{"id":22659,"date":"2022-10-06T15:45:49","date_gmt":"2022-10-06T15:45:49","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=22659"},"modified":"2022-10-06T15:45:49","modified_gmt":"2022-10-06T15:45:49","slug":"greqi-turqi-gjuhe-lufte-por-jo-lufte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/06\/greqi-turqi-gjuhe-lufte-por-jo-lufte\/","title":{"rendered":"Greqi-Turqi: Gjuh\u00eb lufte, por jo luft\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb duke u folur p\u00ebr luft\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj dy vendeve po rritet. Sa shanse ka q\u00eb gjendja t\u00eb qet\u00ebsohet?<\/p>\n<p>&#8220;A do b\u00ebj\u00eb Erdogani luft\u00eb?&#8221; Me k\u00ebt\u00eb pyetje mediat greke kan\u00eb rritur aktualisht tensionin e publikut t\u00eb vendit. Kjo pyetje shtrohet p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb emisionet e lajmeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb sfond d\u00ebgjohet muzik\u00eb e frikshme. Sipas mediave, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb ec\u00ebn mir\u00eb. Inskenimi dramatik i ngjalljes s\u00eb frik\u00ebs i ndihmon edhe qeveris\u00eb greke, e cila e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta paralajm\u00ebroj\u00eb vendin nga &#8220;rreziqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, se sa t\u00eb merret me temat e v\u00ebshtira t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme, si ajo e skandalit t\u00eb pafund t\u00eb p\u00ebrgjimeve ose ajo e inflacionit n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga teprimet mediatike dhe instrumentalizimi politik i tem\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb dyshim se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan flet aktualisht duke k\u00ebrc\u00ebnuar: &#8220;He, grek!\u00a0<\/p>\n<p>Hidhi nj\u00eb sy historis\u00eb. Po t\u00eb vazhdosh k\u00ebshtu, \u00e7mimi q\u00eb do t\u00eb paguash do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb ai disa her\u00eb n\u00eb aktivitetet e jav\u00ebve t\u00eb kaluara.\u00a0<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Erdogan kujton vitin 1922, kur themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturk fitoi mbi ushtrin\u00eb greke dhe shkaktoi d\u00ebbimin e popullsis\u00eb greke nga Anadolli. Nj\u00ebqind vjet pas &#8220;katastrof\u00ebs anadollake\u201d, si\u00e7 e quajn\u00eb grek\u00ebt k\u00ebt\u00eb ngjarje, Erdogani k\u00ebrc\u00ebnon me p\u00ebrs\u00ebritjen e saj: &#8220;Ne mund t\u00eb vijm\u00eb nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb befasi,\u201d thot\u00eb ai. A \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje Erdogani t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>A thuhet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb seriozisht?A do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb v\u00ebrtet presidenti turk avion\u00ebt luftarak\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar ishujt grek\u00eb n\u00eb Egjeun lindor, si\u00e7 i shfaq ata her\u00eb pas here? K\u00ebto pyetje do t\u00eb b\u00ebhen edhe n\u00eb takimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, takimin themelues t\u00eb Bashkimit Politik Europian, q\u00eb do t\u00eb mbahet t\u00eb enjten dhe t\u00eb premten (6.\/7.10.2022) n\u00eb Prag\u00eb. Ky takim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb format i ri i BE-s\u00eb, ku jan\u00eb ftuar edhe Turqia dhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Puna \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish, n\u00ebse dhe si, BE dhe Turqia do t\u00eb afrohen s\u00ebrish dhe do t\u00eb kooperojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, duke pasur parasysh edhe luft\u00ebn ruse kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u00e7tensionimi i tensioneve n\u00eb rritje greko- turke.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve dhe v\u00ebzhguesve nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Gjuha e Erdoganit mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb luftarake, por ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ato gj\u00ebra t\u00eb mos thuhen seriozisht. Sepse kryetari i shtetit turk thjesht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Greqis\u00eb, vend an\u00ebtar i BE-s\u00eb dhe i NATO-s.<\/p>\n<p>NATO dhe SHBA nuk do t\u00eb lejojn\u00eb luft\u00eb<\/p>\n<p>Arsyet jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme: Nga nj\u00ebra an\u00eb shanset p\u00ebr Erdoganin q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasigurta. Nga ana tjet\u00ebr, ai duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se NATO nuk do ta lejonte kurr\u00eb Turqin\u00eb, vendin an\u00ebtar t\u00eb saj t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb akt lufte kund\u00ebr Greqis\u00eb, sidomos SHBA nuk do ta lejonte.