{"id":24035,"date":"2022-10-17T16:32:00","date_gmt":"2022-10-17T16:32:00","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=24035"},"modified":"2022-10-17T16:32:00","modified_gmt":"2022-10-17T16:32:00","slug":"perparim-gjeka-si-fitohet-bashkia-e-tiranes-nese-bie-tirana-bie-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/17\/perparim-gjeka-si-fitohet-bashkia-e-tiranes-nese-bie-tirana-bie-qeveria\/","title":{"rendered":"P\u00ebrparim Gjeka\/  SI FITOHET BASHKIA E TIRAN\u00cbS&#8230;N\u00ebse bie Tirana, bie qeveria"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse bie Tirana, bie qeveria. Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e opozitarizmit dhe kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb marrja me \u00e7do kusht e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pas disa muajsh nga duart e pista t\u00eb kryetarit aktual dhe qeveris\u00eb aktuale t\u00eb cil\u00ebt me ritme t\u00eb tmerrshme po realizojn\u00eb braktisjen e periferive t\u00eb vendit drejt Tiran\u00ebs dhe braktisjen e Tiran\u00ebs dhe krejt vendit drejt emigracionit.<br \/>\nMarrja e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb e mundshme me gjith\u00eb ato skandale t\u00eb administrimit t\u00eb saj sidomos n\u00eb 8 vitet e fundit, prandaj humbja \u00ebsht\u00eb e pafalshme dhe \u00e7dokush nga forcat opozitare q\u00eb nuk b\u00ebn maksimumin p\u00ebr fitore, do rezultoj\u00eb se do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike para shqiptar\u00ebve.<br \/>\nPor si mund t\u00eb realizohet marrja e Tiran\u00ebs nga nj\u00eb kandidat fitues? <\/p>\n<p>Identikiti i kandidatit fitues <\/p>\n<p>E para le t\u00eb heqim nga diskutimi n\u00ebse kandidati duhet t\u00eb jet\u00eb politik apo apolitik. Gjith\u00eb pozimet e logjik\u00ebs politike, matematike dhe konjitive na japin nj\u00eb p\u00ebrgjigje shteruese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb:<br \/>\n&#8211; P\u00ebr\u00e7arja aktuale qoft\u00eb n\u00eb qend\u00ebr apo n\u00eb baz\u00eb e opozit\u00ebs parlamentare aktuale n\u00eb tre grupe relativisht t\u00eb qarta nuk lejon p\u00ebr sinergji elektorale edhe n\u00ebse n\u00eb teori grupet n\u00eb qend\u00ebr bien dakord p\u00ebr bashkim, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kandidat i Berish\u00ebs t\u00eb themi nuk do merrte 100% votat e grupeve t\u00eb tjera e jo m\u00eb t\u00eb pretendonte t\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb vota nga ato q\u00eb PD nuk i ka marr\u00eb ndonj\u00ebhere dhe i nevojiten p\u00ebr t\u00eb mundur t\u00eb majt\u00ebn.<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt bashkimi n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm degjenerim i problemit sipas politikave kush i l\u00eb kujt \u201ddobi\u00e7in n\u00eb der\u00eb\u201d dhe jo zgjidhje e problemit kryesor q\u00eb ka opozita at\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme nuk i kalon 35% t\u00eb votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por edhe n\u00eb zgjedhje lokale, p\u00ebrshembull n\u00eb ato 6 marsit p\u00ebrve\u00e7 Shkodr\u00ebs ku votuesit qartas anojn\u00eb djathtas, shuma e t\u00eb dy kandidateve opozitare bashk\u00eb nuk i kaloi dot votat e kandidat\u00ebve t\u00eb PS n\u00eb asnj\u00eb qytet tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Duke qen\u00eb se Veliaj n\u00eb fuqi dhe promovim politik \u00ebsht\u00eb numri dy i PS, kund\u00ebrshtari i tij do duhej t\u00eb ishte korresponduesi i tij n\u00eb fuqi politike nga opozita ose m\u00eb lart, pra jo m\u00eb posht\u00eb se sa numri dy q\u00eb i takon t\u00eb jet\u00eb ose Metaj ose Berisha sipas konfigurimit t\u00eb sot\u00ebm. P\u00ebrderisa ata vet\u00eb nuk e pretendojn\u00eb kandidimin duke pranuar limitet e tyre, nuk po analizojm\u00eb m\u00eb tej, por nga ky pozim kuptohet se \u00e7do figur\u00eb apo figurin\u00eb tjet\u00ebr politike do futej me minus t\u00eb madh n\u00eb gar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Elektorati gri q\u00eb pritet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshimin n\u00eb vota, n\u00eb rastin e nj\u00eb kandidati t\u00eb zgjedhur me primare brenda PD dhe\/ose me kompromisin PD-PL-Grupe t\u00eb tjera, p\u00ebrs\u00ebri do ta konceptonte kandidatin politik si t\u00eb Berish\u00ebs dhe Metajt e nuk do t\u00eb kishte motivim t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb votim.