{"id":10857,"date":"2022-07-23T19:41:11","date_gmt":"2022-07-23T19:41:11","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=10857"},"modified":"2022-07-23T19:41:11","modified_gmt":"2022-07-23T19:41:11","slug":"klubi-i-futbollit-tirana-histori-e-pjeseshme-nga-1920-1965","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/23\/klubi-i-futbollit-tirana-histori-e-pjeseshme-nga-1920-1965\/","title":{"rendered":"Klubi i Futbollit Tirana (Histori e pjes\u00ebshme nga 1920-1965)"},"content":{"rendered":"<p>Krenaria e futbollit shqiptar<br \/>\nHistoria e lavdishme dhe e pambarimt\u00eb e nj\u00eb fanelle emblematike te futbollit shqiptar. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb merit\u00eb e shum\u00eb brezave nga themelimi i k\u00ebsaj skuadre e deri m\u00eb tani q\u00eb ka ditur t\u00eb intensifikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb autoritare t\u00eb mundshme shkall\u00ebn e ambicieve t\u00eb saj p\u00ebr trofet\u00eb e kampiones s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb <\/p>\n<p>Pak muaj kishin kaluar nga 11 shkurti 1920, ku n\u00eb Kongresin historik t\u00eb Lushnjes qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina mori vendim p\u00ebr shpalljen e Tiran\u00ebs kryeqytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur m\u00eb 15 gusht u themelua Sport Klub Tirana. K\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb historike p\u00ebr sportin shqiptar, n\u00eb kryeqytetin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb shtetit t\u00eb shqiptar\u00ebve padyshim pjes\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs e kontinentit t\u00eb vjet\u00ebr, ku sapo kishin nisur t\u00eb funksiononin institucionet e para t\u00eb shtetit shqiptar, q\u00eb tet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb kishte fituar m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb e tij nga sundimi pes\u00ebshekullor otoman, u shtua edhe nj\u00eb institucion kulturor sportiv, prania e t\u00eb cilit ndoshta qe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb rast\u00ebsishme, por q\u00eb gjithsesi shum\u00eb shpejt u konstatua dhe u faktua domosdoshm\u00ebria e tij. Gjithsesi, edhe pse kjo dat\u00eb fiksoi fillimin e funksionimit t\u00eb nj\u00eb klubi sportiv, ajo kurrsesi nuk sh\u00ebnonte zanafill\u00ebn e zhvillimit t\u00eb sporteve n\u00eb Tiran\u00eb. &#8220;Rr\u00ebnj\u00ebt&#8221; e ushtrimit t\u00eb sporteve n\u00eb trev\u00ebn e Tiran\u00ebs ishin shum\u00eb vite m\u00eb thell\u00eb se p\u00ebrpara k\u00ebsaj date. E theksojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt sepse, n\u00ebp\u00ebr lagjet e at\u00ebhershme: &#8220;Abdulla Bej, &#8220;Sulejman Pasha&#8221;, &#8220;Ali Efendi&#8221;, &#8220;Poshtri&#8221;, &#8220;Lagjja re&#8221; etj, t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb fillim shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb sheshet pran\u00eb xhamive, teqeve, shkollave e sidomos n\u00eb kopshtet e shum\u00eb prej familjeve t\u00eb nderuara tiranase si: Petrela, Lleshi, Kokonozi, Fortuzi, Celiku, Alimehmeti, Qorrali, Kika, Qyqja, Xhafa etj, sip\u00ebrfaqe t\u00eb t\u00ebra nga kopshtet e tyre i linin enkas pa punuar, p\u00ebr t&#8217;u arg\u00ebtuar e ushtruar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb lloje t\u00eb ndryshme sporti, pa harruar kurrsesi edhe loj\u00ebrat e ndryshme e t\u00eb shumta popullore, djemt\u00eb e tyre t\u00eb talentuar. Shum\u00eb nga k\u00ebta djem fal\u00eb p\u00ebrkujdesjes s\u00eb prind\u00ebrve, studionin n\u00ebp\u00ebr universitetet evropiane, kur ktheheshin me pushime, sillnin gjithnj\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb rejat m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb sporteve dhe loj\u00ebrave, q\u00eb ushtroheshin n\u00eb vendet ku studionin, por edhe m\u00ebnyrat e p\u00ebrparuara t\u00eb grupimit e organizimit t\u00eb shoq\u00ebrive sportive. <\/p>\n<p>Dhe fal\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebtij fakti shum\u00eb shpejt