{"id":21845,"date":"2022-10-01T11:04:19","date_gmt":"2022-10-01T11:04:19","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=21845"},"modified":"2022-10-01T11:04:19","modified_gmt":"2022-10-01T11:04:19","slug":"shendetesia-shqiptaret-shpenzuan-130-milione-euro-me-shume-ne-dy-vite-pandemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/10\/01\/shendetesia-shqiptaret-shpenzuan-130-milione-euro-me-shume-ne-dy-vite-pandemi\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebndet\u00ebsia, shqiptar\u00ebt shpenzuan 130 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dy vite pandemi"},"content":{"rendered":"<p>Ndryshe nga ekonomia, q\u00eb u rim\u00ebk\u00ebmb me shpejt\u00ebsi n\u00eb vitin 2021, situata sh\u00ebndet\u00ebsore vijoi t\u00eb ishte e r\u00ebnduar, sidomos n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit, teksa qeveria hoqi dor\u00eb nga masat shtr\u00ebnguese, pas efekteve q\u00eb ato dhan\u00eb n\u00eb r\u00ebnien ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2021, vala e pandemis\u00eb arriti kulmin e saj, e reflektuar kjo dhe me numrin e lart\u00eb t\u00eb vdekjeve. Sipas INSTAT, n\u00eb tremujorin e par\u00eb 2021, humbjet e jet\u00ebs arrit\u00ebn n\u00eb rekordin e 10.2 mij\u00eb personave, me rritje 61% n\u00eb krahasim me mesataren e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb t\u00eb 2016-2019.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb, vdekjet u rrit\u00ebn me 21% n\u00eb krahasim me mesataren 2016-2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb vitin 2021, fatalitetet arrit\u00ebn nj\u00eb nivel rekord n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, me 30.6 mij\u00eb persona, me rritje 40% n\u00eb raport me mesataren e 2016-2019.<\/p>\n<p>Rritja e mundimshme e spitaleve private<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e tejmbushjes s\u00eb spitaleve publike, por edhe besimit t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb sistemin publik t\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor, shum\u00eb individ\u00eb u kuruan n\u00eb spitale private, q\u00eb sh\u00ebnuan nj\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>\u201cSpitali Amerikan\u201d (American Hospital)\u00a0\u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi n\u00eb vend. N\u00eb vitin 2021 qarkulloi 7.5 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje 21% me baz\u00eb vjetore. Ndon\u00ebse t\u00eb ardhurat u rrit\u00ebn ndjesh\u00ebm, spitali thelloi humbjet n\u00eb 143 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cViti 2021 ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb, ashtu sikurse 2020-a, p\u00ebr grupin e Spitaleve Amerikane, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Vazhdimi i konsolidimit t\u00eb zgjerimit t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, si dhe objektivi p\u00ebr rritjen e m\u00ebtejshme, u b\u00eb edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb pagesave t\u00eb familjeve dhe fokusin e shpenzimeve t\u00eb tyre p\u00ebr trajtimin e infektimit nga COVID-19.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimeve dhe shpenzimet e rritura n\u00eb medikamente ndikuan ndjesh\u00ebm n\u00eb mir\u00ebqenien e tyre.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr trajtimin e kurimin e pacient\u00ebve post-COVID-19, u kthye n\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb tona dhe kjo devijoji nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimeve t\u00eb parashikuara p\u00ebr departamente t\u00eb ndryshme, drejt investimit n\u00eb aparaturat e nevojshme p\u00ebr kap\u00ebrcimin e k\u00ebsaj pandemie dhe p\u00ebrballjen e saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb dinjitoze dhe brenda protokolleve t\u00eb krijuara n\u00eb situata emergjente\u201d, thuhet n\u00eb raportin vjetor.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, spitali realizoi 15 mij\u00eb nd\u00ebrhyrje operacionale, 8 mij\u00eb trajtime mjek\u00ebsore dhe 109 mij\u00eb seanca dialize (kjo e fundit rimbursohet nga shteti).<\/p>\n<p>\u201cInternational Hospital\u201d\u00a0(ish-Hygeia), po pjes\u00eb e grupit t\u00eb Spitalit Amerikan, raportoi 3.2 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje vjetore 18%, nd\u00ebrsa vijoi t\u00eb ishte me humbje. \u201cNj\u00eb vit pas shp\u00ebrthimit t\u00eb pandemis\u00eb, biznesi i \u2018International Hospital\u2019 \u00ebsht\u00eb rikuperuar dhe normalisht po gjeneron t\u00eb ardhura dhe rezultate pozitive\u201d, thuhet n\u00eb raportin vjetor.