{"id":17661,"date":"2022-09-06T17:19:33","date_gmt":"2022-09-06T17:19:33","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=17661"},"modified":"2022-09-06T17:19:33","modified_gmt":"2022-09-06T17:19:33","slug":"ndryshimet-ne-buxhetin-2022-6-1-miliarde-leke-per-paketen-e-rezistences-sociale-akti-normativ-i-plote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/09\/06\/ndryshimet-ne-buxhetin-2022-6-1-miliarde-leke-per-paketen-e-rezistences-sociale-akti-normativ-i-plote\/","title":{"rendered":"Ndryshimet n\u00eb buxhetin 2022, 6.1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Paket\u00ebn e Rezistenc\u00ebs Sociale.\u00a0  Akti normativ i plot\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja Ibrahimaj prezanton Aktin Normativ p\u00ebr ndryshimin e buxhetit 2022, 6.1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vijimin e Paket\u00ebs s\u00eb Rezistenc\u00ebs Sociale<\/p>\n<p>Qeveria ndryshoi buxhetin e vitit 2022, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00ebs situat\u00ebs ekonomike t\u00eb vendit, si rezultat i kriz\u00ebs energjetike dhe asaj t\u00eb \u00e7mimeve. <\/p>\n<p>Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Delina Ibrahimaj, prezantoi n\u00eb komisionin parlamentar t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Financave, Aktin Normativ \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.115\/2021 \u201cP\u00ebr buxhetin e vitit 2022\u201d. <\/p>\n<p>Fokusi kryesor i rishikimit t\u00eb buxhetit \u00ebsht\u00eb financimi i mb\u00ebshtetjes p\u00ebr shtresat dhe sektor\u00ebt e prekur nga situata e kriz\u00ebs dhe reduktimi i defi\u00e7itit buxhetor p\u00ebr garantimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb parametrave makroekonomik\u00eb. <\/p>\n<p>Ministrja Ibrahimaj tha, \u00a0se rishikimi i buxhetit t\u00eb vitit 2022 ka si synim kryesor: <\/p>\n<p>\u2022 Shtrirjen e financimit t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe bizneset, t\u00eb akorduar p\u00ebrmes AN nr.3\/2022, me q\u00ebllim p\u00ebrballimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pasojave t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit, n\u00ebp\u00ebrmjet alokimit s\u00ebrisht t\u00eb nj\u00eb fondi kontigjenc\u00eb p\u00ebr Paket\u00ebn e Rezistenc\u00ebs Sociale ndaj pasojave t\u00eb kriz\u00ebs, me kosto 6.1 miliard\u00eb lek\u00eb; <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>\u2022 Reflektimin n\u00eb kahun e t\u00eb ardhurave t\u00eb nj\u00eb rritje n\u00eb mas\u00ebn 30 miliard\u00eb lek\u00eb, bazuar n\u00eb performanc\u00ebn pozitive t\u00eb realizimit t\u00eb planit t\u00eb t\u00eb\u00a0 ardhurave tatimore dhe doganore nga administrata fiskale, p\u00ebr periudh\u00ebn 7 mujore 2022. <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>\u2022 Reduktimin e huamarrjes s\u00eb brendshme dhe si rrjedhim edhe t\u00eb defi\u00e7itit buxhetor n\u00eb mas\u00ebn 17 miliard\u00eb lek\u00eb. <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>\u201cKy Akt Normativ parashikon nj\u00eb rritje reale ekonomike prej 3.2%. Parashikimi i rritjes ekonomike mund t\u00eb jet\u00eb subjekt rishikimi n\u00eb raundet e tjera t\u00eb rishikimit apo t\u00eb prezantimit t\u00eb projektbuxhetit p\u00ebr vitin 2023. Gjasat jan\u00eb q\u00eb rritja ekonomike n\u00eb vitin 2022 t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa 3.2 %\u201d, tha Ibrahimaj, nd\u00ebrsa theksoi, se masat e marra deri tani nga qeveria shqiptare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb konsumi t\u00eb mos ngadal\u00ebsohet, duke qen\u00eb se qeveria vendosi mburoj\u00eb p\u00ebr buxhetet e familjeve shqiptare duke mos ndryshuar \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike, si dhe duke subvencionuar ato kategori t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shumti ndjejn\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit. <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>P\u00ebrmes