{"id":20444,"date":"2022-09-22T16:53:11","date_gmt":"2022-09-22T16:53:11","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=20444"},"modified":"2022-09-22T16:53:11","modified_gmt":"2022-09-22T16:53:11","slug":"mbreti-porosit-birin-kajan-per-te-qeverisur-duhet-te-degjosh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/09\/22\/mbreti-porosit-birin-kajan-per-te-qeverisur-duhet-te-degjosh\/","title":{"rendered":"Mbreti porosit birin Kajan: P\u00ebr t\u00eb qeverisur duhet t\u00eb d\u00ebgjosh"},"content":{"rendered":"<p>E zgjodhi dhe e solli n\u00eb shqip Bajram Karabolli<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, Kajani, biri i mbretit Soroi, u zgjua me mendjen top se duhej t\u00eb qeveriste. Menj\u00ebher\u00eb shkoi tek i ati, mbreti, dhe i tha: \u00abBaba, dua t\u00eb qeveris, tashm\u00eb jam mjaft i rritur dhe besoj se ka ardhur koha t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh disa provinca p\u00ebr t\u00b4i qeverisur un\u00eb, k\u00ebsisoj, t\u00eb p\u00ebrgatitem q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ta qeveris un\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde.\u00bb<br \/>\nI ati, pasi ia nguli syt\u00eb mir\u00eb, i tha: \u00abMir\u00eb, por n\u00eb fillim duhet t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka: shko n\u00eb pyll dhe d\u00ebgjo me kujdes, pasi t\u00eb kesh d\u00ebgjuar \u00e7do gj\u00eb, eja t\u00eb flasim.\u00bb<br \/>\nAshtu b\u00ebri Kajani, t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes shkoi n\u00eb pyll. Kur u err, erdhi tek i ati dhe i tha: \u00abBaba, t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn kam ndenjur n\u00eb pyll dhe kam d\u00ebgjuar k\u00ebng\u00ebt e zogjve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Ishte v\u00ebrtet nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb mjaft e vlefshme.\u00bb<br \/>\nI ati e pa me v\u00ebmendje dhe i tha: \u00abEnde nuk ke d\u00ebgjuar gj\u00eb. Shko n\u00eb pyll dhe, pasi t\u00eb kesh d\u00ebgjuar mir\u00eb, eja.\u00bb<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, Kajani u drejtua p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr n\u00eb pyll dhe k\u00ebsaj radhe e kaloi gjith\u00eb nat\u00ebn n\u00eb pyll. Kur u kthye tek i ati, i tha: \u00abBaba, ve\u00e7 zogjve, kam d\u00ebgjuar lloj-lloj kafsh\u00ebsh t\u00eb ndryshme q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb pyll. I kam d\u00ebgjuar kur b\u00ebrtisnin, kur gjuanin, kur hanin, kur \u00e7iftoheshin dhe kur flinin.\u00bb<br \/>\nI ati i vuri dor\u00ebn mbi sup dhe i tha: \u00abEnde nuk i ke d\u00ebgjuar mir, o bir. Ktheu prap\u00eb n\u00eb pyll dhe d\u00ebgjo me kujdes, pastaj eja.\u00bb<br \/>\nDhe Kajani u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pyll. Kaluan shum\u00eb or\u00eb dhe Kajani nuk po kthehej. Kaluan dit\u00eb dhe ai prap\u00eb nuk po dukej U shqet\u00ebsua gjith\u00eb oborri mbret\u00ebror, p\u00ebrve\u00e7 mbretit q\u00eb q\u00ebndronte i qet\u00eb. E t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebria qante p\u00ebr zhdukjen e princit, vet\u00ebm mbreti p\u00ebrs\u00ebri q\u00ebndronte i qet\u00eb. Pasi kaluan muaj, askush nuk u kujtua m\u00eb p\u00ebr Kajanin.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb rrethinat e pallatit mbret\u00ebror, u pa t\u00eb afrohej nj\u00eb njeri i veshur keq, i zbathur dhe me ca flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb pist\u00eb, tamam si nj\u00eb lyp\u00ebs. Ky njeri u afrua ta rojet e pallatit dhe tha: \u00abDua t\u00eb takoj mbretin.\u00bb Kur i than\u00eb mbretit p\u00ebr at\u00eb vizitor t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, ai urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00b4ia sillnin p\u00ebr takim. Pas flok\u00ebve t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb pakrehur, mbreti dalloi shk\u00eblqimin e syve t\u00eb t\u00eb birit dhe i tha: \u00abH\u00eb bir, \u00e7far\u00eb ke d\u00ebgjuar m\u00eb?\u00bb<br \/>\n\u00abKam d\u00ebgjuar dridhjen e petaleve para se t\u00eb lul\u00ebzonin, r\u00ebnkimin e tok\u00ebs kur mbi t\u00eb bien rrezet e para t\u00eb diellit, m\u00ebrm\u00ebrim\u00ebn e milingonave kur merren vesh dhe kur nuk merren vesh me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn&#8230;\u00bb<br \/>\n\u00abKaq, mjafton\u00bb &#8211; e nd\u00ebrpreu mbreti. \u00abTani q\u00eb di t\u00eb d\u00ebgjosh edhe ato q\u00eb nuk d\u00ebgjohen, do t\u00eb dish t\u00eb d\u00ebgjosh gjith\u00eb hallet e popullit. Eja, bir, t\u00eb qeveris\u00ebsh.\u00bb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E zgjodhi dhe e solli n\u00eb shqip Bajram Karabolli Nj\u00eb dit\u00eb, Kajani, biri i mbretit Soroi, u zgjua me mendjen top se duhej t\u00eb qeveriste. Menj\u00ebher\u00eb shkoi tek i ati, mbreti, dhe i tha: \u00abBaba, dua t\u00eb qeveris, tashm\u00eb jam mjaft i rritur dhe besoj se ka ardhur koha t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh disa provinca p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":20445,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-20444","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20444","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20444"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20444\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20446,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20444\/revisions\/20446"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20445"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}