n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha lagjet e Tiran\u00ebs, pa th\u00ebn\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr rrugica t\u00eb ve\u00e7anta lind\u00ebn shoq\u00ebrit\u00eb e para sportive me emra tejet dometh\u00ebn\u00ebs: &#8220;Djelm\u00ebnia&#8221;, &#8220;Agimi&#8221;, &#8220;Shpresa&#8221;, &#8220;Pashko Vasa&#8221;, &#8220;Naim Frash\u00ebri&#8221;, &#8220;Moisi Golemi&#8221; etj. Ve\u00e7mas futbollit dhe lojrave me dor\u00eb djemt\u00eb tiranas n\u00eb ato vite kishin pasion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sh\u00ebtitjet turistike, njohjen dhe zbulimin e bukurive t\u00eb natyr\u00ebs, q\u00eb treva e Tiran\u00ebs i kishte aq t\u00eb shumta. K\u00ebshtu organizonin shpesh ngjitje n\u00eb malin e Dajtit, n\u00eb kalat\u00eb e Petrel\u00ebs e t\u00eb Prez\u00ebs, apo b\u00ebnin gara me bi\u00e7ikleta deri tek ura Beshirit, apo deri n\u00eb Vor\u00eb e kthim etj. Grupet bojskautist\u00eb ishin t\u00eb shumt\u00eb dhe veprimtarit\u00eb e tyre, ku merrnin pjes\u00eb me dhjet\u00ebra t\u00eb rinj ishin t\u00eb dendura. Gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb ver\u00ebs ushtronin notin n\u00ebp\u00ebr pellgjet e Erzenit, T\u00ebrkuz\u00ebs e Riglat\u00ebs (lumi Tiran\u00ebs), sidomos pellgjet e ur\u00ebs s\u00eb Brrarit ishin nga m\u00eb t\u00eb frekuentuarit. T\u00eb djelave ende pa feksur dielli mbi Dajt, shum\u00eb familje tiranase, por edhe grupe t\u00eb rinjsh udh\u00ebtonin kush m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me bi\u00e7iklet\u00eb apo me kuaj e karroca si edhe me autovetura p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend sa m\u00eb shpejt n\u00eb ullishten p\u00ebrqark shk\u00ebmbit gjigand, t\u00eb cilin rryma e ujit e kishte \u00e7ar\u00eb m\u00eb dysh, duke krijuar nj\u00eb figuracion interesant prej shtat\u00eb &#8220;odash&#8221; me thell\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme, ku rridhte uji i kulluar. Aty n\u00eb distanc\u00ebn e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb odave djemt\u00eb konkurronin n\u00eb gara noti t\u00eb stileve t\u00eb ndryshme, si dhe n\u00eb hedhje nga lart\u00ebsit\u00eb e thepisura t\u00eb shk\u00ebmbit. <\/p>\n<p>Veprimtari e dendur sportive zhvillohej n\u00eb ato vite n\u00ebp\u00ebr shkollat e Tiran\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb gjimnazin e shtetit, n\u00eb shkoll\u00ebn teknike t\u00eb Harry Fulcz etj. Nj\u00eb nga nism\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr krijimin e shoqat\u00ebs &#8220;Fryma e re&#8221; n\u00eb gjimnazin e shtetit b\u00ebhet Prof. Dr. Shefqet Ndroqi &#8220;Qytetar Nderi&#8221; i Tiran\u00ebs bashk\u00eb m\u00eb shok\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb Dr. Isuf Dashi, Prof. Abdulla Shehri, Prof. Selman St\u00ebrmasi, Rexhep Ma\u00e7i, Rexhep Luga etj. Kjo shoqat\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim zhvillimin e kultur\u00ebs dhe sportit. Fill pas krijimit t\u00eb grupit t\u00eb teatrit ata formojn\u00eb skuadr\u00ebn e futbollit, e cila shum\u00eb shpejt b\u00ebhet e njohur n\u00eb gjith\u00eb qytetit. Dhe kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr fitoret e bujshme q\u00eb arrinte kund\u00ebr skuadr\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs teknike, apo t\u00eb gjimnazit t\u00eb Shkodr\u00ebs, por sidomos p\u00ebr talentet e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb futbollit q\u00eb spikat\u00ebn n\u00eb radh\u00ebt e saj.<br \/>\nB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup djemsh t\u00eb talentuar, q\u00eb e luanin me shum\u00eb pasion futbollin t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb t\u00eb parin kampionat t\u00eb topk\u00ebmb\u00ebs shqiptare u b\u00ebn\u00eb baza kryesore e formacionit t\u00eb skuadr\u00ebs bardheblu t\u00eb Sport Klubit Tirana. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj k\u00ebtyre veprimtarive t\u00eb djemve tiranas, q\u00eb t\u00ebrhiqnin aq shum\u00eb shikues n\u00eb fush\u00ebn e Shallvares u treguan disa familje t\u00eb njohura tiranase q\u00eb merreshin me tregti. K\u00ebshtu fal\u00eb kujdesit t\u00eb tyre u organizuan disa veprimtari midis shoq\u00ebrive sportive, q\u00eb Tirana si\u00e7 tham\u00eb i kishte t\u00eb shumta jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr lagje, por edhe n\u00eb rrugica. K\u00ebshtu or\u00ebndreq\u00ebsit e njohur Tufina, organizonin her\u00eb pas here kup\u00ebn &#8220;Tufina&#8221;. Fituesit, ve\u00e7 kup\u00ebs s\u00eb trofeut, fitonin edhe nga nj\u00eb or\u00eb dore t\u00eb mark\u00ebs &#8220;Longines&#8221;. T\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebnte shpesh edhe familja Gjinali. Bashk\u00eb me kup\u00ebn, futbollist\u00ebt fitues fitonin edhe nga nj\u00eb kostum stofi t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb &#8220;Marzzotto&#8221; nga m\u00eb t\u00eb mirat e asaj kohe. Dalloheshin shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto veprimtari shoq\u00ebrit\u00eb &#8220;Agimi&#8221;, &#8220;Moisi Golemi&#8221;, &#8220;Kont Urani&#8221;, etj. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu, gradualisht pas k\u00ebsaj themelimi i Sport Klubit Tirana fillimisht u pa si nj\u00eb shkall\u00eb tjet\u00ebr organizimi dhe e zhvillimit t\u00eb veprimtarive sportive, t\u00eb cilat duheshin \u00e7uar m\u00eb tej n\u00eb p\u00ebrballje, matje aft\u00ebsisht e garimi, ashtu si\u00e7 ndodhte me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn. Pra duhej dal\u00eb nga ai &#8220;ngujim&#8221; &#8221; ndeshjesh vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb lagjesh e grupesh shoq\u00ebrore. Tashm\u00eb kishte ardhur koha p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb forcat e aft\u00ebsit\u00eb n\u00eb prov\u00eb edhe me bashk\u00ebmoshatar\u00eb n\u00eb qytetet fqinj dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt si edhe ata, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb dukshme. Ndaj jemi t\u00eb mendimit se, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kulmore t\u00eb zhvillimit t\u00eb veprimtarive sportive krijimi i nj\u00eb klubi sportiv erdhi si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri krejt e natyrshme e pasionit t\u00eb atyre t\u00eb rinjve t\u00eb talentuar t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb asaj periudhe, t\u00eb cil\u00ebt deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin inkuadruar n\u00ebp\u00ebr shoqata me emra dometh\u00ebn\u00ebs si\u00e7 theksuam m\u00eb lart &#8220;Djelm\u00ebnia&#8221;,&#8221;Shpresa&#8221;,&#8221;Agimi&#8221;,&#8221;Rrufeja&#8221;,&#8221;Moisi Golemi&#8221;, &#8220;Naim Frash\u00ebri&#8221;, &#8220;Vaso Pasho&#8221; etj. <\/p>\n<p>Konseguent e t\u00eb bindur kat\u00ebrcip\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb gjurm\u00ebt e bashk\u00ebmoshatar\u00ebve evropian\u00eb, jo vet\u00ebm ishin krijuar por, edhe ishin pjekur kushtet e duhura q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e vogla sportive t\u00eb deriat\u00ebhershme t\u00eb lagjeve, m\u00ebhallave e rrugicave t\u00eb bashkoheshin n\u00eb nj\u00eb klub t\u00eb vet\u00ebm, i cili do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte ngjyrat e qytetit n\u00eb rang komb\u00ebtar. Nd\u00ebrkoh\u00eb duhet theksuar edhe fakti se, n\u00eb radh\u00ebt e k\u00ebtyre djemve kishte koh\u00eb q\u00eb vlonte d\u00ebshira p\u00ebr t&#8217;u bashkuar n\u00eb nj\u00eb klub. Dhe kjo ndodhi m\u00eb 15 gusht 1920, kur nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh tiranas, me n\u00eb krye: Bahri e Said Toptani, Stefan Shundi, Anastas Koja, Anastas Shundi, Irfan Gjinali, Reshat Tafalla, Jonuz Tafaj etj., mbledhur n\u00eb kafe &#8220;Kursal&#8221;, vendndodhja e s\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs gati ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me godin\u00ebn e Bank\u00ebs, formuan Sport Klub Tirana.