{"id":20674,"date":"2022-09-24T08:50:29","date_gmt":"2022-09-24T08:50:29","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=20674"},"modified":"2022-09-24T08:50:29","modified_gmt":"2022-09-24T08:50:29","slug":"dr-ardian-elezi-kandidat-per-kryetar-i-dhomes-kombetare-te-permbarimit-gjyqesor-privat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/09\/24\/dr-ardian-elezi-kandidat-per-kryetar-i-dhomes-kombetare-te-permbarimit-gjyqesor-privat\/","title":{"rendered":"Dr. Ardian Elezi kandidat p\u00ebr Kryetar i Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbarimit Gjyq\u00ebsor Privat"},"content":{"rendered":"<p>PLATFORMA E KANDIDIMIT P\u00cbR KRYETAR T\u00cb DHOM\u00cbS KOMB\u00cbTARE T\u00cb P\u00cbRMBARIMIT GJYQ\u00cbSOR PRIVAT<\/p>\n<p>Kandidati Ardian Elezi, ka mbaruar ekonomik, juridik, gjuh\u00eb-let\u00ebrsi, disa mastera n\u00eb nivel profesional dhe shkencor, p\u00ebrfshir\u00eb dhe medalje ari, zot\u00ebron disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb konferenca shkencore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i angazhuar dhe n\u00eb bot\u00ebn akademike. Ka eksperienc\u00eb pune n\u00eb administrat\u00ebn publike si kryeadministrator i Agjencis\u00eb s\u00eb Pasurive t\u00eb Ssekuestruara dhe Konfiskuara, drejtues rajonal i\u00a0 Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive; \u00ebsht\u00eb\u00a0 i martuar me tre f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Hyrje<\/p>\n<p>E drejta nuk mundet t\u00eb kuptohet vet\u00ebm e kronizuar n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ngurt\u00ebsuar rregullash t\u00eb shkruar, por n\u00eb vetvete ajo paraqitet si nj\u00eb instrument i gjall\u00eb dinamik dhe manifestohet n\u00eb form\u00ebn e saj relevante at\u00ebher\u00eb kur p\u00ebrfundon dhe procesi i ekzekutimit, q\u00eb vendos n\u00eb thelb njohjen, rivendosjen apo p\u00ebrmbushjen e saj. Kjo p\u00ebrqasje \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebshprehur dhe n\u00eb citimin e m\u00ebposht\u00ebm ilustrues: \u201cOrigjina dhe legjitimiteti i s\u00eb drejt\u00ebs q\u00ebndron n\u00eb faktin se shoq\u00ebria aprovon p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs n\u00eb rastet e p\u00ebrshtatshme. Dhe prova m\u00eb e past\u00ebr e ekzistenc\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nuk jan\u00eb librat n\u00eb biblioteka, student\u00ebt e shumt\u00eb n\u00eb leksione, avokat\u00ebt duke argumentuar n\u00eb gjykata apo gjyqtar\u00ebt duke marr\u00eb vendime. Jan\u00eb p\u00ebrmbaruesit q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedurave t\u00eb tyre permbarimore nxjerrin njer\u00ebz nga sht\u00ebpit\u00eb ose duke sekuestruar sendet e tyre, polic\u00ebt duke \u00e7uar njer\u00ebz n\u00eb burg apo n\u00ebpun\u00ebsit e bankave duke bllokuar llogarit\u00eb e personave t\u00eb caktuar. P\u00ebr pasoj\u00eb e drejta \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi rregullash q\u00eb duhen respektuar, por dhe q\u00eb imponohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u respektuar e zbatuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis njer\u00ebzve.[1]\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor vet\u00ebm me dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb ekzekutuesh\u00ebm, sepse pik\u00ebsynimi i mbrojtur nga aktet t\u00eb brendshme dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare si KEDNJ-iut \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht rivendosja e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shkelur ose t\u00eb mohuar padrejt\u00ebsisht nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme t\u00eb nj\u00eb personi juridik ose fizik.<\/p>\n<p>Ekzistenca e nj\u00eb sistemi p\u00ebrmbarimor gjyq\u00ebsor shtet\u00ebror nxorri n\u00eb pah problematika t\u00eb theksuara n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e efikasitetit dhe profesionalizmin dhe pasohej nga kosto t\u00eb larta financiare t\u00eb shtetit shqiptar, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb padive t\u00eb ngritura n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr theksoj se jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe e Gjykat\u00ebs Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrimin se faza e ekzekutimit t\u00eb vendimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb faza e realizimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkuesit efektivisht, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebre e konceptit t\u00eb gjykimit brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm. Realizimi i gjykimit brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebrcakton n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb ndjeshme efektivitetin e gjykimit. Ekzekutimi i vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs konsiderohet si faza p\u00ebrfundimtare e realizimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejte t\u00eb fituar gjyq\u00ebsisht. Vet\u00ebm pas realizimit t\u00eb k\u00ebsaj faze mund t\u00eb konsiderohet se individi e ka vendosur plot\u00ebsisht n\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb fituar[2].<\/p>\n<p>Gjykata v\u00eb theksin se neni 6 aplikohet jo vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, por edhe n\u00eb faz\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb vendimit. Sipas saj, t\u00eb gjitha shtetet detyrohen t\u00eb organizojn\u00eb sistemin juridik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb gjykatat t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb shqyrtimin e t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm, sepse sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb zhvillohet me vonesa q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb dob\u00ebsimin e rolit t\u00eb gjykatave dhe t\u00eb besimit n\u00eb to.