NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
    4 days ago
    Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
    5 days ago
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    6 days ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ P(S)PAK FITUAN 11 MAJIN. …të pandehurit…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!
Të tjera
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…
Të tjera
Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!
Të tjera
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
Të tjera
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ P(S)PAK FITUAN 11 MAJIN. …të pandehurit…

Neutrale
Last updated: 2025/06/23 at 2:34 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Dosjet ku dalin emra për korrupsion, fshehje pasurie e lidhje me krimin e organizuar, ku hetohen apo gjenden të pandehur dhe në qeli, funksionarë qeverie e partie të mazhorancës, janë të shumta. Pikërisht ata, prodhuan mandate tej parashikimeve, ndërsa tani do të jenë vendimmarrës për mandatet e prokurorëve e gjyqtarëve specialë. Ne kemi ayatollahët elektoralë, të cilët kanë marrë peng procesin zgjedhorë, duke përcaktuar numra e emra, lidhur me rezultatet.
A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025, më tepër një guidë e hapur dosjesh të mazhorancës, të cilët e kishin betejën me thellimin e hetimeve, përballjen me drejtësinë, apo një mundësi mbijetese, për të ndikuar me domosdoshmëri e me mbi-pushtet ndaj akuzës, për të mos përfunduar së paku së shpejti në qeli?? A ishte shtabi qendror i PS, drejtues qarqesh e vartës, për zgjedhjet 11 maj 2025, thuajse i gjithi në SPAK?
Dosjet thonë Po!
Nëse hedhim një vështrim tek drejtuesit e qarqeve të vendosur nga Edi Rama, konstaton se afro 90 përqind e këtyre shefave politikë, kanë hesape të pambyllura më Strukturën e Posaçme, për procedime penale regjistruar e hetuar shumë kohë para zgjedhjeve. Por si në dosjet e sky-enchro ku zullumi është thelluar, sërish kemi kurriz të kthyer për të ndëshkuar konsumatorët e veprave të rënda penale, sidomos elektorale, me autorë politikën e pushtetin.
Edi Rama
Kryeminsitër dhe kryedrejtues elektoral i mazhorancës është ndoshta më numrin më të madh të çështjeve ku duhet të japë deklarime dhe të saktësojë rrethanat e raportet me ngjarje të rënda kriminale. Ajo që kapërcen kufijt dhe alarmin, është dosja “McGonigal-Rama”, i korruptuar prej zyrës së Ramës, sipas drejtësisë amerikane, të zyrtarit të lartë të FBI, i dënuar e faj-pranuar. Aktualisht media amerikane ka bërë të ditur se kjo çështje është rikthyer në hetim dhe gjumi i Ramës është pakësuar. Porti i Durrësit, belaja e “Xibrakës” “pronat e Lindës”, investimet strategjike, e mjaft brendi hetimi nga Antimafia italiane e DEA amerikane, kanë një pafundësi të fshehtash të papërballura me drejtësinë
Bledi Klosi
Drejtues i qarkut Dibër, bashkë me Malajn e Matit natyrisht, kanë telashe hetimore, jo të përfunduara. Një nga kallëzimet është edhe ai i banorëve të Zall-Gjoçajt për ndërtim të Hidrocentralit, çështje që janë kërkuar hetime edhe për ish-kryebashkiakun e Matit Agron Malaj dhe Blendi Klosin, sot deputetë socialistë.
Ulsi Mania
Drejtues politik në qarkun e Lëzhës, njëherësh ministër i çdrejtësisë, ka një akuzë të rëndë nga opozita për një çantë me 500 mijë paund, ku është pretenduar kryerja e një shërbimi ndaj një personi me rekorde kriminale. Monedha tregon se duhet të jetë ngjarje me gjeografi britanike. Historitë me ndodhi të rënda në burgje, kujtojmë armën dhe vrasjen në një nga burgjet, janë një kapitull tjetër me adresë hetimi.
Blendi Çuçi
Si ish-ministër dhe drejtues në qarkun Vlorë, duhet të jetë një nga vizitorët e SPAK për dosjen e TIMS por edhe në Prokurorinë e Beratit, ku është thirrur e ka dëshmuar për një tjetër çështje ajo e vjedhjes së 50 tonëve metal në Kombinatin Mekanik të Poliçanit. Një procedim i regjistruar për shpërdorim detyre.
Belinda Balluku
Ministre dhe zv/kryeministre, drejtuese e qarkut Fier, ku hetimet për miliardat e rrugëve, agregatët e energjisë, licencat për impiantet voltaike, rrugën e Arbrit, atë Thumanë-Kashar, inceneratorin e Tiranës, kërkojnë jo pak shpjegimet dhe përgjegjësitë e saj në raport me ligjin.
Arbjan Mazniku
