{"id":17390,"date":"2022-09-05T10:19:25","date_gmt":"2022-09-05T10:19:25","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=17390"},"modified":"2022-09-05T10:19:25","modified_gmt":"2022-09-05T10:19:25","slug":"deklarata-e-alibeaj-harxhuam-energji-mes-vetes-te-fokusohemi-te-interesat-e-qytetareve-ja-prioritetet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/09\/05\/deklarata-e-alibeaj-harxhuam-energji-mes-vetes-te-fokusohemi-te-interesat-e-qytetareve-ja-prioritetet\/","title":{"rendered":"Deklarata e Alibeaj: Harxhuam energji mes vetes, t\u00eb fokusohemi te interesat e qytetar\u00ebve! Ja prioritetet&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb GRUPIT PARLAMENTAR T\u00cb PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, Z. ENKELEJD ALIBEAJ <\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb, <\/p>\n<p>N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebtij sesioni t\u00eb ri parlamentar, s\u00ebbashku me koleg\u00ebt e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, jam sot p\u00ebrpara jush p\u00ebr t\u00eb prezantuar prioritetet e grupit ton\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb ri parlamentar. <\/p>\n<p>Nj\u00eb vit pas masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb 25 Prillit, ku Edi Rama, vodhi zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb vijuar vjedhjen e shqiptar\u00ebve, jeta e secilit prej jush nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e mir\u00eb. Shqip\u00ebria gjendet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb dramatike p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes ekonomike, nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit, pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe lidhjes s\u00eb politik\u00ebs me krimin. Shqiptar\u00ebt cdo dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po humbasin besimin se end\u00ebrra e tyre e para 32 vjet\u00ebsh \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201d mund t\u00eb b\u00ebhet realitet. <\/p>\n<p>E p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb vitin parlamentar q\u00eb lam\u00eb pas, asnj\u00eb ndryshim nuk ndodhi n\u00eb sjelljen n\u00eb Kuvend. <\/p>\n<p>Shumica pa legjitimitet e kryesuar nga Edi Rama, vijoj\u00eb t\u00eb ishte noter i Qeveris\u00eb, certifikues i aferave korruptive t\u00eb Qeveris\u00eb, avokate e interesave personale t\u00eb nj\u00eb grushti njer\u00ebzish, duke dal\u00eb jasht\u00eb misionit q\u00eb shqiptar\u00ebt i kan\u00eb ngarkuar deputet\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtja e interesit publik, interesit t\u00eb qytetar\u00ebve, mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb shteti social q\u00eb \u00ebsht\u00eb krah dhe jo p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve. Gjuha e propagand\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bajate, ajo nuk siguron mir\u00ebqenie p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por vet\u00ebm mjerim, nuk ofron m\u00eb shum\u00eb siguri p\u00ebr qytetar\u00ebt, por d\u00ebshp\u00ebrim dhe humbje besimi. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ne opozita, gjat\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, m\u00eb shum\u00eb ishim t\u00eb fokusuar n\u00eb nj\u00eb konflikt mes vetes, q\u00eb konsumoi energji t\u00eb panevojshme dhe shfokusoi aksionin opozitar\u00eb. Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb opozita t\u00eb fokusohet vet\u00ebm tek problemet e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhjen. Ne besojm\u00eb q\u00eb zgjidhja \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u2019i bindur shqiptar\u00ebt q\u00eb oferta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e duhura p\u00ebrball\u00eb propagand\u00ebs dhe arroganc\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. P\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb \u00e7do shqiptari se n\u00eb parlament nuk jemi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb arroganca e qeveris\u00eb mposhtet me ofert\u00eb jo me retorik\u00eb boshe politike. Me alternativ\u00eb dhe jo me batuta bajate. Me denoncime konkrete dhe jo me akuza t\u00eb hedhura n\u00eb aj\u00ebr. Me distancim real ndaj korrupsionit dhe oligark\u00ebve, jo me selektivitet dhe loj\u00eb interesash. <\/p>\n<p>Prandaj propozojm\u00eb prioritetet tona si grup parlamentar p\u00ebr sesionin e ri parlamentar, bazuar n\u00eb tre shtylla kryesore:<br \/>\nI. Reforma legjislative;<br \/>\nII. Mbrojtja e interesit t\u00eb qytetar\u00ebve;<br \/>\nIII. Kontrolli parlamentar.