{"id":13519,"date":"2022-08-10T08:55:04","date_gmt":"2022-08-10T08:55:04","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=13519"},"modified":"2022-08-10T08:55:04","modified_gmt":"2022-08-10T08:55:04","slug":"akil-kraja-perse-non-grata-angleze-ndryshon-gjithcka-ose-gabimi-fatal-i-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/08\/10\/akil-kraja-perse-non-grata-angleze-ndryshon-gjithcka-ose-gabimi-fatal-i-edi-rames\/","title":{"rendered":"Akil Kraja\/ P\u00ebrse non-grata angleze ndryshon gjith\u00e7ka, ose gabimi fatal i Edi Ram\u00ebs."},"content":{"rendered":"<p>Shpallja non-grata e Sali Berish\u00ebs nga Mbret\u00ebria e Bashkuar tanim\u00eb p\u00ebrben nj\u00eb lajm q\u00eb tejkalon kontekstin shqiptar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb q\u00ebllimi i Edi Ram\u00ebs dhe i rrjetit Soros ishte goditja e individit n\u00eb nj\u00eb kontekst lufte politike lokale, nga ky moment e tutje pasojat e ardhshme jan\u00eb te dimensionit evropian. Tanim\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky moment, nj\u00eb auto-gol n\u00eb fakt, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb fundin e Edi Ram\u00ebs. As ShBA-t\u00eb e as Mbret\u00ebria e Bashkuar nuk do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb rrezikojn\u00eb reputacionin e tyre nd\u00ebrkomb\u00ebtar, diplomatik e demokratik p\u00ebr hir t\u00eb tij. <\/p>\n<p>Te shpjegohemi. Fillimisht ne sensin ligjor, e m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb politik. <\/p>\n<p>Themeli i \u00e7do sistemi gjyq\u00ebsor komb\u00ebtar n\u00ebnkupton q\u00eb ligji zbatohet vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb territor mbi t\u00eb cilin ka juridiksion. N\u00ebse p\u00ebr shembull n\u00eb Angli t\u2019i jap\u00ebsh makin\u00ebs n\u00eb krahun e djathte d\u00ebnohesh me gjob\u00eb, ne Shqip\u00ebri kjo \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e ligjshme. Th\u00ebn\u00eb kjo, e drejta penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare parashikon se mund te ket\u00eb raste q\u00eb nj\u00eb ligj i huaj t\u00eb mund t\u00eb zbatohet dhe mbi rezident\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb dhe pse banon n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb d\u00ebnohesh p\u00ebrse i ke dh\u00ebne makin\u00ebs ne krahun e gabuar sipas ligjit Anglez. Por parimisht, q\u00eb kjo t\u00eb realizohet, k\u00ebrkohet nj\u00eb miratim nga shteti am\u00eb. <\/p>\n<p>Si shembull, Parlamenti i Kosov\u00ebs u detyrua t\u00eb votonte nj\u00eb ligj special p\u00ebr ti dh\u00ebne fuqi ligjore nj\u00eb Gjykate Penale n\u00eb Hag\u00eb (Holland\u00eb) p\u00ebr t\u00eb gjykuar shtetas t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr krime t\u00eb kryera po n\u00eb Kosov\u00eb. Pa k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, Hashim Tha\u00e7i nuk do t\u00eb gjykohej n\u00eb Hag\u00eb por n\u00eb Prishtine. <\/p>\n<p>E drejta penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka lindur kryesisht si pasoj\u00eb e bindjes se shtetet me demokraci t\u00eb brisht\u00eb e sisteme gjyq\u00ebsore t\u00eb dob\u00ebta, nuk jan\u00eb dot ne gjendje t\u00eb ofrojn\u00eb drejt\u00ebsi cil\u00ebsore, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr krime kundra njer\u00ebzimit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. N\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e nd\u00ebrprerjes s\u00eb ndihmave humanitare, k\u00ebto shtete jan\u00eb detyruar t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb grad\u00eb sovraniteti ligjor duke pranuar q\u00eb shtetasit e tyre t\u00eb gjykohen jasht\u00eb territorit t\u00eb tyre. Se fundmi, dhe pse ngadal\u00eb, kjo e drejt\u00eb po zgjerohet dhe me \u00e7\u00ebshtje qe prekin korrupsionin e abuzimin me resurset komb\u00ebtare. <\/p>\n<p>Strategjia e &#8220;non-grata&#8221; \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e k\u00ebsaj filozofie pozitiviste e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare e cila synon lart\u00ebsimin e standardeve t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe mir\u00eb-qeverisjes n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb globit. Pas k\u00ebtij instrumenti fillestar dhe