{"id":10077,"date":"2022-07-19T18:52:42","date_gmt":"2022-07-19T18:52:42","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=10077"},"modified":"2022-07-19T18:52:42","modified_gmt":"2022-07-19T18:52:42","slug":"be-negocion-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/19\/be-negocion-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"BE negocion me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut"},"content":{"rendered":"<p>(DW)<br \/>\nZgjati shum\u00eb, megjithat\u00eb tani BE-ja e mbajti premtimin. Me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut po negociohet p\u00ebr antar\u00ebsimin. Vet\u00ebm se: s\u00ebrish edhe kjo mund t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7ast Shqip\u00ebria ka punuar plot dhjet\u00eb vjet, nd\u00ebrsa Maqedonia e Veriut madje 17 vjet. Pra prej kaq koh\u00ebsh k\u00ebto dy vende jan\u00eb \u201ekandidat\u00eb p\u00ebr antar\u00ebsim&#8221; n\u00eb BE. Sot (19.07) n\u00eb Bruksel filluan me dy konferencat nd\u00ebrqeveritare me t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare bisedimet zyrtare t\u00eb antar\u00ebsimit U d\u00ebgjua shum\u00eb t\u00eb flitej p\u00ebr hapa historik\u00eb, t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe mir\u00ebnjohje n\u00eb fjalimet e kryeministrave t\u00eb t\u00eb dy vendeve dhe t\u00eb presidentes s\u00eb Komisionit t\u00eb BE-s\u00eb. <\/p>\n<p>Pas fjalimeve festive menj\u00ebher\u00eb nisi puna. N\u00ebpun\u00ebsit e Komisionit t\u00eb BE-s\u00eb dhe ekipi i negociuesve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb filluan t\u00eb shqyrtojn\u00eb 35.000 faqet e ligjeve t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb adaptojn\u00eb dhe t\u00eb zbatojn\u00eb kandidat\u00ebt nga ky legjsilacion. N\u00ebse ky i ashtuquajtur &#8220;screening&#8221; p\u00ebrmbyllet brenda disa jav\u00ebve, mund t\u00eb hapen 35 kapitujt e par\u00eb tematik\u00eb t\u00eb negociimit. Sapo t\u00eb jen\u00eb shqyrtuar n\u00eb dakord\u00ebsi dhe me miratimin e t\u00eb gjitha vendeve an\u00ebtare k\u00ebto kapituj, mund t\u00eb p\u00ebrpilohet kontrata p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb BE. Vet\u00ebm pasi kjo t\u00eb jet\u00eb n\u00ebnshkruar dhe ratifikuar nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare, Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb BE. <\/p>\n<p>Ky proces negocijimi \u00ebsht\u00eb aq kompleks, sa me siguri do t\u00eb zgjas\u00eb me vite. M\u00eb s\u00eb shpejti k\u00ebt\u00eb proces e kan\u00eb kaluar deri m\u00eb sot Finlanda me nj\u00eb koh\u00ebzgjatje t\u00eb negociatave vet\u00ebm tre vjet. Nd\u00ebrsa Turqia n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt negocion p\u00ebr antar\u00ebsim me BE-n\u00eb q\u00eb nga viti 2005 pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm. <\/p>\n<p>Premtohen bisedime t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p>Komisari i BE-s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr bisedimet, Oliver Varhelyi, premtoi n\u00eb Bruksel se do ta rris\u00eb duksh\u00ebm ritmin p\u00ebr antar\u00ebsimin. &#8220;Sot ky \u00ebsht\u00eb fundi i nj\u00eb procesi mjaft t\u00eb gjat\u00eb. Esht\u00eb fillimi i nj\u00eb faze t\u00eb re, q\u00eb ne duam ta realizojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shpejt.&#8221; Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama u shpreh i k\u00ebnaqur, q\u00eb \u201etani mori fund faza \u201eabsurde&#8221; e pritjes p\u00ebr vendin e tij. Rama e konsideronte vendin e vet si \u201epeng&#8221; t\u00eb konflikteve, q\u00eb vendi fqinj Maqedonia, e quajtur m\u00eb von\u00eb \u201eMaqedonia e Veriut&#8221; ka pasur fillimisht me Greqin\u00eb dhe s\u00eb fundi me Bullgarin\u00eb. Megjithat\u00eb edhe Holanda, Danimarka dhe Franca p\u00ebr vite me radh\u00eb kan\u00eb pasur rezerva kundrejt Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr hapjen e negociatave. <\/p>\n<p>N\u00eb vitet e faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb