{"id":23335,"date":"2022-10-11T19:26:20","date_gmt":"2022-10-11T19:26:20","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=23335"},"modified":"2022-10-11T19:26:20","modified_gmt":"2022-10-11T19:26:20","slug":"vilson-haxhiraj-110-vjetori-i-pavaresise-kombetare-dhe-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/11\/vilson-haxhiraj-110-vjetori-i-pavaresise-kombetare-dhe-2\/","title":{"rendered":"Vilson Haxhiraj\/110 vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb  Komb\u00ebtare dhe \u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ismail  Qemali \u00ebsht\u00eb, pa asnj\u00eb dyshim , i  vetmi personalitet shtetformues,q\u00eb  pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli, ende  nuk ka nj\u00eb monument n\u00eb kryeqytetin e shtetit t\u00eb tij.                           Monumentet p\u00ebr Ismail Qemalin jan\u00eb fare t\u00eb pakta. Ve\u00e7 varrit monumental, shtatorja e tij \u00ebsht\u00eb figura qendrore e Monumentit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb  Komb\u00ebtare. N\u00eb v.1974  Odise Paskali   krijoi  p\u00ebr ambientet e Muzeut Historik shtatoren e Sk\u00ebnderbeut, Ismail  Qemalit dhe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.                                                 D\u00ebshtimi  i  konkursit p\u00ebr nj\u00eb monument  t\u00eb tij ,n\u00eb 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb, detyroi organizator\u00ebt  t\u00eb nxirrn  shtatoren e tij nga Muzeu Historik dhe ta vendosnin aty ku ndodhet edhe sot.     Pritshm\u00ebrit\u00eb  nga qeveria Rama  p\u00ebr nj\u00eb monument  t\u00eb Ismail  Qemalit , n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 110                  t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb ishin t\u00eb m\u00ebdha .Vendosja e portretit  t\u00eb Isamail Qemalit n\u00eb ambientet e administrat\u00ebs publike ,nd\u00ebr  VKM e para t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, i dha zgjidhje t\u00eb gjith\u00ebpranuar, \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb  portretit t\u00eb kreut t\u00eb shtetit ,n\u00eb k\u00ebto ambiente.Pritej qw hapi i radh\u00ebs t\u00eb ishte ngritja e monumentit t\u00eb munguar t\u00eb themeluesit t\u00eb shtetit shqiptar,n\u00eb Tiran\u00eb.                         Por zelli atdhetar  i  k\/ministrit Rama nuk shkoi m\u00eb tej. Dhe jo p\u00ebr munges\u00eb fondesh. 35 milion euro \u00ebsht\u00eb investimi shtet\u00ebror p\u00ebr rikualifikimin e Sheshit t\u00eb Flamurit dhe Muzeut Pavar\u00ebsia. Ky investim ,jo vet\u00ebm nuk e ktheu n\u00eb identitet Sheshin e Flamurit, por e c\u00ebnoj edhe m\u00eb shum\u00eb  identitetin e munguar t\u00eb tij. Pas k\u00ebtij rikualifikimi, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shqiptar\u00ebve do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb ,si deri m\u00eb sot,q\u00eb Kuvendi Komb\u00ebtar i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbajur ,n\u00eb rezidenc\u00ebn e qeveris\u00eb, n\u00eb Skel\u00eb,ku ndodhet Muzeu Pavar\u00ebsia dhe po aty,na qenk\u00ebrka ngritur edhe flamuri.    <\/p>\n<p>Por deri kur do t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu ? Kujt i sh\u00ebrben ky shtremb\u00ebrim i pjes\u00ebs kulmore t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare  dhe indiferenc\u00ebs  s\u00eb turpshme ndaj  figur\u00ebs s\u00eb Ismail Qemalit?                      Shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike, sigurisht q\u00eb jo, p\u00ebrkundrazi. Ata jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit e m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebtij  veprimi qeveritar.                                            