{"id":15910,"date":"2022-08-28T09:43:13","date_gmt":"2022-08-28T09:43:13","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=15910"},"modified":"2022-08-28T09:43:13","modified_gmt":"2022-08-28T09:43:13","slug":"hec-et-private-tejkalojne-energjine-e-prodhuar-nga-hec-et-publike-reagon-berisha-arritje-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/08\/28\/hec-et-private-tejkalojne-energjine-e-prodhuar-nga-hec-et-publike-reagon-berisha-arritje-historike\/","title":{"rendered":"HEC-et private tejkalojn\u00eb energjin\u00eb e prodhuar nga HEC- et publike\/ Reagon Berisha: Arritje historike&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ja postimi i plot\u00eb: <\/p>\n<p>Kjo eshte nj\u00eb arritje historike per Shqiperine! <\/p>\n<p>Energjia e prodhuar nga HEC-et private tejkalon energjine e prodhuar nga HEC-et publike. <\/p>\n<p>N\u00eb 6 mujorin e pare te vitit 2022 HEC-et private prodhuan 54% te te gjithe energjise se prodhuar ne vend! <\/p>\n<p>Te dashur miq, gjashte muaj te pare te vitit 2022 shenojne nje zhvillim historik ne energjitike,\u00a0 per ekonomine por dhe sigurine e Shqiperise. Per here te pare kete 6 mujor nga HEC-et private, te Kaskades se Devollit, Kaskades se Fanit, hidrocentrali i Ashtes dhe rreth 50 HEC-e te kaskades se lumit te Lumes, degeve te Drinit, dhe burimeve tjera ujore nga Martaneshi, Lura, Librazhdi, Kelmendi e gjer ne Sasaj prodhuan 54% te energjise se prodhura ne vend duke tejkaluar keshtu ndjeshem prodhimin e energjise elektrike nga HEC-et publike. <\/p>\n<p>Me energjine qe ato i shiten OSSHE me 7.2 eurocent kwh, \u00e7mim se paku 5-7 here me i ulet se \u00e7mimi i energjise ne burse ato i kursyen ne 6 muaj shtetit se paku 200 milione euro. <\/p>\n<p>Te dashur miq, kjo histori suksesi dhe kthese historike filloi ne vitin 2007 rreth 30 vite pas ndertimit te hidrocentalit te fundit ne vend. Shqiperia vend i pasur ne ujra shfrytezonte deri ne vitin 2007 vetem 1\/3 e potencialit te saj ujor per prodhimin e energjise elektrike. <\/p>\n<p>Kjo histori suksesi nisi ne zbatim te strategjise \u201cShqiperia superfuqi e vogel rajonale per energjine e ripertritshme\u201d! Ne nje hark kohor 6 vje\u00e7ar 2007-2013 u firmosen kontratat per ndertimin me koncesion me proceduara transparente te 423 HEC-ve te medha, te mesme dhe te vogla. <\/p>\n<p>Por kjo strategji u kundershtua me absurditet nga opozita e asaj kohe. <\/p>\n<p>Edi Rama pas inaugurimit te punimeve ne kaskaden e Devollit (foto e meposhtme) me kompanine Shtatkraft te Norvegjise, e cila eshte njeshi ne bote per ndertimin e hidrocentraleve, do deklaronte ne Gramsh se ky eshte mashtrimi i radhes i Berishes.<br \/>\nMadje Edi Rama jo vetem atehere por edhe vitet e para pasi erdhi ne pushtet ai shpalli luften e Don Kishotit me mullinjte e eres kunder HEC-eve ndryshoi kontratat, anulloi per te gjobitur licencat. Ai me vone jo vetem licensoi mbi 400 HEC-e te vogla pa asnj\u00eb kriter por tani ka vendos te ndertoje Skavicen, variantin ne te cilin permbyten 6000 hektare toke dhe 37 fshatra, de facto zhduket pothuaj teresisht Dibra e poshtme. <\/p>\n<p>Shtoj ketu se ne te gjitha kontratat per ndertimin e 432 HEC-eve te firmosura ne vitet 2007-2013 jane zhvendosur gjithsej dhjetra banesa dhe nuk jane permbytur asgjekundi fshatra te tera. <\/p>\n<p>Ketu me poshte keni nje analize te Revistes Monitor per \u00e7eshtjen e mesiperme. sb <\/p>\n<p>&#8211; Energjia, privat\u00ebt tejkalojn\u00eb KESH, prodhuan 54% t\u00eb totalit neto <\/p>\n<p>Prodhuesit me p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb energjis\u00eb (HEC-et me kapacitet deri n\u00eb 15MW) si dhe prodhuesit e pavarur privat\u00eb dhan\u00eb 54 p\u00ebr qind t\u00eb energjis\u00eb neto n\u00eb vend n\u00eb 6 muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat zyrtare p\u00ebr gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti tregojn\u00eb se prodhimi neto vendas i energjis\u00eb ishte deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit mbi 3.66 milion\u00eb MWh nga t\u00eb cilat KESH prodhoi vet\u00ebm 1.7 milion\u00eb MWh. Pjesa tjet\u00ebr i takon prodhuesve t\u00eb pavarur t\u00eb till\u00eb si Devoll Hydropower me dy HEC-et e tij, Kurumit, Ayen Enerji dhe m\u00eb i vogli nd\u00ebr k\u00ebto HEC-e ai Qani.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb prodhimit t\u00eb privat\u00ebve e z\u00ebn\u00eb HEC-et q\u00eb sipas kontrat\u00ebs i shesin energjin\u00eb shp\u00ebrndarjes. Prodhimi neto vendas k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 40 p\u00ebr qind m\u00eb pak sesa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb duke reflektuar k\u00ebshtu vitin jo t\u00eb mir\u00eb hidrik n\u00eb t\u00eb cilin gjendet vendi.