{"id":23119,"date":"2022-10-10T12:34:31","date_gmt":"2022-10-10T12:34:31","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=23119"},"modified":"2022-10-10T12:34:31","modified_gmt":"2022-10-10T12:34:31","slug":"financat-vjetore-per-subjektet-politike-sa-perfitojne-ps-dhe-pd-11-parti-perfitojne-rreth-3-milion-euro-zbardhet-edhe-lista-e-393-donatoreve-te-fushates-zgjedhore-te-vitit-2021","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/10\/financat-vjetore-per-subjektet-politike-sa-perfitojne-ps-dhe-pd-11-parti-perfitojne-rreth-3-milion-euro-zbardhet-edhe-lista-e-393-donatoreve-te-fushates-zgjedhore-te-vitit-2021\/","title":{"rendered":"Financat vjetore p\u00ebr subjektet politike\/ Sa p\u00ebrfitojn\u00eb PS dhe PD?  11 parti p\u00ebrfitojn\u00eb rreth 3 milion Euro, zbardhet edhe lista e 393 donator\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb vitit 2021"},"content":{"rendered":"<p>\u201cOpen Data Albania\u201d po zbardh fondet q\u00eb partit\u00eb politike kan\u00eb p\u00ebrfituar nga buxheti 2022 si Fond Vjetor n\u00eb Form\u00ebn e Ndihm\u00ebs Financiare Vjetore. Kodi Zgjedhor, Ligji p\u00ebr Partit\u00eb Politike dhe Vendimet e Komisionit Reformator i njohin t\u00eb drejt\u00eb Partive pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje parlamentare t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb para nga buxheti i shtetit \u00e7do vit. Shp\u00ebrndarja b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb zgjedhje ku vler\u00ebsimi kryesor \u00ebsht\u00eb sipas numrit t\u00eb deputet\u00ebve. Partit\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrfituese nga Fondi Shtet\u00ebror edhe n\u00ebse kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb mij\u00eb vota apo n\u00ebse kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb p\u00ebrqind t\u00eb Votave. N\u00eb finale shp\u00ebrndarja e parave dhe vler\u00ebsimi sipas formul\u00ebs b\u00ebhet me vendim t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve. K\u00ebshtu, KQZ me vendim num\u00ebr 31, dat\u00eb shkurt 2022 ka b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e fondeve sipas performanc\u00ebs p\u00ebr 11 parti ku dhjet\u00eb jan\u00eb parti parlamentare dhe nj\u00eb \u00ebsht\u00eb parti jo parlamentare por p\u00ebrfituese e mbi dhjet\u00eb mij\u00eb vota. N\u00eb total fondi p\u00ebr Partit\u00eb Politike p\u00ebr vitit 2022, i miratuar edhe n\u00eb Ligjin p\u00ebr Buxhetin e Shtetit \u00ebsht\u00eb 345 600 000 Lek\u00eb (treqind e dyzet e pes\u00eb milion e gjasht\u00ebqind mij\u00eb). M\u00eb konkretisht, Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb PS me 151 494 783 Lek\u00eb (nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb milion e kat\u00ebrqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e kat\u00ebr mij\u00eb e shtat\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb e tre lek\u00eb), nd\u00ebrsa Partia Demokratike p\u00ebrfiton fond vjetor total 104 926 170 Lek\u00eb (nj\u00ebqind e kat\u00ebr milion e n\u00ebnt\u00ebqind e nj\u00ebzet e gjasht\u00eb mij\u00eb nj\u00ebqind e shtat\u00ebdhjet\u00eb lek\u00eb). Sipas \u201cOpen Data Albania\u201d, LSI p\u00ebr Integrim p\u00ebrfiton 15 577 215 Lek\u00eb (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb milion e pes\u00ebqind e shtat\u00ebdh jet\u00eb e shtar\u00eb mij\u00eb e dyqind e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb), kurse Partia Republikane Shqiptare p\u00ebrfiton 13 223 679 Lek\u00eb (tremb\u00ebdhjet\u00eb milion e dyqind e nj\u00ebzet e tre mij\u00eb e gjasht\u00ebqind e shtat\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb). Zbardhen emrat e donator\u00ebve p\u00ebr fushat\u00ebn e 2021 Nd\u00ebrkoh\u00eb \u201cOpen Data Albania\u201d po zbardh shumat dhe emrat e donator\u00ebve elektoral n\u00eb zgjedhjet e prill 2021. Donator\u00ebt e Fushatave zgjedhore jan\u00eb subjekte private shoq\u00ebri, persona juridik apo fizik q\u00eb dhurojn\u00eb fonde, mallra apo sh\u00ebrbime p\u00ebr subjektet elektorale kandidat apo parti. Donacionet jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr tu regjistruar sipas form\u00ebs ligjore. Dhurimet n\u00eb natyr\u00eb mallra apo sh\u00ebrbime t\u00eb ofruara pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim konsiderohen inkind \u2013 n\u00eb natyr\u00eb dhe vlera e tyre kontabilizohet dhe raportohet. Kodi Zgjedhor k\u00ebrkon q\u00eb donacionet mbi vler\u00ebn 50 000 lek\u00eb, duhet q\u00eb t\u00eb hapet nj\u00eb llogari e posa\u00e7me, dhe t\u00eb gjitha transaksionet mbi k\u00ebt\u00eb vler\u00eb t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebp\u00ebrmjet saj. Sipas Raporteve rezulton se jan\u00eb 9 parti q\u00eb kan\u00eb deklaruar shuma dhe identitet t\u00eb donator\u00ebve, Partia Socialiste, Partia Demokratike, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, Partia Balli Komb\u00ebtar, Partia Bashkimi p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Nisma thurje dhe L\u00ebvizja p\u00ebr Ndryshim. Jan\u00eb llogaritur 393 donator\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha partit\u00eb politike. Shuma totale e dhurimeve e llogaritur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb partit\u00eb politike \u00ebsht\u00eb 31 747 216 lek\u00eb. Shuma e donacioneve n\u00eb Para \u00ebsht\u00eb 23 168 668 lek\u00eb ose sa 73% e totalit t\u00eb donacioneve. Shuma e donacioneve n\u00eb Natyr\u00eb \u00ebsht\u00eb llogaritur 8 578 548 lek\u00eb ose sa 27% e totalit t\u00eb donacioneve. N\u00eb artikull mund t\u00eb shikoni Donacionet, Shumat, emrat, mbiem\u00ebr, partit\u00eb dhe aspekte t\u00eb tjera t\u00eb ndara n\u00eb natyr\u00eb dhe n\u00eb para. