{"id":24586,"date":"2022-10-21T17:30:51","date_gmt":"2022-10-21T17:30:51","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=24586"},"modified":"2022-10-21T17:30:51","modified_gmt":"2022-10-21T17:30:51","slug":"tropojanet-nje-rrefenje-mahnitese-nga-poeti-ing-kastriot-fetahu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/21\/tropojanet-nje-rrefenje-mahnitese-nga-poeti-ing-kastriot-fetahu\/","title":{"rendered":"TROPOJAN\u00cbT\/ Nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb mahnit\u00ebse nga poeti, ing.Kastriot Fetahu"},"content":{"rendered":"<p>Kam lexuar n\u00eb adoleshenc\u00ebn time nj\u00eb roman t\u00eb Sulejman Krasniqit \u201cQielli i p\u00ebrflakur\u201d. Aty u \u201ctakova\u201d p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me tropojan\u00ebt dhe heronjt\u00eb e Tropoj\u00ebs, Mic Sokoli, Ali Ibra, Binak Alia e t\u00eb tjer\u00eb. Krismat n\u00eb Dragobi, q\u00eb vran\u00eb plakun e maleve bac\u00eb Bajram Currin, osh\u00ebtinin n\u00eb muret e shpell\u00ebs,kur studioja historin\u00eb e re t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nPiktura e Sali Shijakut \u201cMic Sokoli\u201d, i Tropojes se Eposit te kreshnikeve apo Konferences se Bujanit, me ngazellente kur e shikoja\u2026<\/p>\n<p>\u201cSa hyra n\u00eb keto male, te parin malesor qe takova e pyeta:- \u00c7ka je ?! Shqiptar, m\u2019u pergjigj ai. Kisha qene dhe n\u00eb vende te tjera dhe kisha pyetur po keshtu e me ishin pergjigjur se: \u201cjam katolik, jam musliman, jam ortodoks\u201d, shkruan Edit Durham, pasi vizitoi Tropojen ne 1904.<\/p>\n<p>Nuk e di pse tropojanet n\u00eb mendimin tim empirik, tani qe jetoj ne USA, m\u00eb ngjajne me teksan\u00ebt (Teksas), ndoshta nga konservatorizmi epik, ashpersia kreshnike, ngjashmeria ne tingull te te dy fjaleve dhe edhe fillojne te dyja me \u201cT\u201d. <\/p>\n<p>Keto mendime m\u00eb qarkullonin kur sapo ishim ulur per kafe me mikun tim profesor Adi Mulaj nje tropojan i shquar individualisht, erudit, atdhetar i madh dhe nje dere po e tille nga Tropoja e vjeter, aty n\u00eb ish \u201c\u00c7adren\u201d e bllokut.<br \/>\nBisedat e para ishin pyetjet e zakonshme derisa kapercyem tek tema e turizmit nisur nga telefonata e nje turiste suedeze, qe ju be n\u00eb ate cast.<br \/>\n-Tropojanet jane trashegimtare te dardaneve dhe Tropoja quhet edhe malesia e Gjakoves, ku si vendbanim i perket viteve 2000 -1700 te epokes se bronxit- e filloi fjalen e tij me kembenguljen time, miku im, qe m\u00eb poshte vazhdoi\u2026<\/p>\n<p>Inxhinier, gjate vizites n\u00eb bjeshke, hasa n\u00eb perpjekjet e para te vendasve per te krijuar te ardhura edhe nga turizmi, duke hapur dyert e staneve te tyre per te mikpritur kalimtaret e huaj. Te flasim pak per kete gjurme kalimi. Sigurisht Valbona ka terhequr gjithmone turiste. Mbaj mend qe miqte e mi qe punonin ne aeroportin e Rinasit diku nga viti 2008 me thonin qe percillnin grupe nga 20 vete ne Valbone per te vizituar trevat e Tropojes.  Me pas DAV Summit Club  arriten qe te krijonin nje shteg kalimi prej 192 km te gjate e cila kalon ne tre shtete. Ky shteg i quajtur Peaks of Balkans nis ne Theth, kalon ne Valbone, Plave, Doberdol (Shqiperi),  Kosove, Mal i Zi dhe perfundon ne Rugove. Pikerisht ne kete kohe perkon edhe vizita ime ne Doberdol. <\/p>\n<p>Nuk di pse m\u2019u kujtua ne ate cast, udhetimi i kronikanit te shquar turk Evlia Celebia qe pasi kaloi Qafe Prushin shkroi vepren \u201cUdhetime\u201d ku permend edhe Tropojen ne shek e XVll.