Aktit Normativ do t\u00eb alokohen fonde p\u00ebr paketa ad-hoc t\u00eb ndihm\u00ebs sociale p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar impaktin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve tek shtresat m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb;\u00a0 fonde p\u00ebr t\u00eb kompensuar pjes\u00ebrisht kostot shtes\u00eb n\u00eb inputet kryesore t\u00eb investimeve publike, vijimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbajten vitale t\u00eb ekonomis\u00eb, si n\u00eb afatin e shkurt\u00ebr dhe n\u00eb afatin e mes\u00ebm; si dhe do t\u00eb mund\u00ebsohen alokime t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb form\u00ebn e fondeve kontigjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar nevojat emergjente q\u00eb mund t\u00eb dalin gjat\u00eb vitit. <\/p>\n<p>Me ndryshimet e propozuara, sipas Ministres Ibrahimaj, buxheti i vitit 2022 siguron mb\u00ebshtetje p\u00ebr sektor\u00ebt e prekur nga kriza e \u00e7mimeve dhe shp\u00ebrndan rritjen e shtuar t\u00eb t\u00eb ardhurave buxhetore, duke mb\u00ebshtetur objektivat e konsolidimit fiskal. <\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime, vijoi m\u00eb tej Ibrahimaj, do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr sigurimin deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022 t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb parametrave ky\u00e7 makro-fiskal\u00eb, krahas orientimit t\u00eb burimeve financiare drejt mb\u00ebshtetjes s\u00eb shtresave m\u00eb vulnerab\u00ebl dhe politikave prioritare. <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>Fjala e Ministres Ibrahimaj: <\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve, <\/p>\n<p>Jemi sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb prezantuar Aktin Normativ \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin Nr.115\/2021 \u201cP\u00ebr buxhetin e vitit 2022\u201d. <\/p>\n<p>Akti Normativ q\u00eb po paraqesim vjen p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb situat\u00ebs ekonomike t\u00eb vendit, si rezultat i kriz\u00ebs energjetike dhe t\u00eb \u00e7mimeve. <\/p>\n<p>Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb menaxhimit t\u00eb kriz\u00ebs dhe situat\u00ebs n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb si pasoj\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe pas vler\u00ebsimit t\u00eb ecuris\u00eb optimale 7 mujore t\u00eb treguesve fiskale, ka nd\u00ebrmarr\u00eb procesin dhe ka p\u00ebrgatitur skenarin e rishikimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb buxhetit p\u00ebr vitin 2022, me fokus primar akomodimin e financimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr shtresat e sektor\u00ebt e impaktuar nga situata e kriz\u00ebs dhe reduktimin e defi\u00e7itit buxhetor p\u00ebr garantimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb parametrave makroekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rishikim i buxhetit 2022 ka si synim kryesor: <\/p>\n<p>\u2022 Shtrirjen e financimit t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe bizneset, t\u00eb akorduar p\u00ebrmes AN nr.3\/2022, me q\u00ebllim p\u00ebrballimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pasojave t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit, n\u00ebp\u00ebrmjet alokimit s\u00ebrisht t\u00eb nj\u00eb fondi kontigjenc\u00eb p\u00ebr Paket\u00ebn e Rezistenc\u00ebs Sociale ndaj pasojave t\u00eb kriz\u00ebs, me kosto 6.1 miliard\u00eb lek\u00eb; <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>\u2022 Reflektimin n\u00eb kahun e t\u00eb ardhurave t\u00eb nj\u00eb rritje n\u00eb mas\u00ebn 30 miliard\u00eb lek\u00eb, bazuar n\u00eb \u00a0performanc\u00ebn pozitive t\u00eb realizimit t\u00eb planit t\u00eb \u00a0t\u00eb \u00a0ardhurave tatimore dhe doganore nga administrata fiskale, p\u00ebr periudh\u00ebn 7 mujore 2022. <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>\u2022 