{"id":26338,"date":"2022-11-02T09:13:27","date_gmt":"2022-11-02T09:13:27","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=26338"},"modified":"2022-11-02T09:13:27","modified_gmt":"2022-11-02T09:13:27","slug":"vita-blloshmi-buzeqeshja-e-jetes-tregim-ankth-dhe-shprese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/11\/02\/vita-blloshmi-buzeqeshja-e-jetes-tregim-ankth-dhe-shprese\/","title":{"rendered":"Vita Blloshmi\/ BUZ\u00cbQESHJA  E  JET\u00cbS  -Tregim- Ankth dhe shpres\u00eb.."},"content":{"rendered":"<p>   Disa pika shiu n\u00eb xhamin e makin\u00ebs e b\u00ebn\u00eb t\u00eb zgjohej nga ajo p\u00ebrhumbje. Ktheu kok\u00ebn nga i shoqi, q\u00eb po i jepte makin\u00ebs dhe i buz\u00ebqeshi . T\u00eb dy donin e mundoheshin t\u00eb ishin t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos  merakosur nj\u00ebri &#8211; tjetrin por mbrenda vetes ishin shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar. Makina gjarp\u00ebronte rrug\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb pejsazhi piktoresk dhe ajo e v\u00ebshtronte n\u00eb heshtje, sikur donte t\u00eb p\u00ebrthithte \u00e7do element t\u00eb asaj bukurie. Pastaj s\u00ebrish mb\u00ebshteti kok\u00ebn n\u00eb xhamin e makin\u00ebs. Dhe p\u00ebrs\u00ebri u p\u00ebrhumb&#8230;<br \/>\n   -Ana,- kemi nj\u00eb or\u00eb q\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb, d\u00ebshiron t\u00eb ndalojm\u00eb pak t\u00eb shkryth\u00ebsh k\u00ebmb\u00ebt &#8211; tha Karlo.<br \/>\n   -Jo, jo,- i dashur,- tha Ana,- preferoj t\u00eb shkoj nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb e t\u00eb b\u00ebj at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj &#8230; Ajo u mundua t\u00eb ishte e qet\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt e saj por edhe vet\u00eb e kuptoi q\u00eb z\u00ebri iu drodh dhe nj\u00eb l\u00ebmsh iu mblodh n\u00eb gryk\u00eb .. Po shkonin t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb ekzaminim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr An\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr. Jo se nuk kishte aty ku banonin apo nuk b\u00ebhej ai lloj ekzaminimi, por dikush u kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb qytetin tjet\u00ebr ishin m\u00eb t\u00eb avancuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. .<\/p>\n<p>                               ***<br \/>\n   Ishte nj\u00eb dit\u00eb e zakonshme, si gjith\u00eb dit\u00ebt e tjera, kur An\u00ebs i telefonuan nga spitali.<br \/>\n   -Urdh\u00ebroni, kush jeni?<br \/>\n   -Jemi nga laboratori i screening ,- u d\u00ebgjuar nj\u00eb z\u00eb gruaje nga ana tjet\u00ebr. Flas me Ana Malaj?<br \/>\n   -Un\u00eb jam&#8230;<br \/>\n   -Duhet t\u00eb vini nes\u00ebr n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ekografi n\u00eb lidhje me vizit\u00ebn e fundit q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb &#8230;<br \/>\n   -Pse, \u00e7far\u00eb ka ndodhur?- m\u00ebrm\u00ebriti Ana.<br \/>\n   -Nuk di t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb-ia preu shkurt z\u00ebri nga ana tjet\u00ebr. Nes\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 9. Mirupafshim!