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij akti, u hartua programi, statuti dhe u caktua emblema, q\u00eb i kishte rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb bardheblun\u00eb e flamurit t\u00eb oxhakut toptanas dhe n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb oqeanike t\u00eb genit tiranas, q\u00eb karakterizohet nga bardh\u00ebsia e shpirtit dhe \u00e7ilt\u00ebrsia e ndjenjave qiellore. U caktuan kuotizacionet e an\u00ebtar\u00ebve. T\u00eb gjitha familjet tiranase sipas d\u00ebshir\u00ebs e mund\u00ebsive kontribuan financiarisht p\u00ebr Sport Klubin Tirana. Sidomos tregtar\u00eb t\u00eb njohur derdh\u00ebn t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme n\u00eb ark\u00ebn e klubit. N\u00eb nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr t\u00eb kryesis\u00eb zhvilluazr pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, iu k\u00ebrkua n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shkrese bashkis\u00eb, drejtuar konkretisht kryetarit z. Fuat Toptani, madje nj\u00ebkoh\u00ebsisht e nj\u00ebjta k\u00ebrkes\u00eb iu paraqit edhe kryeministrit t\u00eb asaj kohe Z. Sulejman Delvina, leja p\u00ebr caktimin e nj\u00eb sheshi, ku Sport Klub Tirana t\u00eb ushtronte normalisht aktivitetet e veta sportive. Interesimi i vet\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb asaj kohe, Z. Fuat Toptani, b\u00ebri t\u00eb mundur dh\u00ebnien me qira t\u00eb truallit n\u00eb Shallvare. Kjo fush\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shtrihej n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrball\u00eb godin\u00ebs s\u00eb hotel &#8220;Dajtit&#8221;, sakt\u00ebsisht n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Parkut &#8220;Rinia&#8221; dhe m\u00eb tej matan\u00eb rrug\u00ebs nga bregu i Lan\u00ebs n\u00eb truallin ku jan\u00eb ngritur pallatet e Shallvares e deri aty ku nd\u00ebrpritet nga rruga &#8220;Myslym Shyri&#8221;. Em\u00ebrtimi &#8220;Shallvare&#8221; i kishte mbetur ngaq\u00eb aty n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit otoman, ushtar\u00ebt e garnizonit turk q\u00eb ishte dislokuar n\u00eb Tiran\u00eb st\u00ebrvitej dhe kryente gara t\u00eb karakterit fizik e ushtarak. Nd\u00ebrkoh\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se, ajo ishte nj\u00eb fush\u00eb ideale, q\u00eb kishte p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb drenazhim natyral. <\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq deri m\u00eb sot, n\u00eb at\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore, ku t\u00eb m\u00ebsonin brezat e rinj q\u00eb n\u00eb shekullin e kaluar n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb s\u00eb pari futbolli e t\u00eb gjith\u00eb sportet e tjera atletika, basketbolli, volejbolli etj, kan\u00eb nisur t\u00eb luhen n\u00eb truallin, ku jan\u00eb sot k\u00ebto lulishte apo bare, ku ata kalojn\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb. N\u00eb ato vite n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb k\u00ebsaj fushe ndodhej kafeneja e Tut Mezinit. N\u00eb nj\u00eb nga ndarjet e saj mblidhej kryesia e Sport Klubit. M\u00eb von\u00eb, u muar me qira nj\u00ebra nga dhomat e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb nj\u00eb banori, aty n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shallvareve, e cila u p\u00ebrdor p\u00ebr zhveshjen e futbollist\u00ebve. Kurse pusi n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t&#8217;u lar\u00eb pas st\u00ebrvitjeve e ndeshjeve. <\/p>\n<p>K\u00ebto ishin fillimet. M\u00eb pas, Shallvarja edhe u rrethua me d\u00ebrrasa, u nd\u00ebrtua pista e atletik\u00ebs me kat\u00ebr korsi, gropa e k\u00ebrcimeve etj. Madje, kampion\u00ebt e par\u00eb sport klub Tirana i ka pik\u00ebrisht n\u00eb atletik\u00eb, n\u00eb t\u00eb parin kampionat komb\u00ebtar t\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 1929. Rekordet e bardhebluve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ato t\u00eb Zabit \u00c7okut n\u00eb 100 m 11&#8243; 02 , t\u00eb Abdyl K\u00ebllezit n\u00eb 200 m 24&#8243; 1, t\u00eb Isuf Dashit n\u00eb 100 m\/p 19&#8243;, 8 etj, jan\u00eb