{"id":12040,"date":"2022-07-30T09:01:59","date_gmt":"2022-07-30T09:01:59","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=12040"},"modified":"2022-07-30T09:01:59","modified_gmt":"2022-07-30T09:01:59","slug":"osman-metalla-a-na-e-zgjidh-haga-problemin-e-delimitimit-te-hapesirave-detare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/30\/osman-metalla-a-na-e-zgjidh-haga-problemin-e-delimitimit-te-hapesirave-detare\/","title":{"rendered":"Osman Metalla\/A na e zgjidh Haga problemin e delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare?"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb folur mjaft mbi dergimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare n\u00eb Hag\u00eb. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i justifikuar. N\u00eb fund t\u00eb fundit shtete mjaft\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb detari, edhe pas vite diskutimesh e negociatash, nuk kan\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb mar\u00ebveshje mes tyre, dhe n\u00eb p\u00ebrfundim i jan\u00eb drejtuar Hag\u00ebs apo Hamburgut apo arbitrazhit n\u00eb zgjidhjene e k\u00ebtyre mosmar\u00ebveshjeve. Po Shqip\u00ebria p\u00ebrse t\u00eb mos i drejtohet Hag\u00ebs? N\u00eb fund t\u00eb fundit jemi p\u00ebrbal\u00eb nj\u00eb v\u00ebndi si Greqia e cila n\u00eb ekspertiz\u00ebn e saj lidhur me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb vite drit\u00eb para nesh. At\u00ebhere, a jemi m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb ta d\u00ebrgojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Hag\u00eb? <\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Haga zgjidhje? N\u00eb fakt gjykata e Hag\u00ebs s\u00eb bashku me gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtaret\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb detit  ka trajtuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ceshtjesh  p\u00ebrfshir\u00eb dhe raste t\u00eb cil\u00ebt paraqesin element t\u00eb ngjajsh\u00ebm me rastin Shqip\u00ebri-Greqi.  N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, shtetet kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre maksimale, dhe pas shum\u00eb raunde negociatash pa rezultat n\u00eb arritjen e konsensusit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara i jan\u00eb drejtuar pal\u00ebve t\u00eb treta.<br \/>\nNdaj dhe me t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kur pal\u00ebt jan\u00eb deklaruar se \u201ckemi r\u00ebn\u00eb dakort ti drejtohemi gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs\u201d shqet\u00ebsimi mbar\u00ebqytetar mbetet constant:<br \/>\n\u2022 A jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Hag\u00eb?<br \/>\n\u2022 N\u00eb \u00e7far kushtesh po shkojm\u00eb n\u00eb Hag\u00eb?<br \/>\n\u2022 I k\u00ebmi t\u00eb p\u00ebrcaktuara pyetjet q\u00eb do ti shtrojm\u00eb gjykat\u00ebs?<br \/>\n\u2022 A kemi ne arritje pozitive t\u00eb  negociatave t\u00eb b\u00ebra deri m\u00eb tani dhe cilat jan\u00eb k\u00ebto arritje p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort nd\u00ebrmjet pal\u00ebve?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt k\u00ebto jan\u00eb pyetje thelb\u00ebsore t\u00eb cilat i paraprijn\u00eb rezultatit t\u00eb Hag\u00ebs. Ajo \u00e7ka ka ndodhur deri tani lidhur me k\u00ebto negociata, \u00ebsht\u00eb mister pasi nuk ka patur asnje informim nga ana e qeveris\u00eb Shqiptare. N\u00ebse Ministrat Grek t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente e kan\u00eb informuar opinionin e tyre publik lidhur me gjithshka kan\u00eb arritur, madje duke e shfaqur dhe si heronj p\u00ebr k\u00ebto arritje (shih deklaratat lidhur me zgjerimin e detit territorial t\u00eb MJG), nga ana e qeveris\u00eb ton\u00eb, njw gjw e tillw nuk ka