<br \/>\n   An\u00ebs i mbeti telefoni n\u00eb duar. Ajo kishte harruar fare q\u00eb nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mamografi, thjesht sepse kishte kaluar  t\u00eb 40- at, por pa patur ndonj\u00eb shqet\u00ebsim. Mbeti ashtu me telefonin n\u00eb dor\u00eb. Nj\u00eb zbehje e fytyr\u00ebs dhe nj\u00eb k\u00ebputje e gjunjve e b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ulej n\u00eb cepin e divanit q\u00eb ndodhej aty af\u00ebr. Nj\u00eb telefonat\u00eb e till\u00eb, pik\u00ebrisht kur ndihej n\u00eb kulmin e forcave dhe energjive t\u00eb saj. Ajo ishte nj\u00eb grua e bukur, q\u00eb i ruante m\u00eb s\u00eb miri akoma tiparet e rinis\u00eb dhe i buz\u00ebqeshte \u00e7do dit\u00eb jet\u00ebs me hare. I kushtonte kujdes vetes, vishej bukur dhe n\u00eb pun\u00ebn e saj e mbanin p\u00ebr nj\u00eb grua me shum\u00eb gusto e q\u00eb dinte ta g\u00ebzonte jet\u00ebn. Me buz\u00ebqeshje i niste dit\u00ebt e me buz\u00ebqeshje e humor i mbyllte&#8230;Por ja q\u00eb paska edhe momente q\u00eb ta ngrijn\u00eb buz\u00ebqeshjen n\u00eb buz\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb till\u00eb e gjeti i shoqi q\u00eb sapo u kthye nga puna. Ajo nuk iu hodh n\u00eb qaf\u00eb si mbr\u00ebmjet e tjera, por mbeti e pal\u00ebvizur n\u00eb cepi i divanit.<br \/>\n   -Ana, \u00e7far\u00eb ka ndodhur?- tha Karlo sapo e pa ashtu.Pse je zbehur n\u00eb fytyr\u00eb?<br \/>\n   -Nuk di, mbase jam shqet\u00ebsuar kot, por m\u00eb telefonuan nga spitali,-tha ajo duke u ngritur si me p\u00ebrtes\u00eb.- Nes\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 9 m\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb ekografi &#8230; bahhh&#8230;Dhe vajti e iu mb\u00ebshtet atij n\u00eb gjoks si p\u00ebr t\u00eb gjetur mbrojtje nga nj\u00eb sulm i panjohur.<br \/>\n   -Mos u shqet\u00ebso, me siguri nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb,-u mundua ai ta qet\u00ebsoj\u00eb dhe e mb\u00ebshtolli n\u00eb krah\u00ebt e tij. -Ulu t\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb kafe q\u00eb ta mbledh\u00ebsh veten. Ai i b\u00ebri kafet\u00eb n\u00eb heshtje dhe po n\u00eb heshtje i pin\u00eb. Ashtu me disa sforcime p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb humor vazhdoi e t\u00ebr\u00eb mbr\u00ebmja. Asnj\u00ebri nuk ishte aq i zoti q\u00eb ta fshihte hijen e shqet\u00ebsimit q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb&#8230;<br \/>\n   Ajo ishte nata m\u00eb e gjat\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb saj. Sillej e risillej n\u00eb shtrat pa v\u00ebn\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy. Mundohej t\u00eb mos e shqet\u00ebsonte Karlon q\u00eb kishte ardhur i lodhur nga puna dhe pas disa p\u00ebrpjekjesh t\u00eb mundimshme e zuri gjumi. Para sysh i kalonte rinia e saj e vrullshme. Ishte m\u00eb e gjalla dhe m\u00eb e qeshura nd\u00ebr shoqe dhe ishte gjithnj\u00eb ajo q\u00eb t\u00ebrhiqte e para v\u00ebmendjen e djemve me natyr\u00ebn e saj, aq sa shoqet xhelozoheshin e ia kishin zili. -Ti do t\u00eb na i rr\u00ebmbesh t\u00eb gjith\u00eb e do na l\u00ebsh\u00eb beqare,-i thonin ato me t\u00eb qeshur. -Mos u m\u00ebrzisni se ka bulevardi djem plot, edhe p\u00ebr ju,-ua kthente ajo.