<\/p>\n<p>Profesori vazhdoi -duke qene me prirje biznesi, pashe shume potencial te paperdorur nga vendasit.<br \/>\nDikush kishte krijuar nje guest-house dhe po punonte mire, te tjeret ishin n\u00eb nje gjendje deshire por pa aftesi per te bere te njejten gje. Pasi pashe se si po interpretohej ky fenomen i ri biznesi, i dhashe kurajo disa te njohurve te cilet n\u00eb mendjen time kishin aftesine per te krijuar kete biznes. Vlen te theksohet se nje vit para vizites time, Sokol Avdia kishte shitur te gjithe tufen e vet te dhenve e te dhive per te paguar nje eskavator me qellim qe te hapte rrugen e makines, i cili per mua duhet te vleresohet me te gjitha medaljet civile te nje shteti. <\/p>\n<p>Gjate kohes qe degjoja profesor Adin, vetetimthi para syve me doli nje fotografi e asaj kohe, ku ishte Hoxha \u201cgju m\u00eb gju me popullin\u201d n\u00eb bjeshket e Tropojes. N\u00eb sfondin kryesor dy burra te vjeter malesore, luftetare nga bajraku i Mulosmaneve. (nuk e di nga e kisha kete info) dhe kuptoja se diktatura e njihte e kujdesej per raportin me Tropojen si nje vend i njerezve te lire dhe historikisht luftetare nacionaliste.<\/p>\n<p>Cfare u thashe, Inxhinier, cfare u premtova dhe cfare bera, vazhdoi profesor Adi\u2026<br \/>\nU thashe se jane n\u00eb rrugen e duhur per te vazhduar te benin te njejtin biznes. Ata shihnin veshtiresi, une shikoja potencialin qe kishin. Turistet nuk kerkonin luks. Ata donin te perjetonin realitetin, te kishin ushqime bio, te njejtat ushqime qe vendasit konsumonin per vete. Ata nuk dinin anglisht. Nuk kishin lidhje me agjensite apo me strukturat qe orientonin turistet. Atehere, sapo u ktheva, pasi kisha marre disa filmime me celular te lendinave (sepse guesthouse nuk kishte) krijova nje faqe web, nje faqe facebook-u, nje location ne Google, nje faqe biznesi n\u00eb google, nje faqe ne Paypal, nje location ne Bing si dhe dy numra telefoni per whatsapp te cilet vazhdimisht i paguaj. Te njejten gje e krijova edhe per guesthousin tjeter. Praktikisht krijova Sokol Avdia Guesthouse dhe Guesthouse Bylbyl Vatnika. Me vone kam pare qe guida gjermane e Giz ka futur te gjitha infot e mia ne guidat e veta.<\/p>\n<p>M\u2019u duk cudi sesi miku im mendonte ti jepej medalje Sokol Avdiajt ( e merituar), sepse nga keto qe degjoja i takonte ketij me shume per ndihmen ne zhvillimin praktikisht te turizmit (pa shperblim) n\u00eb ate zone, pra virtytet e Mulajve jane te tilla\u2026<\/p>\n<p>Gjate ketyre gjashte viteve, edhe pse skam shkuar atje, kam arritur cdo here qe te adresoj, te pergjigjem me fb messenger apo whatsapp, dhe te orientoj turistet qe kerkonin nje vendstrehim ne Doberdol. Nuk le pa harruar qe vitin e pare takova dy agjensi turistesh dhe duke garantuar me personin tim dhe biznesin tim arrita te bind qe te kishin nje marredhenje me keto dy guesthouse. Praktikisht me ndodh qe jam ne takimet e mia, i zene me rutinen time te dites dhe sa here me vjen nje njoftim prej njerezve qe kerkojne te vizitojne Peaks of Balkans, une ju pergjigjem, i orientoj dhe ju uroj qe te kalojne sa me mire. Sot pas gjashte vitesh kam pare qe Sokoli flet gjermanisht, Bylbyli dhe e motra flasin anglisht, dhe arrijne te menaxhojne vete fluksin e kerkesave.  