{"id":11437,"date":"2022-07-26T18:21:49","date_gmt":"2022-07-26T18:21:49","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=11437"},"modified":"2022-07-26T18:21:49","modified_gmt":"2022-07-26T18:21:49","slug":"kush-eshte-politikani-i-m-me-dosje-si-bashkepunetor-i-sigurimit-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/26\/kush-eshte-politikani-i-m-me-dosje-si-bashkepunetor-i-sigurimit-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb politikani I.M. me dosje si bashk\u00ebpun\u00ebtor i sigurimit t\u00eb shtetit?"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb politikan i lart\u00eb shqiptar del bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit. Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (1944\u00f71991) ka publikuar nj\u00eb raport t\u00eb ri, duke hedhur dyshime se nj\u00eb politikan ka bashk\u00ebpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb faqen zyrtare n\u00eb Facebook, del se politikani, i identifikuar me iniciale I. M., rezulton se ka dosje t\u00eb klasifikuara t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. <\/p>\n<p>Njoftimi i Autoritetit t\u00eb Dosjeve: <\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 26 korrik 2022 <\/p>\n<p>Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, institucion i pavarur, i krijuar p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb informimit t\u00eb individ\u00ebve, institucioneve, studiuesve dhe mediave me dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, ushtron prej 5 vitesh veprimtarin\u00eb e tij, bazuar n\u00eb ligjshm\u00ebri, transparenc\u00eb dhe bashk\u00ebpunim me institucionet shtet\u00ebrore. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme me p\u00ebrpunimin e materialeve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, s\u00eb fundmi Autoriteti \u00ebsht\u00eb ndeshur me informacione dhe t\u00eb dh\u00ebna mbi nj\u00eb personazh me profil t\u00eb lart\u00eb politik. Institucionit iu k\u00ebrkua n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike q\u00eb t\u00eb verifikohej figura e shtetasit I. M. n\u00eb dosje t\u00eb klasifikuara t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe materialet u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e zgjedhur. Me vendimin nr. 321, dat\u00eb 26.07.2022 t\u00eb Autoritetit, t\u00eb dh\u00ebnat iu p\u00ebrcoll\u00ebn Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.P\u00ebr identifikimin e materialeve t\u00eb tilla dhe informimin mbi to, Autoriteti k\u00ebrkon t\u00eb kthehet v\u00ebmendja te ndryshimet e ligjit nr. 45\/2015 \u201cP\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit p\u00ebr Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d i ndryshuar dhe problematikat e v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb zbatimin e disa dispozitave. Konkretisht: Verifikimi i zyrtar\u00ebve p\u00ebrpara em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 29, pika 4 t\u00eb ligjit45\/2015 i ndryshuar, ku parashikohet: \u201cAutoriteti nuk administron k\u00ebrkesat p\u00ebr informacion p\u00ebr zyrtar\u00ebt q\u00eb propozohen t\u00eb em\u00ebrohen ose ngrihen n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikat\u00ebs s\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.\u201d Pra, emrat e shqyrtuar m\u00eb her\u00ebt nga komisionet Mezini-Bezhani nuk verifikohen nga Autoriteti,me dispozit\u00eb ligjore. Nga ana tjet\u00ebr, neni 29 pika 4 t\u00eb ligjit nr. 45\/2015, i ndryshuar, zbatohet vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebrkesat p\u00ebrinformim t\u00eb paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, dhe jo p\u00ebr k\u00ebrkesatindividuale p\u00ebr informim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Autoriteti nuk kusht\u00ebzohet nga norm\u00eb urdh\u00ebruese dhe e jep dokumentacionin n\u00ebadministrim, si\u00e7 rezulton nga verifikimi. Disa her\u00eb, (n\u00ebntor 2018, shkurt 2020, her\u00eb, (n\u00ebntor 2018, shkurt 2020, etj.), Autoriteti ka paraqitur propozime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00ebligj sa i takon dispozit\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, drejtuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, KQZ, Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, bashk\u00ebkryetar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhor edhe OSBE-s\u00eb. Shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb paraqitur s\u00eb fundmi nga znj. Gentiana Sula, n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb 21 korrikut 2022, gjat\u00eb raportimit t\u00eb veprimtaris\u00eb p\u00ebr vitin 2021. N\u00eb k\u00ebto rrethana, n\u00eb rastet e shqyrtuara me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. \u00c7., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr em\u00ebrim\/ngritje n\u00eb detyr\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb rastet kur k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt emra b\u00ebhet p\u00ebr verifikim figure, Autoriteti administron t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin mbi personin n\u00eb fjal\u00eb. Ng\u00ebr\u00e7i e v\u00eb institucionin n\u00eb pozit\u00ebn q\u00eb, nj\u00eb vendim i tij n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs institucionale, deklaron se subjekti zot\u00ebron certifikat\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb se figur\u00ebs s\u00eb tij nga komisione t\u00eb m\u00ebhershme verifikuese.