{"id":23163,"date":"2022-10-10T20:01:01","date_gmt":"2022-10-10T20:01:01","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=23163"},"modified":"2022-10-10T20:01:01","modified_gmt":"2022-10-10T20:01:01","slug":"nobel-ne-letersi-annie-ernaux-historia-e-jetes-sime-dhe-e-botes-ku-kam-jetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/10\/nobel-ne-letersi-annie-ernaux-historia-e-jetes-sime-dhe-e-botes-ku-kam-jetuar\/","title":{"rendered":"Nobel n\u00eb let\u00ebrsi- ANNIE ERNAUX\/ HISTORIA E JET\u00cbS SIME DHE E BOT\u00cbS KU KAM JETUAR"},"content":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e Annie Ernaux (Nobel 2022) me Kim Willsher dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr The Guardian<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: Granit Zela<\/p>\n<p>Annie Ernaux \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkrimtaret m\u00eb t\u00eb respektuara t\u00eb Franc\u00ebs dhe ka fituar \u00e7mime t\u00eb shumta p\u00ebr librat, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7mimin Marguerite Yourcenar 2017 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn e saj. Ajo ishte kryesisht e panjohur n\u00eb Britani t\u00eb Madhe derisa libri ime kujtime, \u201cVitet\u201d, u fut n\u00eb list\u00ebn e shkurt\u00ebr p\u00ebr \u00e7mimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar Man Booker 2019. Libri ishte shum\u00eb i shitur n\u00eb Franc\u00eb dhe, sipas shkrimtarit John Banville, \u201cp\u00ebrzien kujtimet, \u00ebndrrat, faktet dhe p\u00ebrsiatjet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjetim  unik t\u00eb koh\u00ebrave n\u00eb t\u00eb cilat jetuam dhe jetojm\u00eb\u201d. Annie Ernaux u vler\u00ebsua me \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb \u201c\u201cp\u00ebr guximin dhe mpreht\u00ebsin\u00eb klinike me t\u00eb cil\u00ebn ajo zbulon rr\u00ebnj\u00ebt, zvjerdhjen dhe kufizimet kolektive t\u00eb kujtes\u00ebs personale\u201d. <\/p>\n<p>E keni shkruar \u201cVitet\u201d duke p\u00ebrdorur \u201cdikush\u201d dhe \u201cne\u201d dhe her\u00eb pas here \u201cajo\u201d ose \u201cata\u201d, por kurr\u00eb \u201cun\u00eb\u201d, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb autobiografi jopersonale\u2026<br \/>\nKur mendoj p\u00ebr jet\u00ebn time, shoh historin\u00eb time q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e deri m\u00eb sot, por nuk mund ta ndaj nga bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kam jetuar; historia ime \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrzier me at\u00eb t\u00eb brezit tim dhe me ngjarjet q\u00eb na kan\u00eb ndodhur. N\u00eb tradit\u00ebn autobiografike flasim p\u00ebr veten dhe ngjarjet jan\u00eb sfondi. Un\u00eb e kam kthyer k\u00ebt\u00eb n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb historia e ngjarjeve dhe e p\u00ebrparimitt dhe e gjith\u00e7kaje q\u00eb ka ndryshuar n\u00eb 60 vitet e ekzistenc\u00ebs individuale, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb transmetuar p\u00ebrmes \u201cne\u201d dhe \u201cata\u201d. Ngjarjet n\u00eb librin tim i p\u00ebrkasin t\u00eb gjith\u00ebve, historis\u00eb, sociologjis\u00eb.<br \/>\n \u201cVitet\u201d rr\u00ebfen ngjarjet dhe p\u00ebrshkruan ndryshimet gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb shekulli n\u00eb Franc\u00eb. Megjith\u00ebse ju p\u00ebrmendni ndikimin e ngjarjeve bot\u00ebrore \u2013 Beatles, lufta n\u00eb Irak, 11 shtatori \u2013 ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar nga perspektiva franceze. Si \u00ebsht\u00eb pritur libri n\u00eb vendet e tjera? U befasuat q\u00eb u propozuat p\u00ebr \u00c7mimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Man Booker?<br \/>\nPo, jam shum\u00eb e befasuar. Por libri \u00ebsht\u00eb pritur mir\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Itali dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn kineze, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00ebrheq\u00ebse q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe sesa nj\u00eb histori e Franc\u00ebs. Edhe n\u00ebse nuk e them drejtp\u00ebrdrejt, \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht historia p\u00ebrmes nj\u00eb jete individuale, jet\u00ebs sime dhe p\u00ebrmes kujtes\u00ebs sime. Un\u00eb e rr\u00ebfej k\u00ebt\u00eb histori kolektive n\u00ebp\u00ebrmjet ndjenjave dhe kujtimeve t\u00eb mia. Personazhi kryesor \u00ebsht\u00eb koha dhe kalimi i saj, i cili merr gjith\u00e7ka me vete, p\u00ebrfshir\u00eb jet\u00ebt tona.