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb trajtohen donacionet e marra nga tre partit\u00eb kryesore n\u00eb vend, Partia Socialiste, Demokratike dhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim. Partia Socialiste dhe kandidat\u00ebt e saj kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb shum\u00eb donacionesh prej 17 162 800 lek\u00ebsh. Nga kjo shum\u00eb 83% jan\u00eb dhurime n\u00eb Para (14 245 240 lek\u00eb), dhe pjesa tjet\u00ebr 17 % dhurime n\u00eb Natyr\u00eb (2 917 560 lek\u00eb). Artikulli ka t\u00eb dh\u00ebnat e plota n\u00eb lidhje me donacionet e secil\u00ebs parti dhe kandidat\u00ebve. Partia Demokratike dhe kandidat\u00ebt e saj kan\u00eb arritur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb donacione n\u00eb vler\u00ebn 2 552 601 lek\u00eb. T\u00eb gjitha donacionet p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike jan\u00eb n\u00eb form\u00ebn e dhurimit n\u00eb natyr\u00eb. Kat\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb deklaruar se kan\u00eb marr\u00eb donacione private. Kandidat\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar donacione private jan\u00eb: Edmond Spaho, Entela Shehaj (N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast donacionet kan\u00eb ardhur nga vet\u00eb kandidatja), Ethem Zyber Aga, dhe Anduena Qefalia. LSI m\u00eb shum\u00eb donacione se PS L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim dhe kandidat\u00ebt e saj kan\u00eb arritur p\u00ebr t\u00eb mbledhur donacione n\u00eb vler\u00ebn 8 217 807 lek\u00eb. Vet\u00eb L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar dhurime nga donator\u00eb privat\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 174 688 lek\u00eb, sa 14% e shum\u00ebs totale t\u00eb donacioneve t\u00eb deklaruar p\u00ebr partin\u00eb dhe kandidat\u00ebt.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt e saj kan\u00eb deklaruar se kan\u00eb p\u00ebrfituar donacione n\u00eb vler\u00ebn 7 043 118 lek\u00eb, ose 86% e shum\u00ebs totale t\u00eb donacioneve. Duhet pasur parasysh k\u00ebtu se 51 kandidat\u00eb kan\u00eb kryer donacione p\u00ebr veten e tyre ose m\u00eb sakt\u00eb kan\u00eb vendosur para n\u00eb dispozicion t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb vitit 2021. N\u00ebse nga totali p\u00ebr tre partit\u00eb kryesore, heqim donacionet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana e vet\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr veten e tyre, rezulton se Partia Socialiste ka p\u00ebrfituar donacione n\u00eb vler\u00ebn 17 162 800 lek\u00eb, Partia Demokratike dhe kandidat\u00ebt e saj kan\u00eb p\u00ebrfituar 2 251 141 lek\u00eb, nd\u00ebrsa Partia L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim ka p\u00ebrfituar 3 159 169 lek\u00eb. Duket qart\u00eb se Partia Socialiste dhe kandidat\u00ebt e saj kan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb mbledhin relativisht shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb donacione krahasuar me Partin\u00eb Demokratike, L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim apo kandidat\u00ebt e tyre. Partia Socialiste dhe kandidat\u00ebt e saj e kan\u00eb p\u00ebrfituar shum\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme nga 127 donator\u00eb, Partia Demokratike dhe kandidat\u00ebt e saj nga 58 donator\u00eb dhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim nga 108 donator\u00eb. Nj\u00eb llogaritje t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shum\u00ebs mesatare t\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr donator\u00eb, v\u00ebrehet q\u00eb nj\u00eb donator i Partis\u00eb Socialiste ka dhuruar mesatarisht 135 140 lek\u00eb, nj\u00eb donator i Partis\u00eb Demokratike 38 813 lek\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb donator i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim ka dhuruar mesatarisht 29 252 lek\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cOpen Data Albania\u201d po zbardh fondet q\u00eb partit\u00eb politike kan\u00eb p\u00ebrfituar nga buxheti 2022 si Fond Vjetor n\u00eb Form\u00ebn e Ndihm\u00ebs Financiare Vjetore. Kodi Zgjedhor, Ligji p\u00ebr Partit\u00eb Politike dhe Vendimet e Komisionit Reformator i njohin t\u00eb drejt\u00eb Partive pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje parlamentare t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb para nga buxheti i shtetit \u00e7do vit. Shp\u00ebrndarja b\u00ebhet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":23120,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-23119","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23119"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23121,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23119\/revisions\/23121"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}