Reduktimin e huamarrjes s\u00eb brendshme dhe si rrjedhim edhe t\u00eb defi\u00e7itit buxhetor n\u00eb mas\u00ebn 17 miliard\u00eb lek\u00eb; <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb vler\u00ebsimin e ecuris\u00eb s\u00eb deritanishme t\u00eb treguesve makro-fiskal\u00eb dhe buxhetor\u00eb, ne paraqesim n\u00eb vijim propozimet konkrete n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rishikimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb buxhetit 2022, i cili referuar z\u00ebrave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm reflekton kryesisht k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb mbi parametrat makroekonomik\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, ky akt normativ parashikon: <\/p>\n<p>Nj\u00eb rritje reale ekonomike prej 3.2%. Ky \u00ebsht\u00eb parashikimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb ushtrimin buxhetor t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb k\u00ebtij AN, por parashikimi i rritjes ekonomike mund t\u00eb jet\u00eb subjekt rishikimi n\u00eb raundet e tjera t\u00eb rishikimit apo t\u00eb prezantimit t\u00eb projektbuxhetit p\u00ebr vitin 2023. <\/p>\n<p>Gjasat jan\u00eb q\u00eb rritja ekonomike n\u00eb vitin 2022 t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e larta se sa 3.2 %. <\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb detaje un\u00eb do t\u00eb doja t\u2019ju b\u00ebja nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb zhvillimeve m\u00eb t\u00eb fundit makroekonomike dhe situat\u00ebs makro deri m\u00eb tani: <\/p>\n<p>\u2022 Deri tani kemi statistika vet\u00ebm p\u00ebr rritjen ekonomike p\u00ebr tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2022, e cila ishte n\u00eb nivelin 6%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb presim t\u00eb publikohen statistikat e tremujorit t\u00eb dyt\u00eb si p\u00ebr rritjen ekonomike, ashtu edhe p\u00ebr pun\u00ebsimin, t\u00eb cilat publikohen brenda muajit shtator. Si\u00e7 e thash\u00eb, rritja p\u00ebr tremujorin e par\u00eb ishte n\u00eb nivelin 6 %, e shp\u00ebrndar\u00eb si n\u00eb rritjen e konsumit, ashtu edhe t\u00eb investimeve, me p\u00ebrkat\u00ebsisht 6.8 % dhe 15.5 %. <\/p>\n<p>\u2022 Nga ana tjet\u00ebr, sa i p\u00ebrket ofert\u00ebs agregate, rritja ishte e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb, ku kontributin kryesor e kishte \u201cnd\u00ebrtimi\u201d, \u201ctregtia, akomodimi dhe restorantet, transporti, etj\u201d, si dhe t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e tjer\u00eb, duke p\u00ebrjashtuar vet\u00ebm sektor\u00ebt q\u00eb lidhen me administrat\u00ebn shtet\u00ebrore. <\/p>\n<p>\u2022 Nga ana tjet\u00ebr, treguesit indirekt tregojn\u00eb p\u00ebr vijimin e rritjes ekonomike edhe p\u00ebr tremujorin e dyt\u00eb dhe n\u00eb muajin e par\u00eb t\u00eb tremujorit t\u00eb tret\u00eb. Ne k\u00ebt\u00eb mund ta themi qart\u00eb bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr rritjen e eksporteve, rritjen e importeve, rritjen e numrit t\u00eb bizneseve, rritjen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb cilat masin pulsin e ekonomis\u00eb dhe tregojn\u00eb q\u00eb tremujorit i dyt\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb ndikuar jo vet\u00ebm nga ecuria e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, por t\u00eb ndikuar edhe nga rritja e aktivitetit real ekonomik n\u00eb vend. <\/p>\n<p>Sa i takon pozicionit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb, statistikat e bilancit t\u00eb pagesave p\u00ebr tremujorin e par\u00eb gjithashtu tregojn\u00eb se ne kemi pasur nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim, duke pasur nj\u00eb ngushtim t\u00eb deficitit t\u00eb llogaris\u00eb korente me rreth 22% kundrejt t\u00eb nj\u00ebjtit tremujor t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Ky p\u00ebrmir\u00ebsim \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb rritje me rreth 50% t\u00eb suficitit t\u00eb llogaris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve, si dhe t\u00eb hyrave nga remitancat t\u00eb cilat u rrit\u00ebn me rreth 9.3%. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se ne si t\u00eb gjith\u00eb vendet e tjera t\u00eb bot\u00ebs jemi duke u ndikuar nga efektet e nj\u00eb krize t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve dhe parashikimet tona p\u00ebr vitin 2023, e mbase dhe p\u00ebr fundin e vitit 2022, jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reduktim t\u00eb rritjes ekonomike. Frika m\u00eb e madhe ndikohet potencialisht nga r\u00ebnia e konsumit, e cila \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00ebsisht me rritjen e \u00e7mimeve dhe rritjen e indeksimit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha masat e marra deri tani nga qeveria shqiptare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb konsumi t\u00eb mos ngadal\u00ebsohet, duke qen\u00eb se ne krijuam nj\u00eb mburoj\u00eb qoft\u00eb p\u00ebr buxhetet e familjeve shqiptare duke mos ndryshuar \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike, si dhe duke subvencionuar ato kategori t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shumti ndjejn\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit. <\/p>\n<p>Un\u00eb dua t\u2019ju kujtoj se nj\u00eb nga kostot m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb rritja e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe parashikimi i buxhetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rritje \u00ebsht\u00eb 28 miliard\u00eb lek\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, por ama b\u00ebn q\u00eb buxheti i familjeve, i cili 5.6 % nga kostot e energjis\u00eb elektrike, t\u00eb ruhet i paprekur. N\u00ebse ne do t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr konsumator\u00ebt, ky buxhet do t\u00eb ishte 10 fishuar. Do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj mase ne indirekt kemi arritur mos r\u00ebnien e konsumit. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nuk kemi ndryshuar \u00e7mimeve e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr bizneset, duke ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte n\u00eb kostot e prodhimit, gj\u00eb q\u00eb ka ndikuar n\u00eb mos rritjen e inflacionit n\u00eb nivelet e BE apo t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit. <\/p>\n<p>Niveli e inflacionit n\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb muajt ka qen\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se sa mesatarja e BE-s\u00eb dhe se sa t\u00eb gjitha vendet e rajonit. N\u00eb muajin korrik kemi nj\u00eb inflacion prej 7.5 %, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet e rajonit kan\u00eb inflacion dyshifror. <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Aktit Normativ, ai parashikon disa ndryshime kryesore sa i p\u00ebrket politik\u00ebs fiskale. <\/p>\n<p>S\u00eb pari, ky Akt mund\u00ebson nj\u00eb rritje t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve me rreth 13 miliard lek\u00eb kryesisht p\u00ebr t\u00eb amortizuar goditjen e \u00e7mimeve. <\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb AN jan\u00eb alokuar fonde p\u00ebr paketa ad-hoc t\u00eb ndihm\u00ebs sociale p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar impaktin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, sigurisht tek shtresat m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, jan\u00eb alokuar fonde p\u00ebr t\u00eb kompensuar pjes\u00ebrisht kostot shtes\u00eb n\u00eb inputet kryesore t\u00eb investimeve publike, vijimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbajten vitale t\u00eb ekonomis\u00eb, si n\u00eb afatin e shkurt\u00ebr dhe n\u00eb afatin e mes\u00ebm, si dhe jan\u00eb mund\u00ebsuar alokime t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb form\u00ebn e