<br \/>\n   Me k\u00ebto mendime e gjeti m\u00ebngjesi. U \u00e7ua, b\u00ebri dushin dhe u mundua t\u00eb sillej normalisht, edhe pse nj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi i dallohej qart\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb. I b\u00ebri kafen\u00eb Karlos q\u00eb u nis nxitimthi p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb duke e puthur leht\u00eb n\u00eb faqe e duke i rrahur shpatullat p\u00ebr ta qet\u00ebsuar. Puthi f\u00ebmij\u00ebt tek i shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb dhe 20 minuta para orarit arriti n\u00eb spital . Koridoret e akullt dhe karriget bosh i shtuan tensionin dhe ankthin An\u00ebs &#8230; Ajo u ul n\u00eb nj\u00eb nga karriget e ftohta af\u00ebr der\u00ebs ku ishte shkruar: Ekografia&#8230; Nj\u00eb vajz\u00eb e re e p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb brisht\u00eb e pyeti n\u00ebse kishte ardhur doktoresha. Ana mblodhi supet dhe i tha se deri n\u00eb at\u00eb \u00e7ast asnjeri nuk kishte dal\u00eb nga ajo der\u00eb. Vajza i buz\u00ebqeshi p\u00ebrs\u00ebri dhe e pyeti: -Edhe ju jeni n\u00eb kur\u00eb ?<br \/>\n   Ana u drodh dhe ia preu shkurt:- Jo, jo&#8230; Dhe e shikoi vajz\u00ebn me bisht t\u00eb syrit . Ajo qet\u00ebsisht vazhdoi:- Un\u00eb kam mbaruar ciklin e par\u00eb t\u00eb terapis\u00eb dhe deri tani \u00e7do gj\u00eb po shkon mir\u00eb \u2026<br \/>\n   Ana po e ndiqte me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi k\u00ebt\u00eb bised\u00eb q\u00eb i solli nj\u00ebfar\u00eb shqet\u00ebsimi t\u00eb brendsh\u00ebm e gati po tregohej e pasjellshme me at\u00eb vajz\u00eb, e cila fliste but\u00ebsisht e me \u00e7ilt\u00ebrsi. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb dera u hap dhe nj\u00eb infermiere n\u00eb gjysm\u00eb moshe u shfaq dhe si me p\u00ebrtes\u00eb thirri:  &#8211; Malaj?<br \/>\n   Ana u ngrit dhe ndoqi e heshtur infermieren, e cila, pasi kaloi nj\u00eb koridor, trokiti dhe e futi n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb.- Prit k\u00ebtu,- i tha,-deri sa t\u00eb vij\u00eb doktoresha.<br \/>\n   Pas disa minutash, q\u00eb iu duk\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb, n\u00eb der\u00eb u shfaq nj\u00eb vajz\u00eb e re dhe e bukur,q\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndeti me shum\u00eb dashamir\u00ebsi: -Mir\u00ebm\u00ebngjes, zonja Malaj! Un\u00eb jam doktoresha Nadia. Ju kemi thirrur sepse n\u00eb mamografin\u00eb tuaj kemi par\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb dhe tani do ta shikojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Ju lutem p\u00ebrgatituni dhe shtrihuni&#8230; Ana tashm\u00eb nuk kuptonte asgj\u00eb, nuk ishte e zonja t\u00eb fliste vet\u00ebm zbatonte t\u00eb gjith\u00eb urdh\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike. U shtri n\u00eb krevatin e bardh\u00eb si d\u00ebbor\u00eb, ku \u00e7do gje i dukej e akullt. Doktoresha u ul pran\u00eb saj, i buz\u00ebqeshi s\u00ebrish dhe i shtr\u00ebngoi dor\u00ebn, duke i th\u00ebn\u00eb se duhej t\u00eb rrinte e qet\u00eb. Vazhdoi ta vizitonte imt\u00ebsisht p\u00ebr gati 40 minuta. N\u00eb nj\u00eb moment doktoresha thirri dik\u00eb tjet\u00ebr dhe u konsultuan duke folur me terma shkencore, nga t\u00eb cilat Ana nuk kuptoi asgj\u00eb &#8230; -Zonja Malaj, mbaruam, ju lutem vishuni dhe m\u00eb prisni n\u00eb zyr\u00ebn time,-i tha pacientes.  Ana u vesh me ngatht\u00ebsi dhe nj\u00eb i zbeht\u00eb i mbuloi fytyr\u00ebn. Duart i dridheshin, por u mundua t\u00eb dukej e qet\u00eb. Doli nga dhoma e ekografis\u00eb dhe u ndal tek zyra e doktoresh\u00ebs. U ul n\u00eb nj\u00eb karrige dhe syt\u00eb i shkuan tek nj\u00eb tabel\u00eb ku ishin t\u00eb gjitha statistikat dhe p\u00ebrqindjet e grave pas mosh\u00ebs 40 vje\u00e7, q\u00eb mund t\u00eb prekeshin nga tumori i gjirit&#8230;Nuk pati koh\u00eb t\u00eb thellohej, sepse dera u hap dhe hyri doktoresha Nadia, s\u00ebbashku me at\u00eb djalin me t\u00eb cilin u konsultuan pak m\u00eb par\u00eb.