[3] Gjykata ka sqaruar se n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrfshin p\u00ebrcaktimin e nj\u00eb t\u00eb drejte civile, koh\u00ebzgjatja e procedurave, normalisht, llogaritet nga momenti i fillimit t\u00eb procedur\u00ebs gjyq\u00ebsore, deri n\u00eb momentin kur jepet vendimi dhe ekzekutohet ai[4], apo se faza ekzekutive duhet t\u00eb llogaritet, pra t\u00eb konsiderohet si faz\u00eb e m\u00ebtejshme e t\u00eb nj\u00ebjtit proces.[5]<\/p>\n<p>Misioni, vizioni, vlerat<\/p>\n<p>Misioni<br \/>\nKryetari i Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbarimit Gjyqsor Privat, si figur\u00eb p\u00ebrfaqsuese duhet t\u00eb garantoj\u00eb profesionaliz\u00ebm, pavar\u00ebsi, paanshm\u00ebri, ndershm\u00ebri, integritet dhe korrekt\u00ebsi n\u00eb ushtrimin me efi\u00e7enc\u00eb t\u00eb funksioneve t\u00eb dh\u00ebna nga ligji dhe aktet e brendshme rregulluese. Garantimi i funksionalitetit t\u00eb veprimtaris\u00eb p\u00ebrmbarimore, mbrojtja e statusit dhe figur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor privat dhe nxitja e t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb ekzekutim p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb bashk\u00ebpunues jan\u00eb disa nga prioritetet e Dhom\u00ebs. Gjithashtu\u00a0 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime konkrete q\u00eb lidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me rritjen s\u00eb besimit t\u00eb publikut duke synuar p\u00ebrmir\u00ebsimin e perceptimit n\u00ebp\u00ebrmjet transparenc\u00ebs s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb ushtruar dhe nxitur marr\u00ebdh\u00ebniet institucionale dhe nd\u00ebrinstitucionale me subjektet e tjer\u00eb, pjes\u00eb t\u00eb procesit apo m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, me institucione dhe organizata komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb krijuar praktika t\u00eb suksesshme n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e ushtrimit t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie ekzekutive. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkohet garantimi i k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Vizioni<\/p>\n<p>Kryetari i Dhom\u00ebs si institucioni i posa\u00e7\u00ebm synon krijimin, organizimin dhe funksionimit t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor gjyqsor privat si nj\u00eb organ q\u00eb garanton t\u00eb drejtat e njeriut, i hapur me publikun n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb praktikave m\u00eb t\u00eb mira ekzekutuese q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb, integritetit, profesionalizmit dhe transparenc\u00ebs. Ky vizion \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me vizionin mbi sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Zhvillim dhe Integrim.<\/p>\n<p>Vlerat<\/p>\n<p>N\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebrmbarimor efikas dhe t\u00eb suksessh\u00ebm duhet t\u00eb mish\u00ebrojm\u00eb respektimin e etik\u00ebs s\u00eb \u00e7do funksionari si kriteri baz\u00eb dhe i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb demokraci mund t\u00eb funksionoj\u00eb. Asnj\u00eb instrument ligjor nuk do t\u00eb sillte efektet e pretenduara n\u00ebse aktor\u00ebt e ushtrimit t\u00eb veprimtarise publike nuk udh\u00ebhiqen n\u00eb vendimmarje nga parime t\u00eb shenjta si pavar\u00ebsi, paan\u00ebsi, integritet dhe profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Parimet etike jan\u00eb vlerat etike t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb rregullat e sjelljes. Evolucioni i vlerave thelb\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb mish\u00ebruara edhe n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ku p\u00ebrve\u00e7 parimeve simbioze pavar\u00ebsi dhe paan\u00ebsi jan\u00eb njohur edhe parime t\u00eb tjera si transparenca. Nj\u00eb gam\u00eb mjetesh dhe masash jan\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb vlerat t\u00eb marrin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur. Marrja e masave t\u00eb qarta p\u00ebr parandalimin, zbulimin, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kuadri t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe sanksionimin n\u00eb nj\u00eb sistem bashk\u00ebkohor, mbetet nj\u00eb sfid\u00eb e vazhdueshme n\u00eb nd\u00ebrtimin e rezistenc\u00ebs ndaj korrupsionit dhe kultur\u00ebs s\u00eb integritetit. Mjetet dhe masat thelb\u00ebsore t\u00eb integritetit p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti kodet e sjelljes, rregullat p\u00ebr konfliktin e interesit, trajnimet p\u00ebr integritetin dhe mund\u00ebsit\u00eb e k\u00ebshillimit dhe konsultimit, transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>I. Situata aktuale e sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor gjyq\u00ebsor privat n\u00eb Shqip\u00ebri problematikat dhe sfidat q\u00eb paraqiten p\u00ebr zgjidhje<\/p>\n<p>Krizat globale t\u00eb ndikuar nga pandemia si dhe politikat socialo\u2013ekonomike t\u00eb brendshme vendos\u00ebn n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, duke paralizuar sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshmme private apo publike. Kjo sigurisht pati impaktin e saj n\u00eb veprimtarin\u00eb e ushtruar nga sh\u00ebrbimi p\u00ebrmbarimor gjyq\u00ebsor privat n\u00eb Shqip\u00ebri, ku puna p\u00ebr disa vite u bllokua n\u00eb nivele t\u00eb q\u00ebn\u00ebsishme saq\u00eb shumica prej nesh ka investuar pa gjeneruar t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb mbajtur asetet njer\u00ebzore dhe infrastrukturore\u00a0 t\u00eb\u00a0 tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj krize rajonale dhe globale i shtohet dhe problematika e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, i cili prej m\u00eb shume se 5 vitesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetevete n\u00eb proces vetingu, q\u00eb nxorri n\u00eb pah dhe theksoi vonesat n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore apo dhe t\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb urdhrave t\u00eb ekzektutimit. Nd\u00ebrkaq situat\u00eb problematik\u00eb ka prodhuar dhe vet\u00eb legjislacioni procedurial ku nuk ka sakt\u00ebsuar afatet ligjore maksimale p\u00ebr nxjerrjen e vendimeve p\u00ebr l\u00ebshimin e urdhrave t\u00eb ekzekutimit, pa harruar t\u00eb p\u00ebrmendim dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb cilat pa ezauruar procedur\u00ebn e tyre, gjykata \u00ebsht\u00eb mjaftuar me kthim aktesh pa njoftuar t\u00eb metat.