{"id":25996,"date":"2022-10-31T11:02:48","date_gmt":"2022-10-31T11:02:48","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=25996"},"modified":"2022-10-31T11:02:48","modified_gmt":"2022-10-31T11:02:48","slug":"bajram-karabolli-ultimatumi-fragment-nga-tregimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/31\/bajram-karabolli-ultimatumi-fragment-nga-tregimi\/","title":{"rendered":"Bajram Karabolli\/ULTIMATUMI  (Fragment nga tregimi)"},"content":{"rendered":"<p>Mehmet Selimi ngriti pak kok\u00ebn lart dhe hyri. Opingat e tij, t\u00ebr\u00eb pluhur e gjak gjarp\u00ebri, shkel\u00ebn r\u00ebnd\u00eb-r\u00ebnd\u00eb mbi qilimin e madh e t\u00eb bukur. Pa p\u00ebrfillur objektet e tjera, kontrolloi me nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb shpejt\u00eb njer\u00ebzit brenda. Ve\u00e7 oficerit q\u00eb e shoq\u00ebroi, ishin kat\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb. Tre ushtarak\u00eb dhe nj\u00eb civil. T\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb heshtur, rrinin n\u00eb pritje t\u00eb d\u00ebgjonin ardh\u00ebsin.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb pashai, nga ju? &#8211; foli shqip Mehmet Selimi.<br \/>\n&#8211; K\u00ebtu s\u2019ka pasha. Mos do t\u00eb thuash gjenerali? &#8211; iu drejtua, po shqip, civili.<br \/>\n&#8211; Nj\u00ebsoj \u00ebsht\u00eb, xhenerrali, n\u00eb mos. Cili \u00ebsht\u00eb?<br \/>\n  &#8211; Un\u00eb jam! &#8211; u p\u00ebrgjigj, me ton t\u00eb ashp\u00ebr, n\u00eb gjuh\u00ebn e tij, ushtaraku q\u00eb rrinte ulur n\u00eb krye t\u00eb tavolin\u00ebs s\u00eb madhe, i cili, me sa duket, e mori me mend p\u00ebrse b\u00ebhej fjal\u00eb.<br \/>\n   Mehmet Selimi u kthye i t\u00ebri  nga ai, duke e par\u00eb, pa i b\u00ebr\u00eb t\u00ebrr syri. Ishte nj\u00eb burr\u00eb i moshuar, pothuaj plak, rehatuar mbi nj\u00eb kolltuk t\u00eb madh, i mbuluar e i r\u00ebnduar nga gradat e dekoratat. Ca gjalma t\u00eb trash\u00eb e t\u00eb ndritsh\u00ebm i p\u00ebrdridheshin supeve e gjoksit. Ngjyra e tyre e verdh\u00ebreme, i kujtoi pa dashur gjarprin q\u00eb vrau, Mehmet Selimit. Mblodhi vetullat e leshta, nxori ultimatumin dhe, me nj\u00eb gjest t\u00eb prer\u00eb, zgjati dor\u00ebn e i tha shqip:<br \/>\n &#8211; Merre!<br \/>\n   Gjenerali, pak i hutuar e i nervozuar, e kapi zarfin me kujdes, si t\u00eb kapte nj\u00eb bomb\u00eb. N\u00eb \u00e7ast e mblodhi veten dhe, duke mos ia shqitur syt\u00eb fshatarit shqiptar, ia drejtoi zarfin civilit. Civili e mori dhe, me duart q\u00eb gati i dridheshin, e grisi ngadal\u00eb. Nxori andej nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb shkruar dhe, kur pa n\u00eb krye t\u00eb saj, shkruar me shkronja t\u00eb m\u00ebdha, ULTIMATUM, shqeu syt\u00eb.<br \/>\n  Nd\u00ebrkoh\u00eb gjenerali vazhdonte t\u00eb v\u00ebrente fshatarin shqiptar nga lart posht\u00eb: n\u00eb kok\u00eb qylaf i bardh\u00eb me nj\u00eb shkab\u00eb t\u00eb zez\u00eb dykrer\u00ebshe; vetulla t\u00eb trasha, t\u00eb zeza pend\u00eb korbi; sy t\u00eb zinj, t\u00eb ndritsh\u00ebm; mustaqe t\u00eb zeza; xhamadan leshi, i zi, i q\u00ebndisur, i zb\u00ebrthyer n\u00eb t\u00eb gjitha mb\u00ebrthezet; m\u00ebngore e bardh\u00eb prej cohe t\u00eb holl\u00eb, e zb\u00ebrthyer n\u00eb gjoks; fanell\u00eb leshi me m\u00ebnga t\u00eb gjata e t\u00eb q\u00ebndisura te duart; brez i gjer\u00eb leshi, kuq e zi, mb\u00ebshtjell\u00eb dy-tri her\u00eb p\u00ebr mesi; vraka t\u00eb zeza leshi deri n\u00ebn gjunj\u00eb; tirq t\u00eb bardh\u00eb leshi; m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e hapura e t\u00eb mb\u00ebshtetura fort mbi qilim, opinga t\u00eb r\u00ebnda vendi.<br \/>\n  Gjenerali, gjysm\u00eb i \u00e7uditur, pyeti veten se si e duronte vap\u00ebn ky njeri.<br \/>\n  Mehmet Selimi, mosp\u00ebrfill\u00ebs, si t\u00eb mos ndodhej askush pran\u00eb tij, nxori kutin\u00eb e duhanit dhe nisi t\u00eb dridhte nj\u00eb cigare. Bajram Karabolli\/ULTIMATUMI<br \/>\n(Fragment nga tregimi)<\/p>\n<p>Mehmet Selimi ngriti pak kok\u00ebn lart dhe hyri. Opingat e tij, t\u00ebr\u00eb pluhur e gjak gjarp\u00ebri, shkel\u00ebn r\u00ebnd\u00eb-r\u00ebnd\u00eb mbi qilimin e madh e t\u00eb bukur. Pa p\u00ebrfillur objektet e tjera, kontrolloi me nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb shpejt\u00eb njer\u00ebzit brenda. Ve\u00e7 oficerit q\u00eb e shoq\u00ebroi, ishin kat\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb. Tre ushtarak\u00eb dhe nj\u00eb civil. T\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb heshtur, rrinin n\u00eb pritje t\u00eb d\u00ebgjonin ardh\u00ebsin.