ndidhur. N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb t\u00eb interesave madhore t\u00eb v\u00ebndit nuk duhet t\u00eb ket\u00eb antagoniz\u00ebm q\u00ebndrimesh, por t\u00eb gjitha pal\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb unison p\u00ebr optimizimin e rezultatit t\u00eb mar\u00ebveshjeve. <\/p>\n<p>Politizimi i tejskajsh\u00ebm e ka d\u00ebmtuar n\u00eb themel k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Grupi negociator, m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb studioj\u00eb dhe t\u00eb trajtoj\u00eb nga pik\u00ebpamja tekniko shkencore \u00e7\u00ebshtjen e delimitimit, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndjek\u00eb orientimet politike t\u00eb ardhura nga qeveria, duke ja ngushtuar plot\u00ebsisht hap\u00ebsir\u00ebn vepruese grupit negociator. N\u00eb v\u00ebnd q\u00eb t\u00eb ishte Vendimi i gjykat\u00ebs kushtetuese, shina kryesore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb udh\u00ebhiqej grupi negociator, kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht nd\u00ebrhyrjet politike.  Cfar\u00ebdo q\u00eb t\u00eb kishte arritur grupi negociator, deklaratat politike t\u00eb drejtuesve kryesore t\u00eb qeveris\u00eb Shqiptare nuk b\u00ebnin tjet\u00ebr vecse dob\u00ebsonin pozicionin e RSH p\u00ebrball\u00eb RG.<\/p>\n<p>D\u00ebrgimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Hag\u00eb doli nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur si deklarim i Kryeministrave Grek e Shqiptar\u00eb. Krejt papritur, kur grupet negociatore po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr takimin e radh\u00ebs, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e adresimit t\u00eb atyre pikave p\u00ebr t\u00eb cilat debati vazhdonte, vjen si rrufeja n\u00eb qiell t\u00eb hapur deklarimi se \u00e7eshtja do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb! Grupi negociator kishte filluar t\u00eb ndjente sadopak optimiz\u00ebm, kishin avancuar ne dakort\u00ebsin\u00eb e vij\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb baz\u00eb (sipas deklarimeve t\u00eb ish an\u00ebtareve t\u00eb gr negociator), dhe teknikisht po mundoheshin te adresonin roblematikat. Gjerat po l\u00ebviznin. Ngadal\u00eb por kishte avancim. Mbase nuk do t\u00eb binin dakort n\u00eb shum\u00eb pika por nuk ju dha mund\u00ebsia t\u00eb vazhdonin m\u00ebtej. <\/p>\n<p>\u00c7far do ti k\u00ebrkojm\u00eb Hag\u00ebs n\u00eb k\u00ebto kushte? Do ti themi ja ku \u00ebsht\u00eb deti, na e ndani pak se ne nuk mundemi. Jemi p\u00ebrpjekur, po sja arrit\u00ebm dot! A \u00ebsh\u00ebt kjo m\u00ebnyra se si shkohet? Sigurisht q\u00eb jo. N\u00eb Hag\u00eb shkohet pasi negocitat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shterruese. Jan\u00eb arritur disa dakort\u00ebsi por ka dhe disa t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat edhe p\u00ebre jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje nuk \u00ebsht\u00eb gjetur dakort\u00ebsia. Dhe ne k\u00ebto pika si kemi t\u00eb p\u00ebrcaktuara. N\u00eb fakt, dergimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Hag\u00eb k\u00ebt\u00eb presupozon. Ti drejtohesh Gjykat\u00ebs p\u00ebr ato ceshtje p\u00ebr te cilat pal\u00ebt nuk bien dakort? Formulimi i k\u00ebtyre pyetjeve \u00ebsht\u00eb thembra e akilit. Nuk jan\u00eb pyetje t\u00eb cilat nd\u00ebrtohen leht\u00eb. Adresimi i nj\u00eb pyetje duhet t\u00eb vij\u00eb si rezultat I nj\u00eb k\u00ebrkimi, studimi, shqyrtimi, marje n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb shum\u00eb faktor\u00ebve historike, ushtrimi I pand\u00ebrprer\u00eb I t\u00eb drejt\u00ebs lundrimore, incidentet detare e gjithshka tjet\u00ebr q\u00eb implikon rezultatin e pyetjes. Nj\u00eb ga ceshtjet m\u00eb t\u00eb diskutuara \u00ebsht\u00eb dhe efekti I