Drejtues qarku në Elbasan, është ministri i radhës i zhvendosur nga prokuroria e Tiranës në Strukturën e Posaçme. Një histori e dyshuar shpërdorim detyre për një biznes familjar në lidhje me përfitimet e mundshme nga fondet e bashkisë së Tiranës, ku ka qenë më herët nënkryetar. Gjithashtu është pyetur edhe për aferat e kompanisë 5D të drejtorëve të bashkisë së kryeqytetit e konsideruar si grup kriminal nga prokurorët dhe akuza është vlerësuar si e tillë më pas nga gjykata. Eshtë marrë në pyetje në Strukturën e Posaçme edhe për rrugën “Xhon Belushi” një tender fiktiv i denoncuar nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, rrugë e asfaltuar nga punonjësit e bashkisë, por pa patur ende fitues të tenderit të shpallur.
Mirela Kumbaro
Zonja ministre e Turizmit dhe Mjedisit, drejtuese e qarkut Gjirokastër, duhet të jetë sigurisht një ndër dëshmueset bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, për mijëra tonë mbetje toksike, konteinerë në Portin e Durrësit, që kanë marrë udhën e guidës së transportit edhe nga institucioni i drejtuar prej saj. Hetimet për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, tashmë të arrestuar, siç thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme, nxjerrin fonde që kalojnë nga Ministria e Kumbaros në ojf-të e menaxhuara nga Ajola Xoxe.
Benet Beci
Kryebashkiaku dhe drejtuesi politik i Shkodrës, marrë në hetim dhe i pandehur që vitin e shkuar, lajmërohet nga SPAK, pasi kishin mbaruar bereqetet me zgjedhjet. Nëse me sy hapur siten fashikujt e “Metamorfozës”, Beci ka episode jo të pakta për të shpjeguar nga situata elektorale dhe penale e atyre zgjedhjeve, ku Bajrët ishin aktorë dhe faktorë të fitores së tij.
Emirjana Sako
Kryebashkiakia dhe drejtuesja e qarkut të Durrësit, ka qenë “mysafire” në Strukturën e Posaçme për inceneratorin e Tiranës ku disa milionë euro mbërrijnë edhe nga Bashkia e Durrësit. Rindërtimet janë një tjetër megadosje, e lënë në harresë nga hetimi. Por Durrësi, ku kanë dalë se paku dy dosje të mëdha ajo e “Çyrbes” dhe “Troplini-Doçi” ka një zgjatim drejt Tiranës, ku KM Rama përmendet e nënshkruan për disa nga ngjarjet ekonomike dhe elektorale.
Niko Peleshi Korçë
Ish-ministër Mbrojtjeje dhe drejtues qarku në Korçë, e nisi vajtje-ardhjen në Strukturën e Posaçme edhe për vendime kur ishte kryebashkiak në qytetin e tij. Por sigurisht saktësime të rrethanave për lidhjet me Zoto-Mërtiri të inceneratorëve, është një tjetër kapitull që do të kërkojë orë të tjera shpjegime në Prokurorinë e Posaçme të drejtues-minsitrit.
Natyrisht përveç drejtuesve të qarqeve, nuk kanë munguar kandidatë e bashkiakë të cilët janë në dosjet e rënda të Strukturës dhe këto hetime të gjitha janë së paku një vit para caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare 11 maj 2025. Nuk mund të jenë mënjanë emra si Tërmet Peçi ku tenderat mbi 60 milionë dollarë e kanë ftuar në SPAK, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Klotilda Bushka, Plarent Ndreca, Fatmir Xhafa, Ceno Klosi, Pirro Vengu, pa harruar rekordet “mile” e “balla” në Elbasan e Durrës. Kemi edhe pjesë të shtabit të vjetër si Erion Veliaj, Ilir Beqja, Alqi Bllako, Sajmir Tahiri, Lefter Koka, që janë në qeli dhe të dënuar. E gjithë kjo është një pjesë e hartës penale të shtabit socialist, për të cilët Struktura e Posaçme ka dosjet e hapura e vëmendjen e mbyllur. Kjo ushtri penale kishte në përbërje një numër të madh biznesesh, të inkriminuarish, të kërkuarish, vrasësish e trafikantësh kokaine, duke formuar kështu shtabin më të madh Mafioz, ku mandatet e fituara i kanë bashkë. Pyetja e përsëritur është:
A ishte shtabi elektoral i PS në të gjithë vendin me “seli e vaki” në SPAK? Dosjet flasin më mirë…!

Neutrale June 23, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!
2 days ago
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…
2 days ago
Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!
2 days ago
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
3 days ago
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
3 days ago

Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…

Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!

Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?