{"id":13827,"date":"2022-08-13T14:40:22","date_gmt":"2022-08-13T14:40:22","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=13827"},"modified":"2022-08-13T14:40:22","modified_gmt":"2022-08-13T14:40:22","slug":"vrasja-e-refugjatit-16-vjecar-me-mitraloz-debate-ne-gjermani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/08\/13\/vrasja-e-refugjatit-16-vjecar-me-mitraloz-debate-ne-gjermani\/","title":{"rendered":"Vrasja e refugjatit 16-vje\u00e7ar me mitraloz, debate n\u00eb Gjermani"},"content":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr operacione policore dhe kat\u00ebr viktima, brenda nj\u00eb jave. Gjermania po diskuton s\u00ebrish mbi dhun\u00ebn policore dhe racizmin. Viktima m\u00eb e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refugjat 16-vje\u00e7ar, i cili u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje me mitraloz. <\/p>\n<p>Ishte vet\u00ebmbrojtje apo tejkalim i kompetencave policore? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb shum\u00eb gjerman\u00eb\u00a0kan\u00eb ngritur pas operacionit policor ku mbeti i vrar\u00eb nj\u00eb 16-vje\u00e7ar nga Senegali. Ngjarja ndodhi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (08.08) n\u00eb qytetin e Dortmundit n\u00eb Renanin\u00eb Veriore-Vestfali, landi m\u00eb i populluar gjerman. Kujdestari i nj\u00eb streh\u00ebze rinore telefonoi policin\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, pasi nj\u00eb i ri i qendr\u00ebs po shfaqte \u00e7rregullime mendore. Punonj\u00ebsi pati frik\u00eb se Mohammed D., i mitur i pashoq\u00ebruar nga prind\u00ebrit, ardhur nga Senegali n\u00eb Gjermani, po tentonte t\u00eb vet\u00ebvritej me thik\u00eb. <\/p>\n<p>Me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb vendngjarje, policia p\u00ebrdori spray djeg\u00ebs dhe pistolet\u00eb neutralizuese, por pa sukses. Oficer\u00ebt policor\u00eb u shpreh\u00ebn se situata doli jasht\u00eb kontrollit, kur adoleshenti i k\u00ebrc\u00ebnoi ata me thik\u00ebn e tij. <\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre e q\u00eblloi Mohammedin t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb her\u00eb. Djali humbi jet\u00ebn sapo arriti n\u00eb spitalin e Dortmundit. Pas ngjarjes, ndaj policit 29-vje\u00e7ar nis\u00ebn hetimet, nj\u00eb procedur\u00eb rutin\u00eb, e cila nd\u00ebrmerret nga grupi hetimor sa her\u00eb ka nj\u00eb shk\u00ebmbim zjarri me pasoja fatale. <\/p>\n<p>Historik plot tensione <\/p>\n<p>Vdekja e Mohammed kulmon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aksidentesh t\u00eb tjera fatale ku \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb policia gjermane. N\u00eb qytetet e Frankfurtit dhe K\u00eblnit, dy burra q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuan policin\u00eb me thik\u00eb u vran\u00eb nga oficer\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00eb Oer-Erkenschwick nj\u00eb 39-vje\u00e7ar humbi jet\u00ebn pasi efektiv\u00ebt e policis\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn spray djeg\u00ebs ndaj tij. <\/p>\n<p>Ngjarja e fundit ka ngjallur dhjet\u00ebra protesta kund\u00ebr brutalitetit policor n\u00eb Dortmund, ku demonstruesit brohorasin &#8220;vras\u00ebs, vras\u00ebs\u201d ndaj sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb. Mohammed u vra n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb qytetit, aty ku vazhdimisht jan\u00eb regjistruar episode t\u00eb dhun\u00ebs policore, e cila ka mbizot\u00ebruar shpesh titujt e medieve. Marr\u00ebdh\u00ebniet mes policis\u00eb dhe banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb njer\u00ebz me ngjyr\u00eb dhe emigrant\u00eb, jan\u00eb ekstremisht t\u00eb tensionuara. <\/p>\n<p>Thomas Feltes, avokat i specializuar n\u00eb rastet ku akuzohet policia, i tha DW se oficer\u00ebt policor\u00eb t\u00eb Dortmundit Verior nuk shquhen p\u00ebr ndjeshm\u00ebri kulturore. Atje, thot\u00eb Feltes, patrullat dhe marrja n\u00eb pyetje jan\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb rutin\u00eb ditore. <\/p>\n<p>Trajnimi policor, nevoj\u00eb urgjente <\/p>\n<p>Pyetjes n\u00ebse rezultati i ngjarjes do t\u00eb kishte qen\u00eb i nj\u00ebjti n\u00ebse viktima do t\u00eb isht\u00eb nj\u00eb i bardh\u00eb gjerman, Feltes refuzon t&#8217;i p\u00ebrgjigjet. Ai nuk do t\u00eb