{"id":16194,"date":"2022-08-29T19:35:46","date_gmt":"2022-08-29T19:35:46","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=16194"},"modified":"2022-08-29T19:35:46","modified_gmt":"2022-08-29T19:35:46","slug":"ndrek-gjini-william-bland-enveristi-i-fundit-ne-londer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/08\/29\/ndrek-gjini-william-bland-enveristi-i-fundit-ne-londer\/","title":{"rendered":"Ndrek Gjini: William Bland, enveristi i fundit n\u00eb Lond\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Kush ishte William Bland ? <\/p>\n<p>William \u201cBarbosa\u201d Bland (Bill Bland), (28 Prill 1916 \u2013 13 Mars 2001) ishte nj\u00eb marksist-leninist dhe doktor okulist britanik, i njohur si Enveristi me i paepur ne gjithe Briatanine e Madhe. <\/p>\n<p>Bland lindi n\u00eb Ashton, Lancashire dhe ndoqi shkoll\u00ebn per Gjuhesi n\u00eb Man\u00e7ester. Babai i tij ishte drejtor i nj\u00eb shtypshkronje, por humbi pun\u00ebn gjat\u00eb periudhes se viteve te Depresionit te Madh ne fillimin e viteve 1930. Per kete shkak William Bland u detyrua t\u00eb linte shkoll\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb qe n\u00eb moshen 15 vjecare. Pas nj\u00eb vizite n\u00eb Bashkimin Sovjetik n\u00eb 1937, William Bland emigroi n\u00eb Zeland\u00ebn e Re n\u00eb vitet 1938-39. Ai u kthye serish n\u00eb Angli n\u00eb vitin 1950. <\/p>\n<p>Para se t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb figur\u00eb kryesore e l\u00ebvizjes komunisto-enveriste anti-revizioniste n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Bland ishte an\u00ebtar i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Zeland\u00ebs s\u00eb Re dhe Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. <\/p>\n<p>William Bland e konsideronte Mao Ce Dunin nj\u00eb deviacionist t\u00eb majt\u00eb nd\u00ebrsa pohonte ende se Enver Hoxha ishte nj\u00eb Marksist-Leninist i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn e Karl Marksit, Vladimir Leninit dhe Joseph Stalinit. Linja e Bland ndaj Mao Ce Dunit ishte problematike pasi Enver Hoxha dhe Mao ishin aleat\u00eb strategjik\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Pozicioni i Bland u forcua pas prishjes se marredhenjeve kinezo-shqiptare dhe ai formoi Lidhjen Komuniste t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. <\/p>\n<p>Bland ishte nj\u00eb nga themeluesit e organizates \u201cShoqeria Shqiptare\u201d ne Angli, dhe tre vjet pas themelimit t\u00eb saj ai u b\u00eb Sekretar i \u00a0Pare i saj, nj\u00eb post t\u00eb cilin e mbajti pothuajse vazhdimisht p\u00ebr 30 vjet deri n\u00eb r\u00ebnien e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai ishte kryeredaktor i revist\u00ebs s\u00eb organizates \u201cShoqeria Shqiptare\u201d, te titulluar \u201cJeta Shqiptare\u201d. <\/p>\n<p>Ai gjithashtu shkroi nj\u00eb fjalor anglisht-shqip i cili p\u00ebrfshinte informacione mbi jet\u00ebn, kultur\u00ebn, politik\u00ebn dhe historin\u00eb shqiptare. S\u00eb bashku me komunistin enverist Amerikan, Jack Shulman, ai mori pjes\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn Marksist-Leniniste te (Amerikes se Veriut) dhe mb\u00ebshteti Luft\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Marksiste-Leniniste (ISML). <\/p>\n<p>N\u00eb 1991, ai ndihmoi n\u00eb krijimin e \u00a0organizates \u201cShoq\u00ebria Staliniste\u201d, megjithat\u00eb, ai u p\u00ebrjashtua m\u00eb von\u00eb nga kjo organizate nga nj\u00eb fraksion Maoist i saj. <\/p>\n<p>Bland ishte bashk\u00ebautor i nje libri te botuar ne Londer me titullin \u201cWeb Tangled: Histori e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Anglo-Amerikane me Shqip\u00ebrin\u00eb (1912-1955)\u201d. <\/p>\n<p>Historiani Peter R. Prifti e p\u00ebrshkruan trajtimin qe i ben ky liber incidentit t\u00eb Kanalit t\u00eb Korfuzit si \u201cnj\u00eb