{"id":19238,"date":"2022-09-15T19:33:06","date_gmt":"2022-09-15T19:33:06","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=19238"},"modified":"2022-09-15T19:33:06","modified_gmt":"2022-09-15T19:33:06","slug":"ing-bexhet-cobani-kur-komunizmi-pushkatonte-shkencetaren-sabiha-kasimati-libohovitja-110-vjetori-i-lindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/09\/15\/ing-bexhet-cobani-kur-komunizmi-pushkatonte-shkencetaren-sabiha-kasimati-libohovitja-110-vjetori-i-lindjes\/","title":{"rendered":"Ing.Bexhet \u00c7obani\/ Kur komunizmi pushkatonte shkenc\u00ebtaren SABIHA KASIMATI  LIBOHOVITJA . 110 vjetori i lindjes"},"content":{"rendered":"<p>(U ekzekutua nat\u00ebn e 26-27 Shkurtit 1951)<\/p>\n<p>Sabiha Kasimati lindi m\u00eb 15 shtator 1912 n\u00eb Edirne n\u00eb familjen e doktorit Abdurrahman Kasimati nga Libohova dhe t\u00eb shoqes Zehra Mbreshtani.<br \/>\nM\u00eb 1927, Sabihaja s\u00eb bashku me familjen e saj u vendos\u00ebn n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<br \/>\nSabihaja me motrat frekuentuan Liceun Fr\u00ebng, t\u00eb cilin e mbaroi m\u00eb 1931.<br \/>\nAjo \u00ebshte vajza e par\u00eb q\u00eb kreu at\u00eb lice.<br \/>\nQytetar\u00ebt e Korc\u00ebs e kujtojn\u00eb me nostalgji si \u201c\u00e7up\u00ebn e par\u00eb t\u00eb liceut\u201d, e bukur dhe e hedhur, spontane, rrezatuese, inteligjente dhe me nj\u00eb karakter pothuajse burr\u00ebror saq\u00eb shoq\u00ebrohej me miqt\u00eb e liceut n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb spontane.<br \/>\nNuk vonoi t\u00eb dallohej p\u00ebr inteligjenc\u00ebn dhe zellin n\u00eb studime, tashm\u00eb zot\u00ebronte shum\u00eb mir\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja per\u00ebndimore, madje arriti t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e profesor\u00ebve francez t\u00eb liceut me theksin e saj perfekt n\u00eb frengjisht.<br \/>\nPasi mbaroi liceun, punoi p\u00ebr pak kohe si m\u00ebsuese n\u00eb lend\u00ebt edukat\u00eb morale dhe fr\u00ebngjisht n\u00eb Institutin fem\u00ebror t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe m\u00eb pas dha biologji n\u00eb shkoll\u00ebn shqiptaro-amerikane n\u00eb Kavaj\u00eb.<br \/>\nN\u00eb 1936 realizoi \u00ebndrr\u00ebn e madhe p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet universitare, dhe arriti t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb burs\u00eb studimi nga shteti. U regjistrua n\u00eb Fakultetin e Shkencave biologjike n\u00eb Torino, ku u diplomua me maksimumin 30\/30 cum laude ( tridhjet\u00eb mbi tridhjet\u00eb me lavd\u00ebrim).<br \/>\nKasimati zgjodhi si fush\u00eb specializimi ihtiologjin\u00eb dhe m\u00eb 1940  mbaroi doktoratur\u00ebn  me tem\u00ebn \u201cFauna ittica di acqua dolce d\u2019Albania\u201d (Fauna ihtike n\u00eb uj\u00ebrat e \u00ebmbla n\u00eb Shqip\u00ebri).<br \/>\nN\u00eb Torino  Sabihaja shfaqi inteligjenc\u00ebn e saj, saq\u00eb iu ofrua mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb punuar si asistente n\u00eb katedr\u00ebn e ihtiologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Torinos.  Me deshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb atdhe dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij dijet  e saj, refuzoi ofert\u00ebn dhe u kthye.<br \/>\nPas kthimit n\u00eb Tiran\u00eb, punoi n\u00eb Insitutin e Shkencave, q\u00eb ishte b\u00ebrthama e par\u00eb e studimeve shkencore n\u00eb vend, n\u00ebn drejtimin e prof. Selahudin Toto, intelektual i njohur.<br \/>\nK\u00ebtu realizoi nj\u00eb k\u00ebrkim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e ihtiologjis\u00eb ( disiplina q\u00eb merret me studimin e peshqve) dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr qe edhe ihtiologja e par\u00eb shqiptare, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur ende nuk egzistonte nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e faun\u00ebs dhe flor\u00ebs egzistuese n\u00eb vend.