<br \/>\nArgumentat e m\u00ebsip\u00ebrme besoj jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb kandidati duhet t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb proces i hapur, transparent, demokratik dhe gjithp\u00ebrfshir\u00ebs edhe n\u00ebse ne fund rezulton t\u00eb jet\u00eb i angazhuar n\u00eb ndonj\u00eb parti politike opozitare.<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket identikitit personal t\u00eb nj\u00eb kandidati fitues idealisht ai\/ajo do duhej t\u00eb plot\u00ebsonte disa karakteristika t\u00eb cilat do ta pozicionin dukshm\u00ebm mbi Veliajn n\u00eb \u00e7do paramet\u00ebr kryesor ku mund t\u00eb ve\u00e7ohej:<br \/>\n&#8211; integriteti moral; i njohur (jo i panjohur) p\u00ebr fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb e t\u00eb mbajtur, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb pozita moralisht t\u00eb forta kur t\u00eb radhis\u00eb gjith\u00eb mashtrimet e paskrupullta t\u00eb Veliajt me z\u00eb e figur\u00eb.<br \/>\nI dokumentuar si dh\u00ebn\u00ebs, kontributor, filantropist, ndihmues i shoq\u00ebris\u00eb dhe jo hajdut e p\u00ebrfitues nga shoq\u00ebria dhe politika si Veliaj.<br \/>\nDenoncues serial i mashtrimeve, vjedhjeve dhe vrasjeve dhe jo lyers i kokave me boj\u00eb t\u00eb kuqe t\u00eb protestuesve disa prej t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb vriteshin dhe as p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe skuth p\u00ebr vrasjen e t\u00eb pafajshmit Ardit n\u00eb punime t\u00eb kontraktuara nga Bashkia si Veliaj.<br \/>\n&#8211; integriteti profesional;<br \/>\nDiplom\u00eb universitare nga universitet t\u00eb akredituar t\u00eb publikuar online, t\u00eb dokumentuar t\u00eb rregullt, t\u00eb njohur nga Ministria e Arsimit dhe jo si Veliaj q\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk ka publikuar.<br \/>\nCV pune normale disa vje\u00e7are n\u00eb kompani apo institucion me histori suksesesh e arritjesh profesionale dhe jo si Veliaj q\u00eb nuk ka asnj\u00eb profesion dhe asnj\u00eb dit\u00eb pune profesionale para se t\u00eb merrej me politik\u00eb.<br \/>\nMund\u00ebsisht profesion q\u00eb ka lidhje me njohjen dhe administrimin e mir\u00eb t\u00eb qytetit si ekonomist, jurist, inxhinier, arkitekt, etj.<br \/>\n&#8211; Debatues publik karizmatik<br \/>\nDuke qen\u00eb se Veliaj kontrollon shumic\u00ebn e mediave dhe ka nj\u00eb makineri t\u00eb paguar n\u00eb sufllaqexhinjsh n\u00eb rrjete sociale, kandidati duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb artikulues i rrjedhsh\u00ebm i politikave t\u00eb veta, denoncues bind\u00ebs me fakte t\u00eb skandaleve t\u00eb pushtetit, debatues sypatrembur, fotozhenik dhe karizmatik n\u00eb media, p\u00ebrcjell\u00ebs dhe mbrojt\u00ebs i halleve, problemeve dhe ideve t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb votuesve. Mesazhet e kandidatit duhet t\u00eb rezonojn\u00eb me d\u00ebshirat dhe \u00ebndrrat e votuesve sidomos t\u00eb rinj.