- Jam Andi,onkologu, buzeqeshi ai me formalitet. Ana u drodh kur d\u00ebgjoi fjal\u00ebn onkologu, sikur nj\u00eb teh i ftoht\u00eb ta prekte n\u00eb mish.<br \/>\n   -Zonja Malaj, duam t\u00eb jemi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me ju, q\u00eb t\u00eb mos humbim koh\u00eb. Nga shqyrtimet e b\u00ebra deri tani kemi konstatuar s\u00ebbashku me doktoresh\u00eb Nadian q\u00eb n\u00eb gjirin tuaj t\u00eb majt\u00eb keni nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb p\u00ebr nga forma e p\u00ebrmasa na nxit t\u00eb thellohemi m\u00eb tej. K\u00ebshtu, n\u00ebse ju jeni dakord, q\u00eb nes\u00ebr b\u00ebjm\u00eb biopsin\u00eb dhe vazhdojm\u00eb,- foli onkologu pa l\u00ebn\u00eb boshll\u00ebk mes fjal\u00ebve t\u00eb tij.<br \/>\n   -Po un\u00eb nuk &#8230; ndiej asgj\u00eb, mezi m\u00ebrm\u00ebriti Ana.- O zot, si \u00ebsht\u00eb e mundur? Dhe lot\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb i mbuluan faqet.<br \/>\n   -Shkenca nuk \u00ebsht\u00eb opinion, zonj\u00eb,- tha doktori,- k\u00ebtu flitet me fakte, k\u00ebshtu sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb kurimin, aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne. Ok ?<br \/>\n   An\u00ebs po i jepte bezdi kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb foluri. Doktori po i dukej aq i ftoht\u00eb dhe i prer\u00eb si nj\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb momentin kur jep vendimin. Mezi i ngriti syt\u00eb dhe tha: &#8211; Po un\u00eb sonte duhet t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpi e nes\u00ebr vij&#8230; &#8211; Ok,- than\u00eb ata&#8230; Ana u ngrit nga karrigia , m\u00ebrm\u00ebriti nj\u00eb \u201cmirupafshim\u201d dhe, pasi p\u00ebrshkoi p\u00ebrs\u00ebri koridorin e gjat\u00eb u gjend n\u00eb dalje t\u00eb spitalit. Nd\u00ebrsa po shkonte drejt makin\u00ebs d\u00ebgjoi telefonin. Ishte Karlo&#8230;<br \/>\n   -H\u00eb, e dashur, si vajti kontrolli?<br \/>\n   -Kam nj\u00eb tumor-, tha shkurt Ana.<br \/>\n   -\u00c7far\u00eb? E si mund ta din\u00eb ata pa b\u00ebr\u00eb biopsin\u00eb, nuk kuptojn\u00eb asgj\u00eb ata, si mund t\u00eb t\u00eb thon\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb &#8211; turfullonte Karlo nga ana tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa Ana hesht\u00ebte. N\u00eb nj\u00eb moment ai pushoi dhe shtoi:- M\u00eb prit aty, e dashur, se po marr autobusin dhe po vij t\u00eb t\u00eb marr.<br \/>\n   At\u00eb mbasdite e kaluan bashk\u00eb, sh\u00ebtit\u00ebn p\u00ebrdore, pa folur, ndenj\u00ebn t\u00eb p\u00ebrqafuar n\u00eb divan, qan\u00eb t\u00eb dy.<br \/>\n   T\u00eb nes\u00ebrmen Karlo e shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb spital, ku do t\u00eb shtrohej dhe p\u00ebr asnj\u00eb minut\u00eb nuk ia l\u00ebshoi dor\u00ebn. An\u00ebn e shtruan n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me drit\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebr &#8230; -Kjo do t\u00eb jet\u00eb sht\u00ebpia ime p\u00ebr disa koh\u00eb- u mundua t\u00eb qeshte Ana. U pa pak n\u00eb pasqyr\u00ebn p\u00ebrball\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bukuria e saj iu duk e k\u00ebrc\u00ebnuar. Moll\u00eb e kuqe me krimbin brenda, mendoi me nj\u00eb ndjenj\u00eb trishtimi.