<br \/>\nN\u00eb dhjet\u00eb vite t\u00eb gjata k\u00ebrkimi dhe pune plot entuziaz\u00ebm dhe angazhim, Sabihaja eksploroi dhe studioi gjith\u00eb faun\u00ebn ihtiologjike fluviale dhe detare n\u00eb uj\u00ebrat e Shqip\u00ebris\u00eb, e bindur se studimet mbi peshqit do t\u00eb kishin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe dhe nj\u00eb vler\u00eb ekonomike t\u00eb cmuar p\u00ebr vendin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vecan\u00ebrisht i pasur. B\u00ebri klasifikimin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb taksonomis\u00eb, n\u00eb klasa, lloje dhe n\u00ebnlloje, duke p\u00ebrcaktuar zonat ku p\u00ebrhapeshin llojet kryesore t\u00eb peshqeve me vler\u00eb ekonomike dhe studime t\u00eb shumta rreth riprodhimit dhe cikleve t\u00eb tyre biologjike.<br \/>\nPas nj\u00eb pune t\u00eb st\u00ebrmadhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e mij\u00ebra skedave, koleksione t\u00eb ekspozitave t\u00eb mbedhura n\u00eb dhjetra ekspedita, nga liqeni i Butrintit deri n\u00eb liqenjt\u00eb e Lur\u00ebs, nga liqeni i Presp\u00ebs deri n\u00eb detin Jon dhe Adriatik, si dhe n\u00eb lumenjt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duke regjistruar dhe p\u00ebrpunuar nd\u00ebrkoh\u00eb mij\u00ebra referenca bibliografike dhe fotografike, q\u00eb do t\u00eb kishin qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb por edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet ballkanike kufitare.<br \/>\nN\u00eb dhjet\u00eb vite t\u00eb gjata k\u00ebrkimi dhe pune plot entuziaz\u00ebm dhe angazhim, Sabihaja eksploroi dhe studioi gjith\u00eb faun\u00ebn ihtiologjike fluviale dhe detare n\u00eb uj\u00ebrat e Shqip\u00ebris\u00eb, e bindur se studimet mbi peshqit do t\u00eb kishin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe dhe nj\u00eb vler\u00eb ekonomike t\u00eb cmuar p\u00ebr vendin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vecan\u00ebrisht i pasur. B\u00ebri klasifikimin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb taksonomis\u00eb, n\u00eb klasa, lloje dhe n\u00ebnlloje, duke p\u00ebrcaktuar zonat ku p\u00ebrhapeshin llojet kryesore t\u00eb peshqeve me vler\u00eb ekonomike dhe studime t\u00eb shumta rreth riprodhimit dhe cikleve t\u00eb tyre biologjike.<br \/>\nPas nj\u00eb pune t\u00eb st\u00ebrmadhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e mij\u00ebra skedave, koleksione t\u00eb ekspozitave t\u00eb mbedhura n\u00eb dhjetra ekspedita, nga liqeni i Butrintit deri n\u00eb liqenjt\u00eb e Lur\u00ebs, nga liqeni i Presp\u00ebs deri n\u00eb detin Jon dhe Adriatik, si dhe n\u00eb lumenjt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duke regjistruar dhe p\u00ebrpunuar nd\u00ebrkoh\u00eb mij\u00ebra referenca bibliografike dhe fotografike, q\u00eb do t\u00eb kishin qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb por edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet ballkanike kufitare.<br \/>\nSabihaja ishte gati t\u00eb publikonte vepr\u00ebn e saj voluminoze \u201cPeshqit e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, por ja q\u00eb fati i saj nd\u00ebrthuret me at\u00eb t\u00eb Rosalind Franlin, sepse vepra e saj nuk u publikua kurr\u00eb n\u00eb emrin e autores s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Sabiha Kasimati, por n\u00eb emrin e nj\u00eb shkenc\u00ebtari rus Anatoli Poliakov, dhe t\u00eb dy studiuesve fillestar\u00eb Ndoc Filipi e Ndoc Rakaj.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri po instalohej diktatura komuniste e Enver Hoxh\u00ebs, ish shoku i klas\u00ebs, i cili si\u00e7 dihet tashm\u00eb, eliminoi \u00e7do z\u00eb kund\u00ebrshtues n\u00eb vend, duke eliminuar fizikisht cilindo t\u00eb guxonte t\u00eb vihej kund\u00ebr regjimit t\u00eb tij tashm\u00eb totalitar de facto. Pjesa m\u00eb e madhe e intelektual\u00ebve q\u00eb kishin studjuar n\u00eb per\u00ebndim, u d\u00ebnua me vdekje, por ajo q\u00eb shqet\u00ebsoi s\u00eb tep\u00ebrmi biologen qe d\u00ebnimi me vdekje i profesorit t\u00eb saj Salahudin Toto dhe internimi i shoqes s\u00eb saj Musine Kokalari, shkrimtarja e par\u00eb shqiptare.