simbolik, n\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimi t\u00eb mjeteve n\u00eb dispozicion, vin\u00eb sanksionet financiare q\u00eb mund te shkojn\u00eb deri n\u00eb sekuestrime t\u00eb pronave dhe aseteve t\u00eb individ\u00ebve te cil\u00ebt dhe pse mund te mos ken\u00eb shkelur asnj\u00eb ligj n\u00eb vendin prit\u00ebs, akuzohen se kan\u00eb shkelur ligjet n\u00eb vendin e tyre t\u00eb origjin\u00ebs. Shkalla e fundit n\u00eb serin\u00eb e instrumenteve potencial\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykimi penal nd\u00ebrkomb\u00ebtar i cili mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb burgim \u00e7do shtetas pavar\u00ebsisht vendbanimit t\u00eb tij. <\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb kthehemi tek rasti q\u00eb na intereson, arsyeja thelb\u00ebsore prapa non-grat\u00ebs ndaj Berish\u00ebs n\u00eb terma praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb se ShBA dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar nuk besojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb efikas, i pavarur dhe i drejt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend, ndaj qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe mbi t\u00eb gjitha, ndaj 200 milion eurove q\u00eb ka kushtuar deri m\u00eb tani reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Duke dashur t\u00eb godasin kund\u00ebrshtarin politik, ata q\u00eb kan\u00eb sponsorizuar aktivizimin e k\u00ebtij instrumenti n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb fakt kan\u00eb prodhuar krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ata kan\u00eb faktuar q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses vet\u00ebm n\u00eb letra. Kjo, pasi dhe ata vet\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn nga jasht\u00eb vendit. Por lind pyetja, a mund t\u00eb themi se drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb m\u00eb e besueshme se ajo komb\u00ebtare? Sipas Shteteve te Bashkuara te Amerik\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja meriton debat. <\/p>\n<p>Maksimumi i arrir\u00eb nga kjo filozofi e t\u00eb drejt\u00ebs q\u00ebndron tek krijimi i nj\u00eb Gjykate Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ratifikuar nga Shqip\u00ebria dhe nga mbi 120 shtete firm\u00ebtare t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs q\u00eb krijon k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb. Pavar\u00ebsisht numrit relativisht t\u00eb madh t\u00eb shteteve ratifikuese, Shtetet e Bashkuara jan\u00eb kundra firmosje s\u00eb k\u00ebsaj konvente. ShBA-t\u00eb mendojn\u00eb se nj\u00eb gjykate e p\u00ebrber\u00eb nga gjykat\u00ebs t\u00eb huaj nuk mund t\u00eb gjykoj\u00eb shtetas amerikan\u00eb. P\u00ebrpos arsyeve qe prekin kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe teorit\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00eb nga arsyet praktike te refuzimit amerikan \u00ebsht\u00eb dhe mungesa e besimit se gjykat\u00ebsit e huaj jan\u00eb realisht t\u00eb lir\u00eb nga influencat malinje t\u00eb huaja n\u00eb gjykimin e shtetasve amerikan\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti ata politik e ushtarak. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, mos-publikimi i asnj\u00eb informacioni mbi arsyet p\u00ebrse Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur non-grata nga ekspert\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb vler\u00ebsuar at\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb shkon n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin argumentim amerikan. Nj\u00eb shtet nuk mund t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb shtetas t\u00eb huaj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si p\u00ebr shtetasit e tij. N\u00eb SHBA dhe n\u00eb \u00e7do demokraci per\u00ebndimore, prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, barra e prov\u00ebs, ofrimi i nj\u00eb procesi t\u00eb pa-ansh\u00ebm e transparent, mund\u00ebsia p\u00ebr apelim, jan\u00eb t\u00eb drejta dhe kritere t\u00eb pa-negociushme n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb quhet akses i garantuar n\u00eb drejt\u00ebsi. Seli Berish\u00ebs, po i mohohen secila prej k\u00ebtyre t\u00eb drejtave. Ky nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet si nj\u00eb standard p\u00ebr drejt\u00ebsi. <\/p>\n<p>Me p\u00ebrfshirjen e Anglis\u00eb situata ndryshon p\u00ebr dy arsye. S\u00eb pari sepse non-grata angleze p\u00ebrfshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje dhe nj\u00eb shtetas anglez i cili nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar as n\u00eb Angli e as n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebtij t\u00eb fundit i lind e drejta ligjore e arsyeshme q\u00eb t\u00eb angazhoj\u00eb gjykatat angleze mbi dosjen e tij, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb dhe mbi non-grat\u00ebn e Sali Berish\u00ebs. S\u00eb dyti, n\u00eb ndryshim nga SHBA-t\u00eb, Anglia \u00ebsht\u00eb firm\u00ebtare e Konvent\u00ebs Evropian\u00eb s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb pal\u00eb dhe Shqip\u00ebria. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb tani ka mund\u00ebsi reale q\u00eb dhe n\u00ebse gjykatat angleze apo shqiptare nuk do ta pranonin nj\u00eb padi personale t\u00eb Sali Berish\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut. E kjo gjykat\u00eb njihet p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i jep t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut t\u00eb cilat n\u00eb rastin e Sali Berish\u00ebs jan\u00eb refuzuar nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs duke i shkaktuar personit t\u00eb tij, nj\u00eb cenim t\u00eb dinjitetit personal. <\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar maksimalisht d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb strategjis\u00eb anti-korrupsion t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb aleat\u00ebve per\u00ebndimore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si Britania e Madhe, rasti Berisha p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb specifik\u00eb q\u00eb vendos n\u00eb \u201cstres-test\u201d t\u00eb gjith\u00eb sistemin. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrallat her\u00eb q\u00eb dikush k\u00ebrkon me ngulm ballafaqim n\u00eb drejt\u00ebsi. Vangjush Dako nuk e b\u00ebri, e as Tom Dushi. As shumica e politikan\u00ebve nga lindja, Afrika apo nga Amerika latine objekt shpalljeje non-grata. Sali Berisha e b\u00ebri sepse ai k\u00ebrkon drejt\u00ebsi. Dhe sikur Sali Berisha do t\u00eb ishte fajtor p\u00ebr nj\u00eb shkelje specifike, n\u00ebse nuk behet transparenca e k\u00ebrkuar, n\u00ebse nuk ofrohet drejt\u00ebsia e synuar, i gjith\u00eb integriteti i skem\u00ebs do t\u00eb dob\u00ebsohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pariparueshme duke ulur efektivitetin moral t\u00eb saj n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Drejt\u00ebsi jepet nga vendimi, por dhe nga procesi sesi arrihet tek ajo, dhe m\u00ebnyra sesi po trajtohet rasti n\u00eb fjal\u00eb nuk i sh\u00ebrben kauz\u00ebs s\u00eb rritjes s\u00eb llogaridh\u00ebnies publike e mir\u00eb-qeverisjes. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mbi forc\u00ebn morale p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin q\u00eb bazohet ep\u00ebrsia e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe e per\u00ebndimit q\u00eb mbar\u00eb shqiptar\u00ebt aspirojn\u00eb. Ne k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat standarde ekonomike dhe administrative, jetese e ligjore, si ato q\u00eb bota per\u00ebndimore u garanton \u00e7do shtetasi t\u00eb tyre. Shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm t\u00eb jen\u00eb per\u00ebndimor dhe euro-atlantik e k\u00ebtu nuk ka koment. <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja p\u00ebrse n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, sponsorizuesit e non-grat\u00ebs jan\u00eb tanim\u00eb para dilem\u00ebs n\u00ebse duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ndjekin qorrasakun q\u00eb po i fut \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Edi Rama dhe institutet q\u00eb ka nga pas, apo duhet t\u00eb publikojn\u00eb dosjen n\u00eb fjal\u00eb duke u ballafaquar pse jo dhe n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ep\u00ebrsia morale e k\u00ebsaj strategjie t\u00eb mbetet e pakritikueshme. Abuzimi i k\u00ebtij instrumenti si nj\u00eb arm\u00eb