{"id":10053,"date":"2022-07-19T17:10:46","date_gmt":"2022-07-19T17:10:46","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=10053"},"modified":"2022-07-19T17:10:46","modified_gmt":"2022-07-19T17:10:46","slug":"trafikimi-i-qenieve-njerezore-dash-i-ben-thirrje-shqiperise-qeveria-nuk-permbush-standardet-minimale-duhet-te-punoje-per","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/19\/trafikimi-i-qenieve-njerezore-dash-i-ben-thirrje-shqiperise-qeveria-nuk-permbush-standardet-minimale-duhet-te-punoje-per\/","title":{"rendered":"Trafikimi i qenieve njer\u00ebzore, DASH i b\u00ebn thirrje Shqip\u00ebris\u00eb: Qeveria nuk p\u00ebrmbush standardet minimale, duhet t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr&#8230;."},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i shtetit publikoi t\u00eb enjten raportin mbi trafikun e qenieve njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2022, q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb vler\u00ebsimet p\u00ebr rreth 190 vende t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti i ndan vendet n\u00eb tre nivele. N\u00eb nivelin e par\u00eb p\u00ebrfshihen vendet dhe territoret qeverit\u00eb e t\u00eb cilave veprojn\u00eb n\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb me standardet minimale t\u00eb k\u00ebrkuara. N\u00eb nivelin e dyt\u00eb hyjn\u00eb vendet dhe territoret, qeverit\u00eb e t\u00eb cilave nuk p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me standardet minimale, por q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe \u00eb nivelin e tret\u00eb futen vendet q\u00eb nuk p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me standardet minimale dhe nuk po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova vazhdojn\u00eb t\u00eb renditen n\u00eb nivelin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>SHQIP\u00cbRIA<\/p>\n<p>Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, thuhet n\u00eb raport, nuk p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr eliminimin e trafikimit, por po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ajo demonstroi p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb rritje krahasuar me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme raportuese, duke marr\u00eb parasysh ndikimin e pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb kapacitetin e luft\u00ebs s\u00eb saj kund\u00ebr trafikimit, andaj Shqip\u00ebria mbeti n\u00eb nivelin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrpjekje, thuhet m\u00eb tej, p\u00ebrfshin\u00eb hetimin e m\u00eb shum\u00eb rasteve dhe ndjekjen penale dhe d\u00ebnimin e shum\u00eb trafikant\u00ebve. Qeveria identifikoi m\u00eb shum\u00eb viktima dhe shtoi burimet p\u00ebr strehimoret e drejtuara nga Organizatat Joqeveritare.<\/p>\n<p>Qeveria miratoi Planin Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit 2021-2023 dhe ndau burime p\u00ebr t\u00eb, megjithat\u00eb, nuk i p\u00ebrmbushi standardet minimale n\u00eb disa fusha ky\u00e7e. P\u00ebrfshirja e zyrtar\u00ebve n\u00eb krimet e trafikimit mbeti nj\u00eb shqet\u00ebsim dhe qeveria nuk raportoi asnj\u00eb ndjekje penale apo d\u00ebnim t\u00eb zyrtar\u00ebve, pavar\u00ebsisht akuzave serioze, nd\u00ebrsa shkarkoi nj\u00eb oficer policie nga posti i tij.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb n\u00eb pah se qeveris\u00eb i mungojn\u00eb edhe burimet p\u00ebr t\u00eb trajtuar grupet e cenueshme dhe p\u00ebr kujdes afatgjat\u00eb, pun\u00ebsim dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb tjera riintegrimi p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit e trafikimit.<\/p>\n<p>Ndjekja Penale<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, thuhet n\u00eb raport, hetoi 61 raste me 27 t\u00eb dyshuar (15 t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafikim t\u00eb t\u00eb rriturve dhe 12 t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafikim f\u00ebmij\u00ebsh), krahasuar me 31 raste me 32 t\u00eb dyshuar n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ndoqi penalisht 60 \u00e7\u00ebshtje me 19 t\u00eb pandehur (gjasht\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr trafikim t\u00eb t\u00eb rriturve dhe 13 t\u00eb pandehur p\u00ebr trafikim f\u00ebmij\u00ebsh), nj\u00eb rritje krahasuar me dy \u00e7\u00ebshtje me 12 t\u00eb pandehur n\u00eb vitin 2020. Ndarazi, SPAK-u ndoqi dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb reja dhe vazhdoi dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Gjykatat, v\u00eb re raporti, d\u00ebnuan 11 trafikant\u00eb, nj\u00eb rritje e konsiderueshme krahasuar me asnj\u00eb d\u00ebnim n\u00eb vitin 2020. T\u00eb gjith\u00eb trafikant\u00ebt u d\u00ebnuan p\u00ebr trafikim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Gjykat\u00ebsit d\u00ebnuan pes\u00eb trafikant\u00eb me nga tet\u00eb deri n\u00eb 25 vjet heqje lirie dhe dy trafikant\u00eb me nga dy deri n\u00eb tet\u00eb vjet. Kat\u00ebr trafikant\u00eb u d\u00ebnuan me kusht.