<br \/>\nVendimi tjet\u00ebr, \u2013 i marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs individuale, \u2013 shprehet q\u00eb po i nj\u00ebjti subjekt rezulton me dokumente t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. T\u00eb dy vendimet jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 45\/2015, i ndryshuar. I gjendur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb n\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, Autoriteti vler\u00ebson se \u00e7do rrethan\u00eb apo informacion i njohur nga vet\u00eb k\u00ebrkuesi apo publiku, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Autoriteti \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni apo disponon informacion se ekziston, duhet t\u00eb pasqyrohet dhe t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e vendimit n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrshkruese dhe arsyetuese t\u00eb secilit vendim. Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj situate, ku dokumentacioni i funksionimit t\u00eb komisioneve t\u00eb m\u00ebparshme \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm me mang\u00ebsi fizike dhe t\u00eb an\u00ebs formale, por n\u00eb disa raste ka rezultuar i pasakt\u00eb n\u00eb verifikimet e kryera nga Autoriteti n\u00eb dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. <\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi i ligjit ndihmon kryerjen e proceseve t\u00eb pun\u00ebs me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, integritet dhe transparenc\u00eb, p\u00ebr ruajtjen e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb institucionit p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb figurat e verifikuara p\u00ebr em\u00ebrim, ngritje n\u00eb detyr\u00eb apo si t\u00eb zgjedhur qendror\u00eb e vendor\u00eb, luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vendimmarrje dhe politikat publike. S\u00eb dyti, verifikimi i kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb\/kryetar\u00eb bashkie dhe angazhimi minimal i subjekteve politike, p\u00ebr zbatimin e nenit 30 t\u00eb ligjit 45\/2015, i ndryshuar. N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb qershorit 2017, nga 18 parti politike t\u00eb regjistruara, vet\u00ebm dy t\u00eb tilla, (p\u00ebrkat\u00ebsisht PDIU, 144 emra dhe Aleanca Popullore p\u00ebr Drejt\u00ebsi, 141 emra) paraqit\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr verifikim t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb prillit 2021, vet\u00ebm kat\u00ebr subjekte politike (Partia L\u00ebvizja Pun\u00ebtore Shqiptare, Partia Bindja Demokratike, Partia Aleanca p\u00ebr Barazi dhe Drejt\u00ebsi Evropiane, (ABDE), Partia Aleanca Demokristiane e Shqip\u00ebris\u00eb), gjithsej 61 kandidat\u00eb, mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr integritetin e zgjedhjeve. Autoriteti i \u00ebsht\u00eb drejtuar me shkres\u00eb t\u00eb gjitha partive politike t\u00eb regjistruara n\u00eb zgjedhje (31 gjithsej) q\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 30 t\u00eb ligjit 45\/2015, i ndryshuar, t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me institucionin p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrave p\u00ebr verifikim t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, kryetar\u00eb bashkish dhe kryetar\u00eb k\u00ebshilli qarku. <\/p>\n<p>P\u00ebr zgjedhjet parlamentare 2017 dhe 2021, nga Autoriteti u verifikuan 446 kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb, ku 441 rezultuan pa dokumente dhe 5 kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb figuruan bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb dokumente t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Autoriteti k\u00ebrkon t\u00eb shqyrtohen me prioritet problematikat e ngritura n\u00eb vite sa i takon verifikimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb em\u00ebrohen, ngrihen n\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb fushata zgjedhore qendrore evendore, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb impakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb politikat publike n\u00eb vend.<br \/>\nAutoriteti siguron shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, grupet e interesit, institucionet dhe partner\u00ebt, q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kryej\u00eb me integritet, transparenc\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale detyrat e ngarkuara nga ligji, p\u00ebr zbardhjen e s\u00eb shkuar\u00ebs komuniste, n\u00eb funksion t\u00eb s\u00eb ardhmes dhe konsolidimit t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb politikan i lart\u00eb shqiptar del bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit. Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (1944\u00f71991) ka publikuar nj\u00eb raport t\u00eb ri, duke hedhur dyshime se nj\u00eb politikan ka bashk\u00ebpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb faqen zyrtare n\u00eb Facebook, del se politikani, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":11438,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11437","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11439,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11437\/revisions\/11439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}