{"id":23609,"date":"2022-10-13T17:09:11","date_gmt":"2022-10-13T17:09:11","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=23609"},"modified":"2022-10-13T17:09:11","modified_gmt":"2022-10-13T17:09:11","slug":"rexhep-shahu-lulezon-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/13\/rexhep-shahu-lulezon-shqiperia\/","title":{"rendered":"REXHEP SHAHU\/ LUL\u00cbZON SHQIP\u00cbRIA"},"content":{"rendered":"<p>Ata q\u00eb ankohen, si un\u00eb, se jemi keq, ia fusin kot. Sepse ka keq e m\u00eb keq dhe nuk ia gjejm\u00eb fundin t\u00eb keqes e mos e prekshim fundin e t\u00eb keqes.<br \/>\nJemi mir\u00eb. Kush nuk thot\u00eb se jemi mir\u00eb ia b\u00ebn qejfin hasmit dhe nuk i b\u00ebhet mir\u00eb, pasi b\u00ebhet mir\u00eb kur thua jemi mir\u00eb. Qeveria punon. Populli g\u00ebzohet. Edhe duartroket rast pas rasti. Kryeministri qesh. B\u00ebn edhe hajgare e selfie rast pas rasti. Her\u00eb si \u00e7un Tirone, her\u00eb si bohem Parisi me atlete t\u00eb bardha. Por edhe shan ndonj\u00ebher\u00eb shok\u00ebt, miqt\u00eb, mikeshat. Shan burrat e ish grave e grat\u00eb e ish burrave. Po k\u00eb do shaj\u00eb ai tjet\u00ebr? T\u00eb tijt\u00eb do shaj\u00eb e do mbaj\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt nuk i llogarit si t\u00eb k\u00ebtuhit.<br \/>\nQeveria ka gjet\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb problemeve q\u00eb s&#8217;i ka krijuar vet\u00eb por i ka gjet\u00eb para disa vitesh. Se problemet gjithmon\u00eb gjenden, nuk krijohen. Jan\u00eb t\u00eb lashta problemet. A mos u shpik vjedhja e mashtrimi sot? Jo. Aty kan\u00eb qen\u00eb.<br \/>\nThon\u00eb ka papun\u00ebsi. Kryeministri thot\u00eb pun\u00eb ka nuk ka specialist\u00eb, nuk ka pun\u00ebtor\u00eb. Un\u00eb them nuk ka sa duhet papun\u00ebsi. Duhet t\u00eb ket\u00eb akoma m\u00eb shume papun\u00ebsi q\u00eb t\u00eb binden v\u00ebrtet\u00eb njerzit se ka papun\u00ebsi pasi njerzit e papun\u00eb jetojn\u00eb me lek\u00ebt q\u00eb u d\u00ebrgojn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit nga vendet e Europ\u00ebs dhe ngaq\u00eb kan\u00eb t\u00eb han\u00eb, nuk besojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb pa pun\u00eb. Ende nuk ka mb\u00ebrri puna q\u00eb njerzit t\u00eb han\u00eb kak\u00ebn e tyre.<br \/>\nQeveria punon. Nuk nd\u00ebrton e nuk lejon t\u00eb nd\u00ebrtohet asgj\u00eb, por po shkat\u00ebrron nd\u00ebrtimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dikur me leje t\u00eb kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm q\u00eb firmoste leje dje kur ishte kryebashkiak i Tiran\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit edhe shkat\u00ebrrimi i nd\u00ebrtimeve t\u00eb palejueshme nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sepse po shkat\u00ebrron nj\u00eb pallat a disa sht\u00ebpia e po nd\u00ebrton nj\u00eb lulishte, nj\u00eb park, nj\u00eb rrug\u00eb a mbikalim. Pra shkat\u00ebrron, rr\u00ebnon qeveria. Rr\u00ebnon nd\u00ebrtimet jasht\u00eb bllokut n\u00eb Tirane se nuk ka byth\u00eb t\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb n\u00eb bllok, t\u00eb liroj\u00eb trotuaret n\u00eb bllok, se n\u00eb bllok i lexohet blloku&#8230; E kush thot\u00eb se shkat\u00ebrrimi nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb, nuk qenka pun\u00eb? \u00cbsht\u00eb pun\u00eb q\u00eb \u00e7&#8217;ke me t\u00eb, pun\u00eb q\u00eb mbahet mend gjat\u00eb prej syrit q\u00eb e sheh, prej syrit t\u00eb njeriut jo prej syrit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vi\u00e7it.<br \/>\nDuke punuar n\u00eb shkat\u00ebrrim e rr\u00ebnim, pak\u00ebsohen vendet e pun\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i qeveris\u00eb &#8211; t\u00eb shkurtoj\u00eb vendet e pun\u00ebs q\u00eb populli t\u00eb bindet se nuk ka pun\u00eb dhe t\u00eb ngrihet e t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pun\u00eb : t\u00eb ik\u00eb nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00ebp\u00ebr vendet e Europ\u00ebs, ose t\u00eb ngrihet e ta shporr\u00eb edhe me dhun\u00eb qeverin\u00eb. E t\u00eb thot\u00eb se ishte qeveri kalaman\u00ebsh, jo politike, jo p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe te krijoje qeveri me socialist\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e jo me shok\u00eb e me qarqe okulte e as me anonim\u00eb.<br \/>\nPun\u00eb nuk ka. Edhe nuk do t\u00eb ket\u00eb. Derisa qeveria t\u00eb leht\u00ebsoje e nxis\u00eb ikjen e shqiptar\u00ebve prej atdheut me rrug\u00eb t\u00eb paligjshme. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi &#8211; t\u00eb ikin shqiptar\u00ebt pasi shqiptar\u00ebt jan\u00eb tep\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe me shqiptar\u00eb nuk b\u00ebhet ky vend. E kur t\u00eb mbeten aq frym\u00eb k\u00ebtu sa do qeveria, at\u00ebher\u00eb punojn\u00eb zogjt\u00eb p\u00ebr njerzit, zogjt\u00eb han\u00eb krimbat e kufomave tona.<br \/>\nPun\u00eb nuk ka, por lek\u00eb ka. N\u00ebse nuk ka pun\u00eb q\u00eb derdh djers\u00eb njeriu, ka plot lojra fati, llotari sporti, kazino, q\u00eb i ka shtuar kjo qeveri kur qeni njohu t\u00eb zotin e ri, ku njerzit knaqen pa derdh\u00eb djers\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb lek\u00eb, knaqen duke kaluar koh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb pritje t\u00eb fatit t\u00eb bardh\u00eb si fundi i kusis\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb milioner\u00eb, duke mos \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e gruan q\u00eb i harron n\u00eb sht\u00ebpi&#8230;<br \/>\nSe nuk ka pun\u00eb, thon\u00eb kot njerzit. Nga inati flasin. Pun\u00eb ka. Edhe burrat mund t\u00eb b\u00ebhen skllev\u00ebr si grat\u00eb e tyre n\u00eb fasoneri &#8211; skllaveri moderne ku paguhen 100 euro n\u00eb muaj, pa siguracione e n\u00eb kushte mizerje. Nuk \u00ebsht\u00eb pak t\u00eb sigurosh miellin e buk\u00ebs.<br \/>\nG\u00ebnjen kush thot\u00eb se nuk ka pun\u00eb. Pse duhet puna? Shkoni shihni ndeshje sportive. Aty harroni hallet, dertet, grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt, qeverin\u00eb. Aty b\u00ebhen njerzit bisha. Shfaqin talentin n\u00eb ul\u00ebrima. Merren me komente sportive deri n\u00eb ndeshjen tjet\u00ebr e k\u00ebshtu harrohet nevoja p\u00ebr pun\u00eb.<br \/>\nQeveria \u00ebsht\u00eb e men\u00e7ur, i drejton njerzit nga sporti, t\u00eb shohin sporte, t\u00eb shohin telenovela turke me t\u00eb cilat Turqia e ka pushtuar realisht Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb edukohen njerzit me kultura meksikane, stambolljane, braziljane. Nuk fitohen leht\u00eb ato p\u00ebrvoja, duhet vite t\u00eb shoh\u00ebsh telenovela bastarde q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh grua apo burre fiks bastard dhe t\u00eb mos mendosh kurr\u00eb p\u00ebr pun\u00eb aq sa n\u00eb telenovela.<br \/>\nGjithessi populli i nj\u00ebmilion\u00eb shuplakave \u00ebsht\u00eb i lumtur. \u00cbsht\u00eb popull rrjeshti. V\u00eb edhe shall t\u00eb kuq n\u00eb qaf\u00eb pa e dit\u00eb pse, duke ndjek\u00eb ata q\u00eb nuk luftuan e rrejn\u00eb se kan\u00eb luftuar, pasi ata q\u00eb kan\u00eb luftuar jane n\u00eb vorr e nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t&#8217;i pshtyjn\u00eb k\u00ebta bastard\u00eb q\u00eb shkruhen luft\u00ebtare sot, kur n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs k\u00ebta luft\u00ebtar\u00ebt e sot\u00ebm shallkuqa kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shkopinjt\u00eb e shurr\u00ebs s\u00eb baballar\u00ebve t\u00eb tyre.<br \/>\nPun\u00eb nuk ka por qeveria \u00e7el pun\u00eb, hap pun\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mashtrohet populli. Populli yn\u00eb ka qejf t\u00eb mashtrohet, vdes t\u00eb mashtrohet. Fap hedh n\u00eb treg kryeministri Enver Hoxh\u00ebn. Vu dynjaja pro e kund\u00ebr. Qesh kryeministri, duartroket duke par\u00eb popullin e thashethemeve q\u00eb vret koh\u00ebn e tij me pro e kundra pa menduar asnj\u00ebher\u00eb seriozisht p\u00ebr fatin e tij e buk\u00ebn e p\u00ebrditshme. Jepi nj\u00eb vakt mish k\u00ebtij populli e nuk ta harron kurr\u00eb.<br \/>\nPun\u00eb nuk ka thon\u00eb kot dynjaja pasi pun\u00eb ka. Puna m\u00eb e lakmuar \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh analist. Dalin e llomotisin analist\u00ebt e em\u00ebruar drejtp\u00ebrdrejt e fshehtas nga qeveria n\u00ebn dirigjimin e kryeanalistit t\u00eb gjithdijsh\u00ebm dhe vu gjith\u00eb populli q\u00eb punon n\u00eb fejsbuk garon me analiza e komente. Duartroket qeveria e kryeministri p\u00ebr popullin e pun\u00ebsuar te fejsbuku i Mark Zukenbergut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ata q\u00eb ankohen, si un\u00eb, se jemi keq, ia fusin kot. Sepse ka keq e m\u00eb keq dhe nuk ia gjejm\u00eb fundin t\u00eb keqes e mos e prekshim fundin e t\u00eb keqes. Jemi mir\u00eb. Kush nuk thot\u00eb se jemi mir\u00eb ia b\u00ebn qejfin hasmit dhe nuk i b\u00ebhet mir\u00eb, pasi b\u00ebhet mir\u00eb kur thua jemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":23610,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-23609","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23609"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23609\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23611,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23609\/revisions\/23611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}