jo pak dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr koh\u00ebn. Kurse skuadra e futbollit, e kusht\u00ebzuar nga mungesa e zhvillimit t\u00eb kampionatit komb\u00ebtar, e kishte paksa t\u00eb kufizuar veprimtarin\u00eb e saj, vet\u00ebm n\u00eb takimet miq\u00ebsore me skuadr\u00ebn e Bashkimit Shkodran, Bes\u00ebn e Kavaj\u00ebs, Teut\u00ebn e Durr\u00ebsit etj, p\u00ebrshi k\u00ebtu dhe ndonj\u00eb takim miq\u00ebsor nd\u00ebrkomb\u00ebtar me ekipin e Cetinj\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi etj. Madje, takimi i par\u00eb i SK Tirana me k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe takimi i par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar i bardhebluve daton t\u00eb jet\u00eb luajtur n\u00eb kryeqytet m\u00eb 31 korrik 1925 dhe ka p\u00ebrfunduar 1-3, p\u00ebr fqinj\u00ebt nga Mali i Zi. <\/p>\n<p>Disa nga djemt\u00eb tiranas nj\u00ebher\u00ebsh edhe sportist\u00eb t\u00eb talentuar si Selman St\u00ebrmasi, Adem Karapici etj, n\u00eb ato vite studjuan n\u00eb Itali enkas p\u00ebr fiskultur\u00eb e sporte, t\u00eb dy k\u00ebta figura t\u00eb shquara t\u00eb sportit tiranas e atij komb\u00ebtar u diplomuan n\u00eb Akademin\u00eb italiane t\u00eb Sporteve INSEF (Rom\u00eb), fal\u00eb kujdesit t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u p\u00ebrsos\u00ebn njohurit\u00eb mbi futbollin, rregulloren e tij dhe fut\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb rregulloret e loj\u00ebrave me dor\u00eb, t\u00eb atletik\u00ebs e t\u00eb notit. Pas k\u00ebsaj shum\u00eb nga djemt\u00eb e Tiran\u00ebs nis\u00ebn t\u00eb shkruajn\u00eb emrat e tyre n\u00eb listat e rekordmen\u00ebve, kampion\u00ebve e fituesve n\u00eb mjaft veprimtari komb\u00ebtare. <\/p>\n<p>Nis k\u00ebshtu trajektorja e inkandeshenc\u00ebs s\u00eb yjeve t\u00eb klubit bardheblu, vezullimi i s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb qiellin shqiptar, n\u00eb mbi n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vite me radh\u00eb, nuk do t\u00eb resht\u00eb s\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuari, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tejskajshme t\u00eb saj, emrat e sportist\u00ebve cil\u00ebsor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij klubi, sukseset e panum\u00ebrta dhe trofet\u00eb e fituara. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb emra t\u00eb m\u00ebdhenj, figura t\u00eb nderuara e t\u00eb respektuara t\u00eb sportit shqiptar, rekordmen\u00eb e kampion\u00eb t\u00eb vendit, t\u00eb Ballkanit e t\u00eb Evrop\u00ebs e kan\u00eb pasuruar dhe vijojn\u00eb ende ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb till\u00eb, librin e Art\u00eb t\u00eb Sport Klub Tirana. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto figura, si edhe dhjet\u00ebra e qindra t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb me pun\u00ebn e pasionin e tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, talentin dhe dashurin\u00eb e madhe p\u00ebr sportin, ngrit\u00ebn dhe e mbajt\u00ebn kurdoher\u00eb lart emrin e madh t\u00eb klubit kryeqytetas. Padyshim, t\u00eb pandar\u00eb nga k\u00ebto suksese jan\u00eb s\u00eb pari emrat e sa e sa president\u00ebve e sponsor\u00ebve, q\u00eb kontribuan e po vijojn\u00eb t\u00eb kontribojn\u00eb financiarisht p\u00ebr klubin si dhe emrat e trajner\u00ebve, seleksioner\u00ebve, q\u00eb q\u00ebmtuan me kujdes shesheve, rrugicave, shkollave e fushave sportive, breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb sportist\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb mbajn\u00eb mbi shpatulla me dinjitet fanell\u00ebn bardheblu t\u00eb nj\u00eb klubi t\u00eb madh si Tirana. N\u00eb k\u00ebto suksese, i pandar\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kontributi i dhjet\u00ebra drejtuesve, administrator\u00ebve e punonj\u00ebsve t\u00eb klubit nd\u00ebr vite. Por, ky gjerdan i pafundm\u00eb suksesesh bardheblu, nuk do t\u00eb ishte kurrsesi i t\u00eb tilla p\u00ebrmasave, pa