{"id":20232,"date":"2022-09-21T15:20:17","date_gmt":"2022-09-21T15:20:17","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=20232"},"modified":"2022-09-21T15:20:17","modified_gmt":"2022-09-21T15:20:17","slug":"rrefimi-i-nenes-se-kastriot-myftaraj-nuk-e-lane-te-jetonte-e-helmuan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/09\/21\/rrefimi-i-nenes-se-kastriot-myftaraj-nuk-e-lane-te-jetonte-e-helmuan\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Kastriot Myftaraj , \u201cNuk e lan\u00eb t\u00eb jetonte , e helmuan\u201d"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebna e gazetarit t\u00eb ndjer\u00eb Kastriot Myftaraj, ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi vdekjen tragjike t\u00eb t\u00eb birit, n\u00eb rrethana misterioze.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfimi ekskluziv p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, n\u00ebna e tij, Viloeta Myftaraj rr\u00ebfen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr hijet e zeza t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nxjerr detajet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kthes\u00ebn e madhe t\u00eb ngjarjes, p\u00ebr t\u00eb cilin ka z\u00ebr\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvrar\u00eb por \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb nga nj\u00eb dor\u00eb misterioze. Po ashtu, n\u00ebna e publicistit t\u00eb njohur Myftaraj tregon p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, edhe l\u00ebvizjet e tij t\u00eb fundit q\u00eb ngrejn\u00eb dyshimet se \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebna e Myftarajt tregon si m\u00ebsoi lajmin e vdekjes s\u00eb t\u00eb birit<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb me shum\u00eb vonese gazeta Sot e dat\u00ebs 8 Korrik 2022. Nje dit\u00eb pas vdekjes t\u00eb Kastriot Myftarajt, djalit tim t\u00eb ndjer\u00eb. Gazeta Sot ka qen\u00eb e para gazet\u00eb qe para 20 vjet\u00ebsh ka pranuar shkrimet e Kastriotit, kur nuk i pranonte asnj\u00eb gazet\u00eb tjet\u00ebr. Ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nje gazet\u00eb e pa anshme. Dua t\u2019ju falenderoj shum\u00eb q\u00eb ju, e kujtuat dhe e nderuat tim bir, duke botuar disa shkrime te dashamir\u00ebsve te tij. Falenderoj shum\u00eb edhe ata q\u00eb e kan\u00eb vler\u00ebsuar Kastriotin, duke e shprehur k\u00ebt\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn tuaj. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vdekjen e Kastriotit nuk e kan\u00eb quajtur vet\u00ebvrasje , por vrasje. Edhe un\u00eb si n\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb mendoj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb tmerrshme ekzistojn\u00eb lloj-lloj m\u00ebnyrash p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb njeri. Ka dhe nga ata q\u00eb t\u00eb hiqen si miq dhe ta futin thik\u00ebn pas shpine, por do flas me posht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ne shkrimet e dat\u00ebs 8 korrik me t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen shkrimi i pronarit te televizionit te Gjirokastr\u00ebs, i cili e trajton k\u00ebt\u00eb ngjarje me gjer\u00ebsisht. Nuk po p\u00ebrmend vler\u00ebsimet qe jep ai p\u00ebr Kastriotin