<br \/>\n&#8211; Me ekip t\u00eb gjer\u00eb profesional dhe mediatik<br \/>\nPuna e bashkis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb politike por publike, profili profesional i punonjesve t\u00eb bashkis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb strikt profesional q\u00eb nga kryetari deri te puna sanitare. Rrethimi i vetes dhe prezantimi me ekipin e vet me ekspert\u00eb sa m\u00eb t\u00eb spikatur, sa m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb profesionet e tyre, me programe t\u00eb qarta n\u00eb \u00e7do fush\u00eb si n\u00ebnkryetari p\u00ebr zhvillimin urban, n\u00ebnkryetari p\u00ebr inovacionin teknologjik, n\u00ebnkryetari p\u00ebr artin, kultur\u00ebn dhe sportin etj., do ishte nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb diferenc\u00ebn me mediokritetin sundues n\u00eb bashkin\u00eb e Veliajt nga shoq\u00ebria personale apo me rekomandim nga partia.<br \/>\n&#8211; ide inovative e realiste zgjidhjeje p\u00ebr \u00e7do problem aktual n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrshembull trafiku i r\u00ebnduar, uji i (pa)pijsh\u00ebm pa orar e pa depozita, zhvillimi urban vertikal i pamb\u00ebshtetur nga infrastruktura, ajri dhe mjedisi i ndotur etj. Plan konkret me afate konkrete, me burime financimi dhe jo llafologji politike e premtime n\u00eb er\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb kandidat i till\u00eb do duhej t\u00eb gjendej, synohej dhe mb\u00ebshtetej nga gjith\u00eb forcat opozitare me sinqeritet absolut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do duhet t\u00eb krijohen kushtet p\u00ebr evidentimin e kandidatit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ndershme q\u00eb sipas shembullit amerikan kan\u00eb marre emrin primare. <\/p>\n<p>Procesi fitues i primareve <\/p>\n<p>Donald Trump mori pjes\u00eb si &#8220;insurgent&#8221; n\u00eb primaret amerikane p\u00ebr kandidat p\u00ebr President n\u00eb vitin 2016, shqip pak a shum\u00eb p\u00ebrkthehet si rebel, plangprish\u00ebs i rregullave t\u00eb deriat\u00ebhershme, i jasht\u00ebm, jo konvencional, pra jo republikan tipik, por u lejua t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb primare. Historia dihet, ai rezonoi me mas\u00ebn e gjer\u00eb popullore dhe me baz\u00ebn republikane duke t\u00ebrhequr edhe elektorat gri. Askush nuk e di se kush mund t\u00eb ishte nj\u00eb Trump tiranas, dhe askush nuk ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb vendos\u00eb apriori nj\u00eb person duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rrezikun e humbjes s\u00eb shansit p\u00ebr t\u00eb kthyer rrot\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt demokracis\u00eb funksionale, prandaj duhet kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb domosdosh\u00ebm me etapat, procedurat dhe koh\u00ebn e nevojshme ku nj\u00eb propozim do ishte: <\/p>\n<p>1. Opozita parlamentare e bashkuar shpall n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb vullnetin p\u00ebr primare reale nga radh\u00ebt e gjith\u00eb opozicionit dmth. gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me pushtetin e ushtruar nga PS dhe sekti rilindas i saj n\u00eb qeveri dhe pushtet vendor. Pra \u00e7do njeri q\u00eb provon me nj\u00eb fakt t\u00eb vet\u00ebm se gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit publikisht ka demonstruar pak\u00ebnaq\u00ebsi me pushtetin ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb regjistrohet p\u00ebr primare. Prova mund t\u00eb jet\u00eb marrja pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb demonstrat\u00eb, prononcim n\u00eb media apo rrjete sociale etj.<br \/>\n2. Mblidhet nj\u00eb konferenc\u00eb komb\u00ebtare me gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs parlamentare dhe jo parlamentare, grupeve t\u00eb interesit, shoq\u00ebris\u00eb civile etj. dhe miratojne kriteret p\u00ebr primare p\u00ebr kandidatet si psh. Diplom\u00eb e shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, firmat e 100 mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe stafin e ngusht\u00eb me 10 vet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do ishin b\u00ebrthama e organik\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb n\u00ebse fiton. Gjithashtu miratohen procedurat dhe njer\u00ebzit e administrimit t\u00eb primareve me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha grupet.