{"id":13567,"date":"2022-08-11T05:59:56","date_gmt":"2022-08-11T05:59:56","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=13567"},"modified":"2022-08-11T05:59:56","modified_gmt":"2022-08-11T05:59:56","slug":"bislim-ahmetaj-si-u-njoha-me-emrin-e-havzi-neles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/08\/11\/bislim-ahmetaj-si-u-njoha-me-emrin-e-havzi-neles\/","title":{"rendered":"Bislim Ahmetaj\/Si u njoha me emrin e Havzi Nel\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>(N\u00eb 34 vjetorin e varjes s\u00eb poetit Havzi Nela, nd\u00ebrgjegjia e varur e liris\u00eb dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb)<br \/>\nKjo ese eshte\u00a0 botuar ne permbledhjen &#8220;Shkrimtaret per Havzi Nelen&#8221; botim i Klubit Letrar te Tiranes ne perkujdesjen letrare te Rexhep Shahut dhe \u0130zet Shehut e sponsorizuar nga Deputeti filantrop\u00a0 Flamur Hoxha ) <\/p>\n<p>N\u00eb Kuk\u00ebs kam shkruar poezit\u00eb e para. Isha nx\u00ebn\u00ebs konviktor n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme t\u00eb Bashkuar e cila mbante emrin e partis\u00eb q\u00eb urdh\u00ebronte ngujimin n\u00ebp\u00ebr burgje dhe vrasjen e poet\u00ebve. N\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e dyt\u00eb t\u00eb prillit t\u00eb vitit 1985, na rras\u00ebn n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rrethit letrar, pak m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vet\u00eb. M\u00ebsuesit e let\u00ebrsis\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve tani m\u00eb kujtohen Nik Ukcama, Bajazit Cahani e Natasha Rrota, na shpjeguan ftoht\u00eb dhe prerazi se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnim.\u00a0 Mbi dyfletshat q\u00eb kishim p\u00ebrpara, p\u00ebr rreth 60 minuta, do t\u00eb na duhej t\u00eb krijonim nj\u00eb poezi ku t\u00eb shprehnim dhimbjen p\u00ebr humbjen e pazevend\u00ebsueshme q\u00eb kishte shkaktuar vdekja e udh\u00ebheq\u00ebs-p\u00ebrbind\u00ebshit ton\u00eb legjendar. Truri im ishte mpir\u00eb, mendja m\u00eb ishte ndalur. Jo nga dozat e larta t\u00eb disidenc\u00ebs, aq m\u00eb pak nga \u00abdhimbja\u00bb p\u00ebr \u00abhumbjen e paz\u00ebvend\u00ebsueshme\u00bb por, as sot e k\u00ebsaj dite s\u2019mund t\u00eb shkruaj di\u00e7ka me detyrim, me urdh\u00ebr,\u00a0 qoft\u00eb ai edhe nj\u00eb informacion i shp\u00ebrlar\u00eb zyrtar. Dyfletshi im, edhe pse po kalonin minutat si rryfeja n\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt, vazhdonte t\u00eb mbetej i bardh\u00eb. Syt\u00eb e mi si t\u00eb nj\u00eb ketri k\u00ebrcenin sa n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn dhe shihnin dyfletshat e shok\u00ebve dhe shoqeve t\u00eb mia t\u00eb rrethit letrar mbi t\u00eb cil\u00ebt rr\u00ebshqisnin stilolaps\u00ebt dhe q\u00eb po i mbaronin jo vet\u00ebm faqet por edhe rrjeshtat. Nj\u00eb ndjenj\u00eb makthi e fort\u00eb m\u00eb kishte kap\u00eb. Profesor Nik Ukcama, si duket e kish v\u00ebn\u00eb re se \u00e7\u2019po ndodhte me mua.\u00a0 M\u2019u afrua me qet\u00ebsi e m\u00eb tha: \u2013Ma jep mua flet\u00ebn dhe dil\u00eb jasht\u00eb! \u2013Jo, Profesor! Tani do filloj! Isha duke menduar&#8230;! -Ec djal\u00eb i mir\u00eb, e di un\u00eb sa ke menduar. Ma mori dyfletshin e bardh\u00eb mbi t\u00eb cilin kisha shkruar vet\u00ebm emrin dhe mbiemrin tim. Makthi dhe frika erdh\u00ebn duke m\u2019u shtuar. Shtanga, klasa mu rrotullua mbi krye. Megjithat\u00eb veprova me qet\u00ebsi si\u00e7 m\u00eb tha profesori.