<\/p>\n<p>Ndodhur n\u00eb kushtet ku shumica e popullsis\u00eb ishte e izoluar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb punuar shteti n\u00ebp\u00ebrmjet autoritetit p\u00ebrgjegj\u00ebs Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi pezullime t\u00eb vjeljes s\u00eb detyrimeve kreditore dhe rrjedhimisht puna ndaloi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrbimin p\u00ebrmbarimor.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrmend edhe situat\u00ebn informale q\u00eb ndikon tek veprimtarit\u00eb e gjith\u00ebsecilit sikund\u00ebr jan\u00eb \u201cdebt-collection\u201d q\u00eb kryhet pa u normuar m\u00ebnyra e ushtrimit t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e palicensuar duke marr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor. Mungesa e ligjit dhe kuadrit ligjor rregullues maksimizon fitimet e tyre dhe lejon abuzivizmin nga subjekte pa asnj\u00eb kontroll. Parimi se \u201ckur nuk ndalohet \u00ebsht\u00eb e lejuar\u201d nuk i p\u00ebrket k\u00ebtij rasti, por \u00ebsht\u00eb i paaplikuesh\u00ebm sikund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kontraktore dhe askund tjet\u00ebr, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb veprimtari t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb licensuara p\u00ebr t\u00eb ushtruar nj\u00eb funksion publik. Nd\u00ebrkohe q\u00eb k\u00ebto veprime t\u00eb paligjshme vijon\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershm\u00eb konkur\u00ebncen n\u00eb tregun finaciar e sidomos pun\u00ebn ton\u00eb me objekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si aktivitet dyt\u00ebsor, ku mungesa e akteve n\u00ebnligjore, mbase e l\u00ebne me vetidije, ka inkurajuar k\u00ebt\u00eb informalitet dhe konkurrence t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Tablos\u00eb s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb situat\u00ebs aktuale t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor gjyq\u00ebsor privat i shtohen dhe ndryshimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb ligj apo akte n\u00ebnligjore q\u00eb rregullojn\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari, t\u00eb cilat u kryen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi (t\u00eb cil\u00ebn ofrojm\u00eb dhe b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebrbimit q\u00eb ofrojm\u00eb) u realizuan duke marr\u00eb pak ose aspak mendimin e grupeve t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Lista e problematikave dhe sfidave \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe kurrsesi \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb shteruese n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajtes\u00eb, por ndoshta jo shum\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb ezuarues sepse secili prej nesh i ka t\u00eb qarta dhe i ka mbajtur mbi shpin\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vite. Mir\u00ebpo kjo analiz\u00eb na vlen p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nd\u00ebrmend ku jemi dhe cili \u00ebsht\u00eb projeksioni p\u00ebr t\u00eb ardhmen. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj platforme\u00a0 shpresoj t\u00eb nxit kryerjen e reformave t\u00eb brendshme dhe t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar i gjith\u00eb sistemi dhe jo individ\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>II. Ushtrimi i kompetencave nga ana e Kryetarit t\u00eb Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbarimit Gjyq\u00ebsor Privat n\u00eb zbatim t\u00eb qasjes s\u00eb re p\u00ebr veprimtarin\u00eb e p\u00ebrmbaruesit<\/p>\n<p>II.1 P\u00ebrmir\u00ebsimi i pun\u00ebs, prioritetet dhe arsyet e p\u00ebrzgjedhjes<\/p>\n<p>Qasja dhe strategjia ime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ushtrimit t\u00eb kompetencave si Kryetar i Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbarimit Gjyq\u00ebsor Privat ka si p\u00ebr q\u00ebllim baz\u00eb ushtrimin e rregullt t\u00eb veprimtaris\u00eb nga trupa e p\u00ebrmbaruesve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb etike dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Kjo n\u00ebnkupton nga tjet\u00ebr mbrotjen e figur\u00ebs dhe statusit t\u00eb p\u00ebrmbaruesve duke v\u00ebn\u00eb mjetet e nevojshme dhe strategjit\u00eb e komunimit publik dhe evidentimit t\u00eb rolit dhe figur\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe zhvilluar k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, si dhe t\u00eb imazhit tij q\u00eb \u00ebshte cenuar. Pavar\u00ebsisht s\u00eb ligji ka lejuar si kompetenc\u00eb mbikqyrjeje t\u00eb ushtruar nga Dhoma kundrejt p\u00ebrmbaruesve, vler\u00ebsoj se interpretimi m\u00eb i drejt\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet k\u00ebtij parashikimi ligjor \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb aspektin e rregullave etike dhe kurrsesi t\u00eb mbivendosim autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse si Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb (e cila ka delegur k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim publik t\u00eb lincesuar subjekteve sipas kritereve t\u00eb k\u00ebrkuara), por dhe gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vendimmarrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb udhehiqem, orientohem e asistohem nga \u201cK\u00ebshilli i t\u00eb Urt\u00ebve\u201d n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb ish-drejtuesit e Dhom\u00ebs, ish-kryetar t\u00eb saj, ish-kryetar t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues, personalitete t\u00eb njohura t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs, si nj\u00eb organ k\u00ebshillues pran\u00eb drejtuesit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e tyre. Me q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes se kohezionit te antar\u00ebsise se Dhomes e trup\u00ebs son\u00eb permbarimore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet edhe pjesa jo fituese e gar\u00ebs si dhe t\u00eb reflektohet ne vendimarrjes dhe orientime t\u00eb m\u00ebtjeshme element\u00ebt e platoformes alternative, sfiduesi i kryetarit t\u00eb dal\u00eb nga gara dhe zgjedhje e tij do t\u00eb jet\u00eb ex office antar i K\u00ebshillit Drejtues.<\/p>\n<p>Raportet e Kryetarit me organet e tjera t\u00eb zgjedhura t\u00eb Dhom\u00ebs qoft\u00eb K\u00ebshillit, vendimmarrje kolektive q\u00eb merren, Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm si interpret e garantues i zbatimit t\u00eb ligjit dhe statutit, i aspekteve teknike dhe organizative t\u00eb Dhom\u00ebs, do t\u00eb jen\u00eb transparente duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah dhe evdindentuar rolin e funksionin e gjith\u00ebsecilit si dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur perceptimin e integritetit dhe keqp\u00ebrdorimit t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme, me q\u00ebllime t\u00eb caktuara abuzive dhe shp\u00ebrdoruese deri edhe goditjen e instrumentalizuar ndaj koleg\u00ebve p\u00ebrmbarues, \u00e7do vendimmarrje dhe mbledhjet e K\u00ebshillit\u00a0 do rregjistrohet audio p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb aksesuesh\u00ebm nga an\u00ebtar\u00ebt e Dhom\u00ebs. Vendimmarrja e k\u00ebtyre organeve kurresesi nuk \u00ebsht\u00eb atribut i kryetarit apo CV-s\u00eb e copy right t\u00eb tij, por i organeve t\u00eb zgjedhura t\u00eb Dhom\u00ebs dhe arkives historike t\u00eb insititucionit. Ky objektiv, krahas v\u00ebmendjes sime, k\u00ebrkon koh\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u2019u realizuar n\u00eb gjetjen dhe v\u00ebnien n\u00eb dispozicion t\u00eb burimeve financiare krahas atyre logjistike. Pavar\u00ebsisht pengesave rregjistrimi audio i procesverbaleve t\u00eb mbledhjeve, ka efekt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs dhe besimit t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb mes koleg\u00ebve dhe lejon mund\u00ebsin\u00eb e paraqitjes s\u00eb refletimeve apo sugjerimeve t\u00eb tjera, si dhe n\u00eb parandalimin e goditjeve t\u00eb q\u00ebllimta dhe dashakeq\u00ebse ndaj koleg\u00ebve.<\/p>\n<p>Do t\u00eb shmang dhe preceptimin p\u00ebr vendimmarrje t\u00eb q\u00ebllimta apo etiketimeve jo etike t\u00eb cilat nuk gjejn\u00eb vend as n\u00eb karakterin tim personal. P\u00ebrmes saj do t\u00eb nd\u00ebrpritet edhe parandalohen edhe ankesat e stisuara apo t\u00eb adresuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive nga pal\u00ebt, ku verifikimi prima face i tyre do te jet\u00eb shenja e par\u00eb e parandalimit t\u00eb saj, sikund\u00ebr fryma e p\u00ebrgjigjes si dhe ose \u201cq\u00ebndrimeve\u201d do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb p\u00ebrpos tyre mardh\u00ebniet mes paleve jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb natyre juridike civile ku pal\u00ebt \u00e7do kund\u00ebrshtim dhe pretendim duhet ta adresojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, q\u00eb jep verdiktin p\u00ebrmes vendimeve te form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb saj. Do krijohet database dhe b\u00ebhet transparent\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb antar\u00ebt e Dhom\u00ebs praktika e ndjekur ku propozime si dhe ose vendimmarrje p\u00ebr masa disiplinore dhe deri ne propozim p\u00ebr heqje license jan\u00eb rrezuar nga gjykata. Kjo nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u00eb rrit edhe shkall\u00ebn e nd\u00ebrgjeq\u00ebsimit p\u00ebr \u00e7do k\u00ebnd q\u00eb synon t\u00eb abuzoj\u00eb me detyr\u00ebn dhe besim e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb do adresohet p\u00ebr d\u00ebmet dhe stresin e shkaktuar koleg\u00ebve p\u00ebrmbarues. Dhoma \u00ebsht\u00eb streha e ombrella e mbrojtjes s\u00eb p\u00ebrmbaruesve dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb ligjshme t\u00eb saj dhe kurrsesi t\u00eb p\u00ebrceptohet si nj\u00eb institucion q\u00eb ngjall frik\u00eb e panik.<\/p>\n<p>Dimensioni i p\u00ebrgjegjsise sociale t\u00eb Dhom\u00ebs p\u00ebr antar\u00ebt e saj do t\u00eb demostrohet duke ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebrmes mbulimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb paketave t\u00eb ofruara dhe mbuluara nga\u00a0 institucionet e Sigurimit t\u00eb tyre, si chek up ec.