<br \/>\nSabihaja filloi t\u00eb shprehte hapur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr regjimin dhe p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, shokun e saj t\u00eb klas\u00ebs n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs. K\u00ebto pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb saj t\u00ebr\u00ebsisht intelektuale dhe demokratike, b\u00ebn\u00eb q\u00eb emri i Sabihas\u00eb t\u00eb futej n\u00eb listat e zeza t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit si \u201ckund\u00ebrshtare e regjimit\u201d. Por ajo nuk u t\u00ebrhoq\u2026<br \/>\nSabiha Kasimati   i kerkoi takim Enver Hoxh\u00ebs  si shok klase . Aty ajo i tha: \u201cKam ardhur t\u00eb t\u00eb them se ti po vret gjith\u00eb intelektual\u00ebt. Dua t\u00eb t\u00eb pyes se me cil\u00ebt ke nd\u00ebrmend ta nd\u00ebrtosh Shqip\u00ebrin\u00eb, me teneqexhinjt\u00eb apo me k\u00ebpucar\u00ebt\u201d?<br \/>\nEnveri i thot\u00eb  \u201cBoll lexove iluminist\u00ebt francez\u00eb, t\u00eb k\u00ebshilloj t\u00eb lexosh Marksin dhe Leninin&#8221;<br \/>\n Pas dy dit\u00ebsh, Nako Spiru, t\u00eb cilin Sabihaja e kishte shok, e thirri Sabihan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kafe dhe n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr i tha: \u201cSabiha, duhet ta qep\u00ebsh goj\u00ebn, jo me karfic\u00eb, por me babushk\u00eb\u201d.<br \/>\nM\u00eb 19 shkurt 1951 ndodhi nj\u00eb shp\u00ebrthim n\u00eb Ambasad\u00ebn e ish-Bashkimit Sovjetik n\u00eb Tiran\u00eb. Nga sulmi nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb plagosur, por autoritetet shqiptare t\u00eb asaj kohe si fajtor\u00eb i konsideronin nj\u00eb grup prej 22 intelektual\u00ebsh t\u00eb rinj q\u00eb punonin asokohe n\u00eb Tiran\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Sabiha Kasimatin (si e vetmja grua).<br \/>\nPavar\u00ebsisht nga mungesa e \u00e7do prov\u00eb t\u00eb fajit, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi m\u00eb 20 shkurt 1951.<br \/>\nAjo mohoi t\u00eb gjitha akuzat q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb gjat\u00eb hetuesis\u00eb, duke u p\u00ebrgjigjur: \u201c Jam kund\u00ebr pushtetit popullor sepse nuk pajtohet me ideologjin\u00eb time. Nuk kam menduar asnj\u00ebher\u00eb se me an\u00eb t\u00eb akteve revolucionare t\u00eb mund t\u00eb arrihej n\u00eb socializ\u00ebm. Un\u00eb kam studjuar biologji dhe si rrjedhim jam evolucioniste. Evolucioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e gj\u00ebrave. Dhuna nuk \u00e7on n\u00eb socializ\u00ebm dhe aq m\u00eb pak n\u00eb demokraci, por vet\u00ebm dhe direkt n\u00eb shkat\u00ebrrim!\u201d<br \/>\nM\u00eb 25 shkurt 1951, gjykata i d\u00ebnoi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me vdekje<br \/>\nD\u00ebnimi u ekzekutua nat\u00ebn e 26-27 shkurtit 1951 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit M\u00ebnik, disa kilometra n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Tiran\u00ebs. Tre dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u2019i ekzekutonin, n\u00eb M\u00ebnik ishte hapur nj\u00eb grop\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. T\u00eb lidhur me tela me gjemba, 23 personat e d\u00ebnuar me vdekje ishin rreshtuar krah nj\u00ebri-tjetrit dhe prisnin komand\u00ebn \u201czjarr\u201d p\u00ebr t\u2019ju shk\u00ebputur filli i jet\u00ebs.<br \/>\nEdhe pse asnj\u00eb prej tyre nuk njihej me nj\u00ebri-tjetrin, s\u00ebrish burrat u munduan q\u00eb ta shp\u00ebtonin Sabihan\u00eb. N\u00eb momentin kur \u201cxhelat\u00ebt\u201d hap\u00ebn zjarr ata dol\u00ebn para trupit t\u00eb Sabihas\u00eb , duke e shp\u00ebtuar. E gjall\u00eb mes nj\u00eb grope plot me t\u00eb vdekur ajo b\u00ebrtiste: \u201cMos m\u00eb vrisni\u201d, Xhelat\u00ebt e mbyt\u00ebn p\u00ebr s\u00eb gjalli!