Studentët sfidojnë pushtetin e fortë të presidentit Vuçiq në Serbi! Studentët dhe qytetarët kanë ecur prej ditësh në drejtim të kryeqytetit të Serbisë. Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë kësaj jave. Presidenti Aleksandar Vuçiq thotë, se protestave u ka ardhur fundi, ndërsa studentët thonë se këtë e vendosin ata dhe jo presidenti.
Protestat filluan kundër korrupsionit dhe me kërkesën për përgjegjësi për shkak të rrëzimit të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 15 persona dhe dy u lënduan. Por tani ato janë kthyer në një lëvizje masive që kërkon zgjidhje politike.
Lexo artikullin mbi protestat të plotë këtu: https://www.dw.com/sq/serbi-student%C3%ABt-sfidojn%C3%AB-pushtetin-e-fort%C3%AB-t%C3%AB-presidentit/a-71928916