por e falenderoj pa mas\u00eb sepse kritikon dhe ata dashakeqes q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb komente fyese p\u00ebr tim bir edhe pse \u00ebsht\u00eb i vdekur. Ai i quan ata zem\u00ebrkatran\u00eb. Ai ka p\u00ebrmendur dhe emisionin e fundit te Kastriotit, i cili me habiti dhe mua. Zoti M. thot\u00eb: \u201c Ne emisionin \u201cJu flet Moska\u201d, tema e fundit e gazetarit ishte: \u2018Plan p\u00ebr atentat ndaj nj\u00eb pronari mediatik\u2019, ishte me 17 qershor dhe prej k\u00ebsaj date analisti nuk ishte shfaqur m\u00eb n\u00eb ekran\u201d. N\u00eb fakt kjo tem\u00eb m\u00eb habiti dhe mua dhe t\u00eb nes\u00ebrmen e pyeta Kastriotin se \u00e7\u2019qe ajo tem\u00eb e till\u00eb q\u00eb fole mbr\u00ebm\u00eb, por nuk mora p\u00ebrgjigje. M\u00eb dt.18 im bir filloi lejen. Sigurisht lejet i jep administratori. Por megjithat\u00eb u g\u00ebzova, se b\u00ebnte 5 emisione n\u00eb jav\u00eb dhe kishte nevoj\u00eb t\u00eb \u00e7lodhej, por m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje, se n\u00eb at\u00eb situat\u00eb politike t\u00eb acaruar, t\u00eb gjith\u00eb vazhdonin punonin edhe n\u00eb televizionet e tjera. Aq me tep\u00ebr q\u00eb Kastrioti nuk mund t\u00eb rrinte dot pa pun\u00eb. Kjo ishte natyra e tij. Pra ky qe i vetmi q\u00eb mori lejen.<\/p>\n<p>Marrja e lejes dhe s\u00ebmundja e Myftarajt<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, q\u00eb nga data 18 qe mori lejen, dilte \u00e7do dite paradite dhe mbasdite. Nuk kishte asnje shqet\u00ebsim, nuk ankohej p\u00ebr asgj\u00eb. Me 24 qershor d.m.th. 6 dit\u00eb pasi mori lejen, doli si \u00e7\u2019do dite tjet\u00ebr, por ate dit\u00eb u kthye me her\u00ebt se dit\u00ebt e tjera. Pasi beri dush, h\u00ebngri drek\u00eb dhe po ecte n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte \u00e7do dit\u00eb mbasi hante. Por n\u00eb nj\u00eb moment, vura re se po mbaheshe n\u00ebp\u00ebr mure. U ngrita menj\u00ebher\u00eb dhe e pyeta se \u00e7far\u00eb i kishte ndodhur. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb un\u00eb po e pyesja, ai ra n\u00eb dysheme pa ndjenja. Mbasi e solla n\u00eb vete duke i lagur fytyr\u00ebn e ndihmova t\u00eb ngrihej, por nuk ngrihej dot. Ju luta t\u00eb mblidhte forcat dhe me ndihm\u00ebn time u ngjit n\u00eb shtrat. Pasi erdhi pak n\u00eb vete, e pyeta se ku kishte qen\u00eb dhe me ke ishte, n\u00eb \u00e7\u2019lokal ishte dhe \u00e7far\u00eb kishte pir\u00eb? Nuk me tregoi. E kuptova q\u00eb ishte helmim, barku i l\u00ebvizte sikur kishte ndonj\u00eb kafshe brenda qe donte t\u00eb dilte.<\/p>\n<p>D\u00ebrgimi n\u00eb spitalin Nr. 5<\/p>\n<p>Mora n\u00eb telefon tim nip, ai thirri urgjenc\u00ebn, te cil\u00ebt erdh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. E mor\u00ebn me barele, sepse nuk ngrihej dot. Atje e kishin nxjerr\u00eb nga gjendja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej dhe e kishin \u00e7uar te spitali 5 ne neurokirurgji. Atje i kishin b\u00ebr\u00eb analiza dhe skaner dhe e kishin diagnostikuar me tumor malinj\u00eb n\u00eb tru. Pra tim biri, brenda 6 dit\u00ebve q\u00eb nga 18 qershori, q\u00eb mori lejen, iu shfaq ky tumor si me magji, pa dh\u00ebn\u00eb me par\u00eb as shenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ve\u00e7 me 24 qershor na mbiu ky tumor me dy sh\u00ebnja ne tru, si \u2018nj\u00eb bim\u00eb, q\u00eb  mbjell n\u00eb tok\u00eb dhe mbin papritur pa i ardhur koha . Aq me tep\u00ebr q\u00eb mua si n\u00ebn\u00eb nuk m\u2019u dha asnje analiz\u00eb e t\u00eb vjellave, sepse dyshoja p\u00ebr helmim dhe jo dyshoja, por q\u00eb v\u00ebrtet helmim. Pra gjith\u00e7ka e ka burimin te 24 qershori, 6 dit\u00eb pasi Kastrioti mori lejen deri m\u00eb 7 Korrik q\u00eb vdiq. Pra brenda 13 dit\u00ebve im bir nd\u00ebrroi jet\u00eb pa u ankuar p\u00ebr asgj\u00eb para ketij 13 dit\u00ebshi. Nuk besoj t\u2019i ket\u00eb ndodhur ndonjerit q\u00eb ka vuajtur nga kjo s\u00ebmundje qe t\u2019i kete ndodhur keshtu. Kastrioti vuante nga gjendja tiroide dhe nuk ishte ankuar asnjeher\u00eb p\u00ebr kete. Deri me 18 qershor ishte shume aktiv dhe nuk ankohej per asgje. Bente 5 emisjone ne jave, punonte n\u00eb kompjuter, lexonte dhe nuk shfaqi kurr\u00eb lodhje ose ndonj\u00eb shqetesim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kastriotit Myftaraj mund t\u00eb jet\u00eb vrar\u00eb<\/p>\n<p>Flitet p\u00ebr vrasje. Po! Disa vrasje b\u00ebhen ne m\u00ebnyre t\u00eb \u00e7uditshme. Ka njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb afrohen si miq por ne fund dalin ndryshe. Para disa dit\u00ebsh lexova n\u00eb nj\u00eb portal, t\u00eb dat\u00ebs 9 Korrik dy dite pas vdekjes se Kastriotit nj\u00eb shkrim p\u00ebr vdekjen e tim biri. Dhe \u00e7udit\u00ebrisht autori i k\u00ebtij shkrimi ishte B.M. Them \u00e7udit\u00ebrisht, se ky njeri, q\u00eb kur filloi pun\u00eb Kastrioti te televizioni Ora Ne\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb qepur si rrodhe. Nuk kishte dit\u00eb q\u00eb nuk e merrte ne telefon tim bir madje kishte raste edhe disa her\u00eb dhe gjithmone ne te nj\u00ebjt\u00ebn ore 10 e gjys\u00ebm deri me 11 te dit\u00ebs n\u00eb piskun e vap\u00ebs. Sa here q\u00eb binte zilja e telefonit n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb, i cili ishte gjithnj\u00eb mbi tavolin\u00eb, shfaqej ne ekranin e telefonit emri B.M! Parandjenjat jane te \u00e7uditshme. Nuk e di pse kisha nje ndjesi t\u00eb keqe kur shikoja k\u00ebt\u00eb em\u00ebr n\u00eb telefonin e tim biri. Kjo zile, me nj\u00eb ting\u00ebllim\u00eb aq t\u00eb fort\u00eb, me dukeshe kobndjell\u00ebse. Sa here q\u00eb binte kjo zile, q\u00eb dallonte nga gjithe te tjerat, e kuptoja pa e par\u00eb, q\u00eb ishte ajo: \u201ckobndjell\u00ebsja\u201d e k\u00ebtij dit\u00ebziu. E pyesja tim bir: Cili \u00ebsht\u00eb ky, pe nga \u00ebsht\u00eb? Nuk me duket njeri i mir\u00eb, i thosha \u00e7\u2019t\u00eb lidh me te? Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk punoni n\u00eb te nj\u00ebjtin televizion. Por jo, ai s\u2019i ndaheshe, do ta shpinte deri n\u00eb fund misionin e tij. Kur t\u00eb qepet i ligu s\u2019ke \u00e7\u2019i b\u00ebn. Por \u00e7udit\u00ebrisht k\u00ebto telefonata vazhduan deri me 24 qershor, 6 dit\u00eb mbasi Kastrioti filloi lejen, dhe m\u00eb 24 qershor u s\u00ebmur, si\u00e7 e kam treguar me lart.