\u00a0\u00a0 Pasdite, Nik Ukcama pinte ndonj\u00eb got\u00eb tek Klubi i Beqareve, pothuajse gjithmon\u00eb vet\u00ebm. Ndodhte q\u00eb e gj\u00ebje edhe me Bajazit Cahanin. Shkova bashk\u00eb me nj\u00eb shokun tim konviktor. Ja porosit\u00ebm nj\u00eb got\u00eb f\u00ebrnet dhe ndenj\u00ebm p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb tjet\u00ebr. Pas pak ai na e bani me dor\u00eb, q\u00eb t\u2019i bashkoheshim. Na qerasi edhe ai me nga nj\u00eb got\u00eb fernet. Un\u00eb nisa t\u00eb flas. &#8211; Erdha\u2026 &#8211; E di pse erdhe! Harroje at\u00eb muhabet, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e mbylluar. U ndodh\u00eb edhe krijuesve me em\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, por koha dhe momentet jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqia. Mund t\u00eb p\u00ebrfundosh si Havzi Nela! Si Havzi Nela? Kush ishte Havzi Nela?\u00a0 Em\u00ebr krejt\u00ebsisht i panjohur p\u00ebr mua n\u00eb vitin 1985, kur akoma s\u2019kisha mbushur 18 vjet. \u00c7far gjam\u00eb e kishte gjetur Havzi Nel\u00ebn, n\u00eb \u00e7far vargu i qe shtjerrur frym\u00ebzimi, n\u00eb cil\u00ebn metafor\u00eb i kishte shp\u00ebrthyer revolta? Si kishte p\u00ebrfunduar Havzi Nela? K\u00ebto pyetje po e shponin shpirtin tim, sigurisht jo me form\u00ebn q\u00eb po i them sot, por thell\u00eb brenda meje shihja nj\u00eb burr\u00eb, nj\u00eb poet t\u00eb ngrir\u00eb, fati i t\u00eb cilit nuk i urohej askujt.\u00a0 -Mbaje mend mir\u00eb, po p\u00ebrfundove si ai, s\u2019ka kush \u00e7\u2019ka t\u00eb ba!\u00a0 Mbylle goj\u00ebn e harro, ba sikur s\u2019ke q\u00ebn\u00eb fare n\u00eb shkoll\u00eb sot. Hajde g\u00ebzuar ! Pijeni se m\u00eb duhet me ik\u00eb. E \u00e7uam me fund. Ai f\u00ebrnet i zi farmak at\u00eb pasdite prilli te vitit 1985 m\u2019u duk si l\u00ebng trendafili, leht\u00ebsues e p\u00ebrv\u00eblues n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Ia dham\u00eb dor\u00ebn Nik Ukcam\u00ebs e bashk\u00eb me shokun tim shkuam tek Klubi i Agjensis\u00eb.\u00a0 Aty ku sot, 33 vite pas vdekjes, u kthye Havzi Nel\u00ebs. At\u00ebher\u00eb kisha nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb brend\u00ebshme, pasi m\u00ebsues Nika, me p\u00ebrkujdesje prind\u00ebrore, m\u00eb kishte \u00ab shp\u00ebtuar \u00bb nga fati si i Havzi Nel\u00ebs. Histori t\u00eb vogla mbijetese, t\u00eb zakonshme p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs konviktor, si\u00e7 ishte gjetja e nj\u00eb racioni buke, nj\u00eb pakete cigaresh, nj\u00eb qepje k\u00ebpuce, nj\u00eb gote fernet, nj\u00eb bilete p\u00ebr kinema, apo 20 lek\u00ebve p\u00ebr t\u00eb qerasur me nj\u00eb tort\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb ma ngrohte zemr\u00ebn, b\u00ebnin q\u00eb gj\u00ebrat e tjera, ato t\u00eb thellat t\u00eb harroheshin, t\u00eb kalonin n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb. Por, emri i Havzi Nel\u00ebs, s\u2019do t\u00eb mbetej p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb paskujtes\u00eb. Ai do t\u00eb vinte trondit\u00ebs, vet\u00ebm tri vite m\u00eb von\u00eb. Pasi mbarova shkoll\u00ebn me emrin e partis\u00eb q\u00eb vriste dhe burgoste poet\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda, lexoja libra pafund, \u00ebnd\u00ebrroja ta vazhdoja shkollimin. Havzi Nela, emri i tij, fati i tij, m\u00eb rrinin n\u00eb gryk\u00eb si gul\u00e7, si revolt\u00eb. N\u00eb Kuk\u00ebs kishin varur nj\u00eb poet ! Kishin prer\u00eb jet\u00ebn e tij me litar ! Fjal\u00ebt e dikurshme t\u00eb Nik Ukcam\u00ebs : \u201cMund t\u00eb p\u00ebrfundosh si Havzi Nela !