ishujve. Profesori I nderuar Romeo Gurakuqi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkelqyer t\u00eb fakteve historike t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jetike n\u00eb adresimin e pyetjeve t\u00eb pesh\u00ebs (efektit) t\u00eb ishujve. <\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 21 Korrik 2022, pik\u00ebrist nj\u00eb dit\u00eb para betimit t\u00eb presidentit t\u00eb ri t\u00eb RSH. Z. Bajram Begaj, ministri I jasht\u00ebm Grek z. Dendias  n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb mediave t\u00eb v\u00ebndit fqinj,  shprehet se \u201c\u00ebsht\u00eb vendosur tashm\u00eb shtrirja me 12 milje n\u00eb Jon dhe k\u00ebtu ska gj\u00eb p\u00ebr tu diskutuar p\u00ebrve\u00e7 disa gj\u00ebrave teknike q\u00eb do ti \u00e7oj\u00eb pal\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb\u201d\u2026 <\/p>\n<p>Ky deklarim s\u00eb pari b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb moment mjaft dometh\u00ebn\u00ebs, n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb q\u00ebndrimt n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb presidentit Meta, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se dhe \u201cpengesa\u201d e fundit q\u00eb ne kishim tashm\u00eb u sheshua. S\u00eb dyti, nj\u00eb deklarim i till\u00eb n\u00ebn rreshta shpreh ngaz\u00ebllimin e Ministrit t\u00eb jasht\u00ebm Grek p\u00ebr at\u00eb fitore t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka arritur n\u00eb delimitimin e hap\u00ebsirave detare me Shqip\u00ebrin\u00eb. Shprehja \u201cp\u00ebrve\u00e7 disa gj\u00ebrave teknikeq\u00eb do ti \u00e7oj\u00eb pal\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb\u201d. Sipas zotit Dendias, nuk ekzistojn\u00eb mosmar\u00ebveshje nd\u00ebrmjet pal\u00ebve, por p\u00ebr t\u00eb legalizuar at\u00eb q\u00eb plitikisht pal\u00ebt kan\u00eb arritur mes nj\u00ebra tjetr\u00ebs \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb, dhe konkretisht Gjykata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb (IJC) n\u00eb Hag\u00eb. Kjo do ti shuante z\u00ebrat kund\u00ebrshtues n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe do t\u00eb forconte dhe pozit\u00ebn greke n\u00eb pretendimet e saj detare dhe n\u00eb zona t\u00eb tjera detare p\u00ebr t\u00eb cilat ka mosmar\u00ebveshje me fqinj\u00ebt e saj lindor\u00eb. <\/p>\n<p>Deklarime t\u00eb tilla jan\u00eb kemban\u00eb alarmi.  Haga do t\u00eb na jap\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb dhe si do e k\u00ebrkojm\u00eb, ndaj dhe dhe duhet t\u00eb ulemi p\u00ebr tu p\u00ebrgatitur si\u00e7 duhet p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>O.M 30.07.2022<br \/>\nhttps:\/\/xn--cdaaa.xn--balkaneb-y1a.com\/kufiri-detar-surprizon-ministri-i-jashtem-grek-eshte-bere-12-milje-ne-jon-dhe-ne-menyre-te-njeanshme-ishte-e-drejta-jone\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb folur mjaft mbi dergimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare n\u00eb Hag\u00eb. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i justifikuar. N\u00eb fund t\u00eb fundit shtete mjaft\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb detari, edhe pas vite diskutimesh e negociatash, nuk kan\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb mar\u00ebveshje mes tyre, dhe n\u00eb p\u00ebrfundim i jan\u00eb drejtuar Hag\u00ebs apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":12041,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12040","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12040"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12040\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12042,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12040\/revisions\/12042"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}