{"id":14142,"date":"2022-08-17T08:03:24","date_gmt":"2022-08-17T08:03:24","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=14142"},"modified":"2022-08-17T08:03:24","modified_gmt":"2022-08-17T08:03:24","slug":"shpetim-axhami-ne-prag-te-dites-shpalljes-mbreterise-shqiptare-1-shtator-1928","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/08\/17\/shpetim-axhami-ne-prag-te-dites-shpalljes-mbreterise-shqiptare-1-shtator-1928\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebtim Axhami\/N\u00eb prag t\u00eb Dit\u00ebs Shpalljes Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare.  (1 Shtator 1928)"},"content":{"rendered":"<p>Vendit i duhet nj\u00eb filozofi zogiste dhe sistem mbret\u00ebror. <\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli, q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb nga Lidhja e Prizerenit, kombi yn\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb mundimshme. <\/p>\n<p>U perball\u00eb me Traktatin e Shen -Stefanit-Kongresin e Berlinit, Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, Konferencen e Parisit ku me sejcil\u00ebn prej tyre lidhet me patjet\u00ebr\u00a0 Lidhja e Prizerenit, Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb dhe Kongresi i Lushnjes. <\/p>\n<p>Nga k\u00ebto tre paralelizma, dihet se kongresi i Lushnjes, bashk\u00eb me ata q\u00eb e b\u00ebn\u00eb at\u00eb, sipas filozofis\u00eb \u201cAtdheu mbi t\u00eb gjitha\u201d b\u00ebri kthes\u00ebn e madhe ku Shqip\u00ebri filloj t\u00eb b\u00ebhet shtet dhe gjithashtu u arrit t\u00eb ruhen, prej Konferenc\u00ebs s\u00eb Parisit, t\u00eb pakt\u00ebn kufijt\u00eb londinez edhe pse t\u00eb cunguar nga Kongresi i Berlinit e Konferenca e Londr\u00ebs. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria u p\u00ebrball gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe edhe me dy lufta bot\u00ebrore, ku perfundimisht, pas LDB , doli e cunguar dhe p\u00ebr fatin e saj t\u00eb keq n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste. <\/p>\n<p>Nga shpallja pavar\u00ebsis\u00eb e deri sot kemi kaluar sisteme qeveris\u00ebse dhe sisteme politike t\u00eb ndryshme, por tre periudha ngelen kryesore p\u00ebr ne. <\/p>\n<p>Ajo e periudh\u00ebs para LDB q\u00eb fillon me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe Kongresin e Lushnjes deri m\u00eb 1944 <\/p>\n<p>Ajo e diktatur\u00ebs komuniste 1944-1991. <\/p>\n<p>Periudha postkomuniste e pluralizmit t\u00eb pas viteve \u201890 e deri sot. <\/p>\n<p>Periudha ku Shqiperia e sotme mund t\u00eb marr\u00eb shembullin e mir\u00eb t\u00eb saj, ku ajo ishte me stabilitet komb\u00ebtar\u00eb, mori zhvillim ekonomik sipas koh\u00ebs, ku pati shtet ligjor institucional, rend e qet\u00ebsi, t\u00eb drejt\u00eb besimi dhe arsimimi, mbetet ajo e para, ajo e viteve 1920-1939 e quajtur me t\u00eb drejt\u00eb \u201cKoha e Zogut\u201d, i cili me filozofin\u00eb e Tij arriti t\u00eb b\u00ebj fiset komb e kombin shtet. <\/p>\n<p>Pse k\u00ebrkohet filozofi zogiste sot? <\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb themeli i filozofis\u00eb zogiste, ku pa Kosov\u00eb dhe \u00c7am\u00ebri nuk ka kuptim Kombi Shqiptar.