, i degraduar ekonomikisht, i rr\u00ebzuar moralisht pasi akoma ka n\u00eb krye institucionalist\u00eb t\u00eb regjimit, debaton zgjedhjet amerikane. Esht\u00eb tmerr\u00ebsisht e dhimbshme kur shikon zellin si nga nj\u00eb komentues gjoja i majt\u00eb, ashtu dhe nj\u00eb gjoja po i djatht\u00eb, mbi pal\u00ebt me gjoja homologet n\u00eb vendin me demokracin\u00eb m\u00eb t\u00eb konsoliduar. T\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb, nuk keni asnj\u00eb lidhje. N\u00ebse do kishit lidhje, sot studiot e Shqip\u00ebris\u00eb sfid\u00ebs amerikane, pra zgjedhjeve do i kushtonin nj\u00eb or\u00eb pun\u00eb dhe kaq. Koha tjet\u00ebr do ishte mbi programet e suksesit nga ekonomit\u00eb e konsoliduara, nga demokracit\u00eb e tilla ku baza e progresit \u00ebsht\u00eb rotacioni dhe balancimi i pushtetit. Por kjo nuk ndodh. Madje as si shoq\u00ebri nuk keni asnj\u00eb lidhje. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb tjera \u00e7oka q\u00eb u bien kok\u00ebs. N\u00ebse fiton Biden apo Trump nuk ka asnj\u00eb ndryshim. Biles m\u00eb mir\u00eb kur fiton kund\u00ebrshtari. Rotacioni \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet, por kujt ia thua. Nuk ka ndryshim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb, pasi ne duhet t\u00eb kuptojm\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb se p\u00ebrpara se t\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, duhet t\u00eb ndihmojm\u00eb ne vetveten. Pra shkurt, mos u merrni me faktin se kush ka fituar, se kan\u00eb vjedhur votat apo jo? Por sheshoni problemet tuaja si\u00e7 edhe b\u00ebn shoq\u00ebria amerikane. Qoft\u00eb me masa, qoft\u00eb me studio, qoft\u00eb me ligj.<br \/>\n3) Cilat jan\u00eb problemet tuaja? A mund t&#8217;i p\u00ebrmbledh n\u00eb pak radh\u00eb? Asesi. Gangrena fillon kur nj\u00eb analist i\/e majt\u00eb, quan d\u00ebshtim adresimin n\u00eb gjykata t\u00eb kund\u00ebrshtarit q\u00eb duket se po humbet. N\u00eb vendin ton\u00eb ky i\/e majt\u00eb nuk i dhemb fakti q\u00eb vendi i tij nuk ka gjykata. Por e shqet\u00ebson fakti q\u00eb ai q\u00eb po humbet zgjedhjet do i drejtohet gjykat\u00ebs. E shqet\u00ebson sepse i dhemb ajo q\u00eb po i prishet imazhi i fairplay-it amerikan. E quan absurde vjedhjen e vot\u00ebs n\u00eb Amerike dhe normale n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe ky standart shqiptar \u00ebsht\u00eb sa i ligjsh\u00ebm aq edhe i moralsh\u00ebm. Shkurt nj\u00eb neveri, nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb nuk i duhet vendit. Zoti ju ndimoft\u00eb e t&#8217;i jashtqitni menj\u00ebher\u00eb se ndryshe regresi vazhdon. Ashtu sikur nj\u00eb i\/e djatht\u00eb i bie g\u00ebrrnet\u00ebs mbi vjedhjet. Mbi meritat e Trampit karshi Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. E para Trampi na ngjiti pull\u00eb poste me vendet e lindjes s\u00eb mesme, na cil\u00ebsoi si vend mysliman. Na futi n\u00eb at\u00eb shpur\u00ebn e mend\u00ebsis\u00eb q\u00eb po na ha t\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb akoma na mbyt n\u00eb kalendat e bot\u00ebs si vend me p\u00ebrqindje t\u00eb lart\u00eb myslimane. Ne bash bregu i mesdheut, nj\u00eb p\u00ebrzierje me adrelin\u00eb t\u00eb theksuar si kur pim\u00eb raki, si kur debatojm\u00eb, si kur predikojm\u00eb Krishtin, Muhametin, apo dhe sektet e tyre. Aq sa harrojm\u00eb q\u00eb jemi shqiptar\u00eb.<br \/>\n4) Amerika ka sot problemet e veta. Ato jan\u00eb t\u00eb shumta. Por marrin zgjidhje. Ne duhet t\u00eb na shqet\u00ebsojn\u00eb problemet tona, ato q\u00eb kurr\u00eb nuk marrin zgjidhje. Duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj p\u00ebrshembull se si lider\u00ebt tan\u00eb me parat\u00eb tuaja, t\u00eb cilat i qarkullojn\u00eb me metoda tenderimesh, paguajn\u00eb shuma t\u00eb majme p\u00ebr nj\u00eb foto me presidentin e Amerik\u00ebs. Qoft\u00eb ky demokrat apo republikan. Duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj fakti pse jemi radhitur me zellin e t\u00eb majtit t\u00eb kulluar apo t\u00eb djathtit kristal, respektivisht n\u00eb Biden e Trump. L\u00ebrjani amerikan\u00ebve k\u00ebt\u00eb zanat se e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Sot t\u00eb ngjisin n\u00eb krye, nes\u00ebr t\u00eb zbresin posht\u00eb. Po ne, a e b\u00ebjm\u00eb?