<\/p>\n<p>Gjthashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim propozoj dhe krijimin e nj\u00eb strukture t\u00eb pavarur t\u00eb audit kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e parashikimeve staturore, q\u00eb bazuar n\u00eb standartet e kontroll auditit si dhe raportimit financiar do t\u00eb ndihmoj\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb respektimin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb normave t\u00eb tjera statutore, si dhe lejon korrektimin e situatave t\u00eb paligjshme q\u00eb mund t\u00eb konstatohen. Ajo do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e rend\u00ebsishme e nj\u00eb drejtim strategjik te Dhom\u00ebs, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb saj, qoft\u00eb ne aspektet e kontrollit ekonomiko- financiar t\u00eb p\u00ebrdorimit dhe destinimit t\u00eb fondeve t\u00eb saj, p\u00ebrdorimit eficient t\u00eb tyre, por edhe t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb ligjore t\u00eb kesaj veprimtari duke reflektuar n\u00eb kohe reale sugjerimet dhe propozimet e saj n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjetjeve t\u00eb kontrollit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>II.2 N\u00eb aspektin e tarifave t\u00eb aplikueshme<\/p>\n<p>Ekzistenca e dy udh\u00ebzimeve p\u00ebr tarifat, mungesa e qart\u00ebsimit t\u00eb tyre p\u00ebr sa lidhet me definimin e koncepteve dhe t\u00eb mos l\u00ebnies shteg p\u00ebr ambiguitet n\u00eb interpretime t\u00eb pal\u00ebve, udh\u00ebzimi p\u00ebrmbarimor duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me relacion shpjegues p\u00ebr aplikimin e tyre p\u00ebr \u00e7do veprim p\u00ebrmbarimor si shembull ilustrues, sidomos per tarifimin e sh\u00ebrbimeve dhe veprimeve t\u00eb caktuara, t\u00eb lirim-dor\u00ebzimit, invetarizimit, magazinimit, etj. Nxjerrja e akteve n\u00ebnligjore p\u00ebr tarifimin dhe rregullimin e aktiviteteve dyt\u00ebsore t\u00eb sh\u00ebrbimit ton\u00eb p\u00ebrmbarimor do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb parandalimin e fenomeneve abuzive dhe n\u00eb rregullimin e tregut financiar t\u00eb pambikqyrur dhe pa kontrolluar ku operojn\u00eb subjekte t\u00eb palicensuara duke ndikuar n\u00eb perceptimin e gabuar t\u00eb publikut ndaj nesh si dhe duke d\u00ebmtuar imazhin e figur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbaruesit.<\/p>\n<p>Objektivat Strategjik<\/p>\n<p>Shtylla I: P\u00ebrfaq\u00ebsimin ligjor profesional n\u00eb proceset gjyq\u00ebsor q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni n\u00eb lidhje me tarifat gjyqsore t\u00eb caktuara me udh\u00ebzime t\u00eb ndryshme jan\u00eb kund\u00ebrshtuar gjyq\u00ebsisht dhe jan\u00eb ende n\u00eb gjykim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb meret parasysh dh\u00ebnia e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre gjykimeve, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsimit dinjitoz ligjor duke maksimizuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb vendimmarje t\u00eb favorshme duke vler\u00ebsuar se e drejta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Shtylla II: Rritjen e bashk\u00ebpunimit me institucione dhe pal\u00ebt e interesit p\u00ebr p\u00ebrmirsiminin e kuadrit ligjor<\/p>\n<p>N\u00eb konceptin tim \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb Kryetari i Dhom\u00ebs, me kompetencat q\u00eb i jep ligji, t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebrendim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pun\u00ebve me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb apo kan\u00eb interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb procesin e ekzekutimit t\u00eb titujve n\u00eb procedimin civil. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme organizimi i takimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me drejtuesit e k\u00ebtyre institucioneve ku t\u00eb p\u00ebrcaktohen shtyllat konkrete p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs. Daljet publike si dhe n\u00eb tavolinat e rrumbullak\u00ebta, panelet mediatike t\u00eb formateve t\u00eb ndryshme ku diskutohen \u00e7\u00ebshtjet e problematikat p\u00ebrmbarimore dhe me interes p\u00ebr publikun do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb son\u00eb t\u00eb komunikimit, rritjes s\u00eb transparenc\u00ebs, edukimit rreth kultur\u00ebs s\u00eb ekzekutimit t\u00eb detyruesh\u00ebm, si dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr rolin dhe rend\u00ebsin e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi publik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr problematikat e tjera t\u00eb hasura citoj n\u00eb lidhje me:<\/p>\n<p>\u00d8\u00a0\u00a0 ASHK-n\u00eb mosaksesimin n\u00eb Sistemin SIAP dhe gjenerimin e informacionit n\u00eb koh\u00eb reale q\u00eb lidhen me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb k\u00ebrkohen dhe duhet t\u00eb ofrohen. Siguria e informacionit dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebrkuara p\u00ebr proceduren e ekzekutimit duhet t\u00eb jet\u00eb e pac\u00ebnuar.<\/p>\n<p>\u00d8\u00a0\u00a0 Zyrat e Gjendjes Civile p\u00ebr rastet e k\u00ebrkimit t\u00eb dokumentacionit t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr\u00a0 \u00e7eljen e\u00a0 d\u00ebshmive t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb (n\u00eb rastet kur debitori ka ndruar jet\u00eb) ku refuzohet dh\u00ebnia e tyre p\u00ebrmbaruesve sepse sipas tyre bie ndesh me t\u00eb drejtat e pal\u00ebve kryesisht me ligjin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n<p>\u00d8\u00a0\u00a0\u00a0 Zgjidhje e problemit t\u00eb bllokimit t\u00eb mjeteve, sekuestrimit t\u00eb tyre pran\u00eb DRSHTR-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00d8\u00a0\u00a0 Bashk\u00ebpunimi me policin\u00eb, p\u00ebr lirim-dor\u00ebzim, invetarizim, p\u00ebr prishje objektesh me pranin\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen e Policis\u00eb Nd\u00ebrtimore, t\u00eb futet n\u00eb vijat e ligjshm\u00ebrise dhe forcimit te tij.<\/p>\n<p>Sensibilizim i k\u00ebsaj situate k\u00ebrkon angazhimin e aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ligjb\u00ebr\u00ebs, akademik\u00eb, publik, njoh\u00ebs s\u00eb fush\u00ebs, duke qen\u00eb se efekti \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe i madh, qoft\u00eb n\u00eb tatim taksa, bashki etj.