fondeve kontigjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar nevoja emergjente q\u00eb mund t\u00eb dalin gjat\u00eb vitit. <\/p>\n<p>\u2022 S\u00eb dyti, ky akt normativ redukton deficitin buxhetor dhe huamarrjen e brendshme neto me 17 miliard lek\u00eb. N\u00eb kontekstin e ri aktual makroekonomik q\u00eb ka krijuar goditja e fundit nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, ku kushtet financiare mbar\u00eb globale jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb shtr\u00ebnguara se para k\u00ebsaj goditje dhe diametralisht t\u00eb ndryshme me rastin e goditjes nga pandemia, reduktimi me ligj i deficitit fiskal gjat\u00eb nj\u00eb viti buxhetor dhe k\u00ebsisoj sinjalizimi i qart\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb agjent\u00ebt ekonomik p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb me vendosm\u00ebri t\u00eb nj\u00eb politike fiskle konsoliduese, me synim ruajtjen dhe konsolidimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb afat-mesme dhe afat-gjat\u00eb t\u00eb financave publike dhe statibilitetit makroekonomik t\u00eb vendit, gjykojm\u00eb me bindje t\u00eb plot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb publik n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, edhe pse ndoshta ky interes publik nuk \u00ebsht\u00eb aq leht\u00ebsisht i perceptueshme nga kushdo, ndryshe nga elementi i par\u00eb i rritjes s\u00eb shpenzimeve p\u00ebr amortizimin e goditjes s\u00eb \u00e7mimeve tek shtresa t\u00eb caktuara i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i preksh\u00ebm p\u00ebr shumic\u00ebn e njer\u00ebzve. Por e ritheksoj, q\u00eb ky element i dyt\u00eb, sidomos n\u00eb nj\u00eb afat pak m\u00eb mes\u00ebm dhe t\u00eb gjat\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa elementi i par\u00eb. <\/p>\n<p>\u2022 M\u00eb specifikisht, sa i takon defi\u00e7itit buxhetor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb AN \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reduktim i tavanit t\u00eb deficitit me 17 miliard\u00eb lek\u00eb, duke e ulur at\u00eb n\u00eb nivelin 84 miliard\u00eb lek\u00eb nga 101 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht. Rrjedhimisht, n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb PBB, ky nivel i rishikuar i deficitit ulet n\u00eb nivelin 4.2%, nga 4.5% q\u00eb rezultoi n\u00eb vitin 2021. <\/p>\n<p>\u2022 Sa i takon burimeve t\u00eb financimit t\u00eb deficitit, ky reduktim i tij \u00ebsht\u00eb reflektuar i gjithi tek huamarrja e brendshme neto, e cila gjithashtu \u00ebsht\u00eb reduktuar me 17 miliard nga sa \u00ebsht\u00eb aktualisht, pra limiti i huamarrjes s\u00eb brendshme neto tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb 33 miliard\u00eb lek\u00eb nga 50 miliard\u00eb q\u00eb ishte. <\/p>\n<p>\u2022 P\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, borxhi publik total p\u00ebr vitin 2022 pritet t\u00eb ulet tash\u00ebm n\u00eb rreth 71.9% e PBB, nga 73.2% e PBB q\u00eb rezultoi p\u00ebr vitin 2021. Megjithat\u00eb, ky tregues do t\u00eb jet\u00eb i ndikuar nga variabla t\u00eb tjera makroekonomik\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, si p.sh. vlera nominale e PBB, kursi i k\u00ebmbimit i fund-vitit, q\u00eb ka gjasa ta reduktoj\u00eb edhe m\u00eb tutje borxhin publik n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022. <\/p>\n<p>N\u00eb kahun e t\u00eb Ardhurave:\u00a0Ky akt normativ parashikon nj\u00eb rritje t\u00eb planit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrgjithshme me plus 30 miliard\u00eb lek\u00eb krahasuar me planin e rishikuar sipas AN nr.3\/2022, ose plus 40 miliard\u00eb lek\u00eb krahasuar me buxhetin fillestar t\u00eb vitit 2022. N\u00eb terma krahasimore, t\u00eb ardhurat tatimore dhe doganore p\u00ebr 6 mujorin e par\u00eb 2022 u realizuan n\u00eb \u00a0nivelin 14.3 miliard\u00eb lek\u00eb ose +6.2% m\u00eb shum\u00eb se plani i