<\/p>\n<p>Spitalet e tjera nuk renditen n\u00eb list\u00ebn e 200 m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhave. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb bilanceve t\u00eb pes\u00eb spitaleve private, \u201cAmerican Hospital\u201d, \u201cInternational Hospital\u201d (ish-Hygeia), \u201cSalus\u201d, \u201cGerman Hospital International\u201d, \u201cSpitali Europian\u201d, t\u00eb p\u00ebrpunuara nga \u201cMonitor\u201d, tregojn\u00eb se t\u00eb ardhurat e kombinuara t\u00eb tyre ishin rreth 12.3 miliard\u00eb lek\u00eb (103 milion\u00eb euro), duke arritur nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb rekord q\u00eb kur spitalet e para filluan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tregun shqiptar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm, rritja e t\u00eb ardhurave \u00ebsht\u00eb 25.5%, m\u00eb e larta e regjistruar vitet e fundit, ose rreth 20 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb 2020-n, kur pandemia u forcua n\u00eb muajt e fundit t\u00eb vitit, rritja vjetore e t\u00eb ardhurave ishte 10.7%.<\/p>\n<p>Spitali \u201cSalus\u201d raportoi 767 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura, me rritje 7%. \u201cGerman Hospital International\u201d kishte xhiro prej 653 milion\u00eb lek\u00ebsh, me rritje 41%, nd\u00ebrsa \u201cSpitali Europian\u201d m\u00eb se i dyfishoi t\u00eb ardhurat, n\u00eb 411 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0Sa shum\u00eb para p\u00ebr analiza<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, zgjerimi i aktivitetit t\u00eb laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb ishte i fort\u00eb, pas shpenzimeve t\u00eb larta p\u00ebr kryerjen e tampon\u00ebve, apo t\u00eb analizave t\u00eb m\u00ebpasshme p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ecurin\u00eb e s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, rritja ishte edhe m\u00eb e lart\u00eb, e ndikuar jo vet\u00ebm nga kryerja e analizave p\u00ebr identifikimin e s\u00ebmundjes e m\u00eb pas kurimin e saj, por dhe kushtit t\u00eb pothuajse gjith\u00eb shteteve q\u00eb nuk lejonin hyrjen n\u00eb kufijt\u00eb e tyre t\u00eb personave q\u00eb nuk kishin kryer tampon, apo test t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo i ndihmoi laborator\u00ebt q\u00eb t\u00eb ishin biznesi m\u00eb i suksessh\u00ebm dhe me rritjen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb vitin 2021. Sipas INSTAT, n\u00eb vitin 2021 u regjistruan 4.2 milion\u00eb dalje t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIntermedica Center\u201d\u00a0dyfishoi t\u00eb ardhura n\u00eb gati 2 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGenius lab\u201d, n\u00eb vitin e plot\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb aktivitetit, kat\u00ebrfishoi t\u00eb ardhurat, n\u00eb 2 miliard\u00eb lek\u00eb, duke hyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb list\u00ebn e \u201cMonitor 200\u201d, sipas t\u00eb ardhurave. Norma e fitimit ishte gati 70%.<\/p>\n<p>Laborator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si \u201cBiocheck\u201d, \u201cPegasus Med\u201d, \u201cNoval Diagnostic\u201d, \u201cSwiss Medical Center\u201d, shum\u00ebfishuan aktivitetin, ndon\u00ebse nga nj\u00eb baz\u00eb e ul\u00ebt. M\u00eb i madhi pas tyre ishte \u201cBiocheck\u201d, me 264 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb faturuara, m\u00eb se kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se viti i m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb total, qarkullimi vjetor i laborator\u00ebve kryesor\u00eb u pes\u00ebfishua n\u00eb rreth 4.6 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 3 miliard\u00eb lek\u00eb (gati 25 milion\u00eb euro) m\u00eb shum\u00eb sesa vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi, i fort\u00eb ishte zgjerimi i t\u00eb ardhurave edhe nga shoq\u00ebria \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, me aktivitet n\u00eb prodhimin, shitjen dhe tregtimin e gazrave teknike, terapeutike, q\u00eb rriti qarkullimin me 15%, n\u00eb 2 miliard\u00eb lek\u00eb, duke vijuar p\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi n\u00eb renditjen e \u201cMonitor 200\u201d, e nxitur nga k\u00ebrkesa p\u00ebr oksigjen n\u00eb spitale COVID-19 dhe p\u00ebrdorimi i bombolave nga t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb u vet\u00ebkuruan n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\nFarmaceutika me rritje m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb<\/p>\n<p>Importet e medikamenteve arrit\u00ebn rekordin e 31.6 miliard\u00eb lek\u00ebve sipas INSTAT, me zgjerim 25% n\u00eb raport me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm. Nga shtesa prej 6.4 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vler\u00eb, gjysma erdhi si rrjedhoj\u00eb e importit t\u00eb vaksinave q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar imunitet ndaj COVID-19.