<\/p>\n<p>Krijimi i rrug\u00ebve t\u00eb komunikimit m\u00eb t\u00eb shpejta do t\u00eb ndihmonte n\u00eb p\u00ebrmbushjen e rregullt t\u00eb veprimtaris\u00eb\u00a0 dhe p\u00ebr rrjedhoje dhe rritjen e efektivitetit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shtylla III: P\u00ebrgatitja e iniciativ\u00ebs ligjore p\u00ebr rregullimin n\u00eb aspektin tarifor dhe nxjerrjen e akteve n\u00ebnligjore p\u00ebr sa i p\u00ebrket veprimtarive<\/p>\n<p>\u2022 N\u00eb aspektin menaxherial t\u00eb burimeve njer\u00ebzore dhe infrastrukturore<\/p>\n<p>Shtylla I: Ngritja, p\u00ebrmir\u00ebsimi dhe trajnimi\u00a0 i struktur\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse dhe p\u00ebrmbaruesve, ndihm\u00ebs p\u00ebrmbaruesve<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb\u00a0 funksionimi i p\u00ebrmbarimit t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebrgatitja e nj\u00eb stafi profesional. P\u00ebrzgjedhja me profesionaliz\u00ebm, trajnimi i tyre jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb mbar\u00ebvajtje t\u00eb pun\u00ebve sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Trajnimet do t\u00eb j\u00ebn\u00eb t\u00eb vazhdueshme sipas programeve tematike t\u00eb ilustruara me case study, vendime e praktika gjyq\u00ebsore t\u00eb ndryshme deri ato t\u00eb unifikuara.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb biblioteke dixhitale ku t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb z\u00ebra t\u00eb ve\u00e7anta literatura me burimet ligjore dhe doktrinale, vendime gjyq\u00ebsore me vler\u00eb njehsuese apo unifikuese, praktika m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendeve t\u00eb tjera mund t\u2019i jap\u00eb frym\u00ebmarrje mendimit shkencor dhe leht\u00ebsim praktikuesve t\u00eb ligjit n\u00eb aplikim dhe referim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Mbajtja e tryezave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, konferencat shkencore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb bashk\u00ebpunim me bot\u00ebn akademike do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb edukimin, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin t\u00eb mendimit shkencor dhe rrit profesionalizmin e gjithsecilit q\u00eb aspiron m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e Drejtuesit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmbaruesve duhet t\u00eb mbahen parasysh kritere si t\u00eb q\u00ebnurit nj\u00eb administrator i zellsh\u00ebm dhe profesional, njoh\u00ebs i mir\u00eb i procedurave t\u00eb ekzekutimit, me eksperience akademike, q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrmbushjen e realizimit t\u00eb programeve t\u00eb formimit, konsolidimit dhe rritjes se formimit profesional t\u00eb p\u00ebrmbaruesve apo stafeve t\u00eb tyre ndihm\u00ebse.<\/p>\n<p>E drejta e informimit, aksesi i publikut dhe rritja e besueshm\u00ebris\u00eb dhe reputacionit t\u00eb p\u00ebrmbarimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi<\/p>\n<p>E drejta e informimit \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese dhe e drejt\u00eb e cila p\u00ebrcaktohet n\u00eb ligjin procedural civil, n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim k\u00ebrkesat p\u00ebr informim nuk duhet t\u00eb cenojn\u00eb t\u00eb drejtat e pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb ekzekutim. Mediatizimi i \u00e7\u00ebshtjeve duhet t\u00eb ket\u00eb balanc\u00eb midis interesit publik p\u00ebr t\u2019u informuar mbi problematika t\u00eb caktuara, por nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si mjet shantazhi dhe presioni. Misioni i tyre \u00ebsht\u00eb\u00a0 i r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rritjen e perceptimit p\u00ebr pun\u00ebn e p\u00ebrmbarimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, por n\u00eb thelb t\u00eb mos lejohet t\u00eb cenoh\u00ebt integriteti persoanl\u00a0 dhe profesional i p\u00ebrmbaruesve pa t\u00eb drejt\u00eb duke i realizuar gjyqe publike. \u00c7do indicie p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit nxitet t\u00eb formalizohet pran\u00eb institucione p\u00ebrgjegjese. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet q\u00eb Dhoma t\u00eb reagoj\u00eb n\u00eb raste kur vler\u00ebson se ka cenim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbaruesit.<\/p>\n<p>Shtylla I: Krijimin e nj\u00eb rrjeti t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr dixhitalizimin e akteve procedurale<\/p>\n<p>Ngritja e nj\u00eb rrjeti m\u00eb t\u00eb sofistikuar t\u00eb dixhitalizimit t\u00eb akteve procedurale do t\u00eb mbronte dhe ruante n\u00eb koh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb fashikujt p\u00ebrmbarimor\u00eb dhe do t\u00eb shkurtonte koh\u00ebn n\u00eb gjetjen e informacionit t\u00eb plot\u00eb apo aksesin e tyre nga personat e autorizuar.<\/p>\n<p>Teknologjia dhe evolucioni i saj duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mjet infrastrukturor p\u00ebr t\u00eb rritur aksesin dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb shkurton koh\u00ebn dhe shpenzimet.<\/p>\n<p>\u2022 Garantimi i t\u00eb drejtat t\u00eb njeriut dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu kujdes i ve\u00e7ante duhet t\u2019i kushtet respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut. N\u00eb \u00e7do vendim dhe procedur\u00eb kryesisht me shtresa n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb mitur, viktima t\u00eb dhun\u00ebs apo ato t\u00eb lidhura m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn familjare t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb interesi m\u00eb i lart\u00eb i t\u00eb miturit p\u00ebr zhvillimin fizik, mendor, shpirt\u00ebror, moral dhe shoq\u00ebror. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb ekzekutimi me subjekt k\u00ebto pal\u00eb duhet t\u00eb meren masa p\u00ebr t\u00eb ta kryer at\u00eb brenda nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb drejtim i mir\u00eb k\u00ebrkon vizion, p\u00ebrvoj\u00eb dhe aft\u00ebsi t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb adaptuar dhe me nj\u00eb plan masash shum\u00ebplan\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pra q\u00eb t\u00eb arrihet ky objektiv k\u00ebrkohet:<\/p>\n<p>\u2022 Dh\u00ebnia e prioritet e kryerjes s\u00eb rregullt t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb ekzekutimin, n\u00eb kushte t\u00eb rregullave t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara duke harmonizuar dhe balancuar t\u00eb drejtat dhe detyrimet e pal\u00ebve debitore dhe kreditore \u00ebe respekt t\u00eb tyre dhe interes t\u00eb procesit t\u00eb ekzekutimit.<\/p>\n<p>\u2022 Marrja e mendimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Dhom\u00ebs mbi problematikat e hasura dhe bashk\u00ebrendimi i diskutimeve t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje t\u00eb unifikuara.<\/p>\n<p>\u2022 Nd\u00ebrmmarrja e nismave p\u00ebr rregullimin e vakumeve t\u00eb ligjit me nxjerrjen e akteve n\u00ebnligjore nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>\u2022 Ekzistenca e dy udh\u00ebzimeve p\u00ebr tarifat, mungesa e qart\u00ebsimit t\u00eb tyre p\u00ebr sa lidhet me definimin e koncepteve dhe t\u00eb mos l\u00ebnies shteg p\u00ebr ambiguitet n\u00eb interpretime t\u00eb pal\u00ebve, sidomos kreditore referuar kuptimit t\u00eb tarif\u00ebs fikse si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb nga fillimi i procedur\u00ebs s\u00eb ekzekutimit deri n\u00eb fund t\u00eb saj, le t\u00eb dosmodosh\u00ebm nxjerjen e akteve ligjore\/n\u00ebnligjore apo udh\u00ebzime p\u00ebr aplikimin\u00a0 e tyre, sidomos p\u00ebr tarifimin e panegociuar t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe veprimeve te caktuar si: t\u00eb lirim-dor\u00ebzimit, inventarizimit, magazinimit, shpenzimeve t\u00eb ekzekutimit q\u00eb lidhen me aktivitetin, kuptimin ligjor e n\u00ebnligjor n\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe form\u00eb t\u00eb tyre etj. P\u00ebr magazimin dhe ruajtjen e sendeve t\u00eb luajtshme n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbaruesve do t\u00eb negociohet p\u00ebr gjetjen e tyre si dhe organizimin duke sugjeruar sipas rajoneve n\u00eb tre nivele, veri, qender dhe jug.<\/p>\n<p>\u2022 Rritja e efektivitetit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb fondit t\u00eb Dhom\u00ebs duke respektuar parimin e kursimit dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit eficent dhe mos c\u00ebnuar funksionalitetin normal t\u00eb Dhom\u00ebs n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbim\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u2022 Ngritjen e struktur\u00ebs s\u00eb auditit t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb veprimtaris\u00eb se Dhom\u00ebs, si pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb drejtim strategjik, q\u00eb p\u00ebrmes gjetjeve apo sugjerimeve te saj do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e drejtimin e saj n\u00eb respektimin e ligshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb normave te tjera statutore si dhe ne korrektimin e situatave t\u00eb paligjshme q\u00eb mund te konstatohen. Kjo struktur\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u00eb kontrolloj\u00eb edhe auditoj\u00eb edhe procesin e planifikimit, hartimit, zbatimit dhe raportimit t\u00eb buxhetit t\u00eb dhom\u00ebs, z\u00ebrave t\u00eb saj, t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, tepricave debitore kreditore t\u00eb rubrikave t\u00eb pasqyrave financiare. Do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e efektivitetit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb ardhurave buxhetore sipas parimit t\u00eb kursim\u2013eficiences dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb objektivave t\u00eb synuara, si dhe do t\u00eb orientoj\u00eb p\u00ebr planifikimet buxhetore, nivelin e moderuar t\u00eb tarifes s\u00eb kuot\u00ebs s\u00eb antaris\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb krize, si dhe t\u00eb ardhurat dyt\u00ebsore q\u00eb vijn\u00eb nga aktiviteti i Shkoll\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmbaruesve. K\u00ebto t\u00eb fundit ndikojn\u00eb dhe n\u00eb nje rikuperim t\u00eb ardhurash buxhetore si dhe n\u00eb momentin aktual t\u00eb kriz\u00ebs e p\u00ebrjetimeve t\u00eb p\u00ebrmbaruesive p\u00ebr nj\u00eb rikonsiderim t\u00eb nivelit t\u00eb tarif\u00ebs se kuot\u00ebs s\u00eb an\u00ebtarisis\u00eb n\u00eb tendenc\u00eb ulje t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u2022 Bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb si dhe k\u00ebrkimi p\u00ebr aksesim i t\u00eb dh\u00ebnave si :tatim taksa, ASHK, DPRSHTR, reflektim n\u00eb komunikimet ndaj autoriteteve Banka e Shqip\u00ebris\u00eb dhe bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb si dhe ne gjetjen e nj\u00eb gjuhe bashk\u00ebpunimi ligjor dhe mir\u00ebkuptues n\u00eb p\u00ebrcjelljen e informacionit n\u00eb koh\u00eb, ndihmon ne rritje e efikasitetit dhe shmangien e burokracis\u00eb. Krijimi i rrug\u00ebve t\u00eb komunikimit m\u00eb t\u00eb shpejta do t\u00eb ndihmonte n\u00eb uljen e koh\u00ebs dhe shpenzimeve t\u00eb ekzekutimit<\/p>\n<p>\u2022 P\u00ebrcaktimi i nj\u00eb politik\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb aplikimit t\u00eb ligjit dhe akteve n\u00ebnligjore duke mos krijuar difuzion mes pal\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet nxjerjes dhe miratimit t\u00eb praktikave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb aplikueshme rast pas rasti.