mb\u00ebshtetjen, duartrokitjet, thirrjet &#8220;Tirona-Tirona&#8221;, entuziazmin, val\u00ebvitjen e flamujve, n\u00eb ekstazat e dalldis\u00eb s\u00eb fitoreve, t\u00eb mij\u00ebra sportdash\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrjet\u00ebsisht u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pandash\u00ebm bardhebluve. <\/p>\n<p>Dhe, pse ka pasur dhe ka gjithnj\u00eb n\u00eb gjirin e tij sportist\u00eb t\u00eb till\u00eb cil\u00ebsor\u00eb, si askush tjet\u00ebr, dhe nj\u00eb sportdash\u00ebs t\u00eb zjarrt\u00eb e t\u00eb kulturuar, Sport Klub Tirana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga klubet m\u00eb popullore n\u00eb vendin ton\u00eb, madje pa dyshim krenaria e sportit shqiptar. <\/p>\n<p>Bardheblut\u00eb protagonist\u00eb q\u00eb n\u00eb start t\u00eb historis\u00eb s\u00eb topk\u00ebmb\u00ebs shqiptare, n\u00eb vitin 1930 nisin varg\u00ebzimin e fitimit t\u00eb trofeve t\u00eb futbollit shqiptar. Me dominimin absolut n\u00eb vitet e para\u00e7lirimit, gjasht\u00eb tituj n\u00eb shtat\u00eb kampionatet e para, Tirana do t\u00eb rigjej veten dhe trofet\u00eb nga mesi i viteve 1960-t\u00eb, sakt\u00ebsisht m\u00eb 1965, at\u00ebher\u00eb kur do t\u00eb kishte nj\u00eb grup djemsh talent t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm q\u00eb evidentuan &#8220;shkoll\u00ebn tipike&#8221; tiranase, e cila arriti t\u00eb konsolidonte n\u00eb dekadat e m\u00eb pasme &#8220;pushtet&#8221; m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb fitimin e trofeve. Rekordet e titujve t\u00eb saj Tirana i ka thelluar vit pas viti. \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e shum\u00eb brezave nga themelimi i k\u00ebsaj skuadre e deri m\u00eb tani q\u00eb ka ditur t\u00eb intensifikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb autoritare t\u00eb mundshme shkall\u00ebn e ambicieve t\u00eb saj p\u00ebr trofet\u00eb e kampiones s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb p\u00ebrse t\u00eb ken\u00eb nostalgji tashm\u00eb shum\u00eb emra,q\u00eb kan\u00eb &#8220;pjes\u00ebn&#8221; e tyre t\u00eb mundit, djers\u00ebs e sakrificave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb e titujve t\u00eb fituar nga kjo skuad\u00ebr.<br \/>\nnga KF Tirana<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36-300x200.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" class=\"alignnone size-medium wp-image-10858\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36-300x200.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36-1024x683.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36-768x512.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36-330x220.jpeg 330w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36-420x280.jpeg 420w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36-615x410.jpeg 615w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36-860x573.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/584309A2-5CB5-4519-8DAF-4B3B0A32BE36.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Krenaria e futbollit shqiptar Historia e lavdishme dhe e pambarimt\u00eb e nj\u00eb fanelle emblematike te futbollit shqiptar. \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e shum\u00eb brezave nga themelimi i k\u00ebsaj skuadre e deri m\u00eb tani q\u00eb ka ditur t\u00eb intensifikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb autoritare t\u00eb mundshme shkall\u00ebn e ambicieve t\u00eb saj p\u00ebr trofet\u00eb e kampiones s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Pak muaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":10859,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[104],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10857","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sport"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10857"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10860,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10857\/revisions\/10860"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}