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb 1944 u shit Kosova p\u00ebr pushtet sllavo-komunist e duke vazhduar edhe sot me dor\u00ebzim pa kushte para \u00e7do kancelarie t\u00eb huaj me marrveshje dhe projekte q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb integritetin komb\u00ebtar. <\/p>\n<p>Si n\u00eb treg, me pa t\u00eb drejt\u00eb e pa transparenc\u00eb, merren me deformim kufijsh tok\u00ebsore dhe detar\u00eb, duke mos e vler\u00ebsuar si duhet bashkimin komb\u00ebtar me Kosov\u00ebn dhe duke mis u marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb si\u00e7 duhet me \u00e7eshtjen \u00e7ame apo t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo ku gjenden brend kufijve t\u00eb shteteve fqinj\u00eb. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se shtetet e ndryshme Euro-Atlantike kan\u00eb luajtur rol n\u00eb konsoludimin e shtetit dhe t\u00eb kombit shqiptar\u00eb, por her\u00eb pas here disa prej tyre kan\u00eb ndikuar negativisht p\u00ebr interesa te tyre n\u00eb kurriz tonin dhe pro shteteve fqinje. <\/p>\n<p>Ndihma e dh\u00ebn\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb ne t\u00eb jemi t\u00eb varur gjithmon\u00eb prej tyre, te pranojme qorrazi gjithcka dhe cdo gje q\u00eb ndodh t\u00eb presim se \u00e7far\u00eb thone ambasador\u00eb, zyrtar\u00eb e politikan\u00eb t\u00eb perendimit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7do zgjidhje t\u00eb vi e te pritet te zgjidhet prej tyre. <\/p>\n<p>Kjo ndodh sepse, politikan\u00ebt dhe qeveritar\u00ebt tan\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb pushtet me pa t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nga aft\u00ebsia dhe m\u00ebnyra e zot\u00ebtimit t\u00eb tij, prandaj edhe vetpozicionin e tyre e shikojn\u0113 me dyshim e pasiguri. <\/p>\n<p>Gjithashtu k\u00ebto qeveritar\u00eb dhe politikan\u0113 jan\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb dosje korruptive dhe shp\u00ebtimin e shikojn\u00eb tek n\u00ebnshtrimi dhe servilizmi para kujtdo, duke shitur edhe interesat kombetare p\u00ebr t\u00eb shpetuar lekur\u00ebn e vet. <\/p>\n<p>Kjo b\u00ebn q\u00eb shqip\u00ebria t\u00eb ngelet e varur n\u00eb \u00e7do drejtim politik, ekonomik, doplomatik e institucional, duke g\u00ebzuar thjesht\u00eb nj\u00eb pavar\u00ebsi teritoriale sipas kufijve t\u00eb gabuar londinez. <\/p>\n<p>Sipas nesh sot k\u00ebrkohet dinjitet i brendsh\u00ebm dhe i jasht\u00ebm para kujtdo dhe me \u00e7dok\u00ebnd, me marr\u00ebveshje t\u00eb sh\u00ebndosha reciproriteti duke v\u00ebn\u00eb interesin komb\u00ebtar\u00eb mbi gjith\u00e7ka dhe kjo arrihet vet\u00ebm me forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs duke u pastruar prej atyre q\u00eb interesat p\u00ebrfituese t\u00eb tyre i v\u00ebn\u00eb mbi ato qytetar\u00eb e komb\u00ebtar.. <\/p>\n<p>Filozofia zogiste e PLL n\u00eb thelb ka shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, kjo e par\u00eb tek m\u00ebnyra e funksionimit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb duke ja p\u00ebrshtatur koh\u00ebs ku fitonte drejt\u00ebsia dhe jo forca e pushtetit dhe forca e paras\u00eb s\u00eb individit. <\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie kan\u00eb vuajtur dhe po vuajn\u00eb sot shqiptar\u00ebt, prandaj kerkohet nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie i pavarur politikisht dhe me aktor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sistemi t\u00eb pregatitur, t\u00eb vler\u00ebsuar nga shteti e t\u00eb pa korruptuar.