{"id":20600,"date":"2022-09-23T16:37:54","date_gmt":"2022-09-23T16:37:54","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=20600"},"modified":"2022-09-23T16:37:54","modified_gmt":"2022-09-23T16:37:54","slug":"me-kerkoi-zvicra-por-une-doja-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/09\/23\/me-kerkoi-zvicra-por-une-doja-shqiperine\/","title":{"rendered":"M\u00eb k\u00ebrkoi Zvicra, por un\u00eb doja Shqip\u00ebrin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Ata n\u00eb Zvic\u00ebr jan\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb me mua. Kam pasur shanse t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb luaja, por jam menduar mir\u00eb dhe kam ecur me shprehjen q\u00eb vendi i huaj nuk b\u00ebhet kurr\u00eb i yti. M\u00eb ka thirrur gjaku shqiptar.\u201d\u00a0E gjith\u00eb Shqip\u00ebria dhe jo vet\u00ebm, krenohet me Berat Gjimshitin, djaloshin e lindur n\u00eb Preshev\u00eb e q\u00eb po kalon momente t\u00eb shk\u00eblqyera, duke u lakuar shpesh si nj\u00eb nga mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend ka ardhur n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr talent, k\u00ebsaj radhe n\u00eb futbollin e femrave. Ajo quhet Mimoza Hamidi, shqiptarja q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Zvic\u00ebr, por e lindur n\u00eb Preshev\u00eb n\u00eb vitin 1998. Shpesh e krahasojn\u00eb me Gjimshitin, e kjo lidhet me faktin se t\u00eb dy i p\u00ebrkasin s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs vendlindje, nd\u00ebrsa n\u00eb pozicione loje jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<br \/>\nAi nj\u00eb mbrojt\u00ebs, e Mimoza nj\u00eb sulmuese. E fort\u00eb, e patrembur, e guximshme\u2026 fiks nj\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Edhe pse ka shkuar q\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb Zvic\u00ebr, s\u00ebrish i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballet me iden\u00eb se futbolli nuk mund t\u00eb luhej nga ajo, pasi ishte vajz\u00eb. Kur prind\u00ebrit e saj regjistruan t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb nj\u00eb klub futbolli, ajo shkonte s\u00eb bashku me ta dhe e ndiqte n\u00eb fundjav\u00eb. Pas disa koh\u00ebsh, shprehu d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta provuar edhe ajo, por i ati ishte kund\u00ebr. E megjithat\u00eb, aq e vog\u00ebl sa ishte, ajo nuk hoqi dor\u00eb, por k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb luante. E provoi rreth nj\u00eb jav\u00eb dhe m\u00eb pas u regjistrua n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin klub, ku st\u00ebrvitej vet\u00ebm me djemt\u00eb. \u201cIm v\u00eblla \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se un\u00eb. Kur ishte 5 vje\u00e7, prind\u00ebrit e regjistruan n\u00eb nj\u00eb klub futbolli. Kishin d\u00ebshir\u00eb ta shihnin n\u00eb fush\u00ebn e blert\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb futbollist i madh. Mbaj mend q\u00eb shkonim \u00e7do fundjav\u00eb dhe e shikonim dhe un\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja shpesh t\u00eb isha pjes\u00eb e loj\u00ebs. M\u00ebnyra se si st\u00ebrviteshin, si luanin.. Ata ishin f\u00ebmij\u00eb, ashtu sikurse edhe un\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb i thash\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi se edhe un\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb luaja futboll. Babi ishte kund\u00ebr, pasi thonte se futbolli nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vajzat dhe duhet t\u00eb ndiqja shkoll\u00ebn. Por m\u00eb pas, iu mbush mendja, pasi e pa q\u00eb edhe pse isha f\u00ebmij\u00eb, k\u00ebrkesa ime ishte shum\u00eb serioze. Nd\u00ebrsa mamin e kisha n\u00eb krah dhe i thonte gjithmon\u00eb tim eti q\u00eb ta provoja. Kishte bindjen se ishte di\u00e7ka q\u00eb do m\u00eb kalonte me mosh\u00ebn. Nisa t\u00eb st\u00ebrvitem me v\u00ebllan\u00eb n\u00eb klubin ku ai st\u00ebrvitej p\u00ebr rreth nj\u00eb vit. Tani i kam mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb jet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh, futbolli u kthye n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze p\u00ebr Mimoz\u00ebn, e cila nuk e mendonte se do ta shihte ndryshe futbollin kur t\u00eb rritej edhe pak. N\u00eb nj\u00eb kamp t\u00eb ekipit t\u00eb Young Boys, ku e kishin regjistruar prind\u00ebrit, nga t\u00eb gjitha loj\u00ebrat, pa dyshim ajo ndiqte m\u00eb shum\u00eb futbollin. