{"id":10813,"date":"2022-07-23T13:09:59","date_gmt":"2022-07-23T13:09:59","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=10813"},"modified":"2022-07-23T13:09:59","modified_gmt":"2022-07-23T13:09:59","slug":"sali-berisha-leter-e-hapur-drejtuar-ambasadorit-te-mbreterise-se-bashkuar-ne-tirane-sir-alastair-king-smith","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/23\/sali-berisha-leter-e-hapur-drejtuar-ambasadorit-te-mbreterise-se-bashkuar-ne-tirane-sir-alastair-king-smith\/","title":{"rendered":"Sali Berisha\/Let\u00ebr e hapur drejtuar Ambasadorit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Tiran\u00eb, Sir Alastair King-Smith."},"content":{"rendered":"<p>Shk\u00eblqesia Juaj! <\/p>\n<p>Dje, ambasda e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ju drejtoni reagoi ndaj deklarat\u00ebs time p\u00ebr shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fakteve, n\u00eb vend t\u00eb ndjes\u00ebs publike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim mbrohen shpifjet vulgare t\u00eb letr\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sekretarit te brendsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb akuzohem p\u00ebr korrupsion, dmth p\u00ebrdorimin e pushtetit p\u00ebr pasurimin tim dhe t\u00eb rrethit tim p\u00ebr t\u00eb cilat nuk keni sjell\u00eb dhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb sillni kurr\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb dhe fakt t\u00eb vet\u00ebm, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se nuk ekzistojn\u00eb. <\/p>\n<p>E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korrupsionin eshte shtetasi britanik Damir Fazlic, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.<br \/>\nNe fakt, 14 vite me pare, prokuroria shqiptare e hetoi sipermarresin ne fjale per nje kohe te gjate duke nxjerre perfundimin se nuk kish mundur te provonte asnje nga shkeljet e pretenduara per te. Me lejoni te theksoj se e gjithe historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat te Fazlic per investim direkt, dhe jo per lidhje me tendera apo kontrata publike. Per me teper, gjate 9 viteve qe prej largimit tim nga qeveria, nese do to kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundesi te hetonte perseri, por asnjehere nje gje e tille nuk eshte bere per faktin e thjeshte se hetimi i pare, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme. <\/p>\n<p>Ndaj, deshiroj t\u2019ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazlic, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise?<br \/>\nNese Fazlic eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?! <\/p>\n<p>Absurde, per te thene me te pakten! <\/p>\n<p>Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t\u2019i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni\u00a0 shpifje publike pa sjelle asnje argument. <\/p>\n<p>E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi. <\/p>\n<p>Me kete rast, ju ve ne dukje se perdorimi per te me akuzuar mua per korrupsion i emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, perben nje fyrje per \u00e7do shqiptar, \u00e7do britanik, \u00e7do europian, \u00e7do amerikan dhe per \u00e7do qytetar te botes qe beson ne presumimin e pafajsesise, parim ky i sanksionuar qe nga Carta Magna, dhe pas saj, ne te te gjitha dokumentat e tjera nderkombetare per te drejtat e njeriut por qe ju ja mohoni nje qytetari te vendit tuaj me qellim shpifjen ndaj nje personi tjeter. <\/p>\n<p>Kjo perben nje skanadal te rende dhe akt te mirfillte korruptiv qe ka per qellim final te zgjase ditet e qeverise me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. Me kete rast, dua t\u2019ju siguroj ju dhe qeverine e Madherise se Saj per te cilen ruaj respekt te vertete, se me te gjithe mundesite e mia modeste, nuk do resht se luftuari per te bindur shqiptaret se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votes jane armiqte e lirise, demokracise, dinjitetit dhe te ardhmes se tyre. <\/p>\n<p>Shkelqesia Juaj, nuk po ndalem te komentoj akuzen tuaj politike per lidhjet e mia me krimin pa sjelle asnje fakt pasi per kete flet shume me gjate e me thelle heshtja juaj per rekordet me te zeza te narkoqeverise qe po zbras Shqiperine me shume dhe me shpejt sesa nje lufte. Por, ju bej me dije se jeni zyrtari i pare\u00a0 ne bote qe e thoni nje gje te tille dhe se akuza te tilla nuk jane artikuluar ndonjehere as nga kundershtaret e mi, lidhjet e te cileve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t\u2019i denoncoj \u00e7do dite.<\/p>\n<p>E mbyll kete leter me lutjen dhe kerkesen time per Shkelqesine Tuaj, Ambasador King-Smith\u00a0 dhe qeverine e UK, qe \u00e7do prove, fakt apo dokument qe dispononi apo qe mund te siguroni nga kushdo ne bote, ti paraqisni prane gjykatave shqiptare ose britanike. <\/p>\n<p>Me konsiderate,<br \/>\nSali Berisha<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shk\u00eblqesia Juaj! Dje, ambasda e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ju drejtoni reagoi ndaj deklarat\u00ebs time p\u00ebr shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fakteve, n\u00eb vend t\u00eb ndjes\u00ebs publike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim mbrohen shpifjet vulgare t\u00eb letr\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sekretarit te brendsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb akuzohem p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":10814,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10813","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10813"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10813\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10815,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10813\/revisions\/10815"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}