<\/p>\n<p>N\u00ebna e Myftarjat pyet mikun e djalit t\u00eb saj<\/p>\n<p>Un\u00eb dua ta pyes ket\u00eb \u201cmikun e ngushte\u201d, me Kastriotin ishte me 24 qershor? Sepse qe nga ajo dit\u00eb ky person u ndje me 9 korrik, dy dite pas vdekjes s\u00eb tim biri. Pra ky paska qen\u00eb personi q\u00eb paska ndjekur sistematikisht vdekjen e tim biri, se ndryshe nuk kan\u00eb si shpjegohen shpifjet q\u00eb b\u00ebn ai p\u00ebr Kastriotin. Bile ky i pa udh\u00eb q\u00eb i kishte dal n\u00eb udh\u00eb p\u00ebrpara tim biri  nj\u00eblloj si ata t\u00eb pa bes\u00ebt   q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb prit\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb sokakqar tjet\u00eb t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs aq merak e kishte fundin e Kastriotit sa merrte vesh c\u2019po ndodhte me t\u00eb edhe n\u00eb spital. Kishte merak n\u00ebse do te realizohej ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte paguar apo do d\u00ebshtonte. Mos vall\u00eb dhe n\u00eb? spital s\u00eb bashku me sokaqarin kishte spiunin e tij, apo  kishte spiun  vet sokakqarin q\u00eb e shoq\u00ebron, i cili ishte i lidhur  me spitalin. \u00c7ipat e virusit malinj ishin futur qe m\u00eb 24 qershor, cfar\u00eb nuk ndodh tani, dalin edhe \u00e7ipa malinj\u00eb. Cfar\u00eb nuk ndodh tani n\u00eb kete bot\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb. Per 13 dite ik\u00ebn tjetri pa pasur asnj\u00eb dhimbje. Ky B.M paska qene aq i kamufluar sa askush nuk e paska njohur deri me sot. Ndoshta mund t\u00eb ket\u00eb edhe ndonje bashk\u00ebpun\u00ebtor tjet\u00ebr ose disa te tjere p\u00ebrve\u00e7 sokakqarit, se gjithe ato shpifje q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ky, nuk mund t\u2019i b\u00ebnte vet\u00eb. Ky me shpifjet e tij k\u00ebrkon ta nxjerre t\u00eb semur\u00eb Kastriotin q\u00eb femij\u00eb dhe sigurisht k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbuluar at\u00eb q\u00eb b\u00ebri vete me 24 qershor. Nuk ka asnj\u00eb shpjegim tjet\u00ebr shkrimi n\u00eb portalin \u201cDrita\u201d me 9 Korrik pas vdekjes s\u00eb tim biri. Shpifje q\u00eb edhe n\u00eb end\u00ebr ti shikoja, do isha tmerruar. Nuk mund ta kuptoj t\u00ebr\u00eb at\u00eb mllef t\u00eb atij njeriu tani pas vdekjes. Sa koh\u00eb kishte q\u00eb e kishte mbledhur t\u00ebr\u00eb at\u00eb vrer dhe pse nuk e b\u00ebri sa ishte im bir gjall\u00eb? As armiku me i eg\u00ebr nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb makabritet. Por Harbuti nuk b\u00ebhet kurr\u00eb Fisnik. Ne shkrimin e atij portali, burracaku i pa bes s\u2019kish l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur t\u00eb familjes ton\u00eb pa p\u00ebrmendur, bile edhe ata q\u00eb kan\u00eb vdekur para 100 vjet\u00ebsh. Ku i kishte gjetur ata emra njer\u00ebzish q\u00eb ne s\u2019i njihnim fare. Ku i kish psonisur ato fshatra q\u00eb ne as nuk i kemi shkelur ndonjeher\u00eb. Sigurisht t\u00eb kan\u00eb paguar p\u00ebr k\u00ebto shpifje t\u00eb cilat i ke b\u00ebr\u00eb me ndihm\u00ebn e azatit. Bile jo vetem ty, por edhe ata qe t\u2019i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb jan\u00eb paguar. Por cili \u00ebsht\u00eb pas jush nuk e di\u2026? Sigurisht, do t\u2019ju dal\u00eb tymi ndonj\u00eb dit\u00eb. E nis rrefimin t\u00ebnd q\u00eb n\u00eb fillim me g\u00ebnjeshtra, thua q\u00eb gjyshi i Kastriotit