{"id":19382,"date":"2022-09-16T16:43:39","date_gmt":"2022-09-16T16:43:39","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=19382"},"modified":"2022-09-16T16:43:39","modified_gmt":"2022-09-16T16:43:39","slug":"basir-collaku-rama-eshte-rreziku-qe-po-iken-veliaj-eshte-rreziku-qe-po-vjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/09\/16\/basir-collaku-rama-eshte-rreziku-qe-po-iken-veliaj-eshte-rreziku-qe-po-vjen\/","title":{"rendered":"Basir \u00c7ollaku\/ Rama \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb po ik\u00ebn, Veliaj \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb po vjen"},"content":{"rendered":"<p>Trazimet, krisjet, ambiciet, ekulibrat politik\u00eb, koha p\u00ebr t\u00eb ndryshuar shenjestr\u00ebn dhe hequr telashet kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb mazhoranc\u00eb. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt gri, t\u00eb zgjatuar n\u00eb interesa globale, kan\u00eb edhe bishtat n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb kontrolluar shum\u00eb\u00e7ka. Rama dhe Veliaj jan\u00eb n\u00eb raundin e fundit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. P\u00ebrrllat me dashuri mes tyre, e p\u00ebrqafime tinzare, jan\u00eb dokrra hini. P\u00ebrplasja mes socialist\u00ebve t\u00eb k\u00ebnaqur dhe pak\u00ebnaqur nuk do t\u00eb ndaloj\u00eb, pa nj\u00eb rezultat tjet\u00ebr, ndryshe nga aktuali n\u00eb krye t\u00eb tryre. Edi Rama, po dor\u00ebzohet dhunsh\u00ebm dhe Erion Veliaj, po ngrihet nj\u00eblloj forc\u00ebrisht e dhunsh\u00ebm.<br \/>\nJan\u00eb disa ngjarje, t\u00eb cilat n\u00eb kontekst gjenden t\u00eb lidhura mes tyre, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij zhvillimi, ku aktor\u00ebt dhe faktor\u00ebt po ndeshen.<br \/>\nFron Nahzi, Drejtori i par\u00eb i Fondacionit Soros n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb njeri me r\u00ebnd\u00ebsi ende n\u00eb k\u00ebt\u00eb Fondacion, sulmoi nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb her\u00ebt Edi Ram\u00ebn dhe projektin Open Ballkan. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai u shpreh se  \u2018Vu\u00e7i\u00e7 e p\u00ebrdor Ram\u00ebn si ushtar p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara interesat serbe\u2019 dhe se \u2018t\u00eb dy kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta pjes\u00eb nga e nj\u00ebjta loj\u00eb e shpifur. Duke shtuar se n\u00ebn drejtimin e Ram\u00ebs\u2026 v\u00ebzhguesit e brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm e kan\u00eb akuzuar qeverin\u00eb e tij p\u00ebr korrupsion, klienteliz\u00ebm dhe intimidim t\u00eb gazetar\u00ebve e kritik\u00ebve\u2019.<br \/>\nKy ishte sinjali i par\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht nga kulla \u201cSoros\u201d ndaj Ram\u00ebs, kur nga ana tjet\u00ebr Veliaj i p\u00ebrgjigjet me nj\u00eb kund\u00ebrsulm agresiv n\u00eb krah t\u00eb djalit Aleks, por jo vet\u00ebm. Erjon Veliaj gjendet fill pas k\u00ebtij sulmi, n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim luksi n\u00eb SHBA n\u00eb \u00cbashington n\u00eb takime n\u00eb kongres dhe senat me kryetaren e kongresit Nensi Pelosi, ish-kandidati p\u00ebr president t\u00eb SHBA, senatori Mitt Romney, keu i shumic\u00ebs n\u00eb Senatin Amerikan, Charles Schumer. K\u00ebto jan\u00eb takime t\u00eb b\u00ebra nga lobingje t\u00eb forta. Me pages\u00eb. Madje t\u00eb thekur. Natyrisht edhe pagesat nuk kan\u00eb qen\u00eb aspak t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebto zyra. Sepse nuk ka ansj\u00eb protokoll q\u00eb parashikon takim t\u00eb nj\u00eb kryebashkiaku t\u00eb k\u00ebtij niveli me k\u00ebta funksionar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb histori lobingjesh V\u00ebmendja e shtuar, propaganda e shfrenuar, flasin se Rama ka marr\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb l\u00ebr\u00eb vendin pasardh\u00ebsit, i cili tani flet si shefi piolitik i Ram\u00ebs. Koha do t\u00eb caktoj\u00eb dat\u00ebn s\u00eb shpejti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb PS jan\u00eb kthyer jo pak politikan\u00eb e deputet\u00eb m\u00eb kok\u00eb nga Bashkia dhe Rama ka mbetur me grat\u00eb e bindura t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb t\u00eb paz\u00ebshme. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb kulme amerikane t\u00eb Veliajt n\u00eb Uashington, n\u00eb mediat n\u00eb Tiran\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb lajmet p\u00ebr zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb FBI, nj\u00eb miq\u00ebsi e Ram\u00ebs me biznes n\u00eb Shqip\u00ebri, njeri i dyshuar p\u00ebr lidhje ruse. Kryebashkiaku \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr ta djersitur shefin e deritranish\u00ebm, duke driferncuar veten si beniamin amerikan e Ram\u00ebn si hije e dyshimt\u00eb ruse. <\/p>\n<p>Nj\u00eb lloj aksioni agresiv majtist, ka prekur dhe sulmin ndaj opozit\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr se her\u00eb tjet\u00ebr. Rikthimi i historis\u00eb me 500 mij\u00eb euro t\u00eb PD t\u00eb p\u00ebrdorura nga Lulzim Basha n\u00eb koh\u00ebn kur ishte kryetar partie, \u00ebsht\u00eb kurthi dhe karremi aktual. Ato nuk jan\u00eb para ruse, sepse kjo histori do kishte marr\u00eb dhen\u00eb n\u00eb momentet e shp\u00ebrthimit pa l\u00ebn\u00eb kok\u00ebrr kusuri. Natyrisht kjo shum\u00eb e madhe parash, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn dyshime serioze t\u00eb mosformalizimit. Past\u00ebrti dhe transparenc\u00eb \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri t\u00eb b\u00ebhet. Mund t\u00eb jen\u00eb para qokash n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Synimi kryesor \u00ebsht\u00eb t\u00eb damkoset e gjith\u00eb politika, kryesisht opozita, se gjoja nuk jan\u00eb t\u00eb duhurit dhe k\u00ebshtu t\u00eb hapet vend p\u00ebr bashkiakun. Opozita, Partia Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb denoncuese e ashp\u00ebr e k\u00ebsaj farse propogande, duke k\u00ebrkuar me ngulm, llogari p\u00ebr parat\u00eb e Veliajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion personal politik. Ajo duhet t\u00eb l\u00ebr\u00eb Bash\u00ebn e vet\u00eblarguar dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb \u00e7do institucioni ligjzbatues, t\u00eb detyroj\u00eb kreun e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr shpenzimin e \u00e7do qindarke publike apo gjobitjeje. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb axhenda radikale e saj.<br \/>\nPor ka mjaft pyetje shqiptare, serioze, shum\u00eb shqet\u00ebsuese, q\u00eb nuk marrin p\u00ebrgjigje as n\u00eb Tiran\u00eb as n\u00eb Uashington<br \/>\nKonkretisht faktet kompromentuese jan\u00eb.<br \/>\nErion Veliaj nuk kishte ftesa zyrtare, nga asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt n\u00eb Kongresin dhe Senatin amerikan me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb takuar. As nga Nensi Pelosi, Mitt Romney, apo Charles Schumer.<br \/>\nMungesa e ftes\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb se koha e tyre, mund dhe duhet t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb nga lobuesit. Ram\u00ebs I kushtoi 80 mij\u00eb dollar\u00eb nj\u00eb foto me Obam\u00ebn dhe gruaja Bilal, e di se \u00e7far\u00eb belaje e ka gjetur.<br \/>\nVeliaj nuk e thot\u00eb<br \/>\nAi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rangun e zyrtarit, vizita e t\u00eb cilit t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e protokollit t\u00eb funksuionar\u00ebve n\u00eb Kongresin dhe Senatin amerikan.<br \/>\nVeliaj nuk e thot\u00eb<br \/>\nFurtuna e arrestimeve publike t\u00eb kullave shum\u00ebkat\u00ebshe, gjoja pa leje, kur lejedh\u00ebn\u00ebsi \u00ebsht\u00eb Erjon Veliaj, por regjin\u00eb e b\u00ebri e vet\u00ebquajtura motra Belinda Balluku, mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb gjob\u00ebv\u00ebnia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat e majme n\u00eb Amerik\u00eb?