<br \/>\n3. Miratohen kandidaturat finale dhe hapet gara e primareve n\u00eb \u00e7do bashki, duke u lejuar koh\u00ebn e nevojshme disa mujore t\u00eb shpalosin vizionin, programin, ekipin e vet n\u00eb media, takime, panele ballafaqimesh publike etj. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe disa konkurrent\u00eb do t\u00ebrhiqen vet\u00eb duke e par\u00eb se nuk marrin mb\u00ebshtetje n\u00eb elektorat.<br \/>\n4. Dy ose disa kandidat\u00eb final\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale ku p\u00ebrzgjidhet kandidati m\u00eb i mir\u00eb sipas nj\u00eb sistemi pik\u00ebsh t\u00eb miratuara paraprakisht, ku ta zem\u00eb se n\u00eb 100%, 5% i ndahet integritetit moral dhe shkollimit ku prof.doktori merr 5, masteri 4 dhe t\u00eb tjer\u00ebt 3.  10% ana profesionale ku arritjet profesionale gjithashtu vler\u00ebsohen n\u00eb tre grupe, normal, mbi mesataren dhe t\u00eb shk\u00eblqyer kur kan\u00eb kryer vepra t\u00eb dukshme n\u00eb dobi t\u00eb komunitetit si filantropi, vepra shkencore t\u00eb botuara, arktitektur\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar etj. dhe jepen p\u00ebrkat\u00ebsisht 8, 9, 10 pik\u00eb. 20% jepen p\u00ebr programin dhe idet\u00eb inovative dhe p\u00ebr zgjidhjen e problemeve konkrete t\u00eb qytetit. 5% jepen p\u00ebr konsistenc\u00ebn opozitare q\u00eb mund t\u00eb matet me an\u00ebtaresimin me vite n\u00eb nj\u00eb parti opozitare, numrin e postimeve n\u00eb rrjete sociale plus numrin e pelqimeve dhe numrin e komenteve, aktivitete civile n\u00eb dobi t\u00eb komunitetit dhe kundra pushtetit q\u00eb ka iniciuar apo ndjekur etj. 10% merren nga shuma e disa polleve online dhe 50% vendoset nga numri i votave n\u00eb dit\u00ebn finale t\u00eb primareve ku mund t\u00eb votoj\u00eb kushdo q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb aktivitetet gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb primareve, ka regjistruar emrin at\u00eb dit\u00eb si votues dhe nuk \u00ebsht\u00eb skualifikuar nga komisioni me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pas nj\u00eb prove t\u00eb paraqitur nga t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb an\u00ebtar se votuesi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb futur nga pozita p\u00ebr t\u00eb favorizuar kandidatin e tyre te preferuar. Provat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb: patronazhist, an\u00ebtar i PS, i deklaruar publikisht pro pushtetit, shp\u00ebrndan postet e pushtetit n\u00eb rrjete sociale, ka komentuar pro pushtetit etj.<br \/>\nKy sistem pik\u00ebsh mund t\u00eb varioj\u00eb, por ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhen m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb kompleks dhe jo vet\u00ebm t\u00eb varen nga dita e votimit, ashtu si ka qen\u00eb n\u00eb vitet e para pas ndryshimeve demokratike pikavarazhi p\u00ebr n\u00eb universitet, ku 30% i jepej mesatares s\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme dhe 70% pik\u00ebve t\u00eb provimit t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb preferuar. <\/p>\n<p>Reforma zgjedhore fituese <\/p>\n<p>Gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e opozit\u00ebs p\u00ebr fitore mund t\u00eb shkojn\u00eb kot ashtu si shkuan n\u00eb zgjedhjet e prillit 2021, sepse pushteti p\u00ebrdori gjith\u00eb makinerin\u00eb e tij shtet\u00ebrore p\u00ebr deformimin e vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve me shp\u00ebrndarje fondesh etj. prandaj duhet nd\u00ebrhyr\u00eb urgjentisht n\u00eb reform\u00ebn zgjedhore ose t\u00eb shtohet patjet\u00ebr nj\u00eb nen nd\u00ebshkues i rrept\u00eb ku theksohet se; n\u00ebse proovohet nga gjykata