<br \/>\nPa nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb rregullt, nuk do funksionoj\u00a0 si duhet asnj\u00eb tjet\u00ebr sistem brenda shtetit, dmth kurr\u00eb nuk do t\u00eb kemi shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vet e zhvillim tregu t\u00eb lir\u00eb. <\/p>\n<p>Sipas filozofis\u00eb zogiste, shteti i fort\u00eb b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb administrates profesionale dhe jo nepotike e politike edhe kjo e vertetuar m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb vitet \u201820 dhe \u201830.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb k\u00ebrkohet edhe sot p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim dhe pun\u00eb cil\u00ebsore\u2026 <\/p>\n<p>N\u00ebse dje shteti i d\u00ebrgonte me projekte dhe bursa shtet p\u00ebr shkollim n\u00eb perendim sot shteti duhet t\u00eb zhvilloj politika q\u00eb t\u00eb shkolluarit n\u00eb perendim me patjet\u00ebr t\u00eb kthehen p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n<p>Dje, n\u00eb moniz\u00ebm, kishe administrat\u00eb me kuadro me shkoll\u00eb partie, sot, n\u00eb pluraliz\u00ebm, me njer\u00ebz t\u00eb em\u00ebruar nga partia, paraja dhe krushqia. <\/p>\n<p>Sot, n\u00ebse do zhvillim, sh\u00ebrbim cil\u00ebsor n\u00eb koh\u00eb e pasorollatje p\u00ebr qytetar\u00ebt, k\u00ebrkohet shkundje n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb gjith\u00eb hierarkin\u00eb vertikale dhe n\u00eb gjith\u00eb shtrirjen horizontale.<br \/>\nPuna t\u00eb gjej\u00eb njeriun dhe jo njeriu pun\u00ebn. <\/p>\n<p>Arsimimi ngelet shtylla e t\u00eb b\u00ebrit komb, sipas filozofis\u00eb ton\u00eb zogiste, rritja e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsim duhet t\u00eb jet\u0113 q\u00ebllim n\u00eb vetvete i kujtdo.<br \/>\nKjo do t\u00eb arrihet me reforma specifike perendimore, vler\u00ebsim t\u00eb m\u00ebsuesve n\u00eb pag\u00eb e kualidikim si dhe me motivimin e nxen\u00ebsve t\u00eb mir\u00eb\u00a0 q\u00eb do ndjekin deg\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cilat tregu sot ka nevoj\u00eb.<br \/>\nSot k\u00ebrkohet shkollim e jo thjesht\u00eb r\u00ebndomt diplomim. <\/p>\n<p>E drejta e pron\u00ebs, e besimit fetar dhe \u00e7do e drejt\u00eb tjeter civile e qytetare, qendron n\u00eb thelbin e filozofis\u00eb ton\u00eb zogiste, k\u00ebto t\u00eb drejta u p\u00ebrdhos\u00ebn n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste dhe u deformuan p\u00ebr t\u00eb mos u arritur kurre n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj pluralizmi si sot.<br \/>\nProna duhet t\u00eb ju kthehet pronar\u00ebve t\u00eb ligjshem duke ndryshuar ligjin 7501.<br \/>\nPa kthimin e pron\u00ebs tek pronari i vertet\u00eb nuk do kemi asnj\u00ebher\u00eb investime serioze tek ne. <\/p>\n<p>Treg i lir\u00eb dhe konkurenc\u00eb e past\u00ebr, e barabart\u00eb dhe jo me stimulim monopolesh oligarkesh\u00a0 klienteliste, kjo duhet t\u00eb jet\u00eb baza e nje ekonomie tregu sipas filozofise tone programore. <\/p>\n<p>Sistem bankar dhe para e fort\u00eb, ky esht\u00eb shembulli i nj\u00eb shteti dinjitos e me ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme sipas asaj q\u00eb sot k\u00ebrkojm\u00eb ne , e jo borxh publik galopant, kredi me perqindje t\u00eb larta, pastrim parash dhe banka t\u00eb nivelit t\u00eb dyte t\u00eb ngritura me para pushtetar\u00ebsh t\u00eb korruptuar.<br \/>\nPa nj\u00eb sistem bankar t\u00eb fort\u00eb nuk mund t\u00eb kesh parametra t\u00eb sh\u00ebndosha makroekonomik. <\/p>\n<p>Filozofia zogiste \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rend e qet\u00ebsi.