{"id":11554,"date":"2022-07-27T15:40:52","date_gmt":"2022-07-27T15:40:52","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=11554"},"modified":"2022-07-27T15:40:52","modified_gmt":"2022-07-27T15:40:52","slug":"basir-collaku-ahmetajn-e-shkarkoi-veliaj-rama-e-firmosi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/27\/basir-collaku-ahmetajn-e-shkarkoi-veliaj-rama-e-firmosi\/","title":{"rendered":"Basir \u00c7ollaku\/Ahmetajn e shkarkoi Veliaj, Rama e firmosi"},"content":{"rendered":"<p>Arben Ahmetajn e shkarkoi kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, nd\u00ebrsa firm\u00ebn e hodhi formalisht kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj, njeriut euro-dollar\u00eb pran\u00eb Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb beteje t\u00eb ashp\u00ebr brenda PS, e pjes\u00ebve t\u00eb ndara t\u00eb k\u00ebsaj partie, e cila ka nisur t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb agresivisht. Aty jan\u00eb hesape financiare, klane, arkiv dhe ardhm\u00ebri, t\u00eb cilat po shkum\u00ebzojn\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh. P\u00ebrplasja socialiste, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pasardh\u00ebsin e Ram\u00ebs, betej\u00eb me rr\u00ebnj\u00eb p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb rrethin \u201cSoros\u201d ku nj\u00ebri ka aksionet e m\u00ebdha e tjetri \u00ebsht\u00eb prodhuar. P\u00ebrballja nuk \u00ebsht\u00eb fort artistike, por bindja kriset jo rrall\u00eb her\u00eb. Veliaj mundi n\u00eb ambicien e tij, p\u00ebr z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs t\u00eb Ram\u00ebs, rivalin politik Sajmir Tahiri, i cili kishte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mb\u00ebshtetje majtist\u00ebsh brenda partis\u00eb n\u00eb pushtet. Por afera e drog\u00ebs si platform\u00eb qeverie, pas viteve 2013-t\u00eb, nd\u00ebrtuar nga Edi Rama, i ngeci n\u00eb dor\u00eb Tahirit, duke e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ato miliona euro paligjshm\u00ebrie n\u00ebp\u00ebr duar dhe kjo solli asgj\u00ebsimin e tij politik, me kosto qelie. Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku ishin m\u00eb af\u00ebr s\u00eb bashku, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb start, n\u00eb koh\u00ebn e hapjes s\u00eb kutis\u00eb. Trash\u00ebgimia si zgjatim i et\u00ebrve, i favorizonte, nd\u00ebrsa Erion Veliaj t\u00ebrhoqi n\u00eb ekip t\u00eb p\u00ebrjashtuarin e madh, kund\u00ebrshtar cil\u00ebsor i kryesocialistit, ish-ministrin Fatmir Xhafa, njeriu q\u00eb bashk\u00eb me Gramoz Ru\u00e7in, mbanin tapin\u00eb e partis\u00eb dhe dosjet e saj, ku nuk mungojn\u00eb sekretet e Ram\u00ebs. Veliaj me pushtetin e madh financiar e t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore si votuese, t\u00eb kompanive t\u00eb shumta t\u00eb nd\u00ebrtimit, e futi Xhaf\u00ebn n\u00eb parlament jasht\u00eb projektit t\u00eb shefit. Zeruan llogarin\u00eb elektorale t\u00eb kryetarit t\u00eb PS s\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Bushati, duke e nxjerr\u00eb nga Kuvendi. Lidhjet ortake me biznese t\u00eb kriminalizuara, prish\u00ebn hart\u00ebn e dominimit partiak t\u00eb kryeministrit. Taulant Balla u shpall kryevota socialiste e 2021-it, duke l\u00ebn\u00eb Ram\u00ebn t\u00eb nervozuar n\u00eb ekstrem, si i dyti n\u00eb renditje p\u00eblqyeshm\u00ebrie. Kjo i solli atij si shp\u00ebrblim, heqjen nga posti i numrit dy t\u00eb partis\u00eb, duke hapur vend p\u00ebr lakmitarin e zon\u00ebs s\u00eb par\u00eb operative, Damian Gjiknurin, q\u00eb i zuri vendin, me replika t\u00eb lehta gazmore. Aqif Rakipi si aleat i or\u00ebve t\u00eb fundit, pas nj\u00eb kurrizi t\u00eb kthyer prej koh\u00ebsh, n\u00eb parlamentaret e vitit t\u00eb shkuar, rr\u00ebmbeu dy mandate n\u00eb Tiran\u00eb dhe Elbasan, p\u00ebr llogarit\u00eb e vjetra socialiste. Tom Doshi nga ana tjet\u00ebr, eklipsoi Ilir Beqen n\u00eb Shkod\u00ebr, zgjeroi veten n\u00eb Tiran\u00eb, duke marr\u00eb tre mandate, s\u00ebrish p\u00ebr Ram\u00ebn. Kryeministri n\u00ebn efektin e lidhjeve t\u00eb forta ambasadash,\u00a0 p\u00ebr arsye t\u00eb dyshimta, i q\u00ebllonte kund\u00ebrshtar\u00ebt e brendsh\u00ebm me plumba diplomatik\u00eb. E nisi me Doshin, q\u00eb hapi leht\u00eb krah, duke l\u00ebn\u00eb tre ushtar\u00eb gati. Radha e bindjes si e duan ata, amerikan\u00ebt, jan\u00eb lista non-gratash, bindi Lefter Kok\u00ebn t\u00eb zhb\u00ebhet me nj\u00eb deklarat\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb qeli, si kurban p\u00ebr \u00e7orb\u00ebn e plehrave gjys\u00ebm miliard euroshe, nj\u00ebher\u00ebsh dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb presion Armand Duk\u00ebs si ultimatum i Erion Veliajt. Mesazhe t\u00eb publikuara t\u00eb