<br \/>\n5) Tramp erdhi n\u00eb pushtet me premtimin se do ta b\u00ebnte Amerik\u00ebn t\u00eb madhe si koha e dikurshme. E madhe n\u00eb kuptimin e jetueshm\u00ebris\u00eb jo gjeografis\u00eb. Pra pun\u00eb me shumic\u00eb, para, ekonomi.<br \/>\nNj\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb t\u00eb minimizonte vrimat e zeza n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb ku shkojn\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme dollar\u00ebsh, ku ndodhin konflikte ushtarake etj. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb vendi prej koh\u00ebsh mbante syt\u00eb tek krahu i pun\u00ebs nga Kina. Luftoi politikat sociale t\u00eb paraardh\u00ebsit etj. Q\u00eb p\u00ebr konceptin kapitalist amerikan, jan\u00eb si ato n\u00eb vendet socialiste. A i b\u00ebri? Nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrgjigja. Ose ajo mund t\u00eb jet\u00eb tek rezultati p\u00ebrfundimtar i zgjedhjeve. Por si t&#8217;ja b\u00ebjm\u00eb ne shqiptar\u00ebt, kur d\u00ebshtimin e vet shtetari ia hedh atij tjetrit. Si p\u00ebrshembull Franc\u00ebs kur vendos veton e jo-s\u00eb, Holland\u00ebs po ashtu. Dhe n\u00eb zgjedhjet pasardh\u00ebse ky d\u00ebshtak fiton akoma.<br \/>\n6) Ky tjetri ka ardhur me premtime sociale q\u00eb jan\u00eb thuajse t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebr taksa m\u00eb t\u00eb forta dhe siguracione mjeksore m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Vjen edhe nga tradita e Amerik\u00ebs q\u00eb v\u00eb dor\u00ebn n\u00eb plag\u00eb ku ka konflikte. Ne na duket se do zgjidhi nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Dhe ajo q\u00eb t\u00eb ngjall krup\u00ebn k\u00ebt\u00eb ide e suportojn\u00eb tak\u00ebmi i nomeklatur\u00ebs. T\u00eb ashtuqujturit gjoja t\u00eb majt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ku referuar viteve pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, qeverisjes s\u00eb tyre, jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb e dor\u00ebzuan pa kushte Kosov\u00ebn. Sot atdhetarizmi \u00ebsht\u00eb boria motorike e tyre. Dhe kjo ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr, neveri.<br \/>\n7) Si p\u00ebrfundim Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, ajo \u00e7ka na duhet nga Amerika \u00ebsht\u00eb modeli dhe jo koha e djegur duke u marr\u00eb me Trump e Biden. Jo retorikat bajate dhe fyese q\u00eb degradojn\u00eb deri n\u00eb plane personale, deri n\u00eb edukat\u00ebn bajate shqiptare se kush je ti, sa di ti, k\u00eb ke lexuar, po ta them un\u00eb, ti g\u00ebnjen. Apo zelli urdh\u00ebrues pusho, mos m\u00eb nd\u00ebrpre se ta dhash\u00eb kok\u00ebs etj.  Mund t\u00eb dish shum\u00eb, mund t\u00eb kesh lexuar shum\u00eb, por asgj\u00eb nuk ka dobi n\u00ebse nuk ka vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe liri reciproke mendimi. Asgj\u00eb nuk b\u00ebn dobi n\u00ebse b\u00ebhesh pal\u00eb me at\u00eb q\u00eb do t\u00eb posht\u00ebronte edhe ty po t\u00eb ishe n\u00eb vendin e atij q\u00eb po posht\u00ebroni. Kurse p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri asgj\u00eb nuk ka dobi kur nuk dominon balancimi i pushtetit, rotacioni, e mbi t\u00eb gjitha ligji. Me z\u00eb ul\u00ebt po ua kujtoj se Amerika k\u00ebto i ka, po ne a i kemi? T\u00eb fala me sh\u00ebndet nga v\u00ebllai q\u00eb lan\u00eb pjata.<br \/>\n\u2014\u2014\u2014\u2014<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1) A laj pjata? Po v\u00eblla, pjata laj sa bretku m\u00eb bie. Kam korrur edhe bar e pastruar gjerdhishte. Halet\u00eb kam pastruar. Dhe nuk m\u00eb ka ardhur turp. Nuk kam par\u00eb as majtas e as djathtas, n\u00ebse po m\u00eb shikon ti a kush tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb njeh e m\u00eb tall n\u00ebp\u00ebr tavolina. Por kam kuptuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":27093,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-27092","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27092"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27092\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27094,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27092\/revisions\/27094"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}