#Të nderuar miq, opozitarë, demokrate dhe demokratë të Tropojës, Hasit dhe Kukësit!
Dje u përmbyll procesi i finalizimit dhe dërgimit të listave pranë KQZ-së, për kandidatët për deputet.
#Tani është radha të bashkojmë të gjithë energjitë kundër të keqes më të madhe që ka kapluar Shqipërinë këto 12 vite, që është banda e rilindjes dhe regjimit të narkoshtetit të instaluar prej saj!
Ne jemi një familje e madhe politike dhe koha po tregon se çdo ditë e më shumë Partisë Demokratike po i rriten kuotat në çdo aspekt, prandaj secili nga ne duhet të tregojë madhështinë e karakterit dhe fisnikërinë që i karakterizon të djathtët, duke superuar hatërmbetje të vogla, për të punuar për një qëllim të vetëm, nxjerrjen e Shqipërisë nga qorrsokaku ku e çoi në këto vite rregjimi i Edi Ramës, duke dëmtuar plurarizmin, demokracinë, ekonominë, rendin dhe sigurinë.
#Betejen e vertetë si demokratë dhe patriotë e kemi me narko-regjimin e rilindjes, për tua shkoqur Shqipërinë nga duart këtij sekti grabitqarësh e demagogësh, dhe për të realizuar atë program të shkëlqyer që ka PD e Aleanca “Shqipëria Madhështore” me Profesor Doktor Sali Berishën për ta bërë Shqipërinë MADHËSHTORE.
#Kukësin,Hasin e Tropojën ti bëjmë ashtu siç e meritojnë qytetarët fisnik e dinjitozë të këtyre rretheve!
#E ardhmja varet nga ajo çfarë NE bëjmë sot! 🤝🤝🇦🇱✌🏼✌🏼🇦🇱
Isuf Çelaj, një emër i nderuar për të përfaqësuar Tropojën, Hasin dhe Kukësin/ Mesazhi i deputetit për zgjedhësit e atij qarku

Leave a comment Leave a comment