<br \/>\nVeliaj nuk e thot\u00eb<br \/>\nA e din\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb n\u00eb Kongresin dhe Senatin amerikan, se kan\u00eb pritur zyrtarin lokal t\u00eb Tiran\u00ebs, pjes\u00eb e nj\u00eb dosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ku akuza kryesore \u00ebsht\u00eb vrasja e nj\u00eb t\u00eb mituri, 17 vje\u00e7arin e ndjer\u00eb Ardit Gjoklaj ?<br \/>\nA e din\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Kongres dhe Senat se Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb hetimi e nj\u00eb dosje t\u00eb Ndranghet\u00ebs, nisur nga antimafia italiane me p\u00ebrgjime, ku Mafia k\u00ebrkonte kulla t\u00eb larta n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe njeriu i tyre n\u00eb Bashki af\u00ebr kryetarit, kishte dh\u00ebn\u00eb garancit\u00eb e k\u00ebrkuara?<br \/>\nA e din\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Kongres dhe Senatin se kan\u00eb pritur njeriun potencialisht t\u00eb pandehur n\u00eb dosjen e Incenerator\u00ebve, ku jan\u00eb zhdukur gjys\u00ebm milliard\u00eb dollar\u00eb dhe Erjon Veliaj \u00ebsht\u00eb pjesa kryesore e k\u00ebsaj megaafere?<br \/>\nA e din\u00eb k\u00ebta zyrtar\u00eb n\u00eb Kongresin dhe Senatin amerikan, se 40 p\u00ebrqind e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb tre vitet e fundit, sipas raporteve t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb firmave nj\u00ebvje\u00e7are me para t\u00eb dyshimta, me burime trafiqet e drog\u00ebs?<br \/>\nA e din\u00eb zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb Kongres dhe n\u00eb Senat se n\u00eb raportet e DEA, CIA, DASH, BE  Tirana mbetet nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda operacionale kriminale t\u00eb MAFIA dhe jan\u00eb pastruar n\u00eb dy vite, mbi dy miliard\u00eb dollar\u00eb, me pun\u00eb publike q\u00ebndrore dhe lokale?<br \/>\nA e din\u00eb zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb Kongres dhe Senat, se jan\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb axhend\u00eb ekstreme ortakun e rrezikut aktual Edi Rama?<br \/>\nPartia Demokratike, duhet t\u00eb fokusohet me emergjenc\u00eb dhe p\u00ebrq\u00ebndrohet me emenergji t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si ndaj Edi Ram\u00ebs, rreziku q\u00eb po ik\u00ebn, ashtu edhe ndaj Erion Veliajt, rreziku q\u00eb po vjen. Rreziku i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keq se i pari\u2026T\u00ebrmeti n\u00eb n\u00ebntor ia la vendin Pandemis\u00eb s\u00eb Covid, e cila e kaloi n\u00eb viktima friksh\u00ebm. Ky rrezik q\u00eb po vjen \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej pandemis\u00eb..<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trazimet, krisjet, ambiciet, ekulibrat politik\u00eb, koha p\u00ebr t\u00eb ndryshuar shenjestr\u00ebn dhe hequr telashet kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb mazhoranc\u00eb. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt gri, t\u00eb zgjatuar n\u00eb interesa globale, kan\u00eb edhe bishtat n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb kontrolluar shum\u00eb\u00e7ka. Rama dhe Veliaj jan\u00eb n\u00eb raundin e fundit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. P\u00ebrrllat me dashuri mes tyre, e p\u00ebrqafime tinzare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":19383,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-19382","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19382"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19382\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19384,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19382\/revisions\/19384"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}