<\/p>\n<p>PER  IRONI TE FATIT :<br \/>\n26 shkurt t\u00eb 2020,  nd\u00ebrroi jet\u00eb Nexhmije Hoxha,bashk\u00ebshortja e  Enver Hoxh\u00ebs<br \/>\n26 shkurt t\u00eb 1951,  69 vite m\u00eb par\u00eb u vra mizorisht Sabiha Kasimati , pik\u00ebrisht me urdh\u00ebr t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, M\u00ebria p\u00ebr dashurin\u00eb e mohuar, firmosi fatin tragjik t\u00eb shkenc\u00ebtares, Enver Hoxha  e dashuroi aq shum\u00eb, aq sa nuk  mundi ta linte t\u00eb gjall\u00eb, u hakmor n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mizore q\u00eb njeh historia, mbasi mendohet se ishte edhe shtatez\u00ebn\u00eb . Nj\u00eb \u00e7menduri  e madhe,  nj\u00eb shkelje totale e ligjit moral ku thuhet se, nqs nuk t\u00eb kapin plumbat gjat\u00eb pushkatimit at\u00ebher\u00eb je i lir\u00eb, por edhe kur je shtatz\u00ebn\u00eb, nuk t\u00eb lejon ligji t\u00eb pushkatohesh. <\/p>\n<p>I p\u00ebrjetsh\u00ebm kujtimi i Sabiha Kasimatit, Libohovitja e ndritur, Shkenc\u00ebtarja e par\u00eb Shqiptare.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1FB8ECA5-36E7-4353-9412-D8BEFA15C27F-215x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"215\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-19239\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1FB8ECA5-36E7-4353-9412-D8BEFA15C27F-215x300.jpeg 215w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1FB8ECA5-36E7-4353-9412-D8BEFA15C27F-735x1024.jpeg 735w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1FB8ECA5-36E7-4353-9412-D8BEFA15C27F-768x1069.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1FB8ECA5-36E7-4353-9412-D8BEFA15C27F.jpeg 800w\" sizes=\"auto, (max-width: 215px) 100vw, 215px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/61DABC1C-A43D-4051-B433-FF38D52EB2D7-300x149.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"149\" class=\"alignnone size-medium wp-image-19240\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/61DABC1C-A43D-4051-B433-FF38D52EB2D7-300x149.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/61DABC1C-A43D-4051-B433-FF38D52EB2D7.jpeg 696w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/953437B4-4265-4AB0-BECD-FDBB0D05F547-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-19241\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/953437B4-4265-4AB0-BECD-FDBB0D05F547-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/953437B4-4265-4AB0-BECD-FDBB0D05F547-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/953437B4-4265-4AB0-BECD-FDBB0D05F547-768x432.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/953437B4-4265-4AB0-BECD-FDBB0D05F547-860x484.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/953437B4-4265-4AB0-BECD-FDBB0D05F547.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(U ekzekutua nat\u00ebn e 26-27 Shkurtit 1951) Sabiha Kasimati lindi m\u00eb 15 shtator 1912 n\u00eb Edirne n\u00eb familjen e doktorit Abdurrahman Kasimati nga Libohova dhe t\u00eb shoqes Zehra Mbreshtani. M\u00eb 1927, Sabihaja s\u00eb bashku me familjen e saj u vendos\u00ebn n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Sabihaja me motrat frekuentuan Liceun Fr\u00ebng, t\u00eb cilin e mbaroi m\u00eb 1931. Ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":19242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-19238","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19238","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19238"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19238\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19243,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19238\/revisions\/19243"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19238"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19238"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19238"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}