<br \/>\nKonusmi nga ana tjet\u00ebr regjistroi nj\u00eb nivel prej 4.25 milion\u00eb MWh \u00e7ka tregon q\u00eb prodhimi total mund t\u00eb mbulonte vet\u00ebm 80 p\u00ebr qind t\u00eb konsumit. Ky i fundit ka p\u00ebsuar nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb q\u00eb n\u00eb shifra \u00ebsht\u00eb thuajse i pandjesh\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb tregun e liberalizuar KESH, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ngarkuar sigurimi i energjis\u00eb s\u00eb nevojshme p\u00ebr Furnizuesin e Tregut t\u00eb Lir\u00eb (pjes\u00eb e OSHEE Group) ka marr\u00eb rreth 18 p\u00ebr qind t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb nevojshme p\u00ebr konsum.<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebtij viti \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb bursa kan\u00eb arritur nivele t\u00eb frikshme ku n\u00eb orare piku nj\u00eb MWh energji \u00ebsht\u00eb tregtuar deri n\u00eb 700-750 euro nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimet n\u00eb Burs\u00ebn Hungareze t\u00eb cil\u00ebn vendi yn\u00eb ka referenc\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb muajit korrik dhe gusht jan\u00eb luhatur kryesisht mes 350-500 euro\/ MWh.<br \/>\nKompanis\u00eb publike i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shpenzojn\u00eb qindra milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb siguruar energjin\u00eb e nevojshme p\u00ebr konsum nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti fatura pritet q\u00eb t\u00eb rritet edhe m\u00eb tej duke rritur presionin mbi financat e kompanive dhe nevoj\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar mb\u00ebshtetjen.<br \/>\nKjo e fundit deklaroi pak muaj m\u00eb par\u00eb se do t\u00eb shihte opsionin rritjes s\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr ata q\u00eb konsumojn\u00eb mbi nj\u00eb fash\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb fillimisht u tha se do t\u00eb ishte 700 kwh dhe m\u00eb pas 800 kwh. Kjo nism\u00eb lidhet me nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb dekurajuar konsumin por q\u00eb deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb vendim konkret. <\/p>\n<p>Nj\u00eb llogari e thjesht\u00eb tregon se k\u00ebto politika, vet\u00ebm n\u00eb 6 mujorin e par\u00eb t\u00eb 2022, i kan\u00eb kursyer Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 200 mln<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/energjia-privatet-tejkalojne-kesh-prodhuan-54-te-totalit-neto\/\">Monitor.al<\/a><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/344DCDDA-4143-4716-BEBD-53EDFFB2A557-300x199.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"199\" class=\"alignnone size-medium wp-image-15911\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/344DCDDA-4143-4716-BEBD-53EDFFB2A557-300x199.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/344DCDDA-4143-4716-BEBD-53EDFFB2A557-768x510.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/344DCDDA-4143-4716-BEBD-53EDFFB2A557-330x220.jpeg 330w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/344DCDDA-4143-4716-BEBD-53EDFFB2A557-420x280.jpeg 420w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/344DCDDA-4143-4716-BEBD-53EDFFB2A557-615x410.jpeg 615w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/344DCDDA-4143-4716-BEBD-53EDFFB2A557-860x572.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/344DCDDA-4143-4716-BEBD-53EDFFB2A557.jpeg 960w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ja postimi i plot\u00eb: Kjo eshte nj\u00eb arritje historike per Shqiperine! Energjia e prodhuar nga HEC-et private tejkalon energjine e prodhuar nga HEC-et publike. N\u00eb 6 mujorin e pare te vitit 2022 HEC-et private prodhuan 54% te te gjithe energjise se prodhuar ne vend! Te dashur miq, gjashte muaj te pare te vitit 2022 shenojne [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":15912,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-15910","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15910"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15910\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15913,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15910\/revisions\/15913"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15912"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}