Injorimi  zyrtar  i figur\u00ebs s\u00eb Ismail Qemalit  dhe vazhdimi i fshehjes s\u00eb  t\u00eb v\u00ebrtetave  t\u00eb m\u00ebdha historike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jubilar t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb  d\u00ebshtimi i radh\u00ebs dhe turpi i radh\u00ebs i k\/ministrit Rama , vazhdim llogjik  i performanc\u00ebs  s\u00eb tij qeveris\u00ebse. Nuk mund t\u00eb ndodhte ndryshe. Kushti i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur sukses n\u00eb politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb motivimi  atdhetar p\u00ebr mbrojtjen e interesit publik, parim i kund\u00ebrt me q\u00ebndrimet e k\/ministrit Rama, q\u00eb prej vitesh e ka nxjerr\u00eb  Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb ankandin e PPP-ve dhe t\u00eb kon\u00e7ensioneve.          Pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e shtetit  p\u00ebr monumentet e munguara t\u00eb Ismail Qemalit ,\u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta plotsoj\u00eb, mesa ka mundur, shoq\u00ebria civile. Prej v.2016  monunumenti i Ismail Qemalit lartohet n\u00eb nj\u00eb nga sheshet kryesor\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs, vepwr e skulptorit Agim Mulliqi dhe investitor\u00eb nj\u00eb grup biznesmen\u00ebsh vlonjat\u00eb. Deputeti Bujar Leskaj ka mbyllur pro\u00e7edurat zyrtare p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb tjet\u00ebr monumenti t\u00eb  Ismail Qemalit ne Shkup, t\u00eb RMV.                                               Por detyrimet ligjore p\u00ebr Ismail Qemalin jan\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar,si p\u00ebrfaqsues i shoq\u00ebris\u00eb dhe subjekt  me mund\u00ebsit\u00eb e duhura financiare p\u00ebr ngritjen e monumenteve cil\u00ebsor\u00eb, q\u00eb t\u00eb Vler\u00ebsimi me monumente i  figurave t\u00eb shquara t\u00eb kombit \u00ebsht\u00eb tregues qytetarie dhe atdhetarie i shoq\u00ebrive dhe elitave intelektuale ,ve\u00e7an\u00ebrisht,atyre politike. \u00cbsht\u00eb absurditet t\u00eb  argumentosh nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb monument t\u00eb Isamil Qemalit ,n\u00eb Tiran\u00eb,sepse asnj\u00ebher\u00eb monumentet p\u00ebr  Isamil Qemalin nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta.                                                           1000 shtatore dhe monumente ka kancelari Bismark, heroi i bashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb. Po kaq, vler\u00ebsohen monumentet p\u00ebr Mustafa Qemalin. Amerikan\u00ebt,ve\u00e7 t\u00eb tjerash,i kan\u00eb gdhendur n\u00eb shpate mali,n\u00eb p\u00ebrmasa vigane, monumentet e et\u00ebrve t\u00eb kombit. Dhe kjo ndodh p\u00ebr shkaqe madhore. Edukimi atdhetar i brezave  n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri ka n\u00eb themel referencat m\u00eb pozitive t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare, ngjarjet e m\u00ebdha, arritjet e m\u00ebdha, fitoret dhe protagonist\u00ebt e tyre.<br \/>\nN\u00eb K\u00ebt\u00eb fush\u00eb Ismail Qemali \u00ebsht\u00eb  guri m\u00eb i madh dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb themelet e godin\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar.Pas Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb personaliteti ,q\u00eb ka ndikuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb formimin e identitetit dhe nd\u00ebrgjegjes ton\u00eb komb\u00ebtare.                \u201cN\u00eb memorien e shqiptar\u00ebve emri dhe figura e Isamail Bej Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb per\u00ebndi.\u201d(1) Vler\u00ebsimi vjen jo vet\u00ebm nga perceptimi publik, por s\u00eb pari nga bota akademike ,q\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe koherenc\u00eb ka vler\u00ebsuar me nota t\u00eb larta vepr\u00ebn e tij.  Ismail  Qemali ishte personalitet i Rilindjes Komb\u00ebtare.Th\u00ebnia e Engelsit p\u00ebr Rilindjen Europiane , \u201cKjo epok\u00eb pati nevoj\u00eb p\u00ebr titan\u00eb dhe nxori titan\u00eb\u201d,i shkon p\u00ebr shtat edhe rilindasve tan\u00eb t\u00eb shquar. Ismail Qemali ishte nj\u00eb titan i koh\u00ebs s\u00eb tij.                                 \u201d Me p\u00ebrvoj\u00eb dhe talent n\u00eb fush\u00ebn e drejtimit shtet\u00ebror dhe t\u00eb dipllomacis\u00eb, sidomos n\u00eb saj\u00eb t\u00eb artikujve t\u00eb botuar n\u00eb gazetat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs, Ismail Qemali u b\u00eb figur\u00eb e shquar e perandoris\u00eb osmane dhe  shum\u00eb i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.\u201d(2)                                 N\u00eb v.1876 ishte pjes\u00eb e stafit t\u00eb k\/ministrit Mitat Pasha p\u00ebr hartimin e kushtetu\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb perandoris\u00eb osmane .N\u00eb v.1897 i  paraqiti sulltanit nj\u00eb promemorje dhe nj\u00eb projekt kushtetut\u00eb, q\u00eb i hapnin rrug\u00eb reformave decentralizuese dhe kthimit t\u00eb shtetit n\u00eb monarki kushtetuese. \u201cPromemorja zgjoj interes n\u00eb opinionin zyrtar dhe publik t\u00eb disa shteteve t\u00eb Europ\u00ebs ,pati jehon\u00eb n\u00eb shtypin e tyre,q\u00eb e cil\u00ebsoi autorin reformator,burr\u00eb shteti t\u00eb shquar dhe largpam\u00ebs.\u201d (3) Arratisja e Ismail Qemalit n\u00eb v.1909 u b\u00eb lajm p\u00ebr p\u00ebr shtypin europian dhe amerikan.                                                Ai do t\u00eb kthehej n\u00eb v.1909 si deputet i Beratit dhe drejtues i opozit\u00ebs liberale n\u00eb parlament.                                              Pas Sami Frash\u00ebrit, Ismail Qemali ishte i dyti nga personalitetet e koh\u00ebs, q\u00eb hartoi nj\u00eb program p\u00ebr L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare, q\u00eb u botua n\u00eb gazet\u00ebn italiane Tribuna m\u00eb 21 maj t\u00eb v.1909. M\u00eb 15 tetor ,n\u00eb\u201d Albanian\u201de Konic\u00ebs, botoj thirrjen,\u201dV\u00ebllez\u00ebrve Shqiptar\u00eb.\u201c                 Ismail Qemali ishte burr\u00eb shteti me format nd\u00ebrkomb\u00ebtar,legjislator dhe personalitet i shquar shtetformues.110 vite m\u00eb von\u00eb ,diferencat mes tij dhe pushtetar\u00ebve pasardh\u00ebs, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb  t\u00eb m\u00ebdha, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrkushtimin e pakufish\u00ebm dhe pa kushte,ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.                                                     Ismail Qemali \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e atdhetarve elitar\u00eb ,q\u00eb koha i nxjerr n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb histori dhe p\u00ebr t\u00eb mbetur p\u00ebrjet\u00ebsisht pjes\u00eb e saj, duke identifikuar me emrin e tyre periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit,at\u00eb t\u00eb kalimit nga rob\u00ebria n\u00eb liri.                          referencat:              1. Roland Qafoku: 33 k\/ministrat e shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n2. Akademia e Shkencave: historia e popullit Shqiptar pj.2.                              3. po aty.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismail Qemali \u00ebsht\u00eb, pa asnj\u00eb dyshim , i vetmi personalitet shtetformues,q\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli, ende nuk ka nj\u00eb monument n\u00eb kryeqytetin e shtetit t\u00eb tij. Monumentet p\u00ebr Ismail Qemalin jan\u00eb fare t\u00eb pakta. Ve\u00e7 varrit monumental, shtatorja e tij \u00ebsht\u00eb figura qendrore e Monumentit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare. N\u00eb v.1974 Odise Paskali krijoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":23336,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-23335","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23335"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23335\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23337,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23335\/revisions\/23337"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}