<br \/>\n   Mbas pak erdh\u00ebn, e mor\u00ebn dhe e shoq\u00ebruan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biopsin\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb b\u00ebhej brenda dit\u00ebs me mjetet moderne teknologjike. P\u00ebr fat t\u00eb keq konstatimi ishte drejt\u00eb. Nga ajo dit\u00eb nisi kalvari i An\u00ebs dhe i familjar\u00ebve t\u00eb saj&#8230; Pasi iu n\u00ebnshtrua operacionit gjat\u00eb t\u00eb cilit i hoq\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjirit, filloi cikli i kemioterpis\u00eb. Lodhjen dhe k\u00ebputjen e madhe fizike e shoq\u00ebroi humbja e flok\u00ebve, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua t\u00eb bukur p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dram\u00eb m\u00eb vete. Nuk shikohej dot n\u00eb pasqyr\u00eb, se i dukej vetja si nj\u00eb pem\u00eb q\u00eb i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb gjethet. Filluan dit\u00eb, jav\u00eb e muaj t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb fizikisht e psikologjikisht. I duhej t\u00eb luftonte me s\u00ebmundjen dhe me veten p\u00ebr t&#8217;u bindur q\u00eb kishte aq forca sa ta kap\u00ebrcente situat\u00ebn. Pas p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb energjive dhe daljes s\u00eb flok\u00ebve, ndjeu se e dashuronte jet\u00ebn me gjith\u00eb forc\u00ebn q\u00eb kishte. Nisi s\u00ebrish t\u00eb vishej bukur, t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb makiazhin q\u00eb ia evidentonte hiret fem\u00ebrore, t\u00eb sh\u00ebtiste me bi\u00e7iklet\u00eb parqeve e lulishteve t\u00eb qytetit, madje edhe fshatrave p\u00ebrreth, u buz\u00ebqeshte njer\u00ebzve edhe t\u00eb panjohur e k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb rinis\u00eb. I k\u00ebrkoi Karlos t\u00eb b\u00ebnin dy-tre udh\u00ebtime n\u00eb kryeqytetet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Europ\u00ebs, ku entuziazmi i saj ishte i pashterruesh\u00ebm n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast. Nisi nj\u00eb stin\u00eb e re edhe e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre intime e f\u00ebmij\u00ebt nuk dinin si t&#8217;i g\u00ebzoheshin mamas\u00eb q\u00eb dukej sikur rinohej \u00e7do dit\u00eb. Ja, k\u00ebshtu kaloi nj\u00eb vit nga operacioni&#8230;<br \/>\n   Tani ajo po shkonte t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb ekzaminim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse trupi i saj nuk ishte m\u00eb nj\u00eb moll\u00eb e krimbur apo qelizat tumorale kishin hedhur rr\u00ebnj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Entuziazmit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb tjera ia kishte z\u00ebn\u00eb vendin kjo p\u00ebrhumbje, q\u00eb ishte e natyrshme. Ishte si n\u00eb ato dit\u00ebt e universitetit, kur rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb provim gjithnj\u00eb p\u00ebrhumbej se nuk donte ta mendonte derisa t\u00eb hynte n\u00eb sall\u00eb. Ve\u00e7se k\u00ebt\u00eb radh\u00eb provimi ishte m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, pasi kishte si not\u00eb jet\u00ebn e saj.<br \/>\n   N\u00eb der\u00ebn e klinik\u00ebs po i priste nj\u00eb djal\u00eb i ri, i cili i shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb sdudion ku po i priste profesori.