spekuloj\u00eb. Megjithat\u00eb, ai u shpreh se \u00ebsht\u00eb me vler\u00eb t\u00eb theksohet se situata nd\u00ebrlikohet kur protagonist\u00ebt nuk flasin gjermanisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb polic\u00ebt nuk din\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 gjermanishtes. Polic\u00ebt e veriut t\u00eb Dortmundit jan\u00eb vazhdimisht n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb e vrasje. <\/p>\n<p>Policia ka ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr racizmit dhe antisemitizmit, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb qytetin e Dortmundit. Sipas nj\u00eb k\u00ebrkimi t\u00eb fundit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Sh\u00ebrbimi Mediatik i Migracionit, k\u00ebto tema rrall\u00eb se jan\u00eb pjes\u00eb e trajnimeve policore.Deri tani, t\u00eb vetmet lande gjermane q\u00eb kan\u00eb kryer studime t\u00eb pavarura mbi racizmin n\u00eb radh\u00ebt e policis\u00eb jan\u00eb Berlini, Saksonia e Ul\u00ebt dhe Renania-Palatinate. <\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm i Renanis\u00eb Veriore-Vestfalis\u00eb, Herbert Reul, an\u00ebtar i CDU-s\u00eb, deri tani i ka hedhur posht\u00eb akuzat se policia ka tejkaluar kompetencat. Ai deklaroi se p\u00ebrdorimi i arm\u00ebs s\u00eb zjarrit \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm n\u00eb situata p\u00ebrshkall\u00ebzuese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese, \u00e7ka mund t\u00eb ngrihet si pretendim n\u00eb ngjarjen e fundit, pasi i riu po k\u00ebrc\u00ebnonte polic\u00ebt me thik\u00eb. <\/p>\n<p>&#8220;Situata po b\u00ebhej e rrezikshme, prandaj nj\u00ebri prej oficer\u00ebve q\u00eblloi nga distanca p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebmet ndaj koleg\u00ebve t\u00eb tij\u201d \u2013 thot\u00eb Reul. <\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsit, skeptik\u00eb p\u00ebr reagimin e policis\u00eb <\/p>\n<p>Michael Maatz, z\u00ebvend\u00ebs-drejtues i shoqat\u00ebs s\u00eb policis\u00eb n\u00eb Renanin\u00eb Veriore-Vestfali, i tha DW se njer\u00ebzit e n\u00ebnvler\u00ebsojn\u00eb rrezikun q\u00eb vjen nga nj\u00eb sulm me thik\u00eb. N\u00ebse agresori d\u00ebmton nj\u00eb arterie, mund t\u00eb kesh hemoragji q\u00eb t\u00eb merr jet\u00ebn, menj\u00ebher\u00eb. Maatz apelon q\u00eb opinioni publik t\u00eb kuptoj\u00eb se polic\u00ebt &#8220;duhet t\u00eb marrin nj\u00eb vendim brenda pak sekondash se si ta menaxhojn\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb till\u00eb\u201d dhe se arm\u00ebt jan\u00eb vet\u00ebm &#8220;zgjidhja e fundit\u201d n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme. <\/p>\n<p>Gjithsesi, disa ligjv\u00ebn\u00ebs ngren\u00eb pyetjen n\u00ebse kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur v\u00ebrtet. Nicole Gohlke, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Partis\u00eb &#8220;E Majta\u201d n\u00eb parlamentin gjerman, shkroi n\u00eb Twitter se nuk e shpjegonte dot faktin se si &#8220;11 oficer\u00eb policie t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb vendngjarje, nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb neutralizonin nj\u00eb 16-vje\u00e7ar\u201d. <\/p>\n<p>Polic\u00ebt, e patrajnuar p\u00ebr njer\u00ebz me \u00e7rregullime mendore <\/p>\n<p>Verena Sch\u00e4ffer, drejtuese e grupit parlamentar t\u00eb t\u00eb Gjelb\u00ebrve n\u00eb Renanin\u00eb Veriore-Vestfali, u tha gazetar\u00ebve se ishte tronditur nga vdekja e adoleshentit, i cili kishte ardhur n\u00eb Gjermani &#8220;p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt\u201d. Kriminologu Rafael Behr, nga Akademia Policore e Hamburgut, e konsideroi ngjarjen &#8220;t\u00eb pazakont\u00eb\u201d. Edhe pse gjysm\u00eb-mitraloz\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb arm\u00eb e zakonshme q\u00eb gjendet r\u00ebndom n\u00eb makinat policore, ajo p\u00ebrdoret vet\u00ebm &#8220;n\u00eb situata absolutisht t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d. <\/p>\n<p>Feltes e d\u00ebnon me forc\u00eb reagimin e policis\u00eb, t\u00eb cilin e konsideron t\u00eb pabarabart\u00eb. &#8220;Adoleshenti kishte nj\u00eb thik\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e pamundur ta p\u00ebrdor\u00ebsh at\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Sidomos kur vendngjarja nuk ishte n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb populluar, por aty ishin vet\u00ebm 11 punonj\u00ebsit policor\u00eb dhe i riu\u201d \u2013 thekson ai. Feltes shton se polic\u00ebt duhet fillimisht t\u00eb kishin punuar p\u00ebr t\u00eb zbutur situat\u00ebn, dhe jo p\u00ebr ta r\u00ebnduar\u201d.