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb pashai, nga ju? &#8211; foli shqip Mehmet Selimi.<br \/>\n&#8211; K\u00ebtu s\u2019ka pasha. Mos do t\u00eb thuash gjenerali? &#8211; iu drejtua, po shqip, civili.<br \/>\n&#8211; Nj\u00ebsoj \u00ebsht\u00eb, xhenerrali, n\u00eb mos. Cili \u00ebsht\u00eb?<br \/>\n  &#8211; Un\u00eb jam! &#8211; u p\u00ebrgjigj, me ton t\u00eb ashp\u00ebr, n\u00eb gjuh\u00ebn e tij, ushtaraku q\u00eb rrinte ulur n\u00eb krye t\u00eb tavolin\u00ebs s\u00eb madhe, i cili, me sa duket, e mori me mend p\u00ebrse b\u00ebhej fjal\u00eb.<br \/>\n   Mehmet Selimi u kthye i t\u00ebri  nga ai, duke e par\u00eb, pa i b\u00ebr\u00eb t\u00ebrr syri. Ishte nj\u00eb burr\u00eb i moshuar, pothuaj plak, rehatuar mbi nj\u00eb kolltuk t\u00eb madh, i mbuluar e i r\u00ebnduar nga gradat e dekoratat. Ca gjalma t\u00eb trash\u00eb e t\u00eb ndritsh\u00ebm i p\u00ebrdridheshin supeve e gjoksit. Ngjyra e tyre e verdh\u00ebreme, i kujtoi pa dashur gjarprin q\u00eb vrau, Mehmet Selimit. Mblodhi vetullat e leshta, nxori ultimatumin dhe, me nj\u00eb gjest t\u00eb prer\u00eb, zgjati dor\u00ebn e i tha shqip:<br \/>\n &#8211; Merre!<br \/>\n   Gjenerali, pak i hutuar e i nervozuar, e kapi zarfin me kujdes, si t\u00eb kapte nj\u00eb bomb\u00eb. N\u00eb \u00e7ast e mblodhi veten dhe, duke mos ia shqitur syt\u00eb fshatarit shqiptar, ia drejtoi zarfin civilit. Civili e mori dhe, me duart q\u00eb gati i dridheshin, e grisi ngadal\u00eb. Nxori andej nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb shkruar dhe, kur pa n\u00eb krye t\u00eb saj, shkruar me shkronja t\u00eb m\u00ebdha, ULTIMATUM, shqeu syt\u00eb.<br \/>\n  Nd\u00ebrkoh\u00eb gjenerali vazhdonte t\u00eb v\u00ebrente fshatarin shqiptar nga lart posht\u00eb: n\u00eb kok\u00eb qylaf i bardh\u00eb me nj\u00eb shkab\u00eb t\u00eb zez\u00eb dykrer\u00ebshe; vetulla t\u00eb trasha, t\u00eb zeza pend\u00eb korbi; sy t\u00eb zinj, t\u00eb ndritsh\u00ebm; mustaqe t\u00eb zeza; xhamadan leshi, i zi, i q\u00ebndisur, i zb\u00ebrthyer n\u00eb t\u00eb gjitha mb\u00ebrthezet; m\u00ebngore e bardh\u00eb prej cohe t\u00eb holl\u00eb, e zb\u00ebrthyer n\u00eb gjoks; fanell\u00eb leshi me m\u00ebnga t\u00eb gjata e t\u00eb q\u00ebndisura te duart; brez i gjer\u00eb leshi, kuq e zi, mb\u00ebshtjell\u00eb dy-tri her\u00eb p\u00ebr mesi; vraka t\u00eb zeza leshi deri n\u00ebn gjunj\u00eb; tirq t\u00eb bardh\u00eb leshi; m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e hapura e t\u00eb mb\u00ebshtetura fort mbi qilim, opinga t\u00eb r\u00ebnda vendi.<br \/>\n  Gjenerali, gjysm\u00eb i \u00e7uditur, pyeti veten se si e duronte vap\u00ebn ky njeri.<br \/>\n  Mehmet Selimi, mosp\u00ebrfill\u00ebs, si t\u00eb mos ndodhej askush pran\u00eb tij, nxori kutin\u00eb e duhanit dhe nisi t\u00eb dridhte nj\u00eb cigare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mehmet Selimi ngriti pak kok\u00ebn lart dhe hyri. Opingat e tij, t\u00ebr\u00eb pluhur e gjak gjarp\u00ebri, shkel\u00ebn r\u00ebnd\u00eb-r\u00ebnd\u00eb mbi qilimin e madh e t\u00eb bukur. Pa p\u00ebrfillur objektet e tjera, kontrolloi me nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb shpejt\u00eb njer\u00ebzit brenda. Ve\u00e7 oficerit q\u00eb e shoq\u00ebroi, ishin kat\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb. Tre ushtarak\u00eb dhe nj\u00eb civil. T\u00eb gjith\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":25997,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[120],"tags":[],"class_list":{"0":"post-25996","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-letersi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25996"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25996\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25998,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25996\/revisions\/25998"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}