<br \/>\njan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: <\/p>\n<p>I. REFORMA LEGJISLATIVE <\/p>\n<p>1. Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale <\/p>\n<p>P\u00ebr disa muaj Shqip\u00ebria do jet\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrballje elektorale, n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 2023, q\u00eb e bejn\u00eb prioritet mbi prioritetet p\u00ebrmbylljen sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb dy reformave tashm\u00eb t\u00eb propozuara nga Grupi Parlamentar i PD, Reform\u00ebn Zgjedhore dhe Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale. T\u00eb dyja k\u00ebto reforma jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr mbrojtjen e interesit t\u00eb qytetar\u00ebve. Garantimi i zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, dhe nj\u00eb ndarje administrative q\u00eb i p\u00ebrputhet nevoj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbime ndaj qytetar\u00ebve, jan\u00eb parakushte q\u00eb pushteti i ri lokal t\u00eb jet\u00eb produkt i vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe n\u00eb 4 vitet e ardhshme ti p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm interesit t\u00eb qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>Edhe pse Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale jan\u00eb prioritete t\u00eb mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar, ato do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mbeten prioritet absolut i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. T\u00eb dy grupet e pun\u00ebs q\u00eb jan\u00eb ngritur brenda grupit parlamentar p\u00ebr k\u00ebto dy reforma, do t\u00eb konkludojn\u00eb brenda muajit Shtator me propozime konkrete, p\u00ebr t\u00eb hapur m\u00eb pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to. <\/p>\n<p>2. Reforma p\u00ebr Dekomunistizimin e shoq\u00ebris\u00eb <\/p>\n<p>N\u00eb periudhen 1945 &#8211; 1990, Shqip\u00ebria vuajti regjimin m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr diktatorial komunist. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, 26.768 burra dhe 7.367 gra ishin t\u00eb burgosur politik\u00eb, nd\u00ebrsa 5.577 burra dhe 450 gra u d\u00ebnuan me vdekje dhe u vran\u00eb. Nga viti 1946 deri n\u00eb 1990 u nd\u00ebrtuan rreth 110 kampe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar, ku mij\u00ebra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb u trajtuan si skllev\u00ebr, duke p\u00ebrjetur terrorin e regjimit diktatorial. Nj\u00eb popull q\u00eb harron historin\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb at\u00eb. Prandaj ndarja me t\u00eb kaluaren jo t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb vendit t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb borxh dhe nderim p\u00ebr kujtimin e atyre qindra mijera qytetareve q\u00eb kaluan f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb, rinin\u00eb apo gjith\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb internim, q\u00eb u burgos\u00ebn dhe vran\u00eb, q\u00eb u presekutuan dhe vuajt\u00ebn, thjesht sepse ata vet\u00eb apo prind\u00ebrit e tyre mendonin dhe besonin ndryshe nga regjimi komunist. <\/p>\n<p>Ende sot pas 3 dekadave, ndoshta edhe p\u00ebr neglizhenc\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kemi d\u00ebshtuar t\u00eb gjith\u00eb si shoq\u00ebri q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrim hapa serioz\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste dhe p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb diskutimi 32 vjecar, p\u00ebr t\u00eb cilin kujtohemi sa her\u00eb interesi i ngusht\u00eb partiak e k\u00ebrkon. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, kat\u00ebr iniciativat ligjore t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD, si (1) hapja e plot\u00eb e dosjeve t\u00eb ish-sigurimit t\u00eb shtetit; (2) ndalimi i simboleve t\u00eb komunizimit; (3) lustracioni i plot\u00eb i jet\u00ebs politike dhe publike; si dhe (4) krijimi i muzeve t\u00eb kujtes\u00ebs kolektive, jan\u00eb nisma q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb prioritet i yni. <\/p>\n<p>3. Reformat Antikorrupsion dhe luft\u00ebn ndaj Krimit t\u00eb Organizuar <\/p>\n<p>Rreziku permanent n\u00eb 32 vite poskomuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb korrupsioni dhe krimi i organizuar. \u00cbsht\u00eb korrupsioni q\u00eb ka bllokuar zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit. \u00cbsht\u00eb korrupsioni dhe krimi i organizuar q\u00eb ka bllokuar integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb korrupsioni dhe krimi i organizuar q\u00eb rrezikon sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit. \u00cbsht\u00eb korrupsioni dhe krimi i organizuar q\u00eb mban ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb sistemin e kalbur t\u00eb tranzicionit shqiptar. Prej koh\u00ebsh raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare flasin n\u00eb nj\u00eb z\u00eb se vendi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i korruptuari n\u00eb Rajon dhe Europ\u00eb dhe reklama e vetme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb mbetet fuqizimi i krimit t\u00eb organizuar. <\/p>\n<p>1 vit m\u00eb par\u00eb Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka propozuar nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe integritetit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart. Duke p\u00ebrfituar edhe nga coroditja e opozit\u00ebs, Edi Rama e ka mbyllur at\u00eb n\u00eb syrtar, duke mos lejuar avancimin e k\u00ebsaj reforme t\u00eb shum\u00ebpritur nga qytetar\u00ebt. <\/p>\n<p>Etja p\u00ebr pushtet e pasuri e 250 shqiptar\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe rrethin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart t\u00eb shtetit, nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb peng t\u00eb ardhmen e 3 milion shqiptar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Interesi dhe rehatija e 250 shqiptar\u00ebve, nuk mund t\u00eb l\u00eb pa shprese e besim 3 milion shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb boshe e politik\u00ebs q\u00eb e sjell n\u00eb v\u00ebme\u00ebndje t\u00eb publikut sa her\u00eb lufta politike e dit\u00ebs ia k\u00ebrkon. Korrupsioni n\u00ebnkupton pasurim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb 250 zyrtar\u00ebve t\u00eb lart, korrupsioni p\u00ebrkthehet n\u00eb jet\u00eb luksi t\u00eb 250 zyrtar\u00ebve t\u00eb lart, korrupsioni shfaqet n\u00eb pasurit\u00eb e pajustifikuara dhe t\u00eb fshehura t\u00eb 250 zyrtar\u00ebve t\u00eb lart, korrupsioni v\u00ebrehet tek lidhjet e politik\u00ebs me krimin e organizuar. P\u00ebr pasoj\u00eb luftohet, jo p\u00ebrmes retorik\u00ebs boshe dhe sulmit ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por duke i ngarkuar me ligj organet e drejt\u00ebsis\u00eb, duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion mekanizimin e duhur ligjor, q\u00eb ti japin fund etjes p\u00ebr pushtet dhe pasurim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb 250 zyrtar\u00ebve t\u00eb lart. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb emergjent\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr llogaridh\u00ebnie. Pand\u00ebshkueshm\u00ebria, paprekshm\u00ebria e qeveritar\u00ebve, zyrtar\u00ebve t\u00eb lart, bizneseve pran\u00eb tyre dhe krimit t\u00eb organizuar jan\u00eb arsyeja e vetme pse shqiptar\u00ebt sot kan\u00eb humbur shpres\u00ebn dhe besimin. Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb SPAK t\u00eb veproj\u00eb dhe t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb asnj\u00eb alibi. Ne do t\u00eb mb\u00ebshtesim cdo propozim q\u00eb e forcon SPAK, q\u00eb con p\u00ebrpara zbatimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe shmang kapjen politike t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>II. MBROJTJA E INTERESIT T\u00cb QYTETAR\u00cbVE <\/p>\n<p>P\u00ebrvec Reformave legjislative, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb s\u00eb ardhmes, n\u00eb fokus t\u00eb Grupit Parlamentare t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, ka qene dhe do t\u00eb mbeten edhe nevojat emergjente t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Aktualisht 3 jan\u00eb c\u00ebshtjet prioritare n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim: <\/p>\n<p>1. Paketa Ekonomike + Energjitike <\/p>\n<p>Kriza ekonomike ka prekur Shqip\u00ebrin\u00eb dhe cdo dit\u00eb po thellon varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb familjet shqiptare. Biznesi \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje. Nga ana tjet\u00ebr, kriza energjitike \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb vend, por qeveria po merret me propagand\u00eb dhe si gjithmon\u00eb zgjidhjen e shikon jo tek ndihma ndaj biznesit dhe familjeve shqiptare, por tek shtimi i barr\u00ebs, rritja e cmimeve p\u00ebr to. <\/p>\n<p>Hartimi i nj\u00eb pakete ekonomike dhe energjitike q\u00eb i vjen n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar \u00ebsht\u00eb prioritet i Grupit ton\u00eb Parlamentar. Shembujt n\u00eb Rajon, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn, jan\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin mes nj\u00eb qeverie q\u00eb punon p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe nj\u00eb qeverie q\u00eb punon p\u00ebr veten e saj dhe nj\u00eb grusht njer\u00ebzish. Gjat\u00eb jav\u00ebs dhe pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb konsultimeve n\u00eb Grupin Parlamentar, ne do t\u00eb dalim me propozime konkrete p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn q\u00eb ka muaj q\u00eb ka filluar dhe q\u00eb vet\u00ebm pritet t\u00eb r\u00ebndohet n\u00ebse nuk merren masat e duhura n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Jemi t\u00eb vonuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe shqiptar\u00ebt nuk p\u00ebrballojn\u00eb dot neglizhenc\u00ebn e qeveris\u00eb ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbetet n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb vendeve me cmimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hidrokarbureve. Kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb taksave, munges\u00ebs s\u00eb reagimit nga Qeveria, por edhe p\u00ebr faktin se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb vetmet vende ku cmimi i naft\u00ebs, benzin\u00ebs apo gazit, paracaktohet nga Klubi i Oligark\u00ebve, q\u00eb qeveria e ka em\u00ebrtuar si Bordin e kontrollit t\u00eb cmimeve. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre muajve, Klubi i Oligark\u00ebve jo vet\u00ebm nuk ka mbajtur n\u00ebn kontroll cmimet e naft\u00ebs, benzin\u00ebs apo gazit, por ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb mekaniz\u00ebm korruptiv p\u00ebr t\u00eb deformuar tregun n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dua t\u00eb informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, ka p\u00ebrgatitur dhe dit\u00ebn e nes\u00ebrme do t\u00eb depozitoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shfuqizimin si antikushtetues t\u00eb dy ligjeve mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave funksionon Bordi i paracaktimit t\u00eb cmimit t\u00eb naft\u00ebs, benzin\u00ebs dhe gazit. <\/p>\n<p>2. Paketa e Interesit ton\u00eb komb\u00ebtar <\/p>\n<p>Pro\u00e7esi integrimit ka kaluar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faz\u00eb dhe do t\u00eb duhet nj\u00eb kontroll m\u00eb serioz dhe i sakt\u00eb nga ana e Kuvendit. Ndaj do t\u00eb ngrem\u00eb nj\u00eb grup pune dhe propozime konkrete nga ekspert\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ecur me ritmet e duhura n\u00eb procesin e integrimit europian. Integrimi europian \u00ebsht\u00eb prioritet komb\u00ebtar, dhe p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb punojm\u00eb cdo dit\u00eb, p\u00ebr ta cuar p\u00ebrpara dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb par\u00eb pjes\u00eb e familjes europiane. <\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb angazhohemi n\u00eb ndihm\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe futjen e saj n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe stabilitetin n\u00eb Rajon, nj\u00eb proces q\u00eb duhet t\u00eb koordinohet jo vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bipartiake, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, por vecan\u00ebrisht n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. <\/p>\n<p>Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britanin\u00eb e Madhe, p\u00ebr Grupin Parlamentar t\u00eb PD \u00ebsht\u00eb prioritet n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit ton\u00eb komb\u00ebtar. Vendosja n\u00eb nj\u00eb kurs p\u00ebrplasje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe grupit t\u00eb saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britanin\u00eb e Madhe, nuk do t\u00eb ishte vet\u00ebm devijim nga misioni proper\u00ebndimor i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb nga krijimi, por