aplikimit Maqedonis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb u duhej t\u00eb zbatonin shum\u00eb reforma, p\u00ebr t\u00eb garantuar shtetin ligjor, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, t\u00eb forconin administrat\u00ebn shtet\u00ebrore dhe t\u00eb luftonin krimin e organizuar dhe korrupsionin. &#8220;Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i qytetar\u00ebve tuaj. Ata kan\u00eb punuar fort, p\u00ebr t\u00eb arritur deri k\u00ebtu&#8221;, k\u00ebshtu i vler\u00ebsoi p\u00ebrpjekjet shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb tyre presidentja e Komisionit t\u00eb BE-s\u00eb Ursula von der Leyen. &#8220;Ju keni realizuar reforma pafund dhe i keni modernizuar shtetet tuaja.&#8221; Maqedonia m\u00eb 2019 madje duke u hapur rrug\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb Greqis\u00eb ndryshoi emrin e shtetit n\u00eb Maqedonia e Veriut, sepse grek\u00ebt kishin pretendime nga emri i m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb tyre veriore. Greqia mund t\u00eb vendoste veton, sepse vendimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet gjat\u00eb procesit t\u00eb antar\u00ebsimit n\u00eb BE duhet t\u00eb merren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime. <\/p>\n<p>S\u00eb fundi Bullgaria bllokoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme. Sepse bullgar\u00ebt ven\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje m\u00ebveht\u00ebsin\u00eb e gjuh\u00ebs maqedonase dhe t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs bullgare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Kjo b\u00ebri q\u00eb hapja e bisedimeve t\u00eb antar\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebto dy vende t\u00eb shtyhej edhe me dy vjet. Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria u konsideruan gjithmon\u00eb nga Komisioni i BE-s\u00eb si \u201eantar\u00ebsim n\u00eb grup&#8221;, gj\u00eb q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama shpesh i zem\u00ebruar e ka quajtur si \u201emarrje peng&#8221;.<br \/>\nMegjithat\u00eb Holanda s\u00ebrish vendosi veto kund\u00ebr bisedimeve t\u00eb antar\u00ebsimit me Shqip\u00ebrin\u00eb, sepse k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kriminalitetit t\u00eb bandave. Por edhe ky konflikt mundi t\u00eb zgjidhet. Po ashtu si edhe kontesti emocional mes Bullgaris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar dhe kulturor. N\u00eb samitin e BE-s\u00eb dhe t\u00eb NATO-s n\u00eb fund t\u00eb qershorit presidenca franceze e BE-s\u00eb paraqiti nj\u00eb propozim p\u00ebr kompromis, t\u00eb cilin e miratoi fillimisht parlamenti bullgar dhe jav\u00ebn e kaluar edhe parlamenti n\u00eb Shkup. <\/p>\n<p>Komisari i BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i b\u00ebri thirrje n\u00eb Bruksel Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, q\u00eb ta zgjidh\u00eb edhe grindjen e brendshme lidhur me kompromisin me Bullgarin\u00eb. &#8220;Jam shpres\u00ebplot\u00eb, q\u00eb k\u00ebtej e tutje t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, p\u00ebrfshi edhe opozit\u00ebn, do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme europiane, nuk do t\u00eb fillojn\u00eb me grindje t\u00eb tjera, me ndjenja t\u00eb trazuara, q\u00eb nuk e \u00e7ojn\u00eb vendin p\u00ebrpara&#8221;, u shpreh Varhelyi. Ky paralajm\u00ebrim nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm, sepse dokumenti i kompromisit me Bullgarin\u00eb ka nj\u00eb y\u00e7\u00ebkl. K\u00ebrkohet nj\u00eb ndryshim i kushtetut\u00ebs. Shumica e dy t\u00eb tretave e nevojshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ekziston n\u00eb parlamentin e Shkupit. Komisioni i BE-s\u00eb tani duhet t\u00eb verifikoj\u00eb, n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb kushtetuta duhet t\u00eb ndryshohet. Kritik\u00ebt e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim si nj\u00eb \u201ediktat bullgar&#8221;. <\/p>\n<p>Njihet maqedonishtja <\/p>\n<p>Kryeministri maqedonas Dimitar Kova\u00e7evski n\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, se do t&#8217;u kushtohet r\u00ebnd\u00ebsi interesave komb\u00ebtare t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. &#8220;Un\u00eb munda t\u00eb flas maqedonisht n\u00eb konferenc\u00ebn nd\u00ebrqeveritare&#8221;, tha Dimitar Kova\u00e7evski. &#8220;Kultura dhe identiteti maqedonas do t\u00eb ruhen. BE-ja e pranon gjuh\u00ebn ton\u00eb.