<\/p>\n<p>Mbrojtja e viktimave<\/p>\n<p>Raporti thekson se qeveria shqiptare rriti p\u00ebrpjekjet p\u00ebr mbrojtjen e viktimave. Qeveria dhe OJQ-t\u00eb identifikuan 154 viktima t\u00eb mundshme dhe pes\u00eb viktima, krahasuar me 81 viktima t\u00eb mundshme dhe pes\u00eb viktima n\u00eb vitin 2020. Nga ky num\u00ebr, 61 ishin viktima t\u00eb trafikimit seksual, 65 viktima t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyrueshme dhe 33 viktima t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb shfryt\u00ebzimit; 99 ishin femra dhe 60 meshkuj; 112 ishin f\u00ebmij\u00eb dhe 47 t\u00eb rritur; dhe tre ishin viktima t\u00eb huaja, dy nga Rumania dhe nj\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>Profili i trafikimit<\/p>\n<p>Raporti ngjash\u00ebm me vitet e fundit thekson se trafikant\u00ebt e qenieve njer\u00ebzore shfryt\u00ebzojn\u00eb viktimat e brendshme dhe t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe jasht\u00eb saj. Ata shfryt\u00ebzojn\u00eb grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr trafik seksual e pun\u00eb t\u00eb detyruar brenda vendit, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb sezonit turistik duke u b\u00ebr\u00eb premtime t\u00eb rreme t\u00eb tilla si martesa ose oferta pune.<\/p>\n<p>Trafikant\u00ebt zakonisht i detyrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb lypin ose t\u00eb kryejn\u00eb lloje t\u00eb tjera t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar, t\u00eb tilla si shitja e sendeve t\u00eb vogla. Ata shfryt\u00ebzojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb, kryesisht nga komunitetet rome dhe t\u00eb komunitetit egjiptian nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Ballkanit, p\u00ebr pun\u00eb sezonale dhe lypje t\u00eb detyruar. Trafikant\u00ebt i shfryt\u00ebzojn\u00eb viktimat shqiptare p\u00ebr trafik seksual n\u00eb vendet anemban\u00eb Evrop\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb, Greqi, Itali, Belgjik\u00eb, Gjermani, Zvic\u00ebr, Maqedoni t\u00eb Veriut, Norvegji, Holand\u00eb dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet evropiane, Gambia dhe Filipinet shfryt\u00ebzohen p\u00ebr trafikimin seksual dhe pun\u00eb t\u00eb detyruar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore jan\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm ndaj shfryt\u00ebzimit n\u00eb pun\u00eb t\u00eb detyruar dhe kriminalitetit t\u00eb detyruar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Ekspert\u00ebt raportojn\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e k\u00ebtij viti, i b\u00ebhet thirrje Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb hetimin e thell\u00eb, ndjekjen dhe d\u00ebnimin e trafikant\u00ebve, p\u00ebrgatitjen e bart\u00ebsve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr trajtimin e trafikimit t\u00eb njer\u00ebzve dhe shtimin e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr parandalimin e trafikimit, mbrojtjen e viktimave dhe riintegrimin e tyre.<\/p>\n<p>KOSOVA<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm sikur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, raporti thekson se qeveria e Kosov\u00ebs nuk i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr eliminimin e trafikimit, por po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Qeveria demonstroi p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb rritje krahasuar me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb raportimit, duke marr\u00eb parasysh ndikimin e pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti n\u00eb nivelin e 2-t\u00eb, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrpjekje, thuhet m\u00eb tej, p\u00ebrfshijn\u00eb ndjekjen penale dhe d\u00ebnimin e m\u00eb shum\u00eb trafikant\u00ebve dhe identifikimin e m\u00eb shum\u00eb viktimave. Zyra e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit krijoi ekipe lokale shum\u00ebdisiplinore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar bashk\u00ebrendimin p\u00ebr rastet e trafikimit n\u00eb tre rajone dhe qeveria shtoi fondet p\u00ebr strehimoret e drejtuara nga OJQ-t\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria organizoi nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb fuqishme nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe organet bashk\u00ebrenduese mblodh\u00ebn dhe p\u00ebrgatit\u00ebn raporte tremujore. Megjithat\u00eb, qeveria nuk i p\u00ebrmbushi standardet minimale n\u00eb disa fusha thelb\u00ebsore. Gjykat\u00ebsit vazhduan t\u00eb shqiptojn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb buta p\u00ebr trafikant\u00ebt dhe qeveria nuk miratoi Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024.<\/p>\n<p>Organet e zbatimit t\u00eb ligjit vazhduan ta klasifikojn\u00eb lypjen e detyruar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga prind\u00ebrit e tyre si neglizhenc\u00eb ose abuzim prind\u00ebror n\u00eb vend t\u00eb trafikimit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave jo t\u00eb duhura t\u00eb identifikimit p\u00ebr lypjen e detyruar, autoritetet ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ken\u00eb d\u00ebbuar disa viktima t\u00eb paidentifikuara trafikimi.