politike jo-transparente, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebmtim ndaj filozofis\u00eb s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb bot\u00eb. M\u00ebnyra sesi po p\u00ebrdoret aktualisht c\u00ebnon ndarjen e pushteteve, rendin ligjor, pavar\u00ebsin\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si dhe vet\u00eb parimet demokratike n\u00eb themel t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare moderne. <\/p>\n<p>Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hap pas, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrjashtim q\u00eb konfirmon rregullin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktimet e ardhshme apo dhe t\u00eb shkuara non-grata, t\u00eb mos b\u00ebhen objekt dyshimesh se ato jan\u00eb rezultat lobimi e hetimi jo-profesional. Kjo do t\u00eb d\u00ebmtonte r\u00ebnd\u00eb mbar\u00eb sistemin duke sjellur m\u00eb shum\u00eb d\u00ebme se p\u00ebrfitime. Nga nj\u00eb ep\u00ebrsi morale do t\u00eb kalohej n\u00eb teori komploti. Dhe k\u00ebtu \u00e7\u00ebshtja b\u00ebhet politike: \u00e7far\u00eb rreziku e \u00e7far\u00eb d\u00ebmi madhor ka shkaktuar Sali Berisha q\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb kaq shum\u00eb v\u00ebmendje? P\u00ebrse nuk b\u00ebhet transparenca e k\u00ebrkuar n\u00eb at\u00eb pik\u00eb q\u00eb ShBA-t\u00eb e Mbret\u00ebria e Bashkuar jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb humbin n\u00eb popullaritetin e tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb mbar\u00eb trojet shqip-fol\u00ebse? P\u00ebrse kjo strategji, e cila \u00ebsht\u00eb e lavd\u00ebrueshme n\u00eb vetvete pasi k\u00ebrkon t\u00eb rris\u00eb llogaridh\u00ebnien e pushtetar\u00ebve, n\u00eb fakt duket se po prodhon m\u00eb shum\u00eb autokraci e instabilitet n\u00eb mbar\u00eb Ballkanin duke i ngjar\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb gjyqi politik? Arsyeja e vetme duket se ajo \u00ebsht\u00eb manipuluar nga interesa okulte t\u00eb cilat kan\u00eb e nxjerr\u00eb nga kuadri i saj i virtytsh\u00ebm fillestar duke e tjet\u00ebrsuar me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer nj\u00eb q\u00ebllimi krejt tjet\u00ebr: zgjatja me \u00e7do kush e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb Edi Ram\u00ebs. A ja vlen v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/780E89A8-A409-4FA0-9F39-0F6B4FDD13D0-300x200.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" class=\"alignnone size-medium wp-image-13520\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/780E89A8-A409-4FA0-9F39-0F6B4FDD13D0-300x200.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/780E89A8-A409-4FA0-9F39-0F6B4FDD13D0-768x512.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/780E89A8-A409-4FA0-9F39-0F6B4FDD13D0-330x220.jpeg 330w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/780E89A8-A409-4FA0-9F39-0F6B4FDD13D0-420x280.jpeg 420w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/780E89A8-A409-4FA0-9F39-0F6B4FDD13D0-615x410.jpeg 615w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/780E89A8-A409-4FA0-9F39-0F6B4FDD13D0-860x573.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/780E89A8-A409-4FA0-9F39-0F6B4FDD13D0.jpeg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpallja non-grata e Sali Berish\u00ebs nga Mbret\u00ebria e Bashkuar tanim\u00eb p\u00ebrben nj\u00eb lajm q\u00eb tejkalon kontekstin shqiptar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb q\u00ebllimi i Edi Ram\u00ebs dhe i rrjetit Soros ishte goditja e individit n\u00eb nj\u00eb kontekst lufte politike lokale, nga ky moment e tutje pasojat e ardhshme jan\u00eb te dimensionit evropian. Tanim\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":13521,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,9],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-13519","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione","8":"category-politika","9":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13519"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13519\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13522,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13519\/revisions\/13522"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}