Ja pra nje pune gjashte vjecare me arritjet e saj sot\u2026<\/p>\n<p>Biseda vazhdoi rrjedhshem dhe per tema te tjera\u2026<\/p>\n<p>M\u00eb erdhi n\u00eb mendje \u201cCelesi i Tiranes\u201d dhene Goran Bregovic, apo nuk e di sa te tjereve te huaj pa asnje kontribut per Shqiperine.<br \/>\n\u2026Mendimi se USA ka vetem shtate qytetare nderi te huaj, ku ky titull u eshte dhene kur ishin gjalle vetem Nene Terezes dhe Winston Churchill me pershkoi si rryma e kundert e nje lumi te fuqishem !!!<br \/>\nNje personalitet i vertete shqiptar si Admir Mulaj,(arsimuar ne universitetin e Pisa per ekonomi), jo vetem nuk dekorohet, por as nuk e di njeri se cfare ka bere ne fushen e turizmit per ate vend te bekuar\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb optiken time tropojanet jane ndoshta atdhetaret me te medhenj te Shqiperise.<br \/>\nNuk jam cuditur kur n\u00eb nje udhetim biznesi n\u00eb Bosnje miqte e mi te cmuar, vellezerit Vladimir e Admir Mulaj, kishin vendosur flamurin shqiptar n\u00eb xhamin e pasem te makines.<br \/>\nU ndava me profesor Adin.<br \/>\nKenga e tropojanit Gezim Nika, \u201cShqiperi oj nena ime ndonese jam i merguar\u201d si lajtmotiv i asaj dite, e ben te lotoj emigrantin kur e degjon n\u00eb dhe te huaj\u2026<br \/>\nDo t\u2019i vizitoj bjeshket e Tropojes\u2026 nje dite.<br \/>\nUne i dua tropojanet, e dua Shqiperine.<\/p>\n<p>K.F.<\/p>\n<p>Chicago 10\/19\/2022<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/4C8F1921-B5FA-47A6-8B4E-6F88B2171847-224x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"224\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-24587\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/4C8F1921-B5FA-47A6-8B4E-6F88B2171847-224x300.jpeg 224w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/4C8F1921-B5FA-47A6-8B4E-6F88B2171847-764x1024.jpeg 764w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/4C8F1921-B5FA-47A6-8B4E-6F88B2171847-768x1030.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/4C8F1921-B5FA-47A6-8B4E-6F88B2171847.jpeg 818w\" sizes=\"auto, (max-width: 224px) 100vw, 224px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kam lexuar n\u00eb adoleshenc\u00ebn time nj\u00eb roman t\u00eb Sulejman Krasniqit \u201cQielli i p\u00ebrflakur\u201d. Aty u \u201ctakova\u201d p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me tropojan\u00ebt dhe heronjt\u00eb e Tropoj\u00ebs, Mic Sokoli, Ali Ibra, Binak Alia e t\u00eb tjer\u00eb. Krismat n\u00eb Dragobi, q\u00eb vran\u00eb plakun e maleve bac\u00eb Bajram Currin, osh\u00ebtinin n\u00eb muret e shpell\u00ebs,kur studioja historin\u00eb e re [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":24588,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24586","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24586"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24586\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24589,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24586\/revisions\/24589"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}