<\/p>\n<p>\u00a0K\u00ebrkesa nga sektori publik \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb vitin 2021, pas kalimit t\u00eb val\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa popullata ka rritur p\u00ebrdorimin e medikamenteve si p\u00ebr p\u00ebrballimin e pasojave direkte n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit, ashtu edhe pasojat indirekte afatgjata q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pandemia n\u00eb sh\u00ebndetin e atyre q\u00eb e kan\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Plakja e vazhdueshme e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faktor i vazhduesh\u00ebm q\u00eb nxit p\u00ebrdorimin e barnave.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e operator\u00ebve t\u00eb tregtimit me shumic\u00eb t\u00eb produkteve farmaceutike kan\u00eb raportuar rritje n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>\u201cRejsi Farma\u201d\u00a0raportoi t\u00eb ardhura prej rreth 4.2 miliard\u00eb lek\u00ebsh, me rritje rreth 6%.<\/p>\n<p>\u201cDelta Pharma\u201d\u00a0u zgjerua me 14%, n\u00eb 4.4 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPharma One\u201d\u00a0rriti t\u00eb ardhurat me 10%, n\u00eb 3.6 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIntermed\u201d\u00a0raportoi nj\u00eb xhiro vjetore prej 3.9 miliard\u00eb lek\u00ebsh, ose 15% m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnie prej 4.2%, n\u00eb 2.4 miliard\u00eb lek\u00eb, rezultoi\u00a0\u201cMegapharma\u201d. Sipas raportit vjetor, tendenca vjen si rezultat i r\u00ebnies s\u00eb shitjeve n\u00eb sektorin publik. \u201c2020-a ka qen\u00eb viti i pandemis\u00eb dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr medikamente \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2021 kemi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga ky sektor, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, kompania ka par\u00eb rritje t\u00eb t\u00eb ardhurave nga shitja e produkteve kozmetike.<\/p>\n<p>130 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin n\u00eb dy vite pandemi<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrpunuara nga \u201cMonitor\u201d, nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore t\u00eb analizave, importeve t\u00eb medikamenteve (p\u00ebrjashtuar shpenzimet p\u00ebr vaksinat) dhe kompanis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sigurimit t\u00eb oksigjenit tregojn\u00eb se t\u00eb ardhurat e 19 shoq\u00ebrive n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit (spitale private, depo farmaceutike, laborator\u00eb analizash dhe tregtim i oksigjenit), tregojn\u00eb se shpenzimet p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb ishin 70 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb, nga 50 milion\u00eb euro q\u00eb ishte shtesa vjetore e llogaritur me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metodologji n\u00eb 2020-n.<\/p>\n<p>Indirekt, kjo tregon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpenzimeve shtes\u00eb nga xhepi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pandemin\u00eb, q\u00eb p\u00ebr dy vjet \u00ebsht\u00eb rreth 130 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kostoja totale, sidomos ajo e sh\u00ebrbimeve private (nga mjek\u00eb e infermier\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi) dhe e kurimit jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb llogaritet.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, q\u00eb llogarit indeksin e vler\u00ebs n\u00eb tregtin\u00eb me pakic\u00eb t\u00eb produkteve farmaceutike e mjek\u00ebsore, nga tetori 2020 deri n\u00eb mars 2021, shpenzimet mujore p\u00ebr produkte farmaceutike e mjek\u00ebsore u rrit\u00ebn mesatarisht me 24-28%, n\u00eb raport me muajt p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb vitit normal 2019.