Veliajt, ku k\u00ebrkonte largimin e Duk\u00ebs nga Federata e Futbollit, ishulli i vet\u00ebm i pushtuar prej tij, flisnin se mund t\u00eb gjendej nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr Terin, sepse si\u00e7 premtonte kryebashkiaku s\u00eb paku si hap t\u00eb par\u00eb, kishin kursyer familjar\u00ebt e tij, bashk\u00ebshorten dhe djalin e ish-ministrit t\u00eb arrestuar. K\u00ebto nuk hyjn\u00eb m\u00eb te sekretet. Ndon\u00ebse SPAK \u00ebsht\u00eb syverb\u00ebr e vesh\u00ebshurdh\u00ebr n\u00eb k\u00ebto detaje penale. Rama u detyrua t\u00eb p\u00ebrkulet ndaj presionit t\u00eb vart\u00ebsit t\u00eb tij, sepse fuqia nga jasht\u00eb i komplikon ekuilibrat. Fotot e p\u00ebrbashk\u00ebta me mentorin e p\u00ebrbashk\u00ebt Xhorxhin 90 e kusur vje\u00e7ar\u00eb, jan\u00eb gara e mb\u00ebshtetjes ku her\u00eb nxiton nj\u00ebri dhe her\u00eb mungon tjetri. Ndaj p\u00ebr t\u00eb zbutur acarimin, em\u00ebroi s\u00eb pari kryesocialist t\u00eb Tiran\u00ebs kryebashkiakun. N\u00eb fillim t\u00eb muajit korrik, kryesia e PS-s\u00eb rikonfirmoi n\u00eb krye t\u00eb PS n\u00eb Kryeqytet, Erion Veliajn p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme shoq\u00ebruar me alibin\u00eb e Gjiknurit, se kjo zgjedhje \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb objektivave politike q\u00eb kjo forc\u00eb ka. P\u00ebrpjekja p\u00ebr paqe mes kryeministrit e kryetarit lokal, sulmuesit n\u00eb hije, nuk ka p\u00ebrfunduar ende. Ahmetaj me nj\u00eb arkiv t\u00eb madh ngjarjesh n\u00eb financat, buxhet, ndihma, para gri dhe t\u00eb zeza, aty ku akuzat e pafundme flasin p\u00ebr pla\u00e7kitje, \u00ebsht\u00eb larguar dhunsh\u00ebm nga detyra, sepse Veliaj ka kusht\u00ebzuar Ram\u00ebn. Sigurisht ai do jet\u00eb n\u00eb stol rezervash n\u00eb zhvillimet q\u00eb po ziejn\u00eb. P\u00ebr t\u00eb rikuperuar p\u00ebr sy e faqe publikisht dhe p\u00ebr t\u00eb mjekuar inatin dhe forc\u00ebn e l\u00ebnduar t\u00eb tij, Rama zgjodhi Belinda Ballukun, nj\u00eb tjet\u00ebr humorprish\u00ebse t\u00eb Veliajt, besnike t\u00eb tij, si pasardh\u00ebse t\u00eb Ahmetajt. Zgjedhjet vitin e ardhsh\u00ebm, mund t\u00eb sjellin surpriza nga vet\u00eb t\u00eb majt\u00ebt. Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb fort i sevdallosur p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, n\u00eb egon e shfaqur hapur p\u00ebr t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar Edi Ram\u00ebn n\u00eb qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs. Kjo mund t\u00eb bashkoj\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb prodhuar n\u00eb vitin 2023, zgjedhje parlamentare. Koha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar kreun e mazhoranc\u00ebs sot, opozit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme. Veliaj ka v\u00ebn\u00eb shishen. Por, Rama nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ik\u00ebs me d\u00ebshir\u00eb. P\u00ebrkundrazi. Ai shet k\u00ebdo gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr fundshpin\u00ebn e tij, ku nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb shiturit mud t\u00eb jet\u00eb Erion Veliaj, kryesisht n\u00eb dosjen e incenerator\u00ebve.\u00a0 Ndaj p\u00ebrplasja do na dhuroj\u00eb befasira t\u00eb puset\u00ebs s\u00eb qeverisjes 9-vje\u00e7are. Lufta brenda llojit n\u00eb pushtet, ka nisur\u2026 Parat\u00eb e vjedhura po b\u00ebhen diamante e flori n\u00eb banka n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Dikush ka dijeni ku gjenden e mund t\u2019i ndryshk\u00eb. Lufta politike ka edhe t\u00eb vrar\u00eb politik\u00eb. T\u00eb plagosurit po shtohen dhe num\u00ebrohen, ndaj Ahmetajn e hoqi Veliaj dhe e firmosi Rama. Lefteri dihet, nuk ishte Koka\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben Ahmetajn e shkarkoi kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, nd\u00ebrsa firm\u00ebn e hodhi formalisht kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj, njeriut euro-dollar\u00eb pran\u00eb Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb beteje t\u00eb ashp\u00ebr brenda PS, e pjes\u00ebve t\u00eb ndara t\u00eb k\u00ebsaj partie, e cila ka nisur t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb agresivisht. Aty jan\u00eb hesape financiare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":11555,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,9],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-11554","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione","8":"category-politika","9":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11554"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11556,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11554\/revisions\/11556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}