{"id":22979,"date":"2022-10-09T08:04:28","date_gmt":"2022-10-09T08:04:28","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=22979"},"modified":"2022-10-09T08:04:28","modified_gmt":"2022-10-09T08:04:28","slug":"ministres-olta-xhacka-leter-e-hapur-nga-fatmir-guda-ish-kryetari-bashkise-leskovik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/09\/ministres-olta-xhacka-leter-e-hapur-nga-fatmir-guda-ish-kryetari-bashkise-leskovik\/","title":{"rendered":"Ministres Olta Xha\u00e7ka, let\u00ebr e hapur nga Fatmir Guda, ish kryetari bashkis\u00eb Leskovik"},"content":{"rendered":"<p> LETER E HAPUR PUBLIKE<\/p>\n<p>P\u00cbR RIKTHIM T\u00cb BASHKIS\u00cb LESKOVIK<\/p>\n<p>Drejtuar Znj. Olta Xha\u00e7ka, deputete e Kolonj\u00ebs dhe Leskovikut !<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mir\u00eb t\u00eb nj\u00eb treve dhe n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb po asaj treve t\u00eb vjet\u00ebr me histori, tradita dhe vlera kulturore, q\u00eb ve\u00e7 me emrin zulm\u00ebmadh Leskovik, i ka b\u00ebr\u00eb jet\u00eb e mot nder Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb cepin m\u00eb Jug-Lindor t\u00eb saj, me q\u00ebllimin e madh mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb namit t\u00eb tij t\u00eb kahersh\u00ebm, nuk hezitoj aspak t\u00eb shtrij dor\u00ebn e bashk\u00ebpunimit edhe ndaj jush znj. Deputete, me shpres\u00ebn dhe d\u00ebshir\u00ebn se do t\u00eb gjej gjithashtu t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb mir\u00ebkuptimi, me q\u00ebllim q\u00eb ju t\u00eb merrni p\u00ebrsip\u00ebr ushtrimin e gjith\u00eb autoritetit tuaj tek trupa parlamentare e forc\u00ebs politike, t\u00eb cil\u00ebn ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni q\u00eb t\u00eb ndikoni p\u00ebr gjetjen e vullnetit t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb duhur p\u00ebr rikthimin e Bashkis\u00eb Leskovik n\u00eb hart\u00ebn territoriale.<br \/>\nUn\u00eb dua t\u00eb mendoj se po ashtu edhe ju jini q\u00ebllim-mir\u00eb ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb asaj krahin\u00eb p\u00ebrderisa kini pranuar t&#8217;i merrni mbisip\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrfaq\u00ebsoni ata n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. E pra, sot leskoviqar\u00ebt kudo ndodhen: n\u00eb dhe jasht\u00eb Leskovikut, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb rruzullit, t\u00eb djatht\u00eb e t\u00eb majt\u00eb, me apo pa parti kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb interes, dh\u00ebnien e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb vetqeverisjes s\u00eb qytetit e gjith\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb tyre si nj\u00ebsi vendore m\u00eb vete.<br \/>\nNd\u00ebrkaq dua tu b\u00ebj me dije se interesi si qytetar i zakonsh\u00ebm i atij komuniteti m\u00eb obligon t\u00eb kap\u00ebrcej \u00e7do mentalitet t\u00eb politk\u00ebs konfliktuale q\u00eb kund\u00ebshtarin e sheh si armik p\u00ebr vdekje (ndon\u00ebse me raste dhe si i till\u00eb sillet) dhe si\u00e7 e kam shprehur edhe n\u00eb q\u00ebndrimet e mia m\u00eb t\u00eb hershme, kur vjen puna p\u00ebr tu pozicionuar n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb t\u00eb mire t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt m\u00eb t\u00eb madhe, ofroj maksimumin e vullnetit tim p\u00ebr t\u00eb shmagur \u00e7do interes politik t\u00eb momentit.<br \/>\nSi nj\u00ebri nd\u00ebr bashkqytetar\u00ebt e mi, me sinqeritetin absolut, por edhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb obliguese ndaj vendit ku kam ler\u00eb, do ta vler\u00ebsoja jasht\u00eb mase \u00e7do predispozimin tuaj p\u00ebr t\u00eb shprehur konsensus politik ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje kaq jetike p\u00ebr at\u00eb zon\u00eb, e cila sot edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak po p\u00ebrjeton nj\u00eb moment aspak t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm zhvillimor. M\u00eb ndjeni Znj. deputete, pasi n\u00eb asnj\u00eb rast s&#8217;dua t\u00eb b\u00ebj politik\u00eb apo t&#8217;i trajtoj politikisht shkaqet e k\u00ebsaj gj\u00ebndje, pasi q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj ndonj\u00eb merit\u00eb, apo t\u00eb p\u00ebrfitoj individualisht prej rikthimit t\u00eb bashkis\u00eb, por t\u00eb kontribuoj duke i dh\u00ebn\u00eb z\u00eb sa t\u00eb mundem, me \u00e7&#8217;t\u00eb mundem n\u00eb bashkpunim me \u00e7do aktor dhe faktor q\u00eb ka sado pak n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e shqet\u00ebsimit b\u00ebr\u00eb publik me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj letre t\u00eb hapur.<br \/>\nNjer\u00ebzit e atij vendi duhen motivuar, stimuluar dhe ushqyer me shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i braktisur edhe m\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<br \/>\nKam patur privilegjin tu marr atyre vot\u00ebbesimin p\u00ebr tre her\u00eb me rradh\u00eb, tu sh\u00ebrbej me p\u00ebrkushtim e mir\u00ebnjohje t\u00eb p\u00ebrjetshme, ndaj dhe e di shum\u00eb mir\u00eb e ju flas me siguri t\u00eb plot\u00eb, q\u00eb po tu jepet kjo mund\u00ebsi, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb ngritur nga hiri pas tre her\u00ebve t\u00eb djegura qytetin e tyre edhe pas k\u00ebtij momenti t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb dijn\u00eb t\u00eb nxjerrin n\u00eb pah shpirtin e pamunguar vital dhe do ta rigjall\u00ebrojn\u00eb t\u00ebr\u00eb at\u00eb krahin\u00eb plot lavdi.