<\/p>\n<p>\u00a0<img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/0C24DAAA-4837-4058-BD1C-37AD285EDDB1-300x216.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"216\" class=\"alignnone size-medium wp-image-21846\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/0C24DAAA-4837-4058-BD1C-37AD285EDDB1-300x216.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/0C24DAAA-4837-4058-BD1C-37AD285EDDB1-1024x738.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/0C24DAAA-4837-4058-BD1C-37AD285EDDB1-768x553.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/0C24DAAA-4837-4058-BD1C-37AD285EDDB1-860x620.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/0C24DAAA-4837-4058-BD1C-37AD285EDDB1.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/ED3D1429-F864-4DD0-963D-3297BBD9B25E-300x221.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"221\" class=\"alignnone size-medium wp-image-21847\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/ED3D1429-F864-4DD0-963D-3297BBD9B25E-300x221.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/ED3D1429-F864-4DD0-963D-3297BBD9B25E-1024x756.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/ED3D1429-F864-4DD0-963D-3297BBD9B25E-768x567.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/ED3D1429-F864-4DD0-963D-3297BBD9B25E-860x635.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/ED3D1429-F864-4DD0-963D-3297BBD9B25E.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/9158B8D3-41EE-4790-A1BC-871E14494EBC-300x158.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"158\" class=\"alignnone size-medium wp-image-21848\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/9158B8D3-41EE-4790-A1BC-871E14494EBC-300x158.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/9158B8D3-41EE-4790-A1BC-871E14494EBC-1024x538.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/9158B8D3-41EE-4790-A1BC-871E14494EBC-768x403.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/9158B8D3-41EE-4790-A1BC-871E14494EBC-860x452.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/9158B8D3-41EE-4790-A1BC-871E14494EBC.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/A66939B2-5753-4812-B7EA-43062EE930BA-300x148.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"148\" class=\"alignnone size-medium wp-image-21849\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/A66939B2-5753-4812-B7EA-43062EE930BA-300x148.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/A66939B2-5753-4812-B7EA-43062EE930BA-1024x506.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/A66939B2-5753-4812-B7EA-43062EE930BA-768x380.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/A66939B2-5753-4812-B7EA-43062EE930BA-860x425.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/A66939B2-5753-4812-B7EA-43062EE930BA.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/58548076-CA97-4FC1-A260-EAE8513C3158-281x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"281\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-21850\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/58548076-CA97-4FC1-A260-EAE8513C3158-281x300.jpeg 281w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/58548076-CA97-4FC1-A260-EAE8513C3158-958x1024.jpeg 958w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/58548076-CA97-4FC1-A260-EAE8513C3158-768x821.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/58548076-CA97-4FC1-A260-EAE8513C3158-860x919.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/58548076-CA97-4FC1-A260-EAE8513C3158.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 281px) 100vw, 281px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshe nga ekonomia, q\u00eb u rim\u00ebk\u00ebmb me shpejt\u00ebsi n\u00eb vitin 2021, situata sh\u00ebndet\u00ebsore vijoi t\u00eb ishte e r\u00ebnduar, sidomos n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit, teksa qeveria hoqi dor\u00eb nga masat shtr\u00ebnguese, pas efekteve q\u00eb ato dhan\u00eb n\u00eb r\u00ebnien ekonomike. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2021, vala e pandemis\u00eb arriti kulmin e saj, e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":21851,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10,118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-21845","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomia","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21852,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21845\/revisions\/21852"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}