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim krejt\u00ebsisht josentimental. Ju zbuloni shum\u00eb pak gj\u00ebra personale: p\u00ebr familjen, f\u00ebmij\u00ebt, fundin e martes\u00ebs suaj; shkruani p\u00ebr seksin, por jo p\u00ebr dashurin\u00eb. P\u00ebrmendni Alzheimer-in e n\u00ebn\u00ebs, vini re shikimin e syve t\u00eb maces teksa \u00ebsht\u00eb ulur, dhe xhelozin\u00eb kur ish-dashnori juaj gjen nj\u00eb partnere m\u00eb t\u00eb re, por pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht pa emocione\u2026<br \/>\nNuk jam shkrimtare q\u00eb p\u00ebrqendrohet tek emocionet dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb tema e \u201cVitet\u201d. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr personalen. Personalja mund t\u00eb mblidhet p\u00ebrmes p\u00ebrshkrimeve t\u00eb fotove. Un\u00eb marr nj\u00eb foto [p\u00ebr \u00e7do dekad\u00eb] dhe p\u00ebrshkruaj rrobat, drit\u00ebn dhe e vendos veten n\u00eb at\u00eb moment. N\u00ebp\u00ebrmjet fotove prek shum\u00eb shkurt vdekjen e tim ati dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, por nuk flas shpesh p\u00ebr ndjenjay.<br \/>\nVinit  nga nj\u00eb familje modeste \u2013 prind\u00ebrit tuaj kishin nj\u00eb dyqan t\u00eb vog\u00ebl \u2013 por ju shkuat n\u00eb universitet. Shkrimtar\u00ebt francez\u00eb me prejardhje nga klasa pun\u00ebtore, si \u00c9douard Louis, kan\u00eb shkruar se si kjo i largoi ata nga familjet e tyre\u2026<br \/>\nIshte gj\u00eb e rrall\u00eb, por isha f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm &#8211; motra vdiq para se t\u00eb lindja un\u00eb &#8211; dhe ngaq\u00eb n\u00ebna ime kishte nj\u00eb personalitet t\u00eb fort\u00eb dhe donte t\u00eb lexonte, un\u00eb u nxita t\u00eb largohesha, por kjo krijoi nj\u00eb larg\u00ebsi mes meje dhe familjes sime. Kjo larg\u00ebsi ishte tema e librit tim t\u00eb par\u00eb 40 vjet m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nNga gjasht\u00eb dekadat q\u00eb mbulon \u201cVitet\u201d, a ka ndonj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ju e shihni si m\u00eb interesanten, formueset apo t\u00eb lumtur?<br \/>\nP\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrvoj\u00ebs kolektive, periudha pak para vitit 1968, koha e Beatles-ave, deri n\u00eb vitet 1980 ishte ndoshta m\u00eb interesante. N\u00eb planin personal, periudha q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb e ndritura e jet\u00ebs sime ishte midis mosh\u00ebs 45 dhe 60 vje\u00e7e, kur kisha p\u00ebrshtypjen se isha v\u00ebrtet grua e lir\u00eb duke b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb dua. Ishte koha e nj\u00eb lirie t\u00eb madhe p\u00ebr mua, kur ndihesha mir\u00eb me jet\u00ebn.<br \/>\nPo tani?<br \/>\nTani po plakem. Do t\u00eb jem 79 vje\u00e7e k\u00ebt\u00eb vit dhe jan\u00eb gjithmon\u00eb ato pak probleme sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrhershme dhe lodhja. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb grua n\u00eb nj\u00eb nga librat e fundit t\u00eb Simone de Beauvoir-it, e cila thot\u00eb se ka nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsi n\u00eb t\u00eb pasurit nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb gjat\u00eb pas vetes. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ndjenjat q\u00eb mund t\u00eb kesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive. Imazhi i fundit te \u201cVitet\u201d, \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb gruaje t\u00eb fotografuar me mbes\u00ebn, ka pak nga ajo lloj but\u00ebsie kur plakesh.<br \/>\nP\u00ebr mua, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me historin\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjen, por edhe me form\u00ebn. Ju p\u00ebrshkruani zhvillimin e fem\u00ebrores tuaj n\u00eb lib\u00ebr, por edhe p\u00ebshtjellimin e grave t\u00eb brezit tuaj kur p\u00ebrballen me martes\u00ebn dhe familjet. \u00c7far\u00eb ndjesie keni p\u00ebr feminizmin sot, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr l\u00ebvizjen #MeToo q\u00eb ka pasur nj\u00eb pritje kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse n\u00eb Franc\u00eb, me Catherine Deneuve q\u00eb thot\u00eb se ka shkuar shum\u00eb larg?<br \/>\nM\u00eb erdhi shum\u00eb turp nga Deneuve kur tha at\u00eb q\u00eb tha\u2026 Ishte reflektim i nj\u00eb grupi grash t\u00eb privilegjuara. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sinqert\u00eb, e pash\u00eb\u2026 e neveritshme \u00ebsht\u00eb fjala e duhur. Jam plot\u00ebsisht dakord. Sigurisht q\u00eb ka teprime por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb femrat t\u00eb mos e pranojn\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj sjelljeje. N\u00eb Franc\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn ton\u00eb t\u00eb joshjes, por nuk \u00ebsht\u00eb joshje, \u00ebsht\u00eb dominim mashkullor. Abuzimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb domenin seksual \u2013 ai \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm kudo, p\u00ebrfshin\u00eb edhe let\u00ebrsin\u00eb. Shkrimtaret femra paraqiten shum\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr programet televizive, ku ka tre burra p\u00ebr \u00e7do grua. Ekziston kjo ide q\u00eb nj\u00eb grua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb romanciere dhe nj\u00eb burr\u00eb shkrimtar\u2026<br \/>\nJu thoni se keni qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb lexuese e pangopur. Cilat libra kan\u00eb ndikuar tek ju?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur. E lexova \u201cEunuku fem\u00ebr\u201d t\u00eb Germaine Greer-it n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime kur leximi ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe ndikoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shkruaja. \u201cNeveria\u201d e Jean-Paul Sartre-t, \u201cSeksi i Dyt\u00eb\u201d i Simone de Beauvoir-it, Virginia Woolf, nj\u00eb shkrimtare e mrekullueshme q\u00eb e zbulova n\u00eb t\u00eb 20-at e mia dhe Georges Perec. Ka libra q\u00eb kam dashur t\u00eb lexoj dhe pastaj kam dashur t\u00eb shkruaj ashtu. P\u00ebr mua, libri nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me historin\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjen, por edhe me form\u00ebn.<br \/>\nCil\u00ebt libra po lexoni tani?<br \/>\nP\u00ebr momentin po lexoj vepr\u00ebn e Lauren Elkin Fl\u00e2neuse-it: Grat\u00eb bredhin qytetet e Parisit, Nju Jorkut, Tokios, Venecias dhe Londr\u00ebs. Udh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet kaq mashkullor n\u00eb Franc\u00eb dhe ajo e ka p\u00ebrshkruar p\u00ebr femrat n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb interesante.<br \/>\nThe Guardian, Prill 2019.<br \/>\nShk\u00ebputur nga Revista Letrare e Tiran\u00ebs<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03086EE8-00FB-4E78-AF76-255F97E1CEE8-207x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"207\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23164\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03086EE8-00FB-4E78-AF76-255F97E1CEE8-207x300.jpeg 207w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03086EE8-00FB-4E78-AF76-255F97E1CEE8-708x1024.jpeg 708w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03086EE8-00FB-4E78-AF76-255F97E1CEE8-768x1111.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03086EE8-00FB-4E78-AF76-255F97E1CEE8-1061x1536.jpeg 1061w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03086EE8-00FB-4E78-AF76-255F97E1CEE8-860x1245.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03086EE8-00FB-4E78-AF76-255F97E1CEE8.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 207px) 100vw, 207px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e Annie Ernaux (Nobel 2022) me Kim Willsher dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr The Guardian P\u00ebrktheu: Granit Zela Annie Ernaux \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkrimtaret m\u00eb t\u00eb respektuara t\u00eb Franc\u00ebs dhe ka fituar \u00e7mime t\u00eb shumta p\u00ebr librat, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7mimin Marguerite Yourcenar 2017 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn e saj. Ajo ishte kryesisht e panjohur n\u00eb Britani t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":23165,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[120],"tags":[],"class_list":{"0":"post-23163","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-letersi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23163"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23166,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23163\/revisions\/23166"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}