{"id":14164,"date":"2022-08-17T09:08:08","date_gmt":"2022-08-17T09:08:08","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=14164"},"modified":"2022-08-17T09:08:08","modified_gmt":"2022-08-17T09:08:08","slug":"cfare-mund-te-pritet-nga-dialogu-ne-bruksel-kompromis-apo-raund-i-ri-i-grindjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/08\/17\/cfare-mund-te-pritet-nga-dialogu-ne-bruksel-kompromis-apo-raund-i-ri-i-grindjeve\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb mund t\u00eb pritet nga dialogu n\u00eb Bruksel? Kompromis apo raund i ri i grindjeve?"},"content":{"rendered":"<p>Dialogu mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs vazhdon k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Bruksel. Por autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd nuk presin shum\u00eb nga ky takim. Heqja dor\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej rezultateve t\u00eb mundshme. <\/p>\n<p>Takimi i ardhsh\u00ebm n\u00eb Bruksel i lider\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb pritet me skepticiz\u00ebm si n\u00eb Prishtin\u00eb ashtu edhe n\u00eb Beograd. Pas rreth nj\u00eb viti heshtjeje dhe pas k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb fundit mes pal\u00ebve, ku jan\u00eb p\u00ebrmendur edhe fjal\u00ebt luft\u00eb, dhun\u00eb dhe konflikte, m\u00eb e\u00a0shumta\u00a0q\u00eb mund t\u00eb arrihet n\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb zotohen se do t\u00eb heqin dor\u00eb nga retorika nxit\u00ebse. Pal\u00ebt akuzojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr munges\u00eb vullneti p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve. <\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka deklaruar k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr media\u00a0t\u00eb huaja se Serbia po k\u00ebrc\u00ebnon me rr\u00ebnimin e stabilitetit dhe paqes n\u00eb rajon. Nd\u00ebrsa presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka p\u00ebrmendur disa her\u00eb edhe rrezikun e instrumentalizimit t\u00eb Serbis\u00eb dhe serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb nga forca t\u00eb jashtme, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Rusia, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb saj. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq ka p\u00ebrdorur edhe fjal\u00eb dramatike n\u00eb deklaratat p\u00ebr opinion, duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;po p\u00ebrgatisin likuidime t\u00eb njer\u00ebzve tan\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs\u201c. Ai &#8220;luti&#8221; shqiptar\u00ebt dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb mos e lejojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, duke shtuar se &#8220;Serbia do t\u00eb fitoj\u00eb&#8221;. <\/p>\n<p>Pritjet nga dialogu <\/p>\n<p>&#8220;Po shkoj n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb biseduar. Nuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb rezultat, por po shkoj t\u00eb flasim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iq. Sipas tij, shpresa e vetme p\u00ebr t\u00eb arritur di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse vendet e Kuintit ushtrojn\u00eb presion politik ndaj pal\u00ebs shqiptare. <\/p>\n<p>Krer\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do t\u00eb takohen ndaras n\u00eb Bruskel edhe me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili do t&#8217;i njoh\u00eb ata me planet e aleanc\u00ebs n\u00eb rast p\u00ebrshkall\u00ebzimi t\u00eb gjendjes. Nd\u00ebrsa Sh\u00ebrbimi Evropian p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Jashtme (EEAS) u ka b\u00ebr\u00eb thirrje n\u00eb fundjav\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb retorik\u00ebn nxit\u00ebse dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb rajon. Kjo ftes\u00eb ka shkaktuar reagime t\u00eb ashpra n\u00eb Beograd. <\/p>\n<p>Kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana Brnabiq, e sheh k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb t\u00eb pal\u00ebs evropiane &#8220;si