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb aty rastis t\u00eb ishte edhe nj\u00eb trajnere k\u00ebtij klubi, e cila u interesua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb talent t\u00eb vog\u00ebl shqiptar. \u201cNj\u00eb vit, pasi mbarova shkoll\u00ebn, prind\u00ebrit m\u00eb regjistruan n\u00eb nj\u00eb kamp t\u00eb ekipit t\u00eb Young Boys, q\u00eb mos t\u00eb rrija n\u00eb sht\u00ebpi, por t\u00eb angazhoheshadhe t\u00eb ishim m\u00eb sociale. Nga t\u00eb gjitha loj\u00ebrat q\u00eb b\u00ebnim aty, mua m\u00eb t\u00ebrhiqte gjithmon\u00eb topi i futbollit. \u201cM\u00eb th\u00ebrriste\u201d. Nj\u00eb dit\u00eb, ndodhi q\u00eb aty ishte edhe nj\u00eb trajnere e Young Boys-ave, q\u00eb m\u00eb pa se si luaja. Ajo pati interes dhe m\u00eb ftoi t\u00eb b\u00ebhesha pjes\u00eb e ekipit. Jam futur n\u00eb ekipet e grupmoshave t\u00eb k\u00ebsaj skuadre dhe kam q\u00ebndruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, derisa pata ftes\u00eb nga ekipi i madh i Young Boys dhe kalova aty.\u201d<\/p>\n<p>Skuadra e Young Boys ka qen\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb m\u00eb vete p\u00ebr t\u00eb. Nga nj\u00eb skuad\u00ebr periferike, n\u00eb nj\u00eb ekip me em\u00ebr, e m\u00eb pas kalimi te Zyrihu, ku p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk pati shum\u00eb minuta n\u00eb dispozicion. \u201cYoung Boys ka qen\u00eb dhe do t\u00eb mbetet shkolla m\u00eb e mir\u00eb ku kam kaluar. Eksperienc\u00eb e paharrueshme. Aty i kam m\u00ebsuar t\u00eb gjitha, aty jam rritur. Pastaj kam q\u00ebndruar thuajse nj\u00eb vit pushim. U shk\u00ebputa nga futbolli. M\u00eb pas kalova tek ekipi i Zyrihut, ku nuk m\u2019u dha shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb luajtur. Tashm\u00eb jam pjes\u00eb e ekipit t\u00eb Bazelit, nj\u00eb ekip me em\u00ebr t\u00eb madh dhe shpresoj t\u00eb b\u00ebj mir\u00eb. Eksperienc\u00eb e re!\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit shk\u00ebputje nga futbolli. Shkolla, puna, futbolli. Pasioni dhe detyrat. N\u00eb nj\u00eb moment, Mimoza duket sikur u lodh dhe vendosi t\u00eb hiqte dor\u00eb nga pasioni, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb shkoll\u00ebs dhe pun\u00ebs. Arriti t\u00eb diplomohej n\u00eb Fakultetin e Ekonomis\u00eb, por mendjen e kishte te futbolli. \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb vendosa t\u00eb shk\u00ebputem nga futbolli. Vendosa ta l\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku lodhesha shum\u00eb. Isha n\u00eb shkoll\u00eb, isha n\u00eb pun\u00eb, luaja futboll. Por kuptova pas 2-3 muajsh kuptova se nuk rrija dot pa luajtur, por s\u00ebrish vendosa t\u2019i q\u00ebndroja fjal\u00ebs q\u00eb i kisha dh\u00ebn\u00eb vetes. Derisa kalova tek ekipi i Zyrihut. Aty u duk sikur nisi s\u00ebrish jeta ime n\u00eb futboll. Por ia kam dal\u00eb, kam p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Fakultetin e Ekonomis\u00eb dhe aktualisht jam n\u00eb pun\u00eb dhe luaj futboll.\u201d<\/p>\n<p>Kur ka qen\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl, i \u00ebsht\u00eb dukur intriguese Komb\u00ebtarja e Zvicr\u00ebs. N\u00eb rr\u00ebfimin e saj p\u00ebr fshf.org, ajo tregon se ka qen\u00eb pjes\u00eb e disa seleksionimeve t\u00eb zhvilluara nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja zvicerane si dhe ka qen\u00eb pjes\u00eb e ekipeve zinxhir t\u00eb moshave. Kur n\u00eb 2017, Komb\u00ebtarja shqiptare e ftoi t\u00eb ishte pjes\u00eb e ekipit kuqezi, ajo nuk pranoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte. Ishte mes dy zgjedhjeve, vendi ku kishte lindur, apo vendi ku ishte rritur. \u201cKam qen\u00eb pjes\u00eb e disa seleksionimeve si dhe e ekipeve zinxhir t\u00eb moshave. Kur m\u00eb erdhi ftesa nga Shqip\u00ebria dhe m\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb b\u00ebhesha pjes\u00eb e Komb\u00ebtares, nuk isha gati. Isha mes nj\u00eb dileme t\u00eb madhe, pasi thuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb m\u00eb erdhi edhe ftesa nga Zvicra. Por kur duhet t\u00eb vendosja, kam th\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nuk e kam diskutuar m\u00eb. Ata n\u00eb Zvic\u00ebr jan\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb me mua. Kam pasur shanse t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb luaja, por jam menduar mir\u00eb dhe kam ecur me shprehjen q\u00eb vendi i huaj nuk b\u00ebhet kurr\u00eb i yti. M\u00eb ka thirrur gjaku shqiptar. E kam ndjer\u00eb veten shum\u00eb mir\u00eb aty, por nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Grumbullimi i par\u00eb me Komb\u00ebtaren i ka sh\u00ebrbyer t\u00eb \u201cvulos\u00eb\u201d vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e ekipit t\u00eb drejtuar nga Armir Grima. \u201cGrumbullimi i par\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ndeshjes q\u00eb kishim kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi. Nuk di ta shpreh aq mir\u00eb me fjal\u00eb ndjenj\u00ebn q\u00eb kam p\u00ebrjetuar, por ka qen\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. M\u00eb kan\u00eb pritur shum\u00eb mir\u00eb, m\u00eb kan\u00eb afruar t\u00eb gjitha vajzat e ekipit si edhe stafi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grumbullim kam kuptuar q\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb zgjedhje m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb jet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Zvic\u00ebr, ajo mbetet nj\u00eb tifoze e p\u00ebrjetshme e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa shprehet se fanella e Komb\u00ebtares \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, por ajo po mundohet ta mbaj\u00eb sa m\u00eb lart. \u201cKam qen\u00eb gjithmon\u00eb tifoze e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb prej momentit kur kam filluar t\u00eb luaj futboll. Jo vet\u00ebm un\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb si familje. Vjen ndoshta edhe nga fakti se jemi shum\u00eb patriot\u00eb. Edhe kur e vesh fanell\u00ebn kuqezi, e kuptoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua, por mundohem q\u00eb ta mbaj sa m\u00eb lart dhe uroj t\u00eb sh\u00ebnoj sa m\u00eb shum\u00eb gola.<\/p>\n<p>P\u00ebr Mimoz\u00ebn, futbolli nuk ka diferenca. Prind\u00ebrit e saj gjithashtu jan\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar dhe jan\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e sportit. \u201cSot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale q\u00eb edhe vajzat t\u00eb merren me futboll. Prind\u00ebrit duhet t\u00eb na kuptojn\u00eb dhe t\u00eb na p\u00ebrkrahin e nga ana tjet\u00ebr ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb fort e t\u00eb mos dor\u00ebzohemi. Sot, babi dhe mami jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb si un\u00eb, ashtu edhe v\u00ebllai kemi ndjekur \u00ebndrrat tona..q\u00eb na kan\u00eb \u00e7uar drejt jet\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetshme\u201d. Fshf<\/p>\n<p>\u00a0<img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/4B5ED3C0-D462-4412-85AB-8FB52741F209-240x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"240\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-20601\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/4B5ED3C0-D462-4412-85AB-8FB52741F209-240x300.jpeg 240w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/4B5ED3C0-D462-4412-85AB-8FB52741F209.jpeg 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 240px) 100vw, 240px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/20EFFF2B-5DA0-45E4-8ABF-BF791C809296-300x209.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"209\" class=\"alignnone size-medium wp-image-20602\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/20EFFF2B-5DA0-45E4-8ABF-BF791C809296-300x209.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/20EFFF2B-5DA0-45E4-8ABF-BF791C809296-1024x713.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/20EFFF2B-5DA0-45E4-8ABF-BF791C809296-768x535.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/20EFFF2B-5DA0-45E4-8ABF-BF791C809296-860x599.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/20EFFF2B-5DA0-45E4-8ABF-BF791C809296.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/FED37FF3-4852-4314-982D-540F7B58485E-193x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"193\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-20603\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/FED37FF3-4852-4314-982D-540F7B58485E-193x300.jpeg 193w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/FED37FF3-4852-4314-982D-540F7B58485E.jpeg 322w\" sizes=\"auto, (max-width: 193px) 100vw, 193px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/8325D234-BA8B-43F7-9273-F487B1893583-248x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"248\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-20604\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/8325D234-BA8B-43F7-9273-F487B1893583-248x300.jpeg 248w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/8325D234-BA8B-43F7-9273-F487B1893583.jpeg 413w\" sizes=\"auto, (max-width: 248px) 100vw, 248px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Ata n\u00eb Zvic\u00ebr jan\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb me mua. Kam pasur shanse t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb luaja, por jam menduar mir\u00eb dhe kam ecur me shprehjen q\u00eb vendi i huaj nuk b\u00ebhet kurr\u00eb i yti. M\u00eb ka thirrur gjaku shqiptar.\u201d\u00a0E gjith\u00eb Shqip\u00ebria dhe jo vet\u00ebm, krenohet me Berat Gjimshitin, djaloshin e lindur n\u00eb Preshev\u00eb e q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":20605,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[104],"tags":[],"class_list":{"0":"post-20600","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sport"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20600"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20600\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20606,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20600\/revisions\/20606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20605"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}