\u201d, m\u00eb rrihnin se \u00e7ekan n\u00eb tru, m\u00eb p\u00ebrv\u00eblonin n\u00eb shpirt e ndryshuan shum\u00eb\u00e7ka tek un\u00eb ! Sidomos vendosm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb poet\u00ebt, f\u00ebmij\u00ebt e vendit tim t\u00eb mos kishin fatin e Havzi Nel\u00ebs. Q\u00eb askush n\u00eb atdheun ton\u00eb t\u00eb mos frik\u00ebsohej nga fjala, nga poezia, nga liria. Ajo q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shok\u00ebt e mi dhe un\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990, rr\u00ebzimi i diktatur\u00ebs, ishte p\u00ebrpjekja e par\u00eb. Dinjiteti i martir\u00ebve t\u00eb liris\u00eb po kthehet e kjo na g\u00ebzon t\u00eb gjith\u00ebve. Rruga \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, 33 vjet pasi d\u00ebgjova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb emrin e tij, ndodhem sot k\u00ebtu, pran\u00eb k\u00ebtij monumenti t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr nderimin e poetit, por sidomos p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kujtes\u00ebn e brezave t\u00eb sotsh\u00ebm. Revolta dhe p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr liri s\u2019duhet t\u00eb ndalen. Havzi Nela ishte dhe mbetet frym\u00ebzues n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb !<br \/>\nI p\u00ebrulem dinjitetit, nderit dhe emrit t\u00eb poetit q\u00eb u martirizua p\u00ebr fjal\u00ebn, p\u00ebr lirin\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/CD861975-FFCE-45A5-B177-FFB88C2228BF-196x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"196\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-13568\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/CD861975-FFCE-45A5-B177-FFB88C2228BF-196x300.jpeg 196w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/CD861975-FFCE-45A5-B177-FFB88C2228BF.jpeg 628w\" sizes=\"auto, (max-width: 196px) 100vw, 196px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(N\u00eb 34 vjetorin e varjes s\u00eb poetit Havzi Nela, nd\u00ebrgjegjia e varur e liris\u00eb dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb) Kjo ese eshte\u00a0 botuar ne permbledhjen &#8220;Shkrimtaret per Havzi Nelen&#8221; botim i Klubit Letrar te Tiranes ne perkujdesjen letrare te Rexhep Shahut dhe \u0130zet Shehut e sponsorizuar nga Deputeti filantrop\u00a0 Flamur Hoxha ) N\u00eb Kuk\u00ebs kam shkruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":13569,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13567","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13567"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13570,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13567\/revisions\/13570"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13569"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}