ekspozit\u00eb mjesht\u00ebrore t\u00eb atij incidenti tragjik. Prifti thote se ne liber ka mjaft te dhena te hollesishme dhe dokumente interesante rreth kesaj ngjarje. Ky liber shton ai eshte nje studim i mir\u00eb-hulumtuar nga W Bland dhe I. Price dhe sjell shum\u00eb fakte te pathena me pare qe hedhin drite \u00a0mbi shume te fshehta rreth ketij \u201cincidenti\u201d. P\u00ebrve\u00e7 punimeve teorike dhe historike, Willam Bland shkroi nj\u00eb num\u00ebr dramash, drejtoi dy filma dhe prodhoi nj\u00eb balet. <\/p>\n<p>Si \u201ce njoha\u201d une William Bland <\/p>\n<p>Para disa vitesh nje mik dhe koleg i imi ne Galway, profesor ne Universitet i lendes se historise me thote nje mengjes se me ka sjelle nje dhurate. U cudita ne fillim. \u2013 Cfare dhurate te jete kjo? \u2013thashe me vehte. Ai nxori nga canta nje liber me kapak te kuq. Ishte libri \u201cHistoria e Partise se Punes se Shqiperise\u201d ne anglisht. Nje botim i shkelqyer dhe mjaft i kushtueshem i shtypur ne Londer ne vitin 1970. Libri ishte i mbajtur mjaft mire. <\/p>\n<p>Me tha se ia kishte dhururar William Bland, gjate nje vizite qe ai kishte bere ne Dublin prane organizates se Partise Komuniste te Irelandes. Ai me foli hollesisht perreth Bland dhe drejtuesve te tjere te larte te Partise Komuniste Marksiste Leniniste te Anglise dhe Irelandes. Foli per shpenzimet marramendese qe ato benin dhe vizitat e tyre te shpeshte ne Shqiperi. I financonte Enver Hoxha, me tha ai. Kishin shume para. Na thonin se Shqiperia eshte vendi me i pasur ne bote. Ne ishim te rinj 18-20 vjecar, u besonim. Tani qeshim me vehte pasi me vone e kuptuam realitetin. Gjithesesi ne ate kohe ne na pelqente pasi ato na paguanin dreka, darka e hotele te kushtueshme per ne te rinjte \u201ckomuniste\u201d. <\/p>\n<p>Ky profesor i nderuar i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb historis\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb nje anti-komunist i flakt\u00eb, pasi e ka kuptuar se idet\u00eb e tij \u201ckomuniste\u201d te moshes rinore ishin nje mashtrim. Ndaj dhe librin\u00a0\u201cHistoria e Partise se Punes se Shqiperise\u201d ne anglisht\u00a0ma dhuroi si nje gjest shakatar. <\/p>\n<p>Ai madje per t\u2019i shkuar me tej shakase me tha se kur vdiq William Bland ne\u00a0Mars 2001,\u00a0nga Shqiperia mberriten telegrame ngushellimi nga kater Parti Komuniste Shqiptare dhe familjaret e tij nuk dinin se cila prej ketyre \u00a0Partive Komuniste ishte ajo e verteta, pra ajo ne te cilen Bland kishte besuar. <\/p>\n<p>Dhe ne fund si per te bere shaka edhe me veten\u00a0 dhe idealet komuniste te moshes se tij rinore ai e mbylli biseden me mua me nje shprehje te<br \/>\nGeorge Bernard Shaw-t duke me thene: \u201cN\u00ebse n\u00eb mosh\u00ebn 20 vje\u00e7are nuk je komunist, at\u00ebher\u00eb nuk ke zem\u00ebr. Por n\u00ebse n\u00eb mosh\u00ebn 30 vje\u00e7are je p\u00ebrs\u00ebri komunist at\u00ebher\u00eb nuk ke tru\u2026\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush ishte William Bland ? William \u201cBarbosa\u201d Bland (Bill Bland), (28 Prill 1916 \u2013 13 Mars 2001) ishte nj\u00eb marksist-leninist dhe doktor okulist britanik, i njohur si Enveristi me i paepur ne gjithe Briatanine e Madhe. Bland lindi n\u00eb Ashton, Lancashire dhe ndoqi shkoll\u00ebn per Gjuhesi n\u00eb Man\u00e7ester. Babai i tij ishte drejtor i nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":16195,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-16194","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16194","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16194"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16194\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16196,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16194\/revisions\/16196"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}