<br \/>\nAi nuk do ta minimizoj\u00eb faktin se vdekjet e shumta n\u00eb jav\u00ebt e fundit jan\u00eb di\u00e7ka e zakonshme, duke theksuar se policia n\u00eb Gjermani vret 20 njer\u00ebz n\u00eb vit. <\/p>\n<p>Nj\u00eb problem madhor, thot\u00eb Feltes, \u00ebsht\u00eb fakti se policia nuk \u00ebsht\u00eb e trajnuar si\u00e7 duhet p\u00ebr t\u00eb menaxhuar njer\u00ebz me \u00e7rregullime mendore, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb momente t\u00eb caktuara mund t\u00eb kthehen n\u00eb rrezik p\u00ebr veten ose t\u00eb tjer\u00ebt. Polic\u00ebt p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb skenarin q\u00eb &#8220;s&#8217;din\u00eb si t&#8217;u ofrojn\u00eb atyre ndihm\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se t&#8217;i q\u00ebllojn\u00eb\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse personi nuk \u00ebsht\u00eb sp\u00ebrkatur me spray djeg\u00ebs ose nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb neutralizuese. &#8220;P\u00ebr disa njer\u00ebz, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb mendor\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb sinjal q\u00eb ata jan\u00eb n\u00ebn shenjest\u00ebr dhe mund t\u00eb mendojn\u00eb se duhet t\u00eb vet\u00ebmbrohen\u201d \u2013 thot\u00eb Feltes. <\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebpyetje edhe integriteti hetimor <\/p>\n<p>Shoqata e Avokat\u00ebve Gjerman\u00eb (DAV) \u00ebsht\u00eb mes grupeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb k\u00ebto ngjarje t\u00eb hetohen imt\u00ebsisht. Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs ka pasur akuza se hetimet zyrtare jan\u00eb t\u00eb kompromentuara, sepse policia e Dortmundit po heton vdekjen e Oer-Erkenschwick, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn juridikisionin e qytetit t\u00eb Recklinghausen. Nga ana tjet\u00ebr, Recklinghausen po heton ngjarjen e Dortmundit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt i hapur interesi. <\/p>\n<p>Aladin El-Mafaalani, akademik i cili studion emigracionin n\u00eb Gjermani, u shpreh n\u00eb Twitter se ky konflikt ngjall shum\u00eb pak besim rreth p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimeve. Feltes thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb &#8220;ekstremisht e pavend q\u00eb k\u00ebto ngjarje t\u00eb trajtohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201d, duke shtuar se m\u00ebnyra e duhur do t\u00eb ishte q\u00eb hetimet t\u00eb kryheshin nga Zyra e Policis\u00eb p\u00ebr Kriminalistik\u00ebn ose nga Ministria e Brendshme. <\/p>\n<p>Kriminologu Rafael Behr, sugjeron ngritjen e nj\u00eb komisioni t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb pavarur, i cili nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e hierarkis\u00eb policore. Megjithat\u00eb, nj\u00eb komision i till\u00eb nuk ekziston n\u00eb Gjermani. <\/p>\n<p>DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr operacione policore dhe kat\u00ebr viktima, brenda nj\u00eb jave. Gjermania po diskuton s\u00ebrish mbi dhun\u00ebn policore dhe racizmin. Viktima m\u00eb e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refugjat 16-vje\u00e7ar, i cili u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje me mitraloz. Ishte vet\u00ebmbrojtje apo tejkalim i kompetencave policore? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb shum\u00eb gjerman\u00eb\u00a0kan\u00eb ngritur pas operacionit policor ku mbeti i vrar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":13830,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12,118],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-13827","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota","8":"category-kryesore","9":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13827"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13831,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13827\/revisions\/13831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}