{"id":12450,"date":"2022-08-01T17:25:18","date_gmt":"2022-08-01T17:25:18","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=12450"},"modified":"2022-08-01T17:25:18","modified_gmt":"2022-08-01T17:25:18","slug":"perparim-gjeka-kosova-shqiptare-si-armiku-i-armiqve-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/08\/01\/perparim-gjeka-kosova-shqiptare-si-armiku-i-armiqve-te-shqiptareve\/","title":{"rendered":"P\u00ebrparim Gjeka\/KOSOVA SHQIPTARE SI ARMIKU I ARMIQVE T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<p>Pse Putin sulmoi Ukrain\u00ebn ? Pse pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb vit? Historia e konfliktit me Ukrain\u00ebn ka filluar q\u00eb prej rr\u00ebzimit nga pushteti n\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb presidentit Janukovich, nj\u00eb zar i Putin q\u00eb po b\u00ebhej gati t\u00eb merrte rrug\u00ebn e Lukashenkos s\u00eb Bjellorusis\u00eb. Por Ukraina nuk p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb rrezik imediat p\u00ebr regjimin totalitar t\u00eb Putin edhe pse jo nj\u00eb tjet\u00ebr Bjellorusi si\u00e7 do ta donte ai, p\u00ebr aq koh\u00eb sa korrupsioni dhe luft\u00ebrat e brendshme politike p\u00ebr pushtet ishin mjaftuesh\u00ebm n\u00eb konservimin e nj\u00eb shteti t\u00eb dob\u00ebt ukrainas ku Rusia ndihej superiore. <\/p>\n<p>Me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb nj\u00eb presidenti dhe klase politike relativisht t\u00eb pakorruptuar e t\u00eb pakorruptueshme, me funksionim t\u00eb shtetit demokratik t\u00eb stilit t\u00eb Europ\u00ebs per\u00ebndimore q\u00eb po b\u00ebnte t\u00eb mundur ngritjen ekonomike\u00a0 dhe ngritjen e krenaris\u00eb komb\u00ebtare ukrainase, Kievi u b\u00eb nj\u00eb kala q\u00eb duhej rr\u00ebzuar. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, prosperiteti i k\u00ebtij shteti t\u00eb fuqish\u00ebm, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb sllavisht fol\u00ebse, me klerin ortodoks t\u00eb pavarur, me pakic\u00eb popullsie ruse n\u00eb miliona, n\u00eb koh\u00ebn e internetit, po b\u00ebhej nj\u00eb rrezik imediat p\u00ebr vet\u00eb ekzistenc\u00ebn dhe mbijetes\u00ebn e regjimit putinian. Duhej nd\u00ebrhyr\u00eb patjet\u00ebr sa nuk ishte tep\u00ebr von\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, operacioni special rus megjith\u00ebse nuk pati sukses n\u00eb pushtimin e Ukrain\u00ebs, tashm\u00eb ka arritur objektivin kryesor; ndalimin e progresit ekonomik e social t\u00eb Ukrain\u00ebs me efekt t\u00eb pakt\u00ebn 10 vje\u00e7ar. <\/p>\n<p>N\u00eb strategjin\u00eb e tyre t\u00eb efektit domino t\u00eb hapjes e nxitjes s\u00eb konflikteve ku t\u00eb munden n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb presionuar dhe shp\u00ebrndar\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb forca ushtarake dhe politike t\u00eb Per\u00ebndimit me SHBA n\u00eb krye, regjimet totalitare tashm\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin bllok aleat, patjet\u00ebr q\u00eb nd\u00ebrsimin e Serbis\u00eb kundra Kosov\u00ebs son\u00eb e kan\u00eb objektivin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;a realizuar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Kjo dihet dhe kuptohet nga t\u00eb gjith\u00eb. Askush nga armiqt\u00eb e Kosov\u00ebs shqiptare nuk mund t\u00eb jen\u00eb miq t\u00eb asnj\u00eb shqiptari, edhe pse shum\u00eb shqiptar\u00eb (t\u00eb cil\u00ebt nuk i kam kuptuar kurr\u00eb) idhullojn\u00eb Putinin. <\/p>\n<p>Por ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb kuptojm\u00eb mir\u00eb tre realitete t\u00eb tjera q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm se asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs s\u00eb pas \u00e7lirimit n\u00eb 1999. <\/p>\n<p>1. Serbia me Kosov\u00ebn po shkojn\u00eb drejt skenarit Rusi Ukrain\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb brendshme thuajse identike me ato q\u00eb \u00e7uan n\u00eb luft\u00eb atje. Vu\u00e7i\u00e7 ndodhet n\u00eb nj\u00eb kulm t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tij politike dhe ushtarake, por ekonomia serbe me gjith\u00eb ndihmat e Rusis\u00eb, Kin\u00ebs etj. nuk reflekton rritje, p\u00ebrkundrazi struktura e saj oligarkike e ngjashme me Rusin\u00eb duket e pashpres\u00eb. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ekonomia n\u00eb Kosov\u00eb po tregon shenja t\u00eb mira administrimi, rritje t\u00eb ardhurash n\u00eb buxhet, investime, subvencionime dhe ndihma sociale gjithashtu n\u00eb rritje, shtet ligjor n\u00eb veprim etj. t\u00eb cilat po shihen me sy t\u00eb mir\u00eb edhe nga vet\u00eb shumica e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Ky trend duhet ndalur me \u00e7do kusht dhe destabiliteti me paramilitar\u00eb e grupe kriminale te komunitetit serb brenda e jasht\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb i cili mund t\u00eb eskaloj\u00eb n\u00eb \u00e7do sekond\u00eb n\u00eb nd\u00ebrhyrje ushtarake nga ana e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb &#8220;mbrojtur&#8221; pakicat e saj. <\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kryesor nuk \u00ebsht\u00eb pushtimi, por shp\u00ebrq\u00ebndrimi i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga reformat dhe puna e mir\u00eb q\u00eb po b\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb frenuar rritjen ekonomike e sociale. N\u00ebse kjo qeveri bie n\u00eb k\u00ebt\u00eb kurth, ka vend p\u00ebr rezerva edhe p\u00ebr integritetin dhe s\u00eb paku p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e qeveritar\u00ebve aktual\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. <\/p>\n<p>2. N\u00eb pozicion t\u00eb ngjash\u00ebm ndodhet fatkeq\u00ebsisht edhe Shqip\u00ebria n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. Shifrat e fundit t\u00eb Eurostat e rendisin Shqip\u00ebrin\u00eb edhe prapa Kosov\u00ebs n\u00eb parametrat baz\u00eb t\u00eb mir\u00ebqenies ekonomike si paga mesatare, numri i popullsis\u00eb n\u00ebn minimumin jetik, ndihma sociale p\u00ebr banor, produktiviteti n\u00eb pun\u00eb, shkalla e zbatimit t\u00eb ligjit, borxhi publik, etj. <\/p>\n<p>Qeveria e Edi Ram\u00ebs n\u00eb 9 vjet, nuk ka t\u00eb arriturat e qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit n\u00eb dy vjet. Po pas dy vjet\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb? Prandaj Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb panik, sepse televizioni i Kosov\u00ebs shihet tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri lirsh\u00ebm dhe jo me miza si dikur &#8220;jugosllavi&#8221;. Shqiptar\u00ebt n\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shikojn\u00eb diferenc\u00ebn vet\u00eb me nj\u00eb xhiro n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe sa me shume urojn\u00eb v\u00ebllezerit kosovar\u00eb atje me gjith\u00eb fjalorin e pasur t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, aq m\u00eb shum\u00eb shajn\u00eb qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs me gjith\u00eb fjalorin e pasur t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. <\/p>\n<p>Mos kujtoni se vet\u00ebm Vu\u00e7i\u00e7 k\u00ebnaqet nga q\u00ebndrimi &#8220;drejt&#8221; i Ram\u00ebs, n\u00eb fakt edhe Rama k\u00ebnaqet nga nd\u00ebrhyrjet e Vu\u00e7i\u00e7, t\u00eb dy e kan\u00eb t\u00eb gjat\u00eb val\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me interes t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb dy jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi vale edhe me val\u00ebn sorroiste. <\/p>\n<p>3. Avokati mbrojt\u00ebs m\u00eb i madh amerikan i Serbis\u00eb kundra Kosov\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb Richard Grenell. Avokati mbrojt\u00ebs m\u00eb i madh amerikan i Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb Richard Grenell, i vetmi q\u00eb ka ardhur n\u00eb Tiran\u00eb e i ka dal\u00eb n\u00eb mbrojtje. Erdh\u00ebn edhe republikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me poste t\u00eb larta n\u00eb Tiran\u00eb, por askush nuk takoi non-gratan. <\/p>\n<p>P\u00ebrse kjo koincidenc\u00eb q\u00eb miku i armikut t\u00eb Kosov\u00ebs shqiptare u b\u00ebka mik i nj\u00eb shqiptari? Opozita destruktive n\u00eb Shqip\u00ebri e marr\u00eb nga non-grata dhe e ngjallur n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare,\u00a0 si oksigjen p\u00ebr zgjatjen e frym\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb astmatike t\u00eb mikut t\u00eb serbit Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb Tiran\u00eb, bie era tradhti burra. <\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim logjik, n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, shpresa e vetme e ndoshta garanti i vet\u00ebm p\u00ebr shqiptarin\u00eb p\u00ebr momentin mbetet vet\u00ebm aleanca e popullit ton\u00eb me Aleanc\u00ebn EuroAtlantike. Mos harroni, n\u00ebse doni t\u00eb kuptoni kush jan\u00eb armiqt\u00eb e shqiptaris\u00eb, shikoni se kush \u00ebsht\u00eb miku i armiqve t\u00eb Kosov\u00ebs shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pse Putin sulmoi Ukrain\u00ebn ? Pse pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb vit? Historia e konfliktit me Ukrain\u00ebn ka filluar q\u00eb prej rr\u00ebzimit nga pushteti n\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb presidentit Janukovich, nj\u00eb zar i Putin q\u00eb po b\u00ebhej gati t\u00eb merrte rrug\u00ebn e Lukashenkos s\u00eb Bjellorusis\u00eb. Por Ukraina nuk p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb rrezik imediat p\u00ebr regjimin totalitar t\u00eb Putin edhe pse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":12451,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12450","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12450"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12450\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12452,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12450\/revisions\/12452"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}