&#8221; Maqedonia \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb Europ\u00eb e vog\u00ebl, u shpreh Kova\u00e7evski. &#8220;Nj\u00eb shtet multietnik, i bashkuar n\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri.&#8221; Presidentja e Komisionit t\u00eb BE-s\u00eb siguroi, se gjuha e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut do t\u00eb jet\u00eb gjuh\u00eb e barazvlefshme zyrtare n\u00eb BE. Bullgaria deri n\u00eb fund pretendonte, q\u00eb maqedonishtja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dialekt i bullgarishtes. <\/p>\n<p>\u00cbndrra jeton <\/p>\n<p>Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut Dimitar Kova\u00e7evski premtoi, se d\u00ebshiron q\u00eb rajoni t\u00eb zhvillohet dhe t\u00eb p\u00ebrbaroj\u00eb bashkarisht. &#8220;Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e vjet\u00ebr 30 vje\u00e7are po b\u00ebhet realitet&#8221;, tha Kova\u00e7evski, i cili parashikon nj\u00eb rritje t\u00eb standardit t\u00eb jetes\u00ebs dhe m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb bisedimeve t\u00eb hapura tashm\u00eb. &#8220;Shqiptar\u00ebt asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb nga \u00ebndrra p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebn europiane&#8221;, shtoi kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama. Pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019, dy vjet pandemie dhe luft\u00ebs ruse kund\u00ebr Ukrain\u00ebs fillimi i negociatave t\u00eb antar\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb impuls pozitiv. &#8220;Ne na duhet kjo, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb fort\u00eb demokratike dhe nj\u00eb Ballkan Per\u00ebndimor m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.&#8221; <\/p>\n<p>Ish-eurodeputeti Hannes Swoboda, president i &#8220;Institutit p\u00ebr Paqen Nd\u00ebrkomb\u00ebtare&#8221; n\u00eb Vjen\u00eb, vler\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme. \u00cbsht\u00eb momenti ideal p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb impuls t\u00eb ri Ballkanit si dhe p\u00ebr t\u00eb pranuar edhe Rumanin\u00eb e Bullgarin\u00eb n\u00eb eurzon\u00eb. &#8220;T\u00eb tilla hapa kurajoz&#8221; shkruan Swoboda n\u00eb blogun e tij, \u201edo t&#8217;i japin nj\u00eb sinjal t\u00eb qart\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor nuk le hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr konfrontimin e tyre me Per\u00ebndimin dhe me BE-n\u00eb.&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(DW) Zgjati shum\u00eb, megjithat\u00eb tani BE-ja e mbajti premtimin. Me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut po negociohet p\u00ebr antar\u00ebsimin. Vet\u00ebm se: s\u00ebrish edhe kjo mund t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7ast Shqip\u00ebria ka punuar plot dhjet\u00eb vjet, nd\u00ebrsa Maqedonia e Veriut madje 17 vjet. Pra prej kaq koh\u00ebsh k\u00ebto dy vende jan\u00eb \u201ekandidat\u00eb p\u00ebr antar\u00ebsim&#8221; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":10078,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10077","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10077"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10077\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10079,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10077\/revisions\/10079"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10078"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}