<\/p>\n<p>Ndjekja penale<\/p>\n<p>Raporti thekson se policia, prokurorit\u00eb dhe gjykatat p\u00ebrdorin metoda t\u00eb ndryshme p\u00ebr num\u00ebrimin e rasteve t\u00eb p\u00ebrndjekjeve dhe kjo ka \u00e7uar n\u00eb statistika t\u00eb paq\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Policia hetoi 17 raste t\u00eb reja me 43 t\u00eb dyshuar, krahasuar me 62 raste t\u00eb reja n\u00eb vitin 2020. Policia hetoi gjithashtu shtat\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr \u201cp\u00ebrdorim t\u00eb sh\u00ebrbimeve seksuale nga nj\u00eb viktim\u00eb trafikimi\u201d, krahasuar me n\u00ebnt\u00eb t\u00eb dyshuar n\u00eb vitin 2020. Autoritetet ndoq\u00ebn penalisht 35 raste t\u00eb reja me 60 t\u00eb pandehur, krahasuar me 20 raste t\u00eb reja me 32 t\u00eb pandehur n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Gjykatat d\u00ebnuan shtat\u00eb trafikant\u00eb, krahasuar me tre n\u00eb vitin 2020. Gjykat\u00ebsit vazhduan t\u00eb shqiptojn\u00eb d\u00ebnime n\u00ebn kufirin minimal prej pes\u00eb vjet\u00ebsh heqje lirie. Nd\u00ebrsa nj\u00eb gjykat\u00ebs d\u00ebnoi nj\u00eb trafikant me pes\u00eb vjet heqje lirie, kat\u00ebr trafikant\u00eb u d\u00ebnuan me tre vjet, nj\u00eb u d\u00ebnua me dy vjet me kusht dhe me nj\u00eb gjob\u00eb prej 300 eurosh.<\/p>\n<p>Gjykatat nuk e zvog\u00ebluan numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb lendeve q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb rastet e trafikimit dhe 70 raste mbet\u00ebn t\u00eb hapura nga vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Mbrojtja e viktimave dhe parandalimi<\/p>\n<p>Qeveria, thuhet n\u00eb raport, shtoi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr mbrojtjen e viktimave. Ajo identifikoi 22 viktima, krahasuar me 17 n\u00eb vitin 2020. Nga k\u00ebto, 19 ishin viktima t\u00eb trafikimit seksual dhe tre t\u00eb lypjes s\u00eb detyruar; 16 ishin vajza, kat\u00ebr gra dhe dy djem. Nj\u00eb viktime ishte nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Profili i trafikimit<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj sikurse edhe viteve t\u00eb kaluara, raporti thekson se trafikant\u00ebt e qenieve njer\u00ebzore shfryt\u00ebzojn\u00eb viktimat vendase dhe t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb si dhe jasht\u00eb saj. Shum\u00eb viktima t\u00eb trafikimit seksual n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb vajza, megjith\u00ebse trafikant\u00ebt detyrojn\u00eb gjithashtu gra nga Shqip\u00ebria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende t\u00eb tjera evropiane n\u00eb trafikim seksual.<\/p>\n<p>Trafikant\u00ebt rekrutojn\u00eb gra dhe vajza me premtime p\u00ebr martes\u00eb ose pun\u00ebsim si k\u00ebrcimtare dhe k\u00ebng\u00ebtare dhe i detyrojn\u00eb viktimat n\u00eb trafikim seksual n\u00eb sht\u00ebpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhi. F\u00ebmij\u00ebt nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe vendet e tjera fqinje jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb lypin brenda vendit. Trafikant\u00ebt i n\u00ebnshtrojn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs ndaj trafikimit seksual dhe pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Raporti rithekson se komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane jan\u00eb t\u00eb prekshme nga lypja e detyruar dhe trafikimi seksual. N\u00eb raport thuhet gjithashtu se edhe personat e komunitetit LGBTQI +, migrant\u00ebt, azilk\u00ebrkuesit dhe refugjat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rrezikuar nga trafikant\u00ebt.<\/p>\n<p>Raport i rekomandon qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb hetoj\u00eb me forc\u00eb, t\u00eb ndjek\u00eb penalisht dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb trafikant\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb trafikant\u00ebt e d\u00ebnuar me burg, n\u00eb p\u00ebrputhje me d\u00ebnimet e p\u00ebrcaktuara.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i shtetit publikoi t\u00eb enjten raportin mbi trafikun e qenieve njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2022, q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb vler\u00ebsimet p\u00ebr rreth 190 vende t\u00eb bot\u00ebs. Raporti i ndan vendet n\u00eb tre nivele. N\u00eb nivelin e par\u00eb p\u00ebrfshihen vendet dhe territoret qeverit\u00eb e t\u00eb cilave veprojn\u00eb n\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb me standardet minimale t\u00eb k\u00ebrkuara. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":10054,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10053","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10053"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10053\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10055,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10053\/revisions\/10055"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10054"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}