NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Reforma zgjedhore/ Grupimi “Dhjetor ’90” i ftuar në tryezën e partive të opozitës
    11 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    4 days ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    1 week ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Tregim nga Agim Xhafka/ KËPUCËT ME QIRA…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
Të tjera
Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!
Të tjera
“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit
Të tjera
Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar
Të tjera
Basir Çollaku/ Të ikë Berisha me 520 mijë votues
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Tregim nga Agim Xhafka/ KËPUCËT ME QIRA…

Neutrale
Last updated: 2025/04/20 at 5:20 PM
Neutrale 4 weeks ago
Share
SHARE

Në vitin e parë të universitetit në konvikt gjallonim 8 veta në një dhomë. Katër krevate marinari, dy dollapë me nga katër fletë dhe një tavolinë e dy karrike. Atje kaluam një vit komplet dhe kur e sjell sot ndër mend mbizotëronin sherret që bëheshin kush zinte tavolinën dhe kush fikte llampën. Se ca herë e shuante dhe …këpuca. Pikërisht për këpucët do u tregoj. Shoku ynë i dhomës, simpatiku Taqo, Dhimitër e kishte gjatë, zotëronte një palë këpucë greke ngjyrë lejla me majë katrore dhe me taka të larta si të gocave. Na ngelën sytë sa ia pamë në filim. Se krahasuar me tonat që u hapej goja herë pas here nga mastiçi fallco, apo që fusnin ujë ende pa nisur shiu, këpucët e Taqkës ishin si Sharon Stone me Koleshkën, kuzhinieren e mencës, që rrinte pa krehur mbi tenxhere e sytë i kishte çift a tek. Pasi kaluan ca javë Raqi i bëri një propozim Taqos.
-Pse nuk na i jep me qira këpucët gjatë javës?
-Po unë çfarë të vesh, apo të dal me nallanet e dushit? -ia priti Taqo.
Nuk iu nda Raqi deri sa i propozoi që kushdo që do i vishte do i jepte Taqit tallonat e mencës të asaj dite. Këtu Taqo u dorëzua me kusht që t’i mbathte vetë të djelave. Pasi ramë dakord përjashtuam dhe Lencin që ishte i fejuar e nuk e zilepsin këpucët, hodhëm shortin mes gjashtë çunave. Mbaj mend që ishte e hënë mbasdite dhe mua më ra e hëna. I futa në këmbë shpejt e shpej e tek godina e gocave i bertita të dashurës. Zbriti dhe ia nisëm një xhiro rreth qytetit Studenti. Më ngeli koka poshtë, por ajo hiç. Vija një gur para e i thoja, shih si do e gjuaj, por ajo hiç. Deri sa u ula gjoja të lidhja këpucën dhe :
-Ua, sa të bukura! Kur i bleve, mo?
-M’i dërguan nga Greqia ca kushërinj, -e rrejta.
Por e besoi. Nisi të më kapë më shpesh për krahu, qeshte edhe kur i thoja se nesër kemi seminar “Ana Kareninën”. Kur u ndamë në darkë më sugjeroi:
-Mbase mund të më sjellin dhe mua këpucë kusherinjtë. Kjo ngjyrë më pëlqen.
Mbërrita shend e verë në dhomë. Sa hyra bertet Koci:
-O trap, po pse me baltë? Ferrave me këto këpucë hyn?
Nuk kishte faj. Dita e martë ishte dita e tij. I pastroi, i kundroi me buzëqeshje e mos o zot, mos na flesh me to poshte jastëkut, i thashë.
Këpucët na sollën gëzim e optimizëm. Na dukej vetja më të bukur e më të kullandrisur, i thonë korçarët. Deri të premten, kur i erdhi radha Astritit. Ai mësoi se këpucët ishin nr 41, por ai e kishte këmbën 43.
-Ta kthej tallonin e mencës, -i tha Taqoja.
-Jo mor burrë, do i mbath patjetër.
-Çfarë? Do i shqyesh? – u nxeh Taqo .-Dhjetë metra po ece do grisen nga mbrapa.
-Nuk do ec fare .-tha Astriti e m’u drejtua mua. -Kam takim me një vajzë nesër ora gjashtë në darkë. Eja me mua deri te posta. Atje do takoj Lolën dhe do hymë te një pastçeri ngjitur, as dy metra. Unë do t’i jap ty këpucët e mija dhe kur të ndahem nga Lola t’i m’i jep prapë e këpucët greke i fusim në çantë.
-Ku ka pastiçeri te posta? – e pyeta.
-Te posta e Laprakës, -më sqaroi.
-Në Laprakë!!!
-Të keqen vëllai , mos ma prish!
U nisëm që në orën katër nga konvikti. Me këpucët greke në çantë. Ec e ec deri sa arritëm gjysëm ore para. Ai me emocion, unë i lodhur.. Ku po afrohej ora 6 Astriti nisi të mbathë të majtën.Dëgjoja oh, of, af. Hyri gjysma e thembrës.
-Edhe pak se e ke çorapen e grisur, të duket patatja, -i thashë.
-Nuk futet, oh, af, po tani?
-Ok, jepi tjetres!
Sa hyri brenda thembra, ai u çua drejt e mua m’u duk më i gjatë shoku. Si ato balerinat majë gishtave. Pas pak erdhi një bjonde, u takuan, folën, nuk lëvizën e ajo u largua. Nuk e pyeta se ai shkundi të majtën e këpuca fluturoi në rrugë, të djathtën e prita se i dola para. Mbathi këpucët e tij.
-S’pate fat? -e pyeta.
-E lamë të shtunë se sot kishte ditëlindjen vëllai i saj.
-Çfarë? Harroje që të vij prapë në Laprakë.
Situata të tilla jetuam plot. Këpucët patën aq rëndësi sa tek dhoma jonë, sapo hyje, majtas ishin varur dy tabela të mëdha.
1-ORARI I LEKSIONEVE.
2-ORARI I KEPUCEVE.
Eh, vite plot mungesa. Gjallë na mbajti shpresa…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
8 minutes ago
Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!
52 minutes ago
“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit
3 hours ago
Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar
3 hours ago
Basir Çollaku/ Të ikë Berisha me 520 mijë votues
9 hours ago

Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme

Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!

“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit

Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?