nj\u00eb shaka t\u00eb pak\u00ebndshme&#8221;. &#8220;Plot 175 dit\u00eb, Albin Kurti provokoi nj\u00eb konflikt t\u00eb armatosur me serb\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb vit q\u00eb do t\u00eb mbahet mend si viti n\u00eb t\u00eb cilin Kurti u privoi serb\u00ebve t\u00eb drejtat m\u00eb elementare njer\u00ebzore \u2013 duke i ndaluar t\u00eb votojn\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb deklarate t\u00eb kot\u00eb me shkrim, BE-ja nuk ka b\u00ebr\u00eb absolutisht asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e kryeministres n\u00eb Twitter. Nd\u00ebrsa ministri i Brendsh\u00ebm Aleksandar Vulin thot\u00eb se \u201eBeogradi vet\u00ebm po u p\u00ebrgjigjet marr\u00ebzive t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe se nuk do t\u00eb nis\u00eb aspak konflikte\u201c. <\/p>\n<p>Rrethi vicioz <\/p>\n<p>&#8220;Mendoj se dialogu ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e matjes s\u00eb forcave mes pal\u00ebve, kur secila pal\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb kujdes q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfitoj\u00eb pala tjet\u00ebr, sesa t\u00eb nxjerr\u00eb vet ndonj\u00eb p\u00ebrfitim prej tij\u201d, thot\u00eb profesori Ivo Viskoviq p\u00ebr DW. Sipas tij, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;qasje e gabuar, ku nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb rezultati pozitiv. Gj\u00ebrat jan\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz n\u00eb ve\u00e7anti kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ekzistenciale\u201c, pohon ai. <\/p>\n<p>P\u00ebrderisa sipas disa burimeve, kryeminstri Kurti po p\u00ebrgatitet q\u00eb n\u00eb Bruksel t\u00eb bisedohet p\u00ebr njohjen reciproke mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb si shtete, Vu\u00e7iq s\u00ebrish do t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb t\u00eb bisedohet p\u00ebr Bashk\u00ebsin\u00eb e komunave me shumic\u00eb serebe, thot\u00eb gazetari Milivoje Mihaljoviq p\u00ebr DW. <\/p>\n<p>&#8220;Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, ne nuk mund t\u00eb presim shum\u00eb nga ky raund dialogu\u201d, thot\u00eb ai dhe shton: &#8220;Ajo q\u00eb pres nga ky raund \u00ebsht\u00eb largimi i k\u00ebrc\u00ebnimeve p\u00ebr konflikte atje\u201d. <\/p>\n<p>Roli i Rusis\u00eb <\/p>\n<p>Burimet serbe thon\u00eb se &#8220;pala shqiptare po p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga situata m\u00eb e favorshme gjeopolitike me l\u00ebvizjet e saj t\u00eb fundit provokuese&#8221;. P\u00ebr shkak t\u00eb mosvendosjes s\u00eb sanksioneve ndaj Rusis\u00eb, Serbia ka ngjallur dyshime n\u00eb Per\u00ebndim dhe shihet si nj\u00eb lloj aleati i heshtur i Rusis\u00eb, t\u00eb cilin Prishtina po p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrdor\u00eb si avantazh t\u00eb saj dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb terren. <\/p>\n<p>Ivo Viskoviq thekson se &#8220;kjo nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re n\u00eb politik\u00eb&#8221; dhe se &#8220;pala shqiptare po p\u00ebrpiqet realisht t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga ky moment i favorsh\u00ebm\u201d. Por ai nuk mendon se do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e pak\u00ebndshme p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e pranimit q\u00eb Kosova t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. &#8220;Atje Serbia ndoshta do t\u00eb reagonte fuqish\u00ebm dhe gj\u00ebrat do t\u00eb ktheheshin s\u00ebrish\u00a0n\u00eb fillim,&#8221; beson Viskoviq. <\/p>\n<p>Reagimet e opozit\u00ebs <\/p>\n<p>Opozita serbe, por edhe analist\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb Beograd, paralajm\u00ebrojn\u00eb se Aleksandar Vu\u00e7iq ka n\u00ebnshkruar dokumente t\u00eb shumta, duke filluar nga Marr\u00ebveshja e Brukselit dhe se pala shqiptare tani vet\u00ebm po tenton t&#8217;i\u00a0zbatoj\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje. Sipas k\u00ebtyre interpretimeve, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pse