ishte Qazim Leka. Se ku e ke gjetur kete genjeshter duhet te na e thuash ti. Gjyshi i Kastriotit, i cili ishte dhe babai im, quhej Mit-hat Leka, nga fisi i Lekajve te Berzisht\u00ebs. Kishte mbaruar shkoll\u00ebn normale t\u00eb Elbasanit dhe ushtroi profesionin e tij si m\u00ebsues deri sa doli ne pension. K\u00ebt\u00eb Qazimin, na e thuaj ti ku e gjete, megjithese ti nuk je nga ata burra qe del ball\u00eb per ball\u00eb, por e fsheh kok\u00ebn si struci. Sa p\u00ebr at\u00eb q\u00eb thua na la jetime dhe u rrit\u00ebm n\u00eb Hotolisht, n\u00eb Hotolishtin t\u00ebnd e kemi par\u00eb vetem kur kemi kaluar me makin\u00eb andej. Ne jemi rritur n\u00eb fshatin ton\u00eb ne mes t\u00eb 10 burimeve t\u00eb cilat vinin n\u00eb l\u00ebvizje 2 mullinj dhe nj\u00eb hidrocentral nga i cili merrte drit\u00eb gjithe fshati, para se t\u00eb behej elekrifikimi i gjith\u00eb Shqiperise. Ne kemi q\u00ebn\u00eb nje familje e rregullt. Babai na rriti, na shkolloi dhe na martoi sipas traditave shqiptare t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Martesa ime<\/p>\n<p>Por ti s\u2019mbaron me kaq mor i gjor\u00eb. Vazhdon dhe me martes\u00ebn time, thua q\u00eb n\u00ebna e Ka\u00e7it u martua me nj\u00eb pijanec n\u00eb Maliq. Po ti s\u2019paske l\u00ebn\u00eb vend pa bredhur, po kush paska q\u00ebn\u00eb ai qe t\u00eb ka sh\u00ebtitur kudo p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb shpifje p\u00ebr tim bir?Mos vall\u00eb t\u00eb ka sh\u00ebtitur sokakqari ? Kaq inat t\u00eb madh paske pasur?! Sigurisht, s\u2019thon\u00eb kot qe paraja e ngre ujin p\u00ebrpjet\u00eb, por p\u00ebr njer\u00ebz si ti ama. E shoh qe po zgjatem shum\u00eb me nj\u00eb njeri si ti q\u00eb nuk mund ti gjesh epitet m\u00eb t\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb ke shpreur p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta ndoshta edhe me ndihm\u00ebn t\u00ebnde, por mos kujto qe keto sqarime po i b\u00ebj p\u00ebr ty, se me ty do na ndaj gjykata, por po i b\u00ebj p\u00ebr publikun sepse ti dhe ata q\u00eb fshihen pas teje, dihen se cil\u00ebt jan\u00eb. Im shoq, d.m.th. Babai i Ka\u00e7it, ishte nga Korca, jo nga Maliqi, sic thua ti. E kishim sht\u00ebpin\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb Radio Korca sot. Kishim nje shtepi dy kateshe. Pran\u00eb kishim Komitetin Ekzekutiv, Ambulanc\u00ebn q\u00ebndrore, maternitetin. Pra im shoq ishte mu n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr te Kor\u00e7\u00ebs. Me 1970 ra plani dhe mori sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, te Flora Bibes q\u00eb sot me duket \u00ebsht\u00eb notere, se ka qen\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, dhe disa sht\u00ebpi te tjera. Aty u b\u00eb Radio Kor\u00e7a q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe sot. Sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb me shkoll\u00ebn Asdreni , q\u00eb me von\u00eb u b\u00eb shkolla e muzik\u00ebs e ndante vet\u00ebm rruga. Bile kur kaloja andej, gurin e port\u00ebs son\u00eb nuk e kishin l\u00ebvizur. Ne na dhan\u00eb dy dhoma dhe nje guzhin\u00eb. N\u00eb pallat kishim komshi te ndjerin Ki\u00e7o Blushi, i cili shkoi p\u00ebr  studime ne Tiran\u00eb dhe kur mbaroi studimet e