edhe nj\u00eb rrug\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb cimentuar regjimin antidemokratik dhe antiper\u00ebndimor t\u00eb Edi Ram\u00ebs. <\/p>\n<p>III. KONTROLLI PARLAMENTAR <\/p>\n<p>Grupi Parlamentar i PD n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontroll parlamentar mbi aferat e Qeveris\u00eb, do t\u00eb nis\u00eb sesionin e ri parlamentar duke pasur parasysh suksesin e merituar t\u00eb Komisionit t\u00eb Incenerator\u00ebve q\u00eb u v\u00ebrtetoi shqiptar\u00ebve megaskandalin e 430 mln eurove, dhe faktoi sesi Edi Rama, s\u00ebbashku me nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb kriminale, kishin shkelur cdo ligj, cdo procedur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cuar p\u00ebrpara nj\u00eb projekt mafioz t\u00eb vjedhjes s\u00eb parave t\u00eb qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>Ne do t\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar, p\u00ebrfshir\u00eb Komisionet Hetimor apo interpelancat, p\u00ebr ti faktuar qytetar\u00ebve aferat korruptive t\u00eb qeveris\u00eb dhe abuzimet me pasurit\u00eb publike. <\/p>\n<p>1. Megaafera e \u201cPortit t\u00eb Durr\u00ebsit\u201d, ku Edi Rama, pa asnj\u00eb transparenc\u00eb dhe pa gar\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrdor n\u00eb nj\u00eb projekt privat, miliarda euro pasuri publike;<br \/>\n2. Afera e \u201cAeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar N\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, ku Edi Rama, pa asnj\u00eb transparenc\u00eb dhe pa gar\u00eb, vendosi t\u00eb zgjas\u00eb nga 20 vjet n\u00eb 35 vjet afatin e kontrat\u00ebs koncesionare, duke dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu praktikisht nj\u00eb koncesion t\u00eb ri q\u00eb i siguron klient\u00ebve t\u00eb tij edhe mbi 500 milion euro t\u00eb tjera fitime;<br \/>\n3. Aferat me pronat publike n\u00eb bregdet me t\u00eb ashtuquajturat \u201cInvestime Strategjike\u201d, ku Edi Rama, pa asnj\u00eb transparenc\u00eb dhe pa gar\u00eb, po i fal miq\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, pasuri publike me vler\u00eb miliona euro;<br \/>\n4. Aferat n\u00eb tendrat publik, PPP apo koncesionet n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, q\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb skema t\u00eb pastra t\u00eb vjedhjes s\u00eb qytetar\u00ebve dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb p\u00ebr Buxhetin e Shtetit; <\/p>\n<p>jan\u00eb vet\u00ebm disa nga c\u00ebshtjet q\u00eb do ti n\u00ebnshtrohen kontrollit parlamentar dhe p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb ndiqen t\u00eb gjitha rrug\u00ebt ligjore p\u00ebr anullimin e tyre. T\u00eb gjitha k\u00ebto afera korruptive jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jasht\u00eb rregullave t\u00eb konkurenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe liris\u00eb ekonomike, q\u00eb jan\u00eb edhe detyrime q\u00eb burojn\u00eb edhe nga MSA-ja dhe q\u00eb kan\u00eb impakt n\u00eb procesin e integrimit europian t\u00eb vendit. <\/p>\n<p>K\u00ebto ishin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur 3 shtyllat kryesore ku Kryesia e grupit do t\u00eb orientoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, duke e shoq\u00ebruar edhe me kontaktin e drejtp\u00ebrdrejt e t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm me qytetar\u00ebt dhe ndjekjen e problemeve dhe shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb GRUPIT PARLAMENTAR T\u00cb PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, Z. ENKELEJD ALIBEAJ T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb, N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebtij sesioni t\u00eb ri parlamentar, s\u00ebbashku me koleg\u00ebt e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, jam sot p\u00ebrpara jush p\u00ebr t\u00eb prezantuar prioritetet e grupit ton\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb ri parlamentar. Nj\u00eb vit pas masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":17391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-17390","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17390"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17390\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17392,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17390\/revisions\/17392"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}