<br \/>\nArsyet pse Leskoviku duhet t\u00eb jet\u00eb bashki edhe pse dihen nuk po nguroj t&#8217;i rib\u00ebj edhe nj\u00ebher\u00eb publike:<br \/>\n1. Larg\u00ebsia sfilit\u00ebse dhe n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb terren t\u00eb thyer malor p\u00ebr 100 km vajtje-ardhje nga q\u00ebndra aktuale e bashkis\u00eb Kolonj\u00eb, jep kosto financiare p\u00ebr qytetarin.<br \/>\n2. Ekzistenca e t\u00eb gjitha potencialeve dhe resurseve ekonomike zvillimore p\u00ebr tu vetqeverisur dhe garantuar qytetar\u00ebve sh\u00ebrbime me cil\u00ebsore dhe arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e braktisur vendin e tyre.<br \/>\n3. Rruajtja e traditave historike dhe kulturore q\u00eb krahina e Leskovikut i ka t\u00eb spikatuta, k\u00ebtej dhe andej kufirit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nDhe e fundit jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia,<br \/>\n4. N\u00eb respekt t\u00eb Kushtetut\u00ebs neni 108, pika 2 e saj, banor\u00ebt e k\u00ebsaj krahine referuar edhe eksperiencave t\u00eb m\u00ebparshme unanimisht e d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb vetqeverisen n\u00eb statusin e nj\u00eb nj\u00ebsie vendore m\u00eb vete.<br \/>\n5. Dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr tu theksuar, me t\u00eb nj\u00ebjtat kritere rreshtuar m\u00eb posht\u00eb, prej vitit 2014 disa Nj\u00ebsi Administrative t\u00eb ngjashme me Leskovikun g\u00ebzojn\u00eb statusin Bashki.<br \/>\nKurse arsyeja se p\u00ebrse po u drejtohem pik\u00ebrisht ju Znj.Xha\u00e7ka \u00ebsht\u00eb fare evidente:<br \/>\nSikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike opozita n\u00eb draft-raportin e saj p\u00ebrfundimtar n\u00eb komisionin parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale midis nj\u00ebsive t\u00eb propozuara ka shprehur dakort\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb shtohet edhe Bashkia Leskovik, pra topi me pak fjal\u00eb tashm\u00eb ka kaluar n\u00eb fush\u00ebn e trup\u00ebs tuaj parlamentare.<br \/>\nKini rastin Znj. deputete t\u00eb shfaqni bonsensin tuaj ndaj interesit t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb asaj zone q\u00eb ju p\u00ebrfaqsoni. Gjithkujt i jepet n\u00eb jet\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb mbahet m\u00ebnd diku, dikur p\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb momenti JUAJ p\u00ebr ta treguar.<br \/>\nShpresoj se k\u00ebt\u00eb dor\u00ebshtrirje ndaj jush nuk do ta merrni aspak as p\u00ebr sfid\u00eb, as p\u00ebr dob\u00ebsi, por si nj\u00eb thirrje t\u00eb sinqert\u00eb, pasi q\u00eb t\u00eb k\u00ebrcehet nj\u00eb tango duhen dy vullnete. Nj\u00ebra pal\u00eb (opozita) \u00ebsht\u00eb e gatshme dhe \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke ju zgjatur dor\u00ebn p\u00ebr konsensus politik. \u00cbsht\u00eb rradha tuaj pra t\u00eb mos e refuzoni!<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse do d\u00ebshironit ta b\u00ebnit, do t&#8217;ju mjaftonte thjesht ta b\u00ebnit, duke i sugjeruar Kryeministrit tuaj se n\u00eb rastin e Leskovikut kini vendosur t\u00eb jini jo aq n\u00eb krah t\u00eb propozimit t\u00eb opozit\u00ebs, sesa n\u00eb sintoni t\u00eb plot\u00eb me vullnetin unanim t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb asaj zone.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim s&#8217;mund t\u00eb rri pa ju sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje, se t\u00eb zgjedh\u00ebsh t&#8217;i p\u00ebrgjigjesh pozitivisht nj\u00eb shqet\u00ebsimi kaq t\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e k\u00ebsaj treve nuk \u00ebsht\u00eb aspak dob\u00ebsi, por shfaqje p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie qytetare n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimit karshi interesit t\u00eb komunitetit q\u00eb me dor\u00ebn mbi kushtetut\u00eb je betuar ta mbrosh dhe p\u00ebrfaq\u00ebsosh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LETER E HAPUR PUBLIKE P\u00cbR RIKTHIM T\u00cb BASHKIS\u00cb LESKOVIK Drejtuar Znj. Olta Xha\u00e7ka, deputete e Kolonj\u00ebs dhe Leskovikut ! P\u00ebr t\u00eb mir\u00eb t\u00eb nj\u00eb treve dhe n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb po asaj treve t\u00eb vjet\u00ebr me histori, tradita dhe vlera kulturore, q\u00eb ve\u00e7 me emrin zulm\u00ebmadh Leskovik, i ka b\u00ebr\u00eb jet\u00eb e mot nder [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":22980,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-22979","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22979"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22981,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22979\/revisions\/22981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}