<br \/>\nN\u00ebse nuk je i qet\u00eb n\u00eb\u00a0 familjen dhe habitatin t\u00ebnd nuk mendon dhe jeton kurr\u00eb i lir\u00eb por me stres dhe ankth.<br \/>\nVrasje dje nga shteti e sot nga krimi q\u00eb nuk luftohet por stimulohet po prej shtetit.<br \/>\nFilozofia zogiste e percjelle sot prej nesh kerkon xhandarmari shteterore me kuadro t\u00eb pregatitur p\u00ebr kthimin e rendit dhe qet\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>Civilizimi modern i shoq\u00ebris\u00eb kundrejt nj\u00eb familje model ishte dhe ngelet filozofia zogiste dhe jo shkatrrimi i saj si\u00e7 ndodhi n\u00eb diktatur\u00eb dhe \u00e7\u2019orientimi q\u00eb po i b\u00ebhet asaj sot n\u00eb pluraliz\u00ebm. <\/p>\n<p>D\u00ebnim maksimal, i atyre q\u00eb stimulojn\u00eb, merren dhe perhapin fenomene negative drog\u00eb, prostitucion, amoralitet dhe shfaqje jo dinjitoze p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri si kjo e jona dhe q\u00eb bien ndesh me karakterin e familjes shqiptare. <\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb funksionoj shteti i s\u00eb drejt\u00ebs me institucione demokratike t\u00eb pavarura sipas k\u00ebsaj filozofie, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i sigurt\u00eb zhvillimi ekonomik dhe kthimi i shpres\u00ebs p\u00ebr k\u00ebdo. <\/p>\n<p>Abuzuesit e deri sot\u00ebm duhet t\u00eb vihen para drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb e tyre t\u00eb v\u00ebna n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pushtetit korruptiv t\u00eb tyre. <\/p>\n<p>Filozofia zogiste \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar se \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i duhet m\u00eb s\u00eb miri Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve per t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur zhvillimin dhe antar\u00ebsimin ton\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE si nj\u00eb shtet pro perendimor dhe mik tradicional me Amerik\u00ebn. <\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha filozofia e v\u00ebrtet\u00eb konservatore zoguste kurr\u00eb nuk i pranon fenomenet t\u00eb tilla negative si k\u00ebto t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme e sidomos at\u00eb t\u00eb shpopullimit e shkat\u00ebrrimit t\u00eb familjes e t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebresi. <\/p>\n<p>Pse Mbret\u00ebri kushtetuese? <\/p>\n<p>Pas viteve \u201820 Shqip\u00ebria deri n\u00eb 1924 nuk pati stabilitet politik e ekonomik.<br \/>\nN\u00eb vitet 1925 deri m\u00eb 1928 ishte republike.<br \/>\nMe 1 Shtator 1928 ajo u shpall ligj\u00ebrisht Mbret\u00ebri Demokratike Parlamentare e Treshigueshme dhe Ahmet Zogu u shpall ligjerisht Mbret i shqiptar\u00ebve ZOG I.<br \/>\nAhmet Zogu pas viteve \u201820 ishte Minist\u00ebr, Kryeminist\u00ebr i vendit, President\u00a0 dhe Mbret.<br \/>\nPas LDB, Shqiperia u shoall n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese republik\u00eb parlamentare. <\/p>\n<p>Eshte e ditur dhe e vertetuar, se m\u00ebshirimi i filozofis\u00eb zogiste, me t\u00eb gjitha ato q\u00eb tham\u00eb m\u00eb lart, u b\u00eb i mundsh\u00ebm, ishte m\u00eb i leht\u00eb, m\u00eb i arrishem dhe m\u00eb produktiv p\u00ebr qytetar\u00ebt vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb sistem qeverisje si ai i pas vitit 1928, Mbret\u00ebri. <\/p>\n<p>Vete Mbreti, eshte kryetari i shtetit eshte\u00a0 institucioni qe ve nteresat kombetare mbi gjith\u00e7ka duke harmonizuar me reciproritet marrdheniet me jashte ashtu si dhe duhet.