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n<p>Q\u00eb gjat\u00eb kriz\u00ebs t\u00eb vitit 1996, p\u00ebr ishujt e pabanuar t\u00eb Egjeut t\u00eb quajtur nga grek\u00ebt Imia dhe nga turqit Kardak\u00eb, kur pati konfrontime ushtarake midis Greqis\u00eb dhe Turqis\u00eb, NATO dhe BE e penguan p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs. N\u00ebse gjendja keq\u00ebsohet s\u00ebrish, ata do t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb m\u00eb t\u00eb vendosur. Sepse, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs ruse kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, NATO nuk mund t&#8217;ia lejoj\u00eb vetes t\u00eb tregoj\u00eb dob\u00ebsi duke lejuar nj\u00eb konflikt ushtarak midis dy vendeve t\u00eb saj an\u00ebtare. Edhe bazat ushtarake amerikan\u00eb n\u00eb Kret\u00eb dhe n\u00eb Aleksandropolis, n\u00eb lindje t\u00eb Greqis\u00eb jan\u00eb konkretisht shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr furnizimin ushtarak t\u00eb trupave t\u00eb NATO-s n\u00eb Europ\u00ebn lindore dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn.\u00a0<\/p>\n<p>Politik\u00eb e &#8220;tensioneve t\u00eb kontrolluara&#8221;<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb i ashtuquajtur &#8220;episod i nxeht\u00eb&#8221; n\u00eb Egje nuk \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i p\u00ebrjashtuar, ai mund t\u00eb fillonte nga ndonj\u00eb pushtim turk i nj\u00eb prej ishujve t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb pabanuar grek\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt ka shum\u00eb n\u00eb Egjeun lindor. Sidoqoft\u00eb, ky do t\u00eb ishte skenari m\u00eb i keq.\u00a0<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, se q\u00eb prej pu\u00e7it t\u00eb d\u00ebshtuar ushtarak t\u00eb 2016-\u00ebs, Erdogani ndjek ndaj Athin\u00ebs nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb &#8220;tensioneve t\u00eb kontrolluara&#8221;, duke p\u00ebrdorur her\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, her\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ashp\u00ebr. N\u00eb mes t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm Turqia do t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, prandaj gjuha e Erdoganit ting\u00ebllon tani shum\u00eb ushtarake. Duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai k\u00ebrkon t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb spektrin nacionalist t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb incident i mundsh\u00ebm me avion\u00ebt mund ta ndizte gjendjen shp\u00ebrthyese. Aktualisht, avion\u00ebt luftarak\u00eb turq dep\u00ebrtojn\u00eb gati p\u00ebrdit\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore greke dhe duhet t\u00eb detyrohen nga avion\u00ebt grek\u00eb p\u00ebr t&#8217;u kthyer mbrapsht. Deri tani asnj\u00eb nga pilot\u00ebt, as turq dhe as grek\u00eb nuk e ka humbur durimin. Por ndonj\u00eb gabim fatal nuk p\u00ebrjashtohet si mund\u00ebsi.\u00a0<\/p>\n<p>&#8220;Loj\u00ebra t\u00eb rrezikshme&#8221;<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb vite q\u00eb Turqia k\u00ebrc\u00ebnon Greqin\u00eb me luft\u00eb, n\u00ebse Athina nuk vendos n\u00eb uj\u00ebrat territoriale kufirin prej 12 miljesh rreth ishujve, si\u00e7 e k\u00ebrkojn\u00eb ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb presidenti turk e ka kthyer nd\u00ebrkoh\u00eb pllak\u00ebn dhe b\u00ebn sikur Greqia \u00ebsht\u00eb duke e k\u00ebrc\u00ebnuar Turqin\u00eb me luft\u00eb. Ai ankohet se Greqia \u00ebsht\u00eb duke luajtur &#8220;loj\u00ebra t\u00eb rrezikshme\u201d n\u00eb rajon, sepse \u00ebsht\u00eb duke armatosur ushtarakisht disa ishuj grek\u00eb, dhe premton se &#8220;do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb rast nevoje t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb ka n\u00eb dispozicion\u201d p\u00ebr t\u00eb &#8220;mbrojtur t\u00eb drejtat e popullit turk.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja standarde e diplomacis\u00eb greke \u00ebsht\u00eb: &#8220;Ne nuk e k\u00ebrc\u00ebnojm\u00eb Turqin\u00eb. Ne presim q\u00eb Ankaraja t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga Casus Belli, provokimi i luft\u00ebs, dhe jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr dialog mbi baz\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr uj\u00ebrat detare.\u201d thot\u00eb p\u00ebr shembull nj\u00eb deklarat\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme greke. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mundohet t\u00eb tregohet i patrazuar. N\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb mbajtur para Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, ai tha p\u00ebr shembull duke iu drejtuar Turqis\u00eb: &#8220;Ju them juve se Greqia nuk p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr vendin tuaj. Ne nuk jemi armiq. Ne jemi fqinj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>V\u00ebrtet q\u00eb Erdogan nuk ka treguar deri tani gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb dialoguar me Mitsotakisin, por Ibrahim Kalin, k\u00ebshilltari m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i presidentit turk, nuk e ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb takimi midis Erdoganit dhe Mitsotakisit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb takimit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb Prag\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Mitsotakisi nga ana e tij nuk ka ndonj\u00eb interes t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb zhvilluar ndonj\u00eb dialog thelb\u00ebsor me Erdoganin. P\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb shfaqet si partner i mir\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe partner i besuesh\u00ebm, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai e di se partia e tij, partia konservatore Nea Dimokratia dhe pjesa m\u00eb e madhe e zgjedh\u00ebsve q\u00eb i japin vot\u00ebn, jan\u00eb kund\u00ebr bisedimeve p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve greko- turke. Nacionalizmi nuk \u00ebsht\u00eb prezent vet\u00ebm n\u00eb Turqi, por edhe n\u00eb Greqi, ku po ashtu do t\u00eb zhvillohen vitin e ardhsh\u00ebm zgjedhjet parlamentare.\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb rast se presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb ket\u00eb efekt, dhe n\u00eb Prag\u00eb do t\u00eb zhvillohet nj\u00eb takim midis Erdoganit dhe Mitsotakisit, at\u00ebher\u00eb t\u00eb dy ata do t\u00eb ulen n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim: me siguri asnj\u00ebri prej tyre nuk do t\u00eb nxis\u00eb dialogun konstruktiv p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb konfliktit.DW<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/8BE2719A-2E48-4327-9AC9-9E89B69EB0BE-300x238.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"238\" class=\"alignnone size-medium wp-image-22660\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/8BE2719A-2E48-4327-9AC9-9E89B69EB0BE-300x238.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/8BE2719A-2E48-4327-9AC9-9E89B69EB0BE-1024x812.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/8BE2719A-2E48-4327-9AC9-9E89B69EB0BE-768x609.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/8BE2719A-2E48-4327-9AC9-9E89B69EB0BE-860x682.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/8BE2719A-2E48-4327-9AC9-9E89B69EB0BE.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/B2ED4DF9-0C25-4645-A4B8-9C7A81C126D4-300x223.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"223\" class=\"alignnone size-medium wp-image-22661\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/B2ED4DF9-0C25-4645-A4B8-9C7A81C126D4-300x223.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/B2ED4DF9-0C25-4645-A4B8-9C7A81C126D4-1024x760.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/B2ED4DF9-0C25-4645-A4B8-9C7A81C126D4-768x570.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/B2ED4DF9-0C25-4645-A4B8-9C7A81C126D4-860x639.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/B2ED4DF9-0C25-4645-A4B8-9C7A81C126D4.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/5B113482-EFDD-4E4A-8B01-84037F22AAFD-244x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"244\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-22662\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/5B113482-EFDD-4E4A-8B01-84037F22AAFD-244x300.jpeg 244w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/5B113482-EFDD-4E4A-8B01-84037F22AAFD-834x1024.jpeg 834w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/5B113482-EFDD-4E4A-8B01-84037F22AAFD-768x943.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/5B113482-EFDD-4E4A-8B01-84037F22AAFD-860x1056.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/5B113482-EFDD-4E4A-8B01-84037F22AAFD.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 244px) 100vw, 244px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb duke u folur p\u00ebr luft\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj dy vendeve po rritet. Sa shanse ka q\u00eb gjendja t\u00eb qet\u00ebsohet? &#8220;A do b\u00ebj\u00eb Erdogani luft\u00eb?&#8221; Me k\u00ebt\u00eb pyetje mediat greke kan\u00eb rritur aktualisht tensionin e publikut t\u00eb vendit. Kjo pyetje shtrohet p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb emisionet e lajmeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb sfond [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":22663,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12,118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-22659","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22659"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22659\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22664,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22659\/revisions\/22664"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}