qoft\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrdorim sado i vog\u00ebl i pushtetit qendror apo vendor, pra qoft\u00eb edhe nj\u00eb makin\u00eb institucioni shtet\u00ebror n\u00eb fushat\u00eb, automatikisht kandidati fitues e humb mandatin. Gjithashtu nd\u00ebrhyrje duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr listat e hapura p\u00ebr k\u00ebshillat vendor\u00eb ku kandidat\u00ebt e partive jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb trajtim me kandidat\u00ebt e pavarur, sepse kjo jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim demokratik, por do t\u00eb zgjonte interes m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr zgjedhjet lokale me vota pro opozit\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<br \/>\nRaporti i kompetencave midis keshillit bashkiak dhe kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb duhet t\u00eb rishikohet n\u00eb favor t\u00eb keshillit, p\u00ebr t\u00eb ulur korrupsionin dhe prepotenc\u00ebn e kryetar\u00ebve.<br \/>\nGjithashtu administrimi demokratik i zgjedhjeve duhet t\u00eb ket\u00eb prioritet p\u00ebr t\u00eb shmangur deformimin e vullnetit t\u00eb zgjedhesve sidomos n\u00eb numerim. Num\u00ebrimi duhet t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht transparent dhe i aksesueshem publikisht.<\/p>\n<p>Fushata elektorale fituese <\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale duhet patur parasysh t\u00eb ket\u00eb grupe t\u00eb gatshme 24 or\u00eb n\u00eb 24 q\u00eb t\u00eb monitorojn\u00eb dhe filmojn\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb pushtetit p\u00ebr manipulim, blerje, deformim, shantazhim t\u00eb vot\u00ebs, e n\u00ebse kapen t\u00eb dokumentohen si prova n\u00eb gjykat\u00eb. Fushata duhet b\u00ebr\u00eb qytetare, e qet\u00eb, me aktivitete e takime sa m\u00eb shum\u00eb me votuesin dhe me p\u00ebrdorimin me efikasitet t\u00eb burimeve mediatike dhe rrjeteve sociale n\u00eb shpalosjen e programit dhe denoncimit t\u00eb gjith\u00eb problemeve lokale q\u00eb kan\u00eb lidhje direkte me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb \u00e7do votuesi. Shpesh shqet\u00ebsimi se nj\u00eb rrug\u00eb lagjeje ku ajo kalon p\u00ebrdit\u00eb duhet shtruar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr votuesen se sa \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, rrjedhimisht asaj i duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb cilin muaj pas fitores kjo rrug\u00eb do t\u00eb shtrohet dhe jo se sa i keq \u00ebsht\u00eb Veliaj q\u00eb ka vjedhur te inceneratori. Pra t\u00eb evitohet politika &#8220;e madhe&#8221; p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shumica e shqiptar\u00ebve ka neveri dhe t\u00eb theksohet aft\u00ebsia e ekipit t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb zgjidhur shpejt, me metoda realiste dhe novatore problemet urbane q\u00eb aq shum\u00eb po e mundojn\u00eb qytetarin e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse bie Tirana, bie qeveria. Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e opozitarizmit dhe kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb marrja me \u00e7do kusht e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pas disa muajsh nga duart e pista t\u00eb kryetarit aktual dhe qeveris\u00eb aktuale t\u00eb cil\u00ebt me ritme t\u00eb tmerrshme po realizojn\u00eb braktisjen e periferive t\u00eb vendit drejt Tiran\u00ebs dhe braktisjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":24036,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24035","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24035"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24035\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24037,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24035\/revisions\/24037"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}