periudh\u00ebs, dhe\u00a0 +42.8 miliard\u00eb lek\u00eb ose +21.1% m\u00eb shum\u00eb se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e vitit 2021. Nisur nga kjo, propozohet nj\u00eb rritje e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb mas\u00ebn +30 miliard\u00eb lek\u00eb, e cila mb\u00ebshtetet n\u00eb: <\/p>\n<p>\u2022 Realizimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr 6 mujorin e par\u00eb 2022; <\/p>\n<p>\u2022 Q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave gjat\u00eb periudh\u00ebs korrik- gusht; <\/p>\n<p>\u2022 Vler\u00ebsimet e kujdesshme lidhur me performanc\u00ebn e pritshme t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr periudh\u00ebn shtator-dhjetor 2022; <\/p>\n<p>\u2022 Supozimet n\u00eb lidhje me ndikimin n\u00eb muajit n\u00eb vijim dhe risqet e pritshme mbi t\u00eb ardhurat tatimore t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb till\u00eb si sasit\u00eb dhe \u00e7mimet e mallrave t\u00eb importit dhe atyre q\u00eb hidhen n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, kursin e k\u00ebmbimit t\u00eb monedhave kundrejt lekut, niveli i inflacionit, etj; <\/p>\n<p>N\u00eb kahun e Shpenzimeve\u00a0ndryshimet konsistojn\u00eb n\u00eb:<br \/>\n\u2022 Rritje me rreth +13 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, t\u00eb cilat pas k\u00ebsaj, arrijn\u00eb n\u00eb nivelin 660.7 miliard\u00eb lek\u00eb nga 647.7 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishin sipas AN nr.3\/2022. Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrftuar p\u00ebrmes kombinimit t\u00eb shkurtimeve n\u00eb z\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar mosrealizim n\u00eb nivel 6 mujor, dhe alokimit t\u00eb shtesave p\u00ebr politikat e vler\u00ebsuara si prioritare p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb vitit 2022. Konkretisht, propozimet tona jan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: <\/p>\n<p>\u2022 +6.1 miliard\u00eb lek\u00eb\u00a0p\u00ebr zgjatjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebrmes Paket\u00ebs s\u00eb Rezistenc\u00ebs Sociale ndaj Pasojave t\u00eb Kriz\u00ebs, n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb fondi kontigjenc\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret me VKM.<br \/>\n\u2022 +1.67 miliard\u00eb lek\u00eb\u00a0jan\u00eb parashikuar p\u00ebr p\u00ebrballimin e efekteve eventuale t\u00eb Aktit Normativ nr.10 dat\u00eb 18.05.2022 \u201cP\u00ebr kompensimin financiar t\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr disa materiale nd\u00ebrtimi, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb kontratat publike p\u00ebr pun\u00eb, si pasoj\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb treg gjat\u00eb vitit 2022\u201d. Ky fond, i cili alokohet n\u00eb buxhetin e MFE, do t\u00eb p\u00ebrdoret me VKM bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e argumentuara t\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse dhe vet\u00ebm pas ezaurimit t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb financimit brenda tavanit buxhetor 2022 t\u00eb miratuar p\u00ebr \u00e7do institucion. <\/p>\n<p>\u2022 +4 miliard\u00eb lek\u00eb\u00a0rritje t\u00eb shpenzimeve kapitale me Financim t\u00eb Huaj, q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim risistemimin e fondeve t\u00eb pak\u00ebsuara p\u00ebrmes AN nr.3\/2022, p\u00ebr FSHZH dhe MIE (n\u00eb programet Transporti Rrugor dhe Furnizimi me Uj\u00eb dhe Kanalizime).