Serbia tani po fillon nj\u00eb dram\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00ebse i ka n\u00ebnshkruar vet\u00eb k\u00ebto dokumente dhe \u00ebsht\u00eb pajtuar me to. Nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar edhe marr\u00ebveshja p\u00ebr krijimin e Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe por as kjo nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar. <\/p>\n<p>Pas n\u00ebnshkrimit, autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb kjo marr\u00ebveshje t\u00eb verifikohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka konstatuar se marr\u00ebveshja fillestare nuk mund t\u00eb zbatohet, sepse n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj bie ndesh me Kushtetut\u00ebn. Por pala serbe k\u00ebrkon q\u00eb ajo t\u00eb implementohet n\u00eb form\u00ebn fillestare. <\/p>\n<p>Analisti Milivoje Mihajloviq thot\u00eb se &#8220;n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshja dhe ajo duhet t\u00eb zbatohet&#8221;. Kjo \u00e7\u00ebshtje, sipas tij, po p\u00ebrdoret p\u00ebr luft\u00eb t\u00eb brendshme politike mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. &#8220;Albin Kurti do t\u00eb detyrohet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, t\u00eb cilat e forcojn\u00eb pozit\u00ebn e tij. Deri m\u00eb tani gjithmon\u00eb ka p\u00ebrfituar n\u00eb zgjedhjet e Kosov\u00ebs ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar nga Beogradi\u201d, thekson Mihajloviq. <\/p>\n<p>Roli i BE <\/p>\n<p>Krer\u00ebt e Bashkimit Evropian kan\u00eb deklaruar dit\u00ebt e fundit se ata angazhohen p\u00ebr nj\u00eb kompromis p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, shtrohet pyetja: A \u00ebsht\u00eb i mundur kompromisi n\u00eb koh\u00ebn kur presidenti i Serbis\u00eb thot\u00eb, se &#8220;dialogu nuk ka m\u00eb kuptim\u201d. <\/p>\n<p>Profesori Ivo Viskoviq mendon se vazhdimi i gj\u00ebrave sipas modelit t\u00eb deritanish\u00ebm nuk sjell asgj\u00eb. &#8220;Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet t\u00eb veproj\u00eb m\u00eb ndryshe. Kompromisi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i v\u00ebshtir\u00eb, por mendoj se ai duhet t\u00eb arrihet hap pas hapi. V\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d, pohon ish-diplomati. Nd\u00ebrsa Mihajloviq mendon se BE nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr arritjen e kompromisit, ndon\u00ebse t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn flet se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kompromis. <\/p>\n<p>&#8220;Pala shqiptare nuk d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb asgj\u00eb, sepse askush nuk po i b\u00ebn presion serioz asaj. Amerika do t\u00eb mund ta b\u00ebnte, por kurr\u00eb nuk do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb konflikti mes shqiptar\u00ebve dhe trupave amerikane n\u00eb terren. Nd\u00ebrsa BE-ja po vepron vet\u00ebm si &#8220;dikush q\u00eb merr me qira lokalet p\u00ebr diskutim, pra p\u00ebr grindje nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, konstaton Mihajloviq.<br \/>\nDW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dialogu mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs vazhdon k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Bruksel. Por autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd nuk presin shum\u00eb nga ky takim. Heqja dor\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej rezultateve t\u00eb mundshme. Takimi i ardhsh\u00ebm n\u00eb Bruksel i lider\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb pritet me skepticiz\u00ebm si n\u00eb Prishtin\u00eb ashtu edhe n\u00eb Beograd. Pas rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":14165,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-14164","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-rajoni","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14166,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14164\/revisions\/14166"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}