{"id":24643,"date":"2022-10-22T08:42:55","date_gmt":"2022-10-22T08:42:55","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=24643"},"modified":"2022-10-22T08:42:55","modified_gmt":"2022-10-22T08:42:55","slug":"procesi-i-berlinit-nxirret-jashte-loje-ballkani-i-hapur-vendet-e-ballkanit-perendimor-bien-dakord-per-levizjen-e-lire-mes-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/22\/procesi-i-berlinit-nxirret-jashte-loje-ballkani-i-hapur-vendet-e-ballkanit-perendimor-bien-dakord-per-levizjen-e-lire-mes-tyre\/","title":{"rendered":"Procesi i Berlinit\/Nxirret jasht\u00eb loje \u201cBallkani i Hapur\u201d, Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor bien dakord p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb mes tyre"},"content":{"rendered":"<p>Ministrat e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor pajtohen p\u00ebr udh\u00ebtimin pa viza midis tyre dhe p\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur nj\u00eb hap drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Kjo u b\u00eb e ditur nga ministrja gjermane e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Annalina Berbok Baerbock, gjat\u00eb takimit t\u00eb ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb vendeve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb Procesin e Berlinit, e cila theksoi se, k\u00ebta jan\u00eb hapa historik\u00eb, q\u00eb ndryshojn\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>\u2018Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb student\u00ebt nga Shqip\u00ebria mund t\u00eb p\u00ebrdorin diplom\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe se nj\u00eb arkitekt nga Serbia mund t\u00eb shkoj\u00eb dhe t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Fundja kjo \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka me t\u00eb cil\u00ebn ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb tregu i brendsh\u00ebm evropian\u2019, tha zonja Baerbock.<\/p>\n<p>N\u00eb takim u tha se p\u00ebrfitimin m\u00eb t\u00eb madh nga kjo marr\u00ebveshje do ta ken\u00eb qytetar\u00ebt nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viza.<\/p>\n<p>Dokumenti p\u00ebrfundimtar pritet t\u00eb n\u00ebnshkruhet me 3 n\u00ebntori n\u00eb Berlin, ku pritet t\u00eb mbahet takimi i udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe t\u00eb dhjet\u00eb vendeve t\u00eb tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb K\u00ebshillit dhe Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>\u2018Duke n\u00ebnshkruar t\u00eb marr\u00ebveshjet n\u00eb takimin e ardhsh\u00ebm n\u00eb n\u00ebntor, ju po b\u00ebni nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Ju po e b\u00ebni jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tuaj m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe po ndihmoni kompanit\u00eb tuaja t\u00eb nxisin tregtin\u00eb dhe rritjen ekonomike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin\u2019, tha ajo.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs kan\u00eb theksuar se procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ku t\u00eb gjitha shtetet jan\u00eb t\u00eb barabarta dhe kan\u00eb kund\u00ebrshtuar \u00e7do nism\u00eb q\u00eb sipas tyre mund t\u00eb shfaqet si alternative ndaj k\u00ebtij procesi, p\u00ebrfshir\u00eb nism\u00ebn \u2018Ballkani i Hapur\u2019 q\u00eb u hodh nga Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara e mb\u00ebshtesin nism\u00ebn p\u00ebr \u2018Ballkanin e Hapur\u2019 dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e saj, por i d\u00ebrguari p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor Gabriel Escobar ka theksuar se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb ekonomike q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb sukses vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor si t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla tha t\u00eb premten n\u00eb Berlin se \u2018nga Procesi i Berlinit, padyshim q\u00eb presim nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb thelluar n\u00eb rajonin ton\u00eb. Ne gjithashtu presim q\u00eb Procesi i Berlinit t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vrull dhe d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i shprehim mir\u00ebnjohjen ton\u00eb qeveris\u00eb gjermane p\u00ebr rifillimin e procesit. Integrimi i rajonit n\u00eb BE dhe integrimi evropian-atlantik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u2019, tha ajo.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit i cili u ringjall nga kancelari gjerman Olaf Scholz, u hodh n\u00eb vitin 2014 nga ish kancelaria gjermane Angela Merkel me synim thellimin e bashk\u00ebrendimit nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si dhe mb\u00ebshtetjen e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij rajoni n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Durimi i disa vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit po mbaron dhe kritik\u00ebt e ritmit t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb zgjerimit t\u00eb bllokut thon\u00eb se kjo u l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e tyre n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ministrja e jashtme gjermane tha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e qeveris\u00eb s\u00eb saj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb bllok p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe p\u00ebrparim ekonomik, nd\u00ebrsa b\u00ebri thirrje p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e reformave n\u00eb vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Ministrja Baerbock, shprehu d\u00ebshir\u00ebn e saj p\u00ebr normalizimin e \u2018situat\u00ebs s\u00eb pazgjidhur\u2019 mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila tha ajo \u00ebsht\u00eb \u2018shkak i vazhduesh\u00ebm i tensioneve\u2019.<\/p>\n<p>Shefja e diplomacis\u00eb gjermane i b\u00ebri thirrje Serbis\u00eb \u2018q\u00eb t\u00eb rris\u00eb harmonizimin me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sanksionet kund\u00ebr Rusis\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti; dhe ne presim hapa konkret\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb harmonizuar politik\u00ebn e saj t\u00eb vizave. Kontrabanda e njer\u00ebzve k\u00ebrc\u00ebnon jet\u00ebn dhe sigurin\u00eb e njer\u00ebzve dhe marrjen e masave kund\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb na bashkon t\u00eb gjith\u00ebve\u2019, tha ajo.\u00a0\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrat e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor pajtohen p\u00ebr udh\u00ebtimin pa viza midis tyre dhe p\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur nj\u00eb hap drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Kjo u b\u00eb e ditur nga ministrja gjermane e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Annalina Berbok Baerbock, gjat\u00eb takimit t\u00eb ministrave t\u00eb jasht\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":24644,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24643","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24643"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24643\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24645,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24643\/revisions\/24645"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24644"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}