<br \/>\nSiguron barazi politike, ekonomoke, sociale e tregtare per kedo.<br \/>\nSiguron mirfunksionimin e pushteteve p\u00ebr zgjidhjen drejt t\u00eb \u00e7eshtjeve prone, drejtesi e qetesi dhe nuk lejon qeveri, parti politike apo k\u00ebdo tjet\u00ebr t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbi interesat e qytetar\u00ebve t\u00eb vet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave vetjake. <\/p>\n<p>Vet\u00eb m\u00ebnyra e organizimit t\u00eb shtetit me nj\u00eb sistem qeveris\u00ebs Mbret\u00ebri Kushtetuese, b\u0113n t\u00eb mundur funksionimin si duhet t\u00eb \u00e7do institucioni t\u00eb pavarur dhe kushtetues pa ndikime politike klienteluste duke siguruar mbi t\u00eb gjtha vot\u00ebn dhe fjal\u00ebn e lir\u00eb.<br \/>\n.<br \/>\nKy lloj sistemi i provuar prej t\u00eb pakt\u00ebn nga Lidhja e Prizrenit ka qen\u00eb sistemi\u00a0 q\u00eb ka sjell\u00eb zhvillim qet\u00ebsi e stabilitet tek ne. <\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs, po dhe bot\u00ebs, vendet me nj\u00eb sistem qeveris\u00ebs monarkist, jan\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara sot ekonomikisht, me standarte dhe me me nj\u00eb stabilitet p\u00ebr tu marr\u00eb shembull nga vendet me republik\u00eb parlamentare apo presidenciale. <\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto pak prej shum\u00eb arsyeve, pse Partia L\u00ebvizja e Legalitetit ka n\u00eb thelbin programor t\u00eb saj filozofin\u00eb zogiste e zbatuar kjo m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb nj\u00eb komb t\u00eb bashkuar n\u00ebn kuror\u00ebn mbret\u00ebrore. <\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto disa prej shum\u00eb arsyeve t\u00eb tjera, pse nj\u00eb qytetar\u00eb shqip\u00ebtar me t\u00eb drejt\u00ebn e vet sublime per t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb alternativa, t\u00eb zgjedh\u00eb alternativ\u00ebn e Partis\u00eb L\u00ebvizja e Legalitetit.<br \/>\n\u201cATDHEU MBI T\u00cb GJITHA\u201d\ud83c\udde6\ud83c\uddf1<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/5891978D-5291-422C-8805-AB629AFBCC81-179x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"179\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-14143\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/5891978D-5291-422C-8805-AB629AFBCC81-179x300.jpeg 179w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/5891978D-5291-422C-8805-AB629AFBCC81.jpeg 573w\" sizes=\"auto, (max-width: 179px) 100vw, 179px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendit i duhet nj\u00eb filozofi zogiste dhe sistem mbret\u00ebror. Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli, q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb nga Lidhja e Prizerenit, kombi yn\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb mundimshme. U perball\u00eb me Traktatin e Shen -Stefanit-Kongresin e Berlinit, Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, Konferencen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":14144,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-14142","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14142"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14142\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14145,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14142\/revisions\/14145"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}