<br \/>\n   -Mirdita profesor!<br \/>\n   -Mirdita,- p\u00ebrsh\u00ebndeti ai me dashamir\u00ebsi.<br \/>\n   -Ja, kjo \u00ebsht\u00eb kartela ime klinike,- tha Ana e ia zgjati. Ai e hapi dhe e v\u00ebzhgoi me kujdes faqe p\u00ebr faqe &#8230; -K\u00ebto jan\u00eb edhe analizat e fundit,- shpejtoi t\u00eb thoshte Ana&#8230;<br \/>\n   &#8211; Ok. -P\u00ebrgatitu,- i tha profesori tek shkoi t\u00eb b\u00ebnte gati aparatur\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn do t&#8217;i b\u00ebnin kontrollin. Profesori e ekzaminoi gjat\u00eb e gjat\u00eb dhe kaloi n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr, duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb prisnin. Kaluan p\u00ebrs\u00ebri minuta e minuta t\u00eb t\u00ebra, q\u00eb dukeshin nj\u00eb pafund\u00ebsi dhe An\u00ebs sa nuk po i dilte zemra nga vendi. Ajo u vesh me duart q\u00eb i dridheshin dhe Karlo mundohej ta ndihmonte por ishte m\u00eb i zbeht\u00eb se ajo. N\u00eb nj\u00eb moment e t\u00ebrhoqi pas vetes, e puthi n\u00eb flok\u00eb dhe i p\u00ebshp\u00ebriti n\u00eb vesh:- \u00c7do gj\u00eb do shkoj\u00eb mir\u00eb, rri e qet\u00eb&#8230;<br \/>\n   U \u00e7apit\u00ebn n\u00eb sdudio ku po i priste profesori&#8230;Ai ngriti kok\u00ebn mengadal\u00eb, i v\u00ebshtroi p\u00ebrmes syzave duke buz\u00ebqeshur dhe tha:-Betej\u00ebn e par\u00eb e kemi fituar. P\u00ebrg\u00ebzime ju dhe ekipit q\u00eb ju ka ndjekur &#8230;<br \/>\n   Ana u k\u00ebput n\u00eb karrige dhe p\u00ebrs\u00ebri lot\u00ebt i mbuluan faqet. Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb ishin lot\u00eb g\u00ebzimi. Fal\u00ebnderoi profesorin dhe sapo u gjend\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb iu hodh n\u00eb qaf\u00eb Karlos duke b\u00ebrtitur:- Ia dol\u00ebm mban\u00eb\u00eb\u00eb! Ia dol\u00ebm mban\u00eb\u00eb\u00eb &#8230; Ajo ishte dita m\u00eb e bukur e jet\u00ebs s\u00eb saj. Tek ecnin rrug\u00ebs s\u00eb kthimit p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi ajo shikonte gra e nuse t\u00eb reja dhe u th\u00ebrriste nga xhami i makin\u00ebs:- E keni b\u00ebr\u00eb kontrollin e mamografis\u00eb? Ju lutem b\u00ebjeni! B\u00ebjeni! Jeta \u00ebsht\u00eb e bukur. E buz\u00ebqeshjen e saj bashk\u00eb me flok\u00ebt i rr\u00ebmbente era.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa pika shiu n\u00eb xhamin e makin\u00ebs e b\u00ebn\u00eb t\u00eb zgjohej nga ajo p\u00ebrhumbje. Ktheu kok\u00ebn nga i shoqi, q\u00eb po i jepte makin\u00ebs dhe i buz\u00ebqeshi . T\u00eb dy donin e mundoheshin t\u00eb ishin t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos merakosur nj\u00ebri &#8211; tjetrin por mbrenda vetes ishin shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar. Makina gjarp\u00ebronte rrug\u00ebs p\u00ebrmes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":26339,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[120],"tags":[],"class_list":{"0":"post-26338","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-letersi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26338","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26338"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26338\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26340,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26338\/revisions\/26340"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}