mbajt\u00ebn n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve dhe si\u00e7 dihet m\u00eb von\u00eb u b\u00eb shkrimtar. Por aty jetonin prind\u00ebrit dhe v\u00ebllez\u00ebrit. Gjate ver\u00ebs vinte Ki\u00e7ua me f\u00ebmij\u00ebt, Beni luante me f\u00ebmij\u00ebt e lagjes son\u00eb. Pran\u00eb pallatit ton\u00eb ishte nje pallat tjet\u00ebr ku banonte Zamira Kita q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb drejtoreshe e Teatrit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb hedhur balt\u00eb ndaj djalit tim\u201d<\/p>\n<p>Por nuk mjaftohet me kaq ky njeri i shpifur. S\u2019ngopet duke baltosur tim bir. Thot\u00eb q\u00eb kur vdiq i ati, Ka\u00e7in e mori burri i tezes, ju bleu nje dhome e nje guzhin\u00eb. Me 1996 Ka\u00e7i ishte n\u00eb pun\u00eb ne gjykat\u00eb more i pa udh\u00eb. Ne k\u00ebtu erdh\u00ebm m\u00eb 1998. Shitem dy dhoma e nj\u00eb guzhin\u00eb q\u00eb kishim n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, shitem dhe vendin e sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb na kishte marre plani dhe na e kompensoi Bashkia, dhe blem\u00eb dhome e kuzhine k\u00ebtu. Nuk \u00ebsht\u00eb ngopur akoma ky i shpifur duke baltosur tim bir. E nxjerr si t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Sigurisht, e b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbuloje at\u00eb q\u00eb i b\u00ebri m\u00eb 24 Qershor. Thot\u00eb q\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7, Ka\u00e7i \u00ebsht\u00eb rritur ne shkoll\u00ebn e lebrozeve ne Gostim\u00eb t\u00eb Elbasanit. Ne as nuk e dinim nga binte Gostima, dhe bile as nuk e dinim asnj\u00ebher\u00eb se egzistoka nj\u00eb shkolle lebroz\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri. Por si duket vet ky  , ose ai intriganti qe \u00ebsht\u00eb  prapa k\u00ebtij, kane qene vete atje. Ky i \u00e7mendur, q\u00eb me sapo duket se ka nga pas edhe nje te \u00e7mendur tjet\u00ebr, duhet marre p\u00ebr veshi dhe duhet shp\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb spitalin e Gostim\u00ebs, n\u00ebse ekziston dhe t\u00eb na tregoj\u00eb n\u00eb regjist\u00ebr emrin e tim biri. Edhe lebroz\u00ebt duhen k\u00ebtu, se nuk mjaftojn\u00eb s\u00ebmundjet e tjera q\u00eb po futin me lloj-lloj mjetesh k\u00ebta maskarenj.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebria e Kastriot Myftaraj<\/p>\n<p>Kastrioti im ka lindur n\u00eb maternitetin e Kor\u00e7\u00ebs, q\u00eb at\u00ebher\u00eb e kishim pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. \u00cbsht\u00eb rritur si zot\u00ebri, me gjysh, me gjyshe me n\u00ebn\u00eb e baba. \u00cbsht\u00eb rritur n\u00eb nj\u00eb qytet me kultur\u00eb dhe me shoq\u00ebri t\u00eb kulturuar kor\u00e7are. Shkoll\u00ebn 7 vjecare e ka b\u00ebr\u00eb te Nu\u00e7i Na\u00e7i. T\u00eb dy djemt\u00eb e mi dhe filloren dhe 7 vje\u00e7are e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb te shkolla  Nu\u00e7i Na\u00e7i, nd\u00ebrsa gjimnazin e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb tek shkolla Themistokli Germenji q\u00eb \u00ebsht\u00eb pran\u00eb Bashkis\u00eb. Ne prind\u00ebrit kemi qen\u00eb t\u00eb dy m\u00ebsues. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb verifikueshme. Tani mbetet t\u00eb na tregosh ti ato shpifjet e tua, me te cilat ke mbushur portalin bashk\u00eb me portalexhiun q\u00eb t\u2019i ka pranuar, dhe ve\u00e7 k\u00ebtyre shpifjeve ka mbushur dhe nj\u00eb faqe t\u00eb t\u00ebr\u00eb me reklama. Sigurisht, se Kastriotin e ndiqnin jo vet\u00ebm ata qe e donin, por dhe ata qe s\u2019e donin. Por \u00e7udia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb kur thot\u00eb q\u00eb Edi Rama e ka shp\u00ebtuar Kastriotin nga burgu disa her\u00eb. Kastrioti i ka fituar vete gjyqet disa her\u00eb. Por sado t\u2019i servilosesh ti Edi Ram\u00ebs, ai as q\u00eb do t\u2019ia dij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb budalla si ty. Ti je nje hi\u00e7 mor i zi, dukesh nga emisionet q\u00eb b\u00ebn dhe do mbahesh mend vet\u00ebm p\u00ebr shpifje dhe lig\u00ebsira. Ti nuk ke kapacitet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb emision serioz. Un\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb t\u00eb kam par\u00eb dhe e lash\u00eb n\u00eb mes, se b\u00ebrtisje si \u00e7akall dhe s\u2019t\u00eb d\u00ebgjonte njeri. Dhe, ti thuash atij pronarit t\u00ebnd p\u00ebr t\u00eb cilin ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb operacion tim bir te nj\u00eb spital privat falas, Kastrioti nuk ka b\u00ebr\u00eb asnje lloj operacioni, as te privati dhe askund tjet\u00ebr. Te spitali privat beri disa analiza t\u00eb cilat i kam t\u00eb gjitha k\u00ebtu. Kaq i thuaj atij si e ka mbiemrin. Ndoshta p\u00ebr budallall\u00ebqe t\u00eb tilla t\u00eb mban ai atje, se tjet\u00ebr gj\u00eb s\u2019di t\u00eb b\u00ebsh ti mor i mjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sqarim p\u00ebr publikun nga n\u00ebna e Kastriot Myftarajt<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb sqaruar publikun, un\u00eb nuk e dija q\u00eb im bir ishte diagnostikuar me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje. Kastrioti nuk i kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb m\u00eb tregonin. Por dhe sikur t\u00eb m\u00eb tregonin do me dukej e pabesueshme, sepse si\u00e7 kam shkruar dhe m\u00eb lart un\u00eb e shikoja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Bile dhe mbas 24 Qershorit, kujtova se e kap\u00ebrceu at\u00eb situat\u00eb. As analizat s\u2019i di as sot. Pasi shkoi ne urgjenc\u00eb, s\u2019kishte pse ta \u00e7onin te spitali 5 pasi e nxor\u00ebn nga gjendja. Le t\u00eb zgjidhte vete ai. Dukej n\u00eb gjendje normale. Bile dhe kur vija n\u00eb spital e gjeja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe duke l\u00ebvizur dhe b\u00ebr\u00eb muhabet si gjithmon\u00eb. Bile edhe at\u00eb dit\u00eb fatale, ishte shum\u00eb i qet\u00eb. Megjith\u00ebse isha e s\u00ebmur\u00eb at\u00eb dit\u00eb b\u00ebra nje lakror. Bile e nxori vet\u00eb nga furra. Nga ora 10 un\u00eb vajta u shtriva n\u00eb dhom\u00eb. M\u00eb 12 e gjys\u00ebm dola t\u00eb mbushja uj\u00ebrat se n\u00eb at\u00eb ore vjen \u00e7ezma. Pash\u00eb q\u00eb djali ishte n\u00eb korridor i veshur. Ku do shkosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vap\u00eb i thash\u00eb. Nuk shkoj gj\u00ebkund m\u00eb tha, por do vij\u00eb njeri t\u00eb m\u00eb takoj\u00eb. Kush \u00ebsht\u00eb ky e pyeta. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebri tha p\u00ebrs\u00ebri q\u00eb do vij\u00eb t\u00eb m\u00eb takoj\u00eb por ti shko shtrihu se i mbush un\u00eb uj\u00ebrat. Do marr nj\u00eb shishk\u00eb uj\u00eb n\u00eb frigorifer i thash\u00eb. Ta sjell un\u00eb m\u00eb tha po shko shtrihu ti. M\u00eb solli shishen e ujit dhe kaq. Dukej shum\u00eb i qet\u00eb. As q\u00eb m\u00eb vajti m\u00ebndja te e keqja. Un\u00eb u shtriva, dera e dhom\u00ebs time ishte e hapur, edhe e kuzhin\u00ebs e hapur. Bile dhe dera e banj\u00ebs dhe e ballkonit. Vet\u00ebm dera e jashtme ishte e mbyllur. Pas nj\u00eb \u00e7erek ore d\u00ebgjova siren\u00ebn e urgjenc\u00ebs dhe zhurm\u00eb n\u00eb korridor. Dola menj\u00ebher\u00eb nga dhoma. N\u00eb korridor kishin hyre jo m\u00eb pak se 10 polic\u00eb. Un\u00eb i pyeta se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur dhe ku \u00ebsht\u00eb Kastrioti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb erdhi shefi i tyre dhe m\u00eb tha se Kastrioti mori urgjenc\u00ebn n\u00eb telefon dhe tha se jam n\u00eb rrezik. Se cili qe ai q\u00eb erdhi un\u00eb nuk e di. Kaq qe e gjitha! Im bir sot nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb. Iku nga kjo jet\u00eb brenda 13 dit\u00ebve, pa e kuptuar fare, se si ndodhi dhe \u00e7far\u00eb ndodhi. Un\u00eb sot jam 83 vje\u00e7. Im bir ka mbi 2 muaj q\u00eb ka vdekur. Ai nuk do ta hap\u00eb m\u00eb der\u00ebn e k\u00ebsaj sht\u00ebpie. Nd\u00ebrsa un\u00eb do rezistoj sa t\u2019i bej varrin, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u00e7ati mbi kok\u00eb, t\u00eb mos e lag\u00eb shiu. Im bir ishte 56 vjec. Nuk e lan\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Por un\u00eb megjith\u00ebse jam 83 vje\u00e7e  do gjej forca dhe do ta mund mosh\u00ebn dhe pik\u00ebllimin tim q\u00eb m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar B.M k\u00ebt\u00eb shpif\u00ebs t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr tu p\u00ebrgjigjur para ligjit edhe  p\u00ebr k\u00ebto fyerje shpif\u00ebse q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr  gjith\u00eb familjen ton\u00eb.\/ <a href=\"https:\/\/sot.com.al\/aktualitet\/nena-e-kastriot-myftarajt-flet-per-here-te-pare-per-hijet-e-zeza-te-v-i537568\">Gazeta Sot<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebna e gazetarit t\u00eb ndjer\u00eb Kastriot Myftaraj, ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi vdekjen tragjike t\u00eb t\u00eb birit, n\u00eb rrethana misterioze. Gjat\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfimi ekskluziv p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, n\u00ebna e tij, Viloeta Myftaraj rr\u00ebfen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr hijet e zeza t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nxjerr detajet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":20233,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-20232","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20232"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20232\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20234,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20232\/revisions\/20234"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}