<\/p>\n<p>\u2022 Qasje garantuese ndaj figur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbaruesit duke kund\u00ebrshtuar dhe publikisht rastet kur media tejkalon pushtetin dhe z\u00ebvend\u00ebson funksionarin pa t\u00eb drejt\u00eb. Ngritjen e nje seksioni nje profili P\u00ebrmbarues t\u00eb Medias ne mbrojtje t\u00eb imazhit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbaruseve dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb akuzave t\u00eb padrejta dhe abuzive ndaj tij.<\/p>\n<p>\u2022 Trajnime t\u00eb vazhdueshme t\u00eb p\u00ebrmbaruesve dhe administrat\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr rritjen profesionale dhe krijimin e nj\u00eb kulture t\u00eb konsoliduar t\u00eb ekzekutimit t\u00eb detyrueshem vendase dhe asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebputhje me k\u00ebto me praktikat vendase t\u00eb krijuara si dhe standarteve t\u00eb Kodit Global t\u00eb ekzekutimit deturesh\u00ebm, si ekspert\u00eb t\u00eb licensuar t\u00eb fush\u00ebs. Nd\u00ebrshk\u00ebmbimi i eksperiencave m\u00eb t\u00eb mira me vendet e rajonit dhe me gjer\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb UIJH-Organizates Bot\u00ebrore e p\u00ebrmbarimit gjyq\u00ebsor, do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi si dhe rritjes dhe forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb e drejtim.<\/p>\n<p>\u2022 Miratimi i memorandumeve t\u00eb bashk\u00ebpunimit me Policin\u00eb e Shtetit, Dhom\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Noterise, ASHK, DRSHTR, Barr\u00ebt Siguruese, Pushtetin Lokal\/Zyrat e Gjendjes Civile, DP PPP, Komisionerit te Dhenave Personale, Rezervat e Shtetit, insititucionet e tjera bashk\u00ebpunese, p\u00ebrdit\u00ebsimi i atyre ekzistuese kur jan\u00eb, etj me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen\u00a0 e rregullt t\u00eb veprimtaris\u00eb\u00a0 ligjore si dhe mbrojtjen e integitetit fizik dhe moral t\u00eb p\u00ebrmbaruesit.<\/p>\n<p>\u2022 Rritja e besueshm\u00ebris\u00eb dhe reputacionit t\u00eb P\u00ebrmbaruesit n\u00ebp\u00ebrmjet evidentimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb kryer dhe dh\u00ebnien s\u00eb informacionit publikut pa cenuar t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>\u2022 Bashk\u00ebpunimin me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Ministrin\u00eb e Financ\u00ebs n\u00eb plot\u00ebsimin apo kryerjen e ndryshimeve n\u00eb legjislacion p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kryerjen e veprimtaris\u00eb brenda ligjit dhe n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u2022 Gjetjen e instrumentave p\u00ebr dixhitalizimin e akteve proceduriale (si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb evidentuar hapat e ndjekur) apo regjistrimin e mbledhjeve audio rrit transparenc\u00ebn n\u00eb respektimin e\u00a0 ligjit, e par\u00eb kjo dhe n\u00eb korrelacion me detyrimin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n<p>\u2022 Nxitja e bashkepunimit institucional me minstrit\u00eb e linj\u00ebs p\u00ebr nxjerrjen e aktit normativ n\u00ebnligjor p\u00ebr rregullimin dhe caktimit e tarifave t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebr aktivitetet dyt\u00ebsore sipas ligjit. P\u00ebrmes saj synohet ti jepet fund informalitetit, korrupsionit si dhe konkurrenc\u00ebs se padrejt\u00eb n\u00eb treg t\u00eb operator\u00ebve abuzues dhe te palicensuar si debt collection apo zyra juridike etj.<\/p>\n<p>\u2022 Nxitja e nje debati te gj\u00ebre publik dhe institucional p\u00ebr ndryshimet dhe p\u00ebrmiresimet ligjore p\u00ebr ekzekutimin e gjith\u00eb gam\u00ebs s\u00eb titujve ekzekutiv p\u00ebrmes sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor, si struktura t\u00eb specializuara dhe eficiente.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr konkludoj se nj\u00eb drejtim i mir\u00eb k\u00ebrkon vizion, p\u00ebrvoj\u00eb dhe aft\u00ebsi t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb adaptuar dhe me nj\u00eb plan masash shum\u00ebplan\u00ebsh. K\u00ebshtu q\u00eb puna ime prej me se 10 vite si p\u00ebrmbarues i susksessh\u00ebm, eksperienca n\u00eb role drejtuese n\u00eb administrat\u00eb, formimi im arsimor shum\u00ebplan\u00ebsh ku theksoj dhe mbajtjen e grad\u00ebs \u201cDoktor\u201d m\u00eb japin p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb lidhje me drejtimin e Dhom\u00ebs. Megjith\u00ebse un\u00eb sot k\u00ebrkoj vot\u00ebn tuaj si nj\u00eb prej jush p\u00ebr t\u00eb mbetur z\u00ebri juaj n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe besnik i vlerave tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb aspirojm\u00eb, mbi t\u00eb gjitha si njerez t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb b\u00ebjme pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb mira p\u00ebr publikun dhe\u00a0 shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PLATFORMA E KANDIDIMIT P\u00cbR KRYETAR T\u00cb DHOM\u00cbS KOMB\u00cbTARE T\u00cb P\u00cbRMBARIMIT GJYQ\u00cbSOR PRIVAT Kandidati Ardian Elezi, ka mbaruar ekonomik, juridik, gjuh\u00eb-let\u00ebrsi, disa mastera n\u00eb nivel profesional dhe shkencor, p\u00ebrfshir\u00eb dhe medalje ari, zot\u00ebron disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb konferenca shkencore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i angazhuar dhe n\u00eb bot\u00ebn akademike. Ka eksperienc\u00eb pune n\u00eb administrat\u00ebn publike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":20675,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-20674","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20674"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20674\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20676,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20674\/revisions\/20676"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20675"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}