<\/p>\n<p>\u2022 +1.72 miliard\u00eb lek\u00eb\u00a0p\u00ebr subvencionimin e qeras\u00eb p\u00ebr familjet e prekura nga t\u00ebrmeti, pas ezaurimit t\u00eb tavanit prej 1 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb planifikuar p\u00ebr vitin 2022. K\u00ebtu p\u00ebrfshihet edhe fondi prej 20 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb Kam\u00ebz, n\u00eb zbatim t\u00eb VKM nr.409\/2022 \u201cP\u00ebr rregullat, m\u00ebnyrat dhe afatet e trajtimit t\u00eb poseduesve pa leje, q\u00eb nuk legalizohen\u201d. <\/p>\n<p>\u2022 +1.2 miliard\u00eb lek\u00eb\u00a0p\u00ebr blerjen e teksteve shkollore falas dhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb transportit p\u00ebr m\u00ebsuesit dhe nx\u00ebn\u00ebsit. <\/p>\n<p>\u2022 Rreth -5.1 miliard\u00eb lek\u00eb shkurtime\u00a0t\u00eb shpenzimeve korente e kapitale, referuar z\u00ebrave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar mosrealizim n\u00eb nivel 6 mujor, ku nd\u00ebr m\u00eb kryesoret p\u00ebrmendim: <\/p>\n<p>\u2022 Rreth -2.9 mld lek\u00eb\u00a0shkurtime n\u00eb planin e shpenzimeve korente, bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e fondeve t\u00eb lira n\u00eb z\u00ebrat \u2018Paga\u2019, \u2018Sig. shoq\u00ebrore\u2019, \u2018Politika t\u00eb reja pagash\u2019 dhe \u2018Operative\/Mir\u00ebmbajtje\u2019. Ky pak\u00ebsim, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ka shkuar p\u00ebr plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive t\u00eb financimit t\u00eb evidentuara n\u00eb tavanet e disa institucioneve. <\/p>\n<p>\u2022 Rreth -2 mld lek\u00eb\u00a0shkurtime t\u00eb shpenzimeve kapitale me Financim t\u00eb Brendsh\u00ebm, bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e performanc\u00ebs s\u00eb realizimit t\u00eb projekteve t\u00eb investimeve publike gjat\u00eb 6 mujorit t\u00eb par\u00eb 2022, me fokus kryesor: <\/p>\n<p>\u2022 Projektet infrastrukturore, t\u00eb pa prokuruara aktualisht ose t\u00eb reja. <\/p>\n<p>\u2022 Projektet e \u00e7elura si \u2018Fond i ngrir\u00eb\u2019, pra t\u00eb pa detajuara ende. <\/p>\n<p>\u2022 Projektet me ecuri t\u00eb dob\u00ebt financiare, bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin 6 mujor. <\/p>\n<p>\u00a0 <\/p>\n<p>Tek\u00a0Shpenzimet p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore\u00a0jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa ndryshime t\u00eb cilat kan\u00eb pasur efekt neutral n\u00eb buxhet. <\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ndryshim, buxheti i vitit 2022 ka siguruar mb\u00ebshtetjen e sektor\u00ebve t\u00eb prekur nga kriza e \u00e7mimeve, ka shp\u00ebrndar\u00eb rritjen e shtuar t\u00eb t\u00eb ardhurave buxhetore, duke mb\u00ebshtetur objektivat e konsolidimit fiskal. <\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, vlen t\u00eb theksojm\u00eb se ndryshimet e propozuara do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr sigurimin deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022 t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb parametrave ky\u00e7 makro-fiskal\u00eb, krahas orientimit t\u00eb burimeve financiare drejt mb\u00ebshtetjes s\u00eb shtresave m\u00eb vulnerab\u00ebl dhe politikave prioritare.<br \/>\nBurimi: Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb <\/p>\n<p>\ufeff<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja Ibrahimaj prezanton Aktin Normativ p\u00ebr ndryshimin e buxhetit 2022, 6.1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vijimin e Paket\u00ebs s\u00eb Rezistenc\u00ebs Sociale Qeveria ndryshoi buxhetin e vitit 2022, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00ebs situat\u00ebs ekonomike t\u00eb vendit, si rezultat i kriz\u00ebs energjetike dhe asaj t\u00eb \u00e